Lajmet

Veliu bisedoi me homologun turk, diskutuan për bashkëpunim në fushën e sigurisë

Publikuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, zhvilloi sot një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Brendshme të Turqisë, Suleyman Soylu, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin mes dy vendeve sa i përket fushës së sigurisë.

Veliu u shpreh se u pajtuan që të takohen në një të ardhme të afërt për t’i intensifikuar bashkëpunimet mes të dy vendeve, me qëllim të forcimit të institucioneve ndër-shtetërore në sundimin e rendit dhe ligjit si dhe sigurisë në këtë pjesë të Ballkanit.

“Diskutuam për bashkëpunimin ndër-shtetëror mes dy vendeve sa i përket fushës së sigurisë dhe sigurimit të mbështetjes së Turqisë në avancimin e mekanizmave të sigurisë si dhe për lëvizjet migratore që po përdorin territorin e Republikës së Turqisë dhe përmes korridoreve tjera po arrijnë në Kosovë.U pajtuam që të takohemi në një të ardhme të afërt për t’i intensifikuar bashkëpunimet mes të dy vendeve, me qëllim të forcimit të institucioneve ndër-shtetërore në sundimin e rendit dhe ligjit si dhe sigurisë në këtë pjesë të Ballkanit”, shkroi mes tjerash Veliu në Facebook./UBTNews

Sot zhvillova një bisedë telefonike, me Ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Turqisë, z. Suleyman Soylu të…

Posted by Agim Veliu on Wednesday, October 14, 2020

Lajmet

​Gorçeviq: Mali i Zi ka mbështetur dhe vazhdon ta mbështesë Kosovën në KiE

Gorçeviq theksoi se kjo votë nuk flet për qëndrimin e Malit të Zi ndaj Kosovës.

Publikuar

nga

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha se Mali i Zi nuk ka votuar kundër Kosovës në Këshill të Evropës, por kjo votë ka qenë e një deputeteje që përfaqëson një subjekt politik.

“Nuk ka votuar Mali i Zi kundër Kosovës. Por një deputete që përfaqëson një subjekt politik, ka shprehur qëndrimin e subjektit politik. Vota e saj nuk përfaqëson qëndrimin zyrtar të Malit të Zi. Por vota si kjo është i rëndësishëm është intensifikimi. Votimi i Serbisë nuk ka qenë risi për neve, pa qëllim ata i kanë bërë nder Kosovës”, tha ai.

Ministrja për Çështje Evropiane, Maida Gorçeviq theksoi se kjo votë nuk flet për qëndrimin e Malit të Zi ndaj Kosovës. Ajo shtoi se do të përkrahet Kosova drejt KiE-së, në Këshillin Ministror i cili mbahet në muajin maj.

“Në këtë rast dua të përkujtoj se pavarësisht për drejtat e subjektit politik, por shumica e parlamenteve kanë nënshkruar marrëveshje koalicioni. Me këtë marrëveshje parashihet përkrahja e Kosovës. Dua të nënvizoj Mali i Zi në këshillin ministror, në maj, do të përkrahë Kosovën”, tha ajo.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Haradinaj: Kosova në NATO do të ishte nderimi më i madh për të rënët

Haradinaj tha se regjimi kriminal serb vrau pa mëshirë dhjetëra shqiptarë të paarmatosur, duke mos i kursyer fëmijët dhe pleqtë.

Publikuar

nga

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se liria do të jetë e plotë atëherë kur atdheu është i sigurt dhe se anëtarësimi i Kosovës në NATO do të ishte dhurata më e mirë.

Në kujtim të viktimave të datës 29 mars 1999 në Beleg e Irzniq të Deçanit dhe Poterq të Klinës, Haradinaj tha se regjimi kriminal serb vrau pa mëshirë dhjetëra shqiptarë të paarmatosur, duke mos i kursyer fëmijët dhe pleqtë.

Haradinaj ka shtuar se shumë breza sakrifikuan për liri e çlirim, për fitoren e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Po atë ditë, mora lajmin e hidhur për rënien e 14 bashkëluftëtarëve, në një përballje heroike me pushtuesin në Shishman të Bokës. Djem të zotë, luftëtarë të dalluar, një pjesë të të cilëve i njoha në frontet e luftës. Shumë breza sakrifikuan për liri e çlirim, për fitoren e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo liri e fituar me shumë dhembje e humbje, do të jetë e plotë atëherë kur Atdheu është i sigurt”, tha ai.

Kreu i AAK-së ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në NATO do të ishte dhurata më e mirë për brezin e sotëm.

“Kosova në rresht me ushtritë e tjera të NATO-s, prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është dhurata më e mirë për brezin e sotëm dhe ata qe vijnë. Është nderimi më i madh që mund të bëjmë për të rënët”, ka përfunduar ai.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Tahiri: Ditët në vijim do të iniciojmë kërkesën për shpërbërjen e Kuvendit

Sipas tij, afati i fundit për shpërndarjen e legjislaturës së tetë është fundi i muajit prill.

Publikuar

nga

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka paralajmëruar se ditët në vijim do të iniciojnë kërkesën për shpërbërjen e Kuvendit.

Sipas tij, afati i fundit për shpërndarjen e legjislaturës së tetë është fundi i muajit prill, kësisoj do të mundësohej që në muajin qershor të mbahen zgjedhjet e parakohshme.

Tahiri shtoi se kryetari i PDK-së shumë shpejtë do të nis diskutimet edhe me partitë opozitare që vendi të shkojë në zgjedhje sa më shpejtë. Këto komente Tahiri i bëri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Maqedonci pret në takim homologun e Italisë, i kërkon mbështetje për anëtarësim në BE dhe NATO

Maqedonci ka njoftuar se kanë diskutuar rreth situatës së sigurisë në vend si dhe format se si mund të zgjerojnë bashkëpunimin në fushën e shkollimit.

Publikuar

nga

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur në takim ministrin e Mbrojtjes së Italisë, Guido Crosetto. Maqedonci ka njoftuar se kanë diskutuar rreth situatës së sigurisë në vend si dhe format se si mund të zgjerojnë bashkëpunimin në fushën e shkollimit si dhe trajnimit të ushtarakëve, e po ashtu në fushën e industrisë së mbrojtjes.

“Ministrin e falënderova për mbështetjen që Italia i ka ofruar Kosovës, veçanërisht në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes duke qenë shteti me pjesëmarrjen më të madhe të trupave në kuadër të misionit të KFOR-it. Ndërsa po ashtu e njoftova rreth mbështetjes që jemi duke i ofruar Ukrainës përmes ofrimit të trajnimeve dhe dhurimit të automjeteve taktive e municioneve që pritet të dërgohen së shpejti”, ka njoftuar Maqedonci në rrjetin social Facebook.

Maqedonci tha se ka kërkuar mbështetjen e Italisë në proceset për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe në NATO, për të cilën tha se ka pranuar konfirmin nga ministri Crosetto për mbështetje të pakursyer të Italisë.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara