Lajmet

“Vetëm 14% të grave janë të punësuara”

Diskutohet për lidhjen ndërmjet të drejtave pronësore dhe dhunës në familje.

Published

on

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dhe Forumi për Lidership dhe Diplomaci kanë organizuar diskutimin për lidhjen ndërmjet të drejtave pronësore dhe dhunës në familje, si dhe fillimin e fushatës për rritjen e ndërgjegjësimit “Mos vazhdo të jesh viktimë e dhunës në familje vetëm pse nuk ke nga të shkosh. Kërko të drejtën tënde në pronë”.

Aty u tha se vetëm 14 për qind të grave në Kosovë janë zyrtarisht të punësuara dhe kanë të ardhura nga burimet e tyre, ndërsa shumë gra punojnë si amvise me orar të plotë, ku kontributi i tyre domethënës ekonomik nuk materializohet.

Aty u tha se gjyqësori duhet të bëjë më shumë në trajtimin e rasteve të dhunës, dhe t’i trajtojë rastet e diskriminimit të grave në pronë.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, tha se një përqindje shumë e vogël nga prindërit trashëgohet nga vajzat, ku një situatë e tillë sipas saj, ngjason me situatën kur ligjin e bënte kanuni.

“Të diskutosh për të drejtën pronësore është përçim i një mesazhi të qartë se fuqizimi ekonomik dhe barazia gjinore për një shoqëri ku vajzat dhe gratë ndihen të sigurta dhe fuqizuara. Nuk mund të tolerohet tutje që e drejta për trashëgimi dhe të drejtë pronësore të jetë pre e diskriminimit gjinor. Gratë dhe vajzat janë shtyllë e fuqishme e shoqërisë tonë. Pjesëmarrja e tyre në shoqëri krahas burrave kontribuon në të mirën e familjes dhe shoqërisë. Prona krijon mundësi për pavarësi ekonomike, dhe gjendja aktuale sa i përket trashëgimisë pronësore vazhdon të mos jetë e kënaqshme. Një përqindje shumë e vogël nga prindërit trashëgohet nga vajzat, ku një situatë e tillë ngjason me situatën kur ligjin e bënte kanuni ku përparësi i jepej gjinisë mashkullore”, tha ajo.

Tutje presidentja e vendit, tha se sistemi gjyqësor duhet t’i trajtojë kërkesat për pronësi të grave në mënyrë të drejtë, efikase dhe pa vonesë.

“Të dhënat për zotërimin e pronës nga gratë dhe vajzat janë në nivel tejet të ulët që është nivel shqetësues, pavarësisht bazës ligjore dhe pavarësisht që Kushtetuta e Kosovës ndalon diskriminimin. Të dhënat flasin për rritje të numrit të grave që kanë iniciuar kërkesa për trashëgimi. Gratë dhe vajzat duhet të jenë të vendosura për shfrytëzimin e pronës, ngase ajo është një e drejtë e fituar. Përderisa shoqëria e internacionalizon rëndësinë e kësaj, jemi ne institucionet që duhet të jemi të vendosur që të zbatohet legjislacioni. Sistemi gjyqësor duhet t’i trajtojë kërkesat për pronësi të grave në mënyrë të drejtë, efikase dhe pa vonesë”, tha Osmani.

Shefi i Misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars Gunnar Wigemark, tha se Misioni i është i përkushtimi për barazi gjinore dhe luftë kundër dhunës në baza gjinore.

Teksa ka folur për këtë temë, ai tha se EULEX-i monitoron trajnime nga ana të rasteve gjyqësore që kanë të bëjnë me dhunën në familje.

“Të mbash gjysmën e popullsisë larg pronësisë mbi pronë nuk është vetëm të parandalosh fuqizimin e grave dhe të pengosh rritjen ekonomike duke mbyllur me mijëra aktereve femra potenciale në ekonomi. Është edhe pjesë e sëmundjes kulturore dhe sociale që kushton me mjerim të pathënë. Për të mos i përkeqësuar gjërat, shumë gra kanë hequr dorë nga të drejtat e tyre pronësore apo të trashëgimisë, ndërsa 38 për qind e burrave dhe 33 për qind e grave nuk mendojnë se gratë duhet të kenë mundësinë e trashëgimit të pronës nga familjet e tyre. Vetëm 14 për qind të grave në Kosovë janë zyrtarisht të punësuar dhe kanë të ardhura nga burimet e tyre, ndërsa shumë gra punojnë si amvise me orar të plotë, ku kontributi i tyre domethënës ekonomik nuk materializohet”, tha ai.

Rajoni

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Vendi

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara