Kronikë e zezë

Vetëm gjatë gushtit, Policia shqiptoi gati 7 mijë gjoba trafiku në rajonin e Gjilanit

Published

on

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe Stacionet Policore të DRP Gjilan, gjatë muajit gusht 2022, në vazhdën e implementim i Planeve Operative “Sezoni Veror’”, “Siguria në trafikun rrugor” dhe projektit “Patrullimi inteligjent” kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë komuna.

Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar gjashtë mijë e tetë qind e dy (6802) gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafik si: mos respektimi i shpejtësisë, tejkalim në vijë të plotë, drejtimi nën ndikimin e alkoolit, drejtimi i mjetit pa patentë shofer, mos mbajtja e distancës, gjendja jo e rregullt teknike e automjetit, skadimi i afatit të regjistrimit, përdorimi i telefonave mobil, mos përdorim i brezit të sigurisë etj.

Po ashtu në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:

• Hetim i njëqind e njëzet e nëntë (129) aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale,

• Hetim i shtatëdhjetë e një (71) aksidente të komunikacionit me të lënduar,

• Konfiskimi i njëqind e dyzet e tre (143) patentë shofer,

• Shqiptim i pesëdhjetë e tetë (58) kundërvajtjeve për vozitës të motoçikletave,

• Konfiskim i shtatë (7) motoçikletave.

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe Stacionet Policore të DRP Gjilan kanë mbajtur dhe vazhdojnë të mbajnë pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të prezencës sa më të madhe në terren dhe parandalimit të aksidenteve të komunikacionit rrugor, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka inkurajuar mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001.

Kronikë e zezë

Gjakovë: Një i vrarë dhe një i plagosur nga të shtënat me armë zjarri

Published

on

By

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Gjakovë, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagos një tjetër.

Policia ka nisur një operacion të gjerë për arrestimin e të dyshuarit, i cili tashmë është identifikuar.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, dha detaje mbi gjendjen e viktimave:

“Sot rreth orës 05:30, jemi njoftuar se në rrugën ‘Vëllezërit Frashëri’ në Gjakovë dy persona meshkuj, të moshës madhore, janë qëlluar me armë zjarri. Si pasojë e plagëve të marra, njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes (ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij). Personi tjetër ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për trajtim mjekësor”, tha Elezaj për UBTnews.

I dyshuari që po kërkohet është pronari i lokalit ku ndodhi incidenti, ndërsa dyshohet se personi i plagosur u qëllua aksidentalisht, pasi nuk kishte lidhje me shkakun e konfliktit fillestar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë relevante dhe Prokurori i Shtetit për të udhëhequr hetimet.

Elezaj shtoi se po punohet me intensitet të lartë për kapjen e autorit.

“Njësitë përkatëse policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe është njoftuar prokurori i shtetit i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes. Aktualisht po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të arrestimit të të dyshuarit dhe zbardhjes së plotë të rrethanave të ngjarjes.”

Aktualisht, operacioni i kërkimit po vazhdon në disa lokacione, ndërsa policia bën thirrje për bashkëpunim nga qytetarët që mund të kenë informacione mbi vendndodhjen e të dyshuarit.

 

Continue Reading

Lajmet

34 aksidente dhe afro 2 mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve

Published

on

By

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është regjistruar një numër i lartë i gjobave të shqiptuara dhe i aksidenteve në rrugët e vendit

Sipas të dhënave zyrtare, fatmirësisht nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet, mirëpo janë regjistruar gjithsej 34 aksidente trafiku, prej të cilëve 12 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 22 me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, policia ndaj shkelësve të rregullave të komunikacionit, ka shqiptuar gjithsej 1896 tiketa trafiku.

Sa i përket aktiviteteve operative për rendin dhe ligjin, janë arrestuar 5 persona, ku 2 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa 3 persona janë dërguar direkt në vuajtje të dënimit.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Prishtinë për pengimin e policisë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë pasi i njëjti ka penguar një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ndërsa pas intervistimit i njëjti me vendim të prokurorit është liruar.

Rasti në raportin e Policisë është klasifikuar për veprën penale-Pengim i personit zyrtar.

 

Continue Reading

Kronikë e zezë

Tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve të fundit

Published

on

By

Në 24 orët e fundit në Policinë e Kosovës janë raportuar tri raste të dhunë në familje.

Rasti i parë është regjistruar në Vushtrri, ndërsa dy raste e tjera në rajonin e Prishtinës.

Në rastin në Vushtrri është arrestuar një burrë nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje, kishte shkaktuar dhunë ndaj viktimës grua.

“Pas inicimit të rastit viktimës i është lëshuar urdhër mbrojtës, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

Gjithashtu edhe në Graqanicë është arrestuar një burrë pasi që dyshohet se deri sa ka qenë nën ndikimin e alkoolit ka shqetësuar dhe kanosur viktimat

Sipas policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, në Prishtinë është shoqëruar për intervistim një burrë i dyshuari, pasi që dyshohet se ka kryer veprën – dhunë në familje ndaj viktimës grua.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Të kërkuara