Lajmet

Vetëm një spital funksional në veri të Gazës

Kështu njoftoi të martën Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA).

Published

on

Vetëm një spital në Gazën veriore është funksional, njoftuan Kombet e Bashkuara, pasi Izraeli goditi zonat afër dhe në objektet mjekësore.

“Të gjithë, përveç njërit prej spitaleve në qytetin e Gazës dhe Gazën veriore, thuhet se janë jashtë shërbimit, që nga 13 nëntori, për shkak të mungesës së energjisë, materialeve shpenzuese mjekësore, oksigjenit, ushqimit dhe ujit, të shoqëruara nga bombardimet dhe luftimet në afërsi të tyre”, njoftoi të martën Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA).

Nga afërsisht 30 spitale dhe klinika në veri të Gazës, vetëm një strukturë mjekësore thuhet se mund të pranojë pacientë, sipas OKB-së. Të paktën 500 pacientë po përpiqen të strehohen në Spitalin Baptist Al-Ahli, në qytetin e Gazës./UBTNews/

Lajmet

Procesi i dytë në Hagë ndaj Thaçit, shtyhet fillimi i gjykimit për 27 shkurt

Published

on

By

Gjykata Speciale ka njoftuar se fillimi i gjykimit në çështjen kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit është shtyrë për datën 27 shkurt.

Rasti ishte paraparë të niste më 24 shkurt.

“Më 28 janar 2026, Gjykatësi i Vetëm Kristofer Gosnell miratoi pjesërisht kërkesën e Mbrojtjes së Hashim Thaçit dhe urdhëroi që gjykimi në çështjen kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit të fillojë të premten, 27 shkurt 2026, në vend se më 24 shkurt, siç ishte caktuar më parë”, thuhet në një njoftim.

Ky është procesi i dytë në Hagë ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

Në këtë që pritet të nisë tash më 27 shkurt do të paraqiten tre dëshmitarë, natyra dhe përmbajtja e të cilëve është zbuluar nga Prokuroria.

Continue Reading

Lajmet

Rinumërohen rreth 88% e vendvotimeve

Published

on

By

Procesi i rinumërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit është duke iu afruar fundit. Nga përditësimi i të dhënave në uebfaqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rezulton se deri tash janë rinumëruar më shumë se rreth 88 për qind e vendvotimeve apo 2.244 nga 2557 sa janë në total.

Rinumërimi i plotë u ndërmor pasi në rinumërimin e pjesshëm u hasën shumë manipulime në garën e kandidatëve për deputetë. Në secilën parti ka kandidatë që ka rezultuar se në numërimin e parë kanë përfituar qindra vota shtesë ose kanë humbur qindra vota.

Continue Reading

Lajmet

Ekstradohet nga Italia në Kosovë i dyshuari për falsifikim të dokumenteve

Published

on

By

Një shtetas kosovar me inicialet F.V. është ekstraduar nga Italia në Kosovë, pasi kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar nga institucionet e drejtësisë së vendit.

Policia e Kosovës njoftoi se ekstradimi u realizua më 28 janar 2026 nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë përkatëse policore dhe institucionet e drejtësisë, si dhe në bashkëpunim me autoritetet italiane.

I dyshuari ishte arrestuar në Itali dhe kërkohej për veprat penale “falsifikim i dokumenteve” dhe “legalizim i përmbajtjes së rreme”, ndërsa thuhet se i ishte shmangur drejtësisë.

Pas ekstradimit, ai u është dorëzuar njësive përkatëse të Policisë së Kosovës për procedura të mëtejshme ligjore. Policia bëri të ditur se bashkëpunimi ndërkombëtar do të vazhdojë me qëllim parandalimin, hetimin dhe zbulimin e veprimtarive kriminale, si dhe gjurmimin dhe arrestimin e personave të kërkuar brenda dhe jashtë vendit.

Continue Reading

Lajmet

PDK thirr konferencë për media sot në orën 14:00

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të mbajë sot konferencë për media.

Në komunikatën për media, ata kanë njoftuar se konferenca do të mbahet në orën 14:00, në zyrat e selisë, por nuk është bërë e ditur arsyeja e thirrjes së saj.

Continue Reading

Të kërkuara