Internet

Një iPhone i gjeneratës së parë shitet mbi 63 mijë dollarë në ankand

iPhone origjinal kushtonte 599 dollarë.

Publikuar

Një iPhone i gjeneratës së parë të vitit 2007 u shit për mbi 63 mijë dollarë në një ankand online të dielën, mbi 100 herë më shumë se kostoja e tij origjinale. Kutia e kësaj pajisjeje, që njihet ndryshe edhe si “edicioni i parë” nga ankandi LCG Auctions, nuk ishte hapur kurrë.

iPhone origjinal kushtonte 599 dollarë dhe u ofroi përdoruesve të hershëm të Apple një ekran 3.5 inç me një kamerë 2 megapiksel, plus opsione ruajtjeje 4 GB dhe 8 GB, aftësi interneti dhe iTunes. Nuk kishte dyqan aplikacionesh, funksiononte në një rrjet 2G dhe ishte ekskluzive për rrjetin e AT&T.

Oferta mbi këtë telefon nisi në fillim të këtij muaji me 2 mijë e 500 dollarë. Mark Montero, themeluesi i LCG Auctions i tha CNN-it se 100 blerës ishin në garë për këtë iPhone dhe se personi që e bleu ishte nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës./UBTNews/

Internet

​Google pushon 28 punonjës për protesta kundër kontratës së kompanisë me Izraelin

“Sjelljet e tilla nuk kanë vend në vendin tonë të punës dhe ne nuk do ta tolerojmë atë”, thuhet në deklaratë.

Publikuar

nga

Google pushoi 28 punonjës për përfshirjen e tyre në një protestë 10-orëshe në dy nga zyrat e gjigantit të teknologjisë në Kaliforni dhe New York City, për protesta ndaj lidhjeve të kompanisë me Izraelin.

Në përgjigje të protestave të së martës të udhëhequr nga një grup i quajtur No Tech For Apartheid kundër Projektit Nimbus, një kontratë “cloud” 1.2 miliardë dollarësh me Izraelin, Google të mërkurën shkarkoi 28 punonjës të akuzuar për pjesëmarrje në protesta.

Chris Rackow, kreu i sigurisë globale i Google, theksoi politikën e tolerancës zero të kompanisë ndaj sjelljes së protestuesve në një mesazh dërguar të gjithë punonjësve që qarkulloi gjithashtu në mediat sociale.

“Sjelljet e tilla nuk kanë vend në vendin tonë të punës dhe ne nuk do ta tolerojmë atë”, thuhet në deklaratë.

“Pas hetimit, sot ne ndërpremë punësimin e njëzet e tetë punonjësve që u gjetën të përfshirë. Ne do të vazhdojmë të hetojmë dhe të marrim masa sipas nevojës”, shtoi ai.

Rreth 10 orë pas protestave, policia arrestoi grupe punonjësish në New York dhe Kaliforni, raportoi grupi në X.

Pushimet, të cilat ndodhën vetëm disa orë pasi nëntë punonjës u arrestuan nga policia gjatë protestave kanë nxitur një valë polemikash brenda kompanisë dhe më gjerë./AA/

Vazhdo të lexosh

Internet

Gjykata braziliane urdhëron hetimin e Elon Muskut mes dezinformatave në X

Kjo pasi Musk tha se do të kundërshtojë një urdhër të gjykatës përmes së cilit kërkohet të hiqen llogaritë në X të cilat akuzohen për përhapje të dezinformatave. 

Publikuar

nga

Një gjykatë në Brazil ka nisur hetimet ndaj Elon Muskut për pengim të drejtësisë pasi manjati i teknologjisë tha se do të kundërshtojë një urdhër të gjykatës përmes së cilit kërkohet të hiqen llogaritë në X të cilat akuzohen për përhapje të dezinformatave. 

Sipas vendimit, gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Alexandre de Moraes tha se hetimi do të shqyrtojë nëse Musk, i cili zotëron X, është i përfshirë në pengim, organizatë kriminale dhe nxitje.

“Sjellja flagrante e pengimit të drejtësisë braziliane, nxitja e krimit, kërcënimi publik i mosbindjes ndaj urdhrave të gjykatës dhe mungesa e bashkëpunimit në të ardhmen nga platforma janë fakte që nuk respektojnë sovranitetin e Brazilit”, shkroi de Moraes, duke urdhëruar X të “përmbahet nga mosbindja ndaj urdhrave gjyqësorë, përfshirë edhe riaktivizimin e një llogarie që Gjykata e Lartë urdhëroi bllokimin”./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Internet

​Meta përballet me reagime për mesazhet private të Facebook me Netflix

Kompania dyshohet se i ka dhënë Netflix-it qasje në mesazhet private të përdoruesve të Facebook-ut për rreth një dekadë.

Publikuar

nga

Kompania mëmë e Facebook-ut, Meta, po përballet me reagime të forta përmes mediave sociale mes pretendimeve se ka ndarë mesazhet private të përdoruesve me Netflix.

Dokumentet në një padi të ngritur kundër Metës në SHBA thanë se kompania dyshohet se i ka dhënë Netflix-it qasje në mesazhet private të përdoruesve të Facebook-ut për rreth një dekadë.

Zbulimi shkaktoi zemërim në internet për ndarjen e mesazheve të përdoruesve të Facebook-ut me Netflix, pas raportimeve për një marrëveshje me vlerë disa qindra milionë dollarë mes Meta dhe kompanisë së transmetimit.

Elon Musk, CEO i Tesla dhe SpaceX, u shpreh i habitur për X. Por drejtori i komunikimit të Metës, Andy Stone, sqaroi në X se mesazhet private nuk u ndanë me Netflix.

Stone tha se marrëveshja midis Netflix dhe Meta i lejoi përdoruesit të ndajnë përmbajtjen që shikonin drejtpërdrejt nga aplikacioni Netflix me miqtë e tyre në Facebook dhe ai theksoi se marrëveshje të tilla janë të zakonshme në industri.

Vazhdo të lexosh

Internet

Amazon shkurton qindra vende pune

Shërbimet në internet të Amazon (AWS) janë rritur dhe tani përfaqësojnë 14% të të ardhurave totale të Amazon, sipas raportit të fundit financiar.

Publikuar

nga

Gjiganti i teknologjisë Amazon ka njoftuar shkurtime të vendeve të punës që prekin qindra staf në biznesin e informatikës cloud.

Shërbimet në internet të Amazon (AWS) janë rritur dhe tani përfaqësojnë 14% të të ardhurave totale të Amazon, sipas raportit të fundit financiar.

Kompania ka ndryshuar strategjinë e saj me dyqanet fizike, Amazon Fresh, të cilat u lansuan në vitin 2020.

Të martën, ajo tha se do të heqë sistemin e saj të vetëpagesës të quajtur Just Walk Out nga të gjitha dyqanet.

Firma tha se shkurtimet e fundit të vendeve të punës ndikojnë në disa qindra role në shitje, marketing dhe shërbime globale dhe disa qindra role në ekipin e saj të teknologjisë së dyqaneve fizike.

“Këto vendime janë të vështira, por të nevojshme pasi ne vazhdojmë të investojmë, punësojmë dhe optimizojmë burimet për të ofruar risi për klientët tanë”, tha një zëdhënës i AWS-së për BBC./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara