Lajmet

Veriu, sfidë edhe për regjistrimin e popullsisë

Kjo për shkak të dorëheqjes së kryetarëve të katër komunave.

Published

on

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se regjistrimi i popullsisë ndryshe nga komunat e tjera në vend, në pjesën veriore të Kosovës do të jetë sfidë, për shkak të dorëheqjes së kryetarëve të katër komunave.

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit të ASK-së, Ilir Berisha derisa tregon për ecurinë e procesit të regjistrimit të popullsisë, thekson se për shkak të dorëheqjes së kryetarëve të katër komunave në veri nuk janë bërë propozimet e anëtarëve të komisionit me kohë, dhe kjo ka pamundësuar që të krijohen komisionet komunale të cilat sipas Ligjit duhet të jenë aktive gjashtë muaj para datës së regjistrimit.

Kryetarët e katër komunave veriore patën dhënë dorëheqje në nëntor të vitit 2022, derisa zgjedhjet në këto komuna ishin shtyrë deri në prill të këtij viti, dhe kryetarët e rinj nuk janë betuar ende.

“Aktualisht ASK i ka kryer të gjitha aktivitetet, mirëpo situata në katër komunat veriore të Kosovës ka bërë që ne duhet ta amandamentojmë Ligjin për regjistrimin e popullsisë, pasi në ligj parashihet që gjashtë muaj para datës së regjistrimit të popullsisë duhet që kryetari i komunës të bëjë propozimin e anëtarëve të komisionit komunal të regjistrimit, pasi në këto katër komuna kanë dhënë dorëheqje më herët kryetaret e komunave dhe nuk janë propozimet me kohë të jemi në përputhje me ligjin për regjistrimin e popullsisë”, thotë Berisha.

Berisha thotë se ligji shumë shpejt do të dërgohet për amandamentim në mënyrë që të krijohen komisionet në këto katër komuna.

“Konsiderojmë se ligji shumë shpejt do të dërgohet për amandamentim që do t’i parasheh rastet që këta gjashtë muaj nuk vlejnë për zgjedhjet lokale, sepse në ligj parashihet që gjashtë muaj para regjistrimit nuk duhet të ketë as zgjedhje lokale dhe zgjedhje qendrore, dhe ne kishim zgjedhjet lokale në katër komunat. Tash ligji duhet ta amandamentohet që në përjashtime kryetarët e komunave ose në rastet ku ndonjë komunë e zgjedh ndonjë kryetar tjetër, do të thotë në zgjedhje tjera, atëherë mund të ketë përjashtime dhe do të amandamantohet që të jemi në përputhje me ligjin që të krijohen komisionet komunale edhe në këto katër komuna të Kosovës të cilat ende nuk i kanë krijuar. Ndryshe, komunat tjera kryetarët i komunave i kanë propozuar komisionet, dhe kryesuesi i komisionit qendror me vendim i ka themeluar të gjitha komisionet për regjistrimin e popullsisë”, thotë mes tjerash Berisha.

Procesi i regjistrimit të popullsisë parashihet të nis më 1 shtator të këtij viti dhe do të zgjasë deri më 16 tetor. 

Vendi

Nis protesta në Prishtinë kundër dënimit të krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Qindra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare janë grumbulluar sot në sheshet kryesore të Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.

Tubimi po mbahet në shenjë revolte ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, me të cilin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Me moton “JO NË EM RIN TIM”, pjesëmarrësit po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj këtij vendimi juridik, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj luftës çlirimtare. Në sheshin “Skënderbeu” situata ka njohur edhe momente tensioni, ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja e përfaqësuesit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, për të qetësuar turmën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Organizatorët kanë nërvizuar se ky mobilizim gjithëpopullor synon të mbrojë të vërtetën historike dhe dinjitetin e luftës së UÇK-së

Continue Reading

Lajmet

Tensione në protestën në Prishtinë, Hysni Gucati ndërhyn për të qetësuar situatën

Published

on

By

Situata në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është tensionuar përkohësisht gjatë protestës gjithëpopullore të organizuar kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë momenteve të tensionit midis protestuesve, ka ndërhyrë përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili bëri thirrje për qetësi për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Protesta e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër” me moton “JO NË EM RIN TIM”, ka mbledhur mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ky tubim vjen si reagim ndaj aktgjykimit të shpallur më 16 shtator, sipas të cilit ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Përfaqësuesit e organizatorëve, përfshirë Ismail Tashollin, deklaruan se ky tubim përfaqëson një mobilizim gjithëpopullor kundër asaj që ata e konsiderojnë padrejtësi ndaj luftës çlirimtare. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Profesori i UBT-së, Milaim Berisha, publikon studim shkencor në revistën “Journal of Human Sport and Exercise”

Published

on

By

Profesori Milaim Berisha nga UBT, në bashkëpunim me studiuesin Pablo Prieto-González, ka publikuar një studim të ri shkencor në revistën ndërkombëtare “Journal of Human Sport and Exercise” (JHSE), të fokusuar në analizën e aftësive motorike në gjimnastikën artistike.

Studimi sasior përshkrues analizon 239 teknika të përcaktuara në udhëzuesin teknik të Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës (FIG) për të dyja gjinitë. Hulumtimi ka identifikuar praninë dhe rëndësinë e komponentëve kryesorë motorikë, si koordinimi, fuqia, shpejtësia, lëvizshmëria, fleksibiliteti, ekuilibri, qëndrueshmëria dhe shkathtësia në secilin aparat.

Gjetjet e studimit tregojnë se, ndonëse disiplinat e gjimnastikës artistike ndajnë aftësi të përbashkëta, secila prej tyre ka kërkesa specifike që ndryshojnë në bazë të nivelit të vështirësisë së lëvizjeve.

Autorët përfundojnë se me evoluimin e teknikave dhe integrimin e teknologjive të reja në këtë sport, programet e stërvitjes duhet të përditësohen në mënyrë të vazhdueshme për t’iu përshtatur kërkesave bashkëkohore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ursula von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara duhet të respektohet, por historia nuk rishkruhet

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar të enjten gjatë vizitës në Prishtinë se aktgjykimi dënues i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të respektohet, duke nërvizuar njëkohësisht se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës.

Gjatë konferencës për media pas takimeve me udhëheqësit e shtetit, shefja e ekzekutivit evropian u shpreh se aktgjykimi i 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit u mor nga një institucion i pavarur gjyqësor.

“Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ka shkaktuar emocione të fuqishme, e çmoj reagimin tuaj të matur dhe të liderëve politikë që bëjnë thirrje për qetësi. Ky aktgjykim u dha nga një institucion i pavarur gjyqësor dhe mandati i tij duhet të respektohet”, deklaroi von der Leyen. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara