Lajmet

Vereshchuk: Rusia dhe Ukraina bënë shkëmbimin e katërt të robërve të luftës

“Pesë oficerë dhe 17 ushtarë të gradës u liruan” tha ajo.

Published

on

Rusia dhe Ukraina kanë bërë një shkëmbim të katërt të robërve të luftës, tha të enjten zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk.

“Një tjetër, i katërti, shkëmbim i të burgosurve u bë sot me urdhër të presidentit [ukrainas] [Volodymyr] Zelensky”, shkroi ajo në Telegram.

“Pesë oficerë dhe 17 ushtarë të gradës u liruan, si dhe tetë civilë, përfshirë një grua. Gjithsej 30 qytetarë tanë sot shkojnë në shtëpi”, tha ajo./UBTNews/

Lajmet

Katër raste të dhunës në familje brenda një dite në Kosovë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar katër raste të dhunës në familje në qytete të ndryshme të vendit:

Në Kaçanik një person ka shkaktuar dhunë psikike në familjen e tij, pasi nuk u pëlqente rekomandimeve mjekësore për përdorimin e barnave. I dyshuari është dërguar për kontroll në repartin e psikiatrisë.

Ndërsa në Prishtinë një grua ka raportuar se është kanosur përmes mesazheve telefonike nga ish-bashkëjetuesi i saj. I dyshuari është intervistuar nga policia dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Në Gjakovë është arrestuar një person i dyshuar për ushtrim të vazhdueshëm të dhunës fizike dhe psikike ndaj një gruaje. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Edhe në Mitrovicë e Jugut është arrestuar një person ku pas një mosmarrëveshjeje, një person ka ofenduar dhe sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Shtetasi turk sulmon fizikisht dy policë në Prishtinë, dërgohet në mbajtje

Published

on

Një shtetas i Turqisë është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë.

Rasti ka ndodhur më 19 tetor, në rrugën “Bajram Kelmendi”.

Sipas Policisë, si dy zyrtarët policorë, ashtu edhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vdes në moshën 39-vjeçare Lua Blanco, ylli i serialit brazilian “Rebelde”

Published

on

Aktorja dhe këngëtarja braziliane Lua Blanco ka ndërruar jetë në moshën 39-vjeçare, pas një beteje me kancerin.

Lajmin për vdekjen e saj e bëri të ditur vëllai i saj, aktori Daniel Blanco, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Me pikëllim të madh ju njoftojmë për vdekjen e motrës sonë të dashur, Lua Maria Blanco. Ajo kishte luftuar me kancerin gjatë muajve të fundit dhe gjatë kësaj periudhe ishte e rrethuar nga dashuria e familjes dhe miqve të saj”, shkroi ai.

Lajmi ka prekur edhe kolegët e saj nga bota e televizionit dhe muzikës. Ngushëllime kanë shprehur aktorët Sophia Abrahão dhe Arthur Aguiar, me të cilët Lua Blanco luajti në serialin brazilian “Rebelde”. Për vdekjen e saj ka reaguar edhe aktorja meksikane Dulce María, e njohur për rolin e Robertës në versionin origjinal të serialit.

E lindur në São Paulo, Lua Blanco u bë e njohur në Brazil përmes rolit të Robertës Messi në versionin brazilian të “Rebelde”. Ajo ishte gjithashtu pjesë e grupit muzikor të krijuar në kuadër të këtij projekti.

Pas suksesit të serialit, ajo vazhdoi karrierën në televizion, duke u paraqitur edhe në produksionet “Pecado Mortal” dhe “A Força do Querer”./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Galeria Kombëtare e Kosovës hap thirrjen për Programin Vjetor 2027

Published

on

Galeria Kombëtare e Kosovës (GKK) ka hapur thirrjen për propozime për Programin Vjetor 2027, duke ftuar artistë, kuratorë, hulumtues dhe profesionistë të tjerë të arteve pamore të aplikojnë me projektet e tyre.

Thirrja përfshin propozime për ekspozita ndërdisiplinare në fusha si piktura, skulptura, grafika, instalacioni, fotografia, videoja dhe performanca. Gjithashtu, pranohen projekte edukativo-arsimore, hulumtuese, botuese dhe multimediale.

Projektet mund të realizohen brenda ose jashtë hapësirave të Galerisë, në bashkëpunim me stafin e saj. Për aplikim janë të ftuara edhe kolektivet, organizatat dhe komunitetet kulturore, ndërsa kontratat do të lidhen me individë.

Programi do të zhvillohet në dy hapësirat e Galerisë Kombëtare të Kosovës: GKK Qendrore dhe GKK QAFA.

Afati i fundit për aplikim është 30 dhjetor 2026. Informacionet e hollësishme për thirrjen dhe mënyrën e aplikimit mund të gjenden përmes kanaleve zyrtare të Galerisë Kombëtare të Kosovës./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara