Aktualitet

Vëzhguesit e zgjedhjeve nga Bashkimi Europian vizitojnë KQZ-në

Tema e këtij takimi ka qenë përgatitjet e zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 17 tetor.

Published

on

Shefi i Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve, Lukas Mandl me bashkëpunëtorë, ka vizituar Komisioni Qendror të Zgjedhjeve.

Vëzhguesit e BE-së janë pritur nga anëtarët e KQZ-së, Alim Rama, Sami Kurteshi, Florian Dushi, Cemajl Kurtisi dhe Fazli Stollaj.

Tema kryesore e këtij takimi ka qenë përgatitjet e zgjedhjeve lokale të cilat do të mbahen më 17 tetor.

Lajmi është bërë i ditur në rrjetin social të këtij misioni.

Aktualitet

Gjykata e Apelit anulon vendimin për paragjykim ndaj pesë policëve në rastin e Lipjanit

Published

on

Gjykata e Apelit e Kosovës ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Dega në Lipjan për paraburgimin e pesë zyrtarëve policorë të përfshirë në rastin e Lipjanit.

Gjykata Themelore e Prishtinës Dega në Lipjan kishte vendosur masën e paraburgimit ndaj pesë zyrtarëve policorë të cilët u akuzuan pas vdekjes së të riut 27 vjeçar gjatë procesit të arrestimit të tij.

Apeli i ka aprovuar ankesat e mbrojtësve së të pandehurve I.N., A.R., A.K., L.Rr. dhe E.B., si dhe sipas detyrës zyrtare ka anuluar aktvendimin e lartcekur, duke e kthyer çështjen në rigjykim.

“Gjykata e Apelit ka vlerësuar se aktvendimi i ankimuar nuk përmban analizën dhe vlerësimin e provave relevante, të besueshme dhe me fuqi provuese për të konstatuar dhe për të vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprën penale për të cilën pretendohet. Andaj, në aktvendimin e Gjykatës së Apelit i është propozuar gjykatës së shkallës së parë t’i evitojë të gjitha shkeljet e konstatuara në aktvendimin e ankimuar, duke e kthyer çështjen në rivendosje”, thuhet në postimin e Gjykatës së Apelit.

Kujtojmë që viktima Agon Zejnullahu ndërroi jetë pas arrestimit nga policia, kurse zyrtarët policorë dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘vrasje nga pakujdesia’.

 

Continue Reading

Bota

Samit tregtar BE-Kinë

Published

on

By

Kina zyrtare ka konfirmuar se udhëheqësit kryesorë të Bashkimit Evropian do të udhëtojnë drejt saj për Samitin e 25-të Kinë-BE, që fillon më 24 korrik.

Krerët e BE-së do të takohen gjithashtu me presidentin Xi Jinping, ndërsa dy partnerët tregtarë kërkojnë të zgjidhin një sërë mosmarrëveshjesh tregtare.

Siç është rënë dakord midis Kinës dhe BE-së, presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen do të vizitojnë Kinën më 24 korrik”, deklaroi ministria e Jashtme e Pekinit në një deklaratë.

Presidenti Xi Jinping do të takohet me ta”, shtoi ajo.

Ministria e Tregtisë e Pekinit kritikoi sanksionet e reja të Bashkimit Evropian kundër objektivave, përfshirë subjektet kineze, që synojnë kufizimin e ushtrisë ruse, sipas një deklarate të lëshuar sot, duke i quajtur masat “të gabuara”.

Veprimet e Bashkimit Evropian janë në kundërshtim me konsensusin e arritur nga udhëheqësit e Kinës dhe Bashkimit Evropian dhe kanë pasur një ndikim serioz negativ në marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare dhe bashkëpunimin financiar midis Kinës dhe BE-së”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Tregtisë./atsh

Continue Reading

Bota

Ushtria izraelite kryen sulme ajrore në Jemen

Published

on

By

Ushtria izraelite kreu një sulm ajror në Portin Al-Hudaydah në Jemenin perëndimor, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim, ushtria njoftoi se kanë kryer sulme ajrore në Jemen.

Theksohet se objektivi i sulmit ajror ishin “pozicionet e Huthive” që i përkisnin grupit të mbështetur nga Irani në Portin Al-Hudaydah në Jemenin perëndimor.

Raportohet se sulmet u kryen në përgjigje të sulmit me raketa dhe dronë të rebelëve Huthi kundër Izraelit.

Nga ana tjetër, ministri Izraelit i Mbrojtjes, Yisrael Katz, kërcënoi gjithashtu Jemenin në një deklaratë me shkrim.

Katz, i cili argumentoi se Huthitë do të “paguajnë një çmim të lartë” për sulmet e tyre me raketa ndaj Izraelit, tha: “Fati i Jemenit do të jetë si ai i Teheranit”.

Rebelët Huthi ende nuk kanë bërë një deklaratë në lidhje me sulmet e tyre në Portin Al-Hudaidah.

Continue Reading

Bota

Irani konfirmon bisedimet e reja bërthamore me fuqitë evropiane

Published

on

By

Zyrtarët iranianë pritet të takohen me homologë të tyre nga Britania, Franca dhe Gjermania më 25 korrik në Stamboll, për të diskutuar programin bërthamor të Iranit, teksa vendet perëndimore e rrisin presionin ndaj Teheranit për të arritur marrëveshje, pasi në të kundërtën rrezikon të përballet me sanksione.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei, ka thënë më 20 korrik se bisedimet do të mbahen në nivel të zëvendësministrave të Jashtëm.

Si përgjigje ndaj kërkesave të kombeve evropiane, Irani është pajtuar për të mbajtur rundin e ri të negociatave”, ka thënë Baghaei për televizionin shtetëror.

Edhe ministri i Jashtëm Iranian, Abbas Aragchi ka konfirmuar se po punohet në mbajtje të takimit.

Këto tri vende evropiane kanë paralajmëruar që nëse nuk arrihet marrëveshje me Iranin deri në fund të gushtit, ato do t’i rikthejnë të gjitha sanksionet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) kundër Iranit, përmes të ashtuquajturit “mekanizëm rikthimi”.

Më 18 korrik, Aragchi u ka bërë thirrje fuqive evropiane që t’i ndalin kërcënimet ndaj Teheranit, përfshirë paralajmërimet për rikthim sanksionesh.

Nën marrëveshjen e arritur më 2015 mes Teheranit dhe fuqive botërore, këto të fundit i kanë hequr kufizimet në shitje armësh, sektorin bankar dhe teknologjinë e lidhur me çështje bërthamore.

Qeveritë evropiane mund të shfrytëzojnë mekanizmin e OKB-së deri më 15 tetor.

Irani e ka pezulluar bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Atomike pas bombardimeve amerikane dhe izraelite në qendrat e tij bërthamore një muaj më parë.

Evropianët janë duke iu bërë presion inspektorëve bërthamorë të OKB-së që të rikthejnë bashkëpunimin me Iranin, për të parandaluar Teheranin që të riorganizojë programin bërthamor, pas dëmit që i është shkaktuar nga sulmet.

Irani dhe SHBA-ja ishte planifikuar që të takoheshin në Oslo më herët gjatë këtij muaji, mirëpo takimi është shtyrë, pa caktuar një datë të re.

Ndonëse të dyja palët pretendojnë se mbështesin diplomacinë, Irani kërkon garanci se nuk do të ketë sulme tjera në të ardhmen.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka sinjalizuar se është i interesuar në një marrëveshje më të gjerë, mirëpo ka paralajmëruar për sulme të reja, nëse Irani rinis pasurimin e uraniumit në nivele të larta.

Një pikëpyetje e madhe ekziston për vendndodhjen e uraniumit të pasuruar të Iranit – mbi 60 për qind – shifër mbi nivelet e nevojshme për përdorim civil dhe nën nivelin e kërkuar për prodhim armësh.

Irani besohet se i ka rreth 400 kilogramë të uraniumit të pasuruar në atë shkallë./REL

Continue Reading

Të kërkuara