Internet

Verifikimi me dy faktorë me SMS do të bëhet me pagesë në Twitter

Kështu njoftoi shefi ekzekutiv i Twitterit, Elon Musk.

Publikuar

Twitter ka vendosur të heqë verifikimin me dy faktorë përmes SMS për përdoruesit pa pagesë të rrjetit social.

Duke kontrolluar identitetin e personit që po kyçet në llogari, 2FA bën që përdoruesit të shtojnë një nivel ekstra sigurie mbi llogaritë e tyre online përtej fjalëkalimeve.

Metoda të zakonshme të implementimit të 2FA janë mesazhet ose përdorimi i aplikacioneve authenticator. Por ditën e shtunë, Twitter Support njoftoi se vetëm përdoruesit Twitter Blue mund të përdorin mesazhet me tekst për verifikim pas datës 20 mars.

Disa përdorues të 2FA morën një njoftim që i paralajmëronte të hiqnin metodën e verifikimit me dy faktorë me SMS përpara afatin përfundimtar që të mos humbasin aksesin në llogari.

Pronari dhe shefi ekzekutiv i Twitterit, Elon Musk postoi një shkrim duke thënë se verifikimi 2FA përmes aplikacioneve do të mbetej falas dhe ishte më i sigurt sipas tij.

“Twitter është mashtruar nga kompanitë celulare duke paguar më shumë se 60 milionë dollarë në vit për SMS të rreme 2FA”, tha ai.

Sipas kompanisë, aktorë të këqij e kanë shfrytëzuar për interesat e tyre.

Në vitin 2022, Twitter publikoi një raport duke thënë se vetëm 2.6 përqind e llogarive aktive përdornin 2FA ku 74.4% përdornin metodën me SMS dhe 28.9 përqind metodën me aplikacion.

Ekspertët kanë paralajmëruar prej vitesh se 2FA përmes SMS-ve është më pak e sigurt se përmes aplikacioneve./PCWorld Albanian

Internet

Kompania e Elon Musk merr leje nga autoritetet amerikane për të testuar çipe në trurin e njeriut

Një gjë e tillë i ka hapur rrugë vendosjes së pajisjeve nga Neuralink te njeriu.

Publikuar

nga

Kompania e Elon Musk e cila synon të vendosë çipet kompjuterike në trurin e njeriut, Neuralink, ka marrë aprovimin e autoriteteve amerikane për lansimin e studimit të parë te njeriu.

Një gjë e tillë i ka hapur rrugë vendosjes së pajisjeve nga Neuralink te njeriu dhe lajmi vjen pasi Elon Musk pretendoi gjatë muajit nëntor se kompania e tij është vetëm gjashtë muaj larg nga testimi i parë.

Por kush do të ishte i gatshëm të pranonte vendosjen e një pajisje të tillë në trurin e tij? A do të jetë dikush që ka një gjendje shëndetësore prej së cilës do të kishte përfitime nëse vendos një çip nga Neuralink?

Kompania është akuzuar vazhdimisht se ka abuzuar me testet e bëra te majmunët, akuza që kompania vazhdimisht i mohon dhe aktualisht është nën hetime.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) refuzoi kërkesën e parë të Neuralink në fillim të 2022 për testime te njeriu. Por nuk është kompania e parë që e pretendon të bëjë një gjë të tillë. Synchron u aprovua nga FDA për të nisur testimet në vitin 2021 dhe korrikun e vitit të kaluar zbuloi implantin e parë kompjuterik./PCWorld Albanian

Vazhdo të lexosh

Internet

Facebook nis raundin e fundit të largimeve nga puna

Gjatë muajit mars, Meta u bë kompania e parë Big Tech që njoftoi një raund të dytë pushimesh masive nga puna.

Publikuar

nga

Meta Platforms vazhdoi me raundin e fundit të largimeve nga puna, tha një burim i njohur me çështjen, si pjesë e një plani që u shpall gjatë muajit mars nga kompania.

Gjatë muajit mars, Meta u bë kompania e parë Big Tech që njoftoi një raund të dytë pushimesh masive nga puna.

Shefi Ekzekutiv i Metas, Mark Zuckerberg tha gjatë muajit mars se pjesa më e madhe e pushimeve nga puna në raundin e dytë të kompanisë do të ndodhin në tri “momente” gjatë disa muajve, kryesisht duke përfunduar në maj./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Internet

WhatsApp-i do t’i lejojë përdoruesit të ndryshojnë mesazhet brenda 15 minutave

Kompania thotë se mesazhet mund të modifikohen deri në 15 minuta pas dërgimit.

Publikuar

nga

WhatsApp thotë se do t’i lejojë përdoruesit t’i ndryshojnë mesazhet që i dërgojnë, ky është një ndryshim që është i njëjtë me disa prej konkurrentëve si Telegram dhe Signal.

Kompania thotë se mesazhet mund të modifikohen deri në 15 minuta pas dërgimit.

Shërbimi i mesazheve të çastit është pjesë e gjigantit amerikan të teknologjisë Meta, i cili zotëron gjithashtu Facebook dhe Instagram.

Ky funksion do të vihet në dispozicion për 2 miliardë përdorues të WhatsApp në javët e ardhshme. Ajo numëron Indinë si tregun e saj më të madh, me 487 milionë përdorues.

“Nga korrigjimi i një gabimi të thjeshtë drejtshkrimor deri tek shtimi i kontekstit shtesë në një mesazh, ne jemi të lumtur që ju sjellim më shumë kontroll në bisedat tuaja”, thanë me anë të një postimi nga Meta të hënën.

“Gjithçka që duhet të bëni është të shtypni gjatë një mesazh të dërguar dhe të zgjidhni ‘Ndrysho’”, thuhet në njoftim.

Mesazhet e modifikuara do të etiketohen si “të redaktuara”, kështu që marrësit janë të vetëdijshëm se përmbajtja është ndryshuar.

Megjithatë, atyre nuk do të tregohet se si mesazhi është modifikuar me kalimin e kohës, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Vazhdo të lexosh

Internet

Meta gjobitet me 1.2 miliard euro për shkelje të rregulloreve të BE-së

Kjo është gjoba më e madhe e vendosur ndonjëherë për shkelje të të dhënave personale.

Publikuar

nga

Pronari i WhatsApp, Instagram dhe Facebook është dënuar me një gjobë rekord prej 1.2 miliard eurosh nga rregullatori irlandez për mbrojtjen e të dhënave.

Është gjoba më e madhe e vendosur ndonjëherë për shkelje të rregulloreve të përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave (GDPR), të cilat kërkojnë lejen e mbajtësit të të dhënave përpara se të përdorin informacionin e tyre personal.

Meta është gjobitur për transferimin e të dhënave të përdoruesve të BE-së në Shtetet e Bashkuara për përpunim, pavarësisht vendimit të vitit 2020 të dhënë nga gjykata më e lartë e BE-së, duke thënë se të dhënat nuk ishin mjaftueshëm të mbrojtura nga agjencitë amerikane të spiunazhit.

Facebook është urdhëruar të ndalojë praktikën dhe iu është dhënë të paktën pesë muaj për të pezulluar transferimet e ardhshme dhe gjashtë muaj për të ndaluar përpunimin dhe ruajtjen e paligjshme të të dhënave në SHBA. Instagram dhe WhatsApp nuk i nënshtrohen porosisë.

Çështja ka vazhduar për një dekadë pasi aktivisti i privatësisë Max Schrems nxiti procedura ligjore në vitin 2013 kundër Facebook, tani e quajtur Meta./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara