Sport

Vëllai i Messit i kërkon falje Barcelonës për komentet e tij

Messi kaloi afro dy dekada në “Camp Nou”.

Published

on

Vëllai i Lionel Messit ka kërkuar falje pasi që pretendoi se Barcelona u bë e famshme për shkak të superyllit argjentinas.

Messi kaloi afro dy dekada në “Camp Nou” pasiqë e filloi karrierën e tij te Barça në akademi, para se të largohej nga gjiganti i La Ligas për shkak të probleme financiare të klubit.

Sidoqoftë, vëllai i Messit, Matias, ka sugjeruar se Barcelona u bë e njohur botërisht për shkak të kontributit të Messit në klub, ku ai fitoi 10 tituj të La Ligas dhe katër tituj të Ligës së Kampionëve.

“Kush e kishte shansin për të shkuar në Barcelonë dhe për ta shikuar muzeun, ju mund ta shihni se muzeu është Messi”, tha Matias.

Më pas, ai bëri një postim në llogarinë e tij në Instagram duke kërkuar falje për komentet.

“Unë dua që të ju kërkoj falje për çka unë thash në rrjetet sociale: Isha vetëm duke bërë shaka me djalin tim dhe me shokët e mi. Si mund të mendoj unë ashtu për një klub aq të madh sa Barcelona dhe historia e tyre, i cili i ka dhënë shumë familjes sime dhe Leos?”, tha Matias.

“Për ne, Katalunia është shtëpia jonë e dytë dhe kjo dihet mirë. Kërkoj falje shumë dhe i kërkoj falje të gjithëve, veçanërisht tifozëve të Barcelonës”, shtoi më tej Matias.

Po ashtu, Matias kishte thënë se Lionel Messi nuk do të rikthehet te Barcelona derisa të largohet presidenti i klubit, Joan Laporta.

Sport

Asani, sulmuesi i Kombëtares prezantohet te klubi legjendar

Published

on

Jasir Asani është zyrtarisht lojtar i klubit legjendar iranian Esteghlal.

Sulmuesi shqiptar kalon nga Gwang-ju për një shifër që raportohet të jetë rreth 1 milion euro, duke nisur kështu një kapitull të ri në karrierën e tij ndërkombëtare.

Ndryshe nga plani fillestar që e parashikonte bashkimin me ekipin në janar, marrëveshja u përshpejtua e klubi e ka sulmuesin në dispozicion menjëherë, duke lënë të kënaqura të gjitha palët e përfshira.

Esteghlal konsiderohet një nga klubet më të njohura e të mbështetura në Iran, tifozët kanë treguar entuziazmin e tyre duke uruar Asanin në rrjet. Pas aventurës së tij në Korenë e Jugut, sulmuesi nis një eksperiencë të re, ndërsa të gjithë sytë janë tek performanca e tij në kampionatin iranian, transmeton tch.

Pas muajsh spekulimesh dhe ndryshimesh të datave, historia e transferimit të Asanit te Esteghlal duket se ka gjetur fundin e saj, duke i dhënë këtij kapitulli të merkatos një përfundim të ngjashëm me një telenovelë për futbollin shqiptar.

Continue Reading

Sport

Zeniti gjobitet për fyerjet e tifozëve ndaj Dakut

Published

on

Mirlind Daku ishte bërë objektiv i fyerjeve të tifozëve të Zenit St. Petersburgut derisa skuadra e tij, Rubin Kazan e zhvilloi ndeshjen e Kupës së Rusisë me vendësit në Shën Petersburg më 12 gusht.

Komiteti i Kontrollit dhe i Disiplinës i Federatës Ruse të Futbollit ka vendosur që ta gjobisë klubin e njohur rus me një shumë modeste prej 213 eurosh.

Për ironi të fatit, përfaqësuesi shqiptar gjatë kësaj vere ishte pranë transferimit pikërisht tek Zeniti, por në fund gjithçka dështoi dhe futbollisti nga Kosova qëndroi në Kazan tek Rubini.

Tifozët e Zenitit njihen si pro serbë, prandaj edhe e kanë shfaqur urrejtjen ndaj tij. Futbollisti gjilanas po shkëlqen në futbollin rus, ndërsa i ka realizuar 5 gola në 7 ndeshje sa i ka zhvilluar deri tash.

Ndonëse spekulohej se mund të përfundonte në Turqi, Daku vendosi të qëndrojë në Rubin Kazan, me të cilin e vazhdoi së fundmi kontratën me një përmirësim të ndjeshëm të rrogës.

Continue Reading

Sport

Guardiola zbulon se ku e sheh veten pas katër vjetësh

Published

on

Sezoni 2024-2025 ishte ndoshta më i komplikuari që kur Pep Guardiola është ulur në bankinën e Manchester Cityt.

Një seri historike prej pesë humbjesh radhazi e shtatë ndeshje pa fituar, i lanë “Citizens” jashtë Carabao Cup, larg garës për titull të kampionit në Premierligë dhe një hap larg eliminimit nga faza e ligës në Champions.

Vetëm falë intervenimeve në afatin kalimtar të dimrit, 200 milionë funte të investuara, klubi ia doli që ta ndalë thyerjen e sigurojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve. E ardhmja e Guardiolës dukej e paqartë, sa që emri lidhej me bankinën e Kombëtares angleze, e cila mbeti e zbrazët pas largimit të Gareth.

Federata Angleze e zgjodhi trajnerin Thomas Tuchel, ndërsa “Qytetarët” e blinduan Pep deri më 2027, vetë ish-trajneri i Barcelonës dhe i Bayern Munichut e la të hapur mundësinë që të qëndrojë edhe më gjatë në “Etihad Stadium”.

“I kam edhe dy vjet kontratë, ndoshta do të vazhdoj edhe për dy të tjerë. Nuk e di se kur ndalem: këtë vit, pas dy apo katër vjetësh. Për momentin jam mirë, ndihem i motivuar”, deklaroi spanjolli për “Men in Blazers”.

Guardiola e lavdëroi dhe e përshëndeti edhe ambientin e mrekullueshëm që mbretëron në klub.

“Nëse rri për 10 vjet në një pozitë është sepse ndihesh si në shtëpi. Nuk mund të kërkoj më shumë, futbolli ka qenë mjaft bujar me mua”, shtoi ai.

Guardiola e nisi sezonin e ri me këmbë të mbarë, duke e dërrmuar Wolverhamptonin, 0:4, duke i rigjetur paraqitjet e mira që nisën në Botërorin e Klubeve.

Me përforcimet e reja, Pep beson në sezon pozitiv. “Në këtë vit do të kemi më shumë konsistencë sesa në sezonin e kaluar”, përfundoi trajneri spanjoll.

Continue Reading

Sport

Baseli i Xherdan Shaqirit sonte në ndeshjen e parë të play-offit në Champions League

Published

on

Sonte zhvillohen edhe katër ndeshje tjera të play-offit të UEFA Champions League. Në qendër të vëmendjes është ndeshja mes Baselit dhe Copenhagenit.

Xherdan Shaqiri me shokë synojnë rikthimin në Ligën e Kampionëve, por duhet ta mposhtin ekipin nga Danimarka në dy ndeshje.

Ky takim nis nga ora 21:00 dhe ndeshja e parë zhvillohet në qytetin e Baselit.

Tri ndeshjet tjera janë: Bodo/Glimt-Strum Graz, Celtic-Kairat Almaty dhe Fenerbahce-Benfica.

Continue Reading

Të kërkuara