Lajmet

Veseli: Marrëveshja për qeverinë e re, sukses i madh i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

Published

on

 
Kryetari i PDK-së Kadri Veseli ka deklaruar se marrëveshja e sotme për qeverinë e re ndërmjet BDI-së së Ali Ahmetit dhe LSDM të Zoran Zaev, është sukses i madh i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.Ai në një postim në Facebook ka shkruar se kryeministri i parë shqiptar në shtetin fqinj e bën të veçantë dhe historike këtë marrëveshje.“Urimet e mia dhe të PDK-së për sjelljen e votuesve shqiptarë në këto zgjedhje, si dhe për BDI-në e Ali Ahmetin që po vazhdojnë t’i përfaqësojnë më së miri interesat e shqiptarëve atje”, ka shkruar Veseli.LSDM dhe BDI arritën marrëveshje koalicioni për Qeverinë e re që do të udhëhiqet nga lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, me mandat 4-vjeçar. Zaev paralajmëroi se do të shfuqizohet Qeveria e Përzhinos dhe se në vend të saj në 100 ditët e fundit Qeverinë do ta udhëheqë një kryeministër tjetër i propozuar nga BDI-ja.Dy liderët nuk prezantuan planet e tyre për ndarjen e posteve qeveritare. Por, Zaev njoftoi se kryetar i Kuvendit do të vazhdojë të jetë Talat Xhaferi nga BDI-ja.Ai tha se me BDI-në janë pajtuar që gjatë mandatit katërvjeçar bashkërisht të punojnë në ndarjen e përgjegjësive sikur dhe përbërjes së qeverisë së re.

Bota

E rëndë në Kroaci, policia vret të riun që tentoi të grabiste bankën

Published

on

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Splitit, Kroaci, ku një i ri ka humbur jetën pas një shkëmbimi me armë zjarri me policinë.

Sipas mediave vendase, i riu kishte tentuar të kryente një grabitje në një bankë të qytetit, por ishte penguar nga rojet e sigurisë dhe kishte ikur nga vendi. Pas largimit, ai është ndeshur me një patrullë policie, duke qëlluar në drejtim të tyre. Policia ka reaguar me armë, duke e plagosur rëndë grabitësin, i cili ka ndërruar jetë në vend.

Ky incident ka trazuar qytetin, ndërsa autoritetet po zhvillojnë hetime për rrethanat e ngjarjes./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

Humb jetën një punëtor në Veternik të Prishtinës

Published

on

Një tragjedi ka ndodhur sot në lagjen Veternik të Prishtinës, ku një punëtor rreth moshës 50 vjeçare ka humbur jetën pas një aksidenti gjatë punës. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00, kur viktima ka rënë nga një lartësi gjatë punës në një objekt. Sipas njoftimit të zëdhënëses së Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, si pasojë e lëndimeve të rënda, shtetasi i huaj ka ndërruar jetë.

Ekipi i mjekëve emergjent ka konstatuar vdekjen e tij në vendngjarje. Policia, në bashkëpunim me inspektorët e punës dhe prokurorinë, ka nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e aksidentit.

Sipas informacioneve të mëtejshme, kompania që po punonte në objekt ishte e huaj dhe e kontraktuar nga një kompani vendore. Viktima, shtetas romun, ka rënë nga skelët, duke shkaktuar fatkeqësinë./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

​Hamza: Nuk kam vija të kuqe, i preferuar koalicioni me LDK-në

Published

on

Bedri Hamza, kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka theksuar se nuk ka vija të kuqe për asnjë subjekt politik lidhur me formimin e qeverisë, duke theksuar se është i hapur për bisedime me të gjitha partitë. Ai po diskuton për mundësinë e krijimit të një koalicioni me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Nismën Socialdemokrate dhe partitë e tjera, por ende nuk janë arritur marrëveshje për ndarjen e posteve në qeveri.

Hamza theksoi se LDK-ja është një partner i preferuar për shkak të bindjeve dhe koncepteve politike të përbashkëta. Ai gjithashtu shpjegoi se për postin e kryetarit të Kuvendit, ky do të propozohet nga partia më e madhe në koalicion, dhe kërkohen 61 vota për të zgjedhur kryetarin. Megjithatë, me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) nuk ka pasur ende komunikim zyrtar dhe Hamza theksoi se është i gatshëm të bisedojë me të gjithë, por preferon një bashkëpunim me LDK-në.

Sa i përket çështjes së presidentit, Hamza shpjegoi se është gjithmonë një proces sfidues për shkak të kërkesave për 80 vota për të zgjedhur presidentin, por ai nuk mendon se kjo do të çojë në zgjedhje të reja për këtë çështje. Hamza ka dorëzuar kërkesën për të hequr dorë nga mandati i deputetit dhe ka vendosur të qëndrojë në pozitën e kryetarit të Komunës së Mitrovicës deri në fund të mandatit të tij./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

​Shpërthejnë disa bateri në një ndërtesë në Prishtinë

Published

on

Një shpërthim i disa baterive ka ndodhur në një ndërtesë në lagjen “Pejton” në Prishtinë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Sipas raportimeve, si pasojë e shpërthimit, banorët e ndërtesës janë mbetur të bllokuar në banesat e tyre, pasi korridoret janë mbushur me tym.

KosovaPress ka kontaktuar policinë për më shumë detaje mbi incidentin, por deri tani autoritetet nuk kanë ofruar informacion të mëtejshëm.

Continue Reading

Të kërkuara