Shëndet
Vendet më të papastra që mund të prekni gjatë një dite
Fytyra mund të mbledhë shumë papastërti gjatë një dite.
Published
3 years agoon
By
UBT newsMe përhapjen e COVID-19 është më e rëndësishme se kurrë të bëni kujdes se ku vini duart. Këshilla e parë për t’u mbrojtur nga ky virus është higjena e lartë.
E në përgjithësi të gjithë llojet e viruseve, infeksioneve apo baktereve shpërndahen pikërisht në këtë mënyrë, duke mos treguar kujdes me higjienën e duke vendosur duart në çdo sipërfaqe të mbushur me mikrobe.
Për të qenë gjithnë vigjilentë, në këtë artikull do ju tregojmë disa nga vendet më të papastra që mund të vini duart dhe ku mund të qëndroni.
Fytyra juaj
Megjithëse mund të tingëllojë çuditëshëm, fytyra mund të mbledhë shumë papastërti gjatë një dite.
Sytë goja dhe hunda janë të ndjeshme ndaj çdo prekje që mund të bëni rreth tyre edhe nëse përdorni maskë.
Kështu mundohuni që të mos e prekni fytyrën tuaj me duar të palara.
Dorezat e dyerve
Edhe pse studiuesit besojnë se kontakti person me person ka më shumë gjasa ta përhapë Covid-19 sesa prekja e sipërfaqeve ekziston mundësia që atë ta merrni edhe nga sipërfaqet.
Virusi mund të jetojë deri në 2-3 ditë në sipërfaqe të forta si dorezat e dyerve.
Kështu për të qenë sa më të sigurtë, shtyjini dyert dhe dorezat me krah ose me bërryl kur është e mundur apo përdorni doreza.
Duart e njerëzve të tjerë
Dr. Anthony Fauci, një anëtar kryesor i ekipit të përgjigjes ndaj pandemisë në SHBA, kohët e fundit u shpreh se ai beson se “shtrëngimi i duarve ka vdekur”, kjo sepse është një veprim që e përhap koronavirusin.
Kështu praktikoni takimet me bërryl apo përshëndetjet nga larg.
Karrocat e supermarketeve
Karrocat e supermarketeve kanë qenë një burim bakteresh edhe para pandemisë.
Shmangni prekjen e tyre ose pastroni ato me një antibakterial dhe lani ose pastroni duart tuaja sa më shpejt pasi të keni mbaruar pazarin.
Butonat e ashensorëve
Gjithashtu një burim i madh mikrobesh ndaj bëni kujdes kur i prekni.
Pastroni duart menjëherë dhe mos prekni fytyrën.
Paratë
Siç është thënë edhe nga ekspertët tashmë, paratë janë një burim infeksioni, ndaj bëni shumë kujdes me to.
Telefoni dhe çanta
Të dyja për përdorim të përditëshëm për shumë njerëz, por me një rrezik për shpërndarjen e Covid-19 apo të mikrobeve të tjera në trupin tuaj.
Mundohuni t’i pastroni sa më shpesh këto dy sende të pandashme tashmë në jetën e përditëshme dhe mbajini sa më larg fytyrës.
Ambiente të tjera publike
Lista e vendeve ku duhet të tregoni kujdes së fundmi është e gjatë dhe fillon që nga menutë e restoranteve të cilat kalojnë nëpër shumë duar njerëzish e deri tek tualetet publike.
Detinfektuesit e duarve publik janë një sipërfaqe që është në kontakt me shumë persona dhe gjithashtu zyrat ku ju duhet të përdorni një stilolaps të vendosur për vizitorët.
Ekspertët këshillojnë të bëni kujdes kudo ku shihni se ka fluks njerëzish dhe të lani duart sa më shpesh që është e mundur./AgroWeb.org
You may like
Shëndet
Ndotja e ajrit, armiku i fshehur i flokëve tuaj
Published
7 hours agoon
December 4, 2025By
UBT News
Ndotja e tepërt e ajrit ndikon në rënien e flokëve, duke e zvogëluar sasinë e proteinave specifike, të cilat nevojiten për rritjen e flokëve.
Për herë të parë, hulumtuesit kanë dëshmuar se disa substanca toksike të ajrit mund të dëmtojnë proceset kimike të qelizave, që nxisin rritjen e flokëve. Sipas shkencëtarëve, këto substanca mund të çojnë në rënie masive të flokëve.
Ekspertët, këshillojnë që pak këtij studimi, njerëzit duhet ta reduktojnë kohën e kaluar jashtë, në ambiente ku ka ndotje të madhe të ajrit, në mënyrë që ta shmangin rënien e flokut.
Hulumtimi është bërë duke ju referuar ajrit të ndotur nga makinat, industritë dhe ngrohjet e tjera, që prodhojnë tym.
Tanimë dihet se ajri i ndotur është gjithashtu shkaktar i shumë sëmundjeve të zemrës, të mushkërive dhe astmës.
Studimi është bërë nga një grup shkencëtarësh nga “The Future Science Research Centre” në Korenë Jugore. Eksperimenti është bërë në kushte laboratorike, duke përdorur qeliza të humanëve. Këto qeliza pasi janë ekspozuar ndaj disa substancave, që gjenden në ajrin e ndotur, niveli i proteinave, që e stimulojnë rritjen e flokut është zvogëluar dukshëm.
Shkencëtarët thonë se eksperimente të reja duhet të bëhen, për shkak se studimi është bërë në kushte laboratorike.
Ky studim është prezantuar në Kongresin Europian të Dermatologjisë dhe Venerologjisë në Madrid, dhe nuk është publikuar ende në asnjë revistë shkencore. /A.Z/UBT News/
Shëndet
8 shije që të sjellin gjumë të artë, ushqimet dhe pijet që qetësojnë trupin
Published
9 hours agoon
December 4, 2025By
UBT News
Gjumë i mirë është thelbësor për shëndetin: ndihmon në parandalimin e sëmundjeve kronike, ruan shëndetin e trurit dhe forcon sistemin imunitar. Për këtë arsye, rekomandohet të flini 7-8 orë pa ndërprerje çdo natë.
Shumë njerëz kanë vështirësi për të arritur këtë. Një mënyrë për të përmirësuar është zgjedhja e ushqimeve dhe pijeve para gjumit.
Disa nga më të efektshmet: bajamet, që përmbajnë magnez dhe vitaminë B që ndihmojnë në relaksim dhe përmirësojnë cilësinë e gjumit.
Gjeldeti, i pasur me triptofan, aminoacid që stimulon prodhimin e melatoninës dhe ndihmon të bini në gjumë; çaji i kamomilit, i njohur për efektin qetësues në trurin dhe për të reduktuar pagjumësinë.
Kivi, i pasur me serotoninë dhe antioksidantë që mbështesin ciklin natyror të gjumit dhe lëngu i qershisë , i cili përmban melatonin dhe ndihmon në relaksim. Peshku i yndyrshëm, si salmoni dhe tuna, përmban vitamina dhe acide yndyrore omega-3 që përmirësojnë gjumin, ndërsa arrat, dhe orizi i bardhë kanë gjithashtu veti qetësuese dhe stimuluese të melatoninës.
Ekspertët rekomandojnë që këto ushqime të konsumohen 2-3 orë para gjumit për të shmangur probleme të tretjes. Duhet evituar ushqimet e ëmbla, pikante, alkooli dhe kafeina pranë kohës së gjumit, pasi mund të pengojnë pushimin.
Megjithëse kërkime të mëtejshme janë të nevojshme për të konfirmuar efektet e sakta të këtyre ushqimeve, ato janë një ndihmë premtuese për një gjumë më të mirë dhe më të qetë. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Intoleranca ndaj laktozës! Shkaqet, simptomat dhe si të lehtësohet?
Published
14 hours agoon
December 4, 2025By
UBT News
Intoleranca ndaj laktozës është një gjendje e zakonshme që shkakton shqetësime të stomakut, sepse trupi nuk e tret sheqerin e qumështit.
Nuk është kërcënuese për jetën dhe mund të shfaqet që nga fëmijëria ose më vonë.
Simptomat kryesore:
Dhimbje dhe gurgulim barku
Fryerje dhe gazra
Përzierje, diarre
Ndjesi e kruajtjes ose dhimbje pas konsumimit të qumështit
Shkaqet:
Mungesa e enzimit laktazë, i cili ndihmon në tretjen e laktozës në zorrën e vogël. Kjo mungesë mund të jetë e trashëguar ose e shkaktuar nga infeksione dhe sëmundje të zorrëve.
Diagnoza:
Test i qumështit (sfida e qumështit)
Test gjaku ose test frymëmarrjeje për hidrogjen
Teste gjenetike ose biopsi në raste të rralla
Si të lehtësohet?
Reduktoni konsumimin e produkteve të qumështit, provoni ushqime me pak laktozë (djathë i fortë, dhallë), zëvendësoni me produkte jo-qumështi, si qumështi soje, merrni suplemente laktazë për tretje të mirë, hani ushqime me kalcium natyral (perime me gjethe, brokoli)
Nuk ka shërim të plotë, menaxhimi bëhet duke kontrolluar dietën e kufizuar produktet që shkaktojnë shqetësim. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Këto sinjale tregojnë se keni alergji nga ushqimi
Published
16 hours agoon
December 4, 2025By
UBT News
Faktorët që ndikojnë në shfaqjen e alergjive nga ushqimet përfshijnë:
Obezitetin
Gjenetikën – gjenet e trashëguara mund të rrisin rrezikun për alergji.
Etninë – fëmijët aziatikë dhe ata me ngjyrë kanë rrezik më të lartë krahasuar me fëmijët e bardhë.
Dietën e dobët – mungesa e omega-3 dhe vitaminës D konsiderohet ndër faktorët kryesorë që ndikojnë në shfaqjen e alergjive.
Simptomat e zakonshme të alergjive ushqimore
Reaksionet alergjike nga ushqimi nuk shfaqen menjëherë pas ngrënies, në disa raste dalin edhe pas disa orësh.
Nëse dyshoni për alergji, kontrolloni nëse keni këto shenja:
1. Puçra dhe kruarje lëkure
Shfaqja e puçrave të kuq dhe kruarja e tyre është tregues i mundshëm alergjie. Mund të jetë reaksion nga kontakti me një substancë.
2. Kruarje në gojë
Kruarja e gjuhës apo e qiellzës mund të jetë shenjë e reagimit ndaj një ushqimi.
3. Përzierje, të vjella dhe dhimbje stomaku
Nëse trupi reagon menjëherë me përzierje apo të vjella, mund të jetë alergji ose edhe helmim ushqimor.
4. Enjtje e gojës, gjuhës apo fytyrës
Enjtja e fytit është e rrezikshme, pasi mund të bllokojë frymëmarrjen. Në këtë rast kërkohet trajtim urgjent.
5. Marramendje
Marramendja ose humbja e ndjenjave pas konsumimit të ushqimit mund të jetë sinjal alergjie. Nëse lëkura merr ngjyrë blu dhe pulsi dobësohet, reagimi është i rëndë.
6. Vështirësi në frymëmarrje
Kollitja, vështirësia në frymë, shtrëngimi në gjoks ose ndjesia e një “guri” në fyt janë shenja serioze. Duhet kërkuar ndihmë mjekësore.
Sipas American College of Asthma, Allergy and Immunology, forma më e rrezikshme e alergjisë është anaphylaxis, një reagim potencialisht fatal që shfaqet brenda minutave dhe shkakton bllokim të frymëmarrjes, rënie ose përshpejtim të fortë të pulsit.
Trajtimi i vetëm efektiv i menjëhershëm është injektimi i epinefrinës (adrenalinës). /A.Z/UBT News/
Fondacioni “UBT Jim Xhema” hap konkursin për ndarjen e bursave për studime Bachelor dhe Master
Ndotja e ajrit, armiku i fshehur i flokëve tuaj
Jonas Brothers lënë gjurmë në historinë e Hollywood-it
Armata prezanton filmat më të mirë evropianë të metrazhit të gjatë
Një përqafim i vogël, lehtësim i madh! Si ndihmon përkëdhelja në dhimbjet e foshnjave?
Shqiptarja e vogël pushton Italinë, Emma Dakoli fituese e Zecchino d’Oro
8 shije që të sjellin gjumë të artë, ushqimet dhe pijet që qetësojnë trupin
Protesta në mbështetje të çlirimtarëve të Kosovës pritet të mbahet më 13 dhjetor në Shkup
Ekstradohet nga Hungaria i dënuari me katër vjet burg
Të kërkuara
-
Aktualitet1 month agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Rajoni2 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Lajmet3 months agoVotoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën
-
Rajoni2 months agoUBT shpall thirrjen për Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025
