Lajmet

Vendet me sistemin më të mirë shëndetësor në botë

Cilat shtet u përfshinë në raport?

Published

on

Disa shtete në Evropë dhe Australia janë në krye të listët së sistemit shëndetësor ndërkombëtar, sipas një raporti të publikuar së fundmi nga Commonwealth Fund.

Në krye të listës ishte Norvegjia, e ndjekur nga Holanda dhe në vendin e tretë, Australia.

Shërbimi Shëndetësor Kombëtar Britanik ishte i pari në listë, herën e fundit që u krye ky studim në vitin 2017, por tashmë ai gjendet në vendin e katërt.

Sistemi shëndetësor në Shtetet e Bashkuara ishte i fundit, një rang në listë që ky vend e ka siguruar që nga viti 2004, kur ky studim mes 11-shtetesh me nivel të lart jetese u bë për herë të parë.

Cilat shtet u përfshinë në raport?

Raporti  “Mirror, Mirror” report që u publikua javën e shkuar shqyrtojë performancën e sistemeve shëndetësore të: Australisë, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Holandës, Zelandës së Re, Suedisë, Zvicrës, Mbretërisë së Bashkuara dhe SHBA-së.

Në përgjithësi, shtetet që performuan më mirë ishin ato që ulnin kostot e shëndetësisë për pacientët, duke përmendur shembullin e Gjermanisë që hoqi tërësisht koston për vizitat tek mjeku në vitin 2013, apo edhe shembujt e Norvegjisë e Zvicrës që kanë vendosur një pagesë maksimale e cila nuk duhet kaluar për sa i përket shpenzimeve mjekësore.

Edhe pse sistemi britanik është më i përballueshmi – NHS ofron një sistem universal që është kryesisht falas – rezultati i tyre u ul si pasojë e kohës së gjatë të pritjes për të marrë një trajtim.

Vendet në krye të listës si Norvegjia dhe Holanda morën pikë të shumta si pasojë e shpejtësisë në shërbim që ata ofrojnë në sistemet e tyre.

Raporti gjithashtu zbuloi se hendeku mes të pasurve dhe të varfërve në sistemin shëndetësor u rrit në Mbretërinë e Bashkuar.

Amerikanët, Britanikët dhe Suedezët u renditën lartë për procesin e tyre të përkujdesjes dhe masat preventive si mamogramet dhe gripet sezonale.

Sidoqoftë, raporti e vendosi SHBA-në në vend të fundit në çdo kategori tjetër. Rezultatet e sistemit amerikan ishin aq mbrapa vendeve të tjera sa që autorët e raportit u detyruan të ndryshonin mënyrën se si llogarisnin performancën mesatare te vendeve.

Edhe pse SHBA paguan më tepër për sistemin shëndetësor në varësi të GDP-së, ky shtet kishte gjithashtu nivelet më të larta të vdekjes së nënave dhe vdekjeve që mund të ishin evituar, në krahasim me 10 vendet e tjera.

Sipas raportit, Amerikanët gjithashtu ishin më të sëmurët në listë dhe jetëgjatësia e tyre po bëhej gjithnjë e më e shkurtër.

Si përfundim, vendet me sistemin shëndetësor më të mirë ishin ato që investonin në shërbimet sociale si kujdesi për fëmijët, transporti, siguria komunitare, strehimi më i mirë dhe benefite më të mira në punë, gjëra të cilat raporti zbuloi se kontribuojnë në “një popullsi më të shëndetshme”.

Lajmet

Dështimi i 53-të, deputetët mblidhen sonte prapë në orën 22:00

Published

on

By

As në përpjekjen e 53-të, deputetët nuk e konstituan Kuvendin e Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kryesuesi Avni Dehari ua ndërpreu fjalën deputeit të PDK-së Abelard Tahirit, deputetes së LDK-së Jehona Lushaku Sadriu dhe deputetes së AAK-së Time Kadrijaj.

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, tha se seanca do të mbahet sonte në orën 22:00.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme, që do të jetë në fuqi nga 27 korriku deri më 8 gusht, periudhë në të cilën deputetëve u ndalohet të ndërmarrin çdo vendim apo veprim për konstituimin e Kuvendit, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.Palët vazhdojnë të mos gjejnë një kompromis.

Continue Reading

Lajmet

​Zemaj: Nuk pres të ketë diçka as pas dy javësh

Published

on

By

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj tha se nuk pret dalje nga bllokada institucionale as pas dy javësh.

Para fillimit të përpjekjes së 53-të për konstituim të kuvendit, Zemaj tha para mediave se “kryeneçësia e Vetëvendosjes po i kushton Kosovës”.

Kryeneçësia e Vetëvendosjes, ose më mirë të them kryeneçësia e tyre për të qenë në një pushtet absolut është ka i kushton Kosovës dhe sot jemi në muajin e pestë të mos konstituimit të kuvendit dhe të krijimit të qeverisë së re të Kosovës. tash kemi hyrë edhe në atë që quhet përgjigje legale nga Gjykata Kushtetuese, sot është dita e fundit deri në atë që do ta marrim si masë të përkohshme dhe të presim datën 8”, u shpreh ai.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masa të përkohshme nga data 27 korrik deri më 8 gusht, ku deputetëve u ndalohet të ndërmarrin çdo veprim e vendim që lidhet me konstituim të kuvendit.

Zemaj tha se nuk pret ndryshim as pas dy javëve.

Duhet shfrytëzuar çdo moment, çdo minutë që të kemi institucione të reja. Por me këtë logjikë dhe me këtë bllokadë që është evidente nga VV-ja, nuk pres që mund të ketë diçka edhe pas dy jave,” ka thënë Zemaj.

Continue Reading

Lajmet

Limaj: S’po shoh ndonjë mundësi për ndryshim sot

Published

on

By

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është pyetur sot nëse pret të kandidohet për kryetar të Kuvendit të Kosovës, në kuadër të zhvillimeve rreth seancës konstituive.

Në një deklaratë të shkurtër dhënë para fillimit të seancës, Limaj u përgjigj shkurtimisht: “S’po shoh ndonjë mundësi për ndonjë ndryshim sot.

Kjo deklaratë vjen në një moment të tensionuar, kur partitë opozitare dhe Lëvizja Vetëvendosje ende nuk kanë arritur një konsensus për konstituimin e Kuvendit. Mospajtimet e vazhdueshme kanë penguar zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, ndërsa afati kushtetues për këtë proces përfundon sonte në mesnatë.

Continue Reading

Lajmet

Murati: Nuk është problem që të sigurohen votat për të tejkaluar këtë ngërç

Published

on

By

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Hekuran Murati tha se nuk është problem që të sigurohen votat për tejkalim të ngërçit politik.

Ai para fillimit të seancës konstituive, e cila është përpjekja e fundit para vendosjes së masës së Gjykatës Kushtetuese, tha se pret që të ketë vullnet nga partitë opozitare për konstituim të kuvendit.

Po shpresoj që meqë është seanca e fundit apo vazhdimi i fundit që do të mbahet para pezullimit nga Gjykata Kushtetuese, shpresoj dhe uroj që të gjendet vullneti nga partitë opozitare, por edhe tek deputetët individualisht që më në fund të kemi konstituimin e kuvendit. Na duhet që patjetër që të formohen institucionet. Ne tashmë siç e keni parë jemi te numri 57 në vazhdimësi, me votat e NISMA-s bëhemi 60, jemi shumë afër 61. Me votat e Veton Berishës dhe Duda Baljes bëhemi 62, me votën e Lutfi Hazirit që ka thënë do të bëhesha vota 61 bëhemi 63, e madje edhe me votën e Bekë Berishës bëhen 64. Nuk është problem që të jenë dhe të sigurohen votat për të tejkaluar këtë ngërç, vetëm duhet vullnet politik qoftë i subjekteve opozitare, qoftë edhe i deputetëve individualisht”, deklaroi Murati.

Continue Reading

Të kërkuara