Kulturë

Vdiq italianja të cilës burri i dedikoi serenadë nga oborri i spitalit, një histori e veçantë dashurie që bëri bujë

Published

on

Fotografia e 81-vjeçarit, Stefano Bozzini, i cili po luante fizarmonikën në një rrugë italiane poshtë dritares së dhomës së spitalit të gruas së tij, rrëmbeu zemrat e njerëzve.

Gruaja e tij, Carla Sacchi u lirua nga spitali ditë më parë, por raportohet se ajo ka vdekur në shtëpinë e saj.

Ndonëse ajo nuk ishte e infektuar me COVID-19, rregullat e spitalit nuk e lejonin bashkëshortin e saj ta vizitonte. Kështu që nga malli për të, ai i dedikoi një serenadë dashurie.

Stefano dhe Carla, që jetuan në Castel San Giovanni, në regjionin Emilia-Romagna, ishin të martuar për 47 vite.

Ai i dërgoi asaj një puthje teksa po e shikonte duke performuar nga dritarja e spitalit. Djali i tij, Maurizio tha se Stefano kërkoi leje nga spitali për të performuar./UBTNews

Continue Reading

Magazinë

Arrestohet aktori i serialit i “Breaking Bad”

Published

on

Aktori dhe ylli i serialit “Breaking Bad”, Raymond Cruz, u arrestua në Los Angeles për sulm fizik të lehtë pasi dyshohet se spërkati një grua dhe vajzën e saj me tub uji.

Aktori 60-vjeçar, i njohur për rolet në “Breaking Bad” dhe “Better Call Saul”, thuhet se u përfshi në një sherr jashtë shtëpisë në Silverlake, Los Angeles. Sipas një burimi pranë tij, incidenti filloi ndërsa Cruz po lante makinën herët në mëngjes të hënën.

Një person kontaktoi policinë duke pretenduar se Cruz e kishte spërkatur vajzën e tyre me ujë. Përfaqësuesi i Cruz-it i ka mohuar që atëherë pretendimet. Megjithatë, një burim pranë situatës i tha The Mirror se Cruz u kërkoi grave që ishin parkuar pas tij të lëviznin automjetet e tyre kur ato u shfaqën para shtëpisë.

Ata telefonuan policinë duke pretenduar se Cruz e kishte kthyer tubin kundër, dhe ankuesi këmbënguli se ishte e qëllimshme, pavarësisht se ai po e lante makinën. Mercedes-Benz thyen të gjitha barrierat ndaj mobilitetit, EQS përshkon 1205 kilometra pa u rimbushur

Cruz u dërgua në një stacion policie në Los Angeles, ku u mor në pyetje nën dyshimin për sulm fizik.

Gratë dyshohet se refuzuan ta lëviznin automjetin dhe vendosën ta xhironin atë.

Burimi pohon se aktori u kërkoi atyre të ndalonin filmimin, por ato nuk e bënë.

Prokurori i qytetit ka të ngjarë ta shqyrtojë çështjen për të përcaktuar nëse do të ngrihen akuza penale. /Telegrafi/

Continue Reading

Magazinë

Dasma e Selena Gomez, zbulohet lista e të ftuarve

Published

on

Duket se dasma e Selena Gomez është më pranë se kurrë! Këngëtarja dhe aktorja 33-vjeçe, aktualisht e angazhuar në promovimin e sezonit të ri të “Only Murders in the Building”, po përgatitet edhe për një nga ngjarjet më të rëndësishme të jetës së saj: martesën me producentin muzikor, Benny Blanco.

Të hënën në mëngjes, Selena u pa në dy dalje të ndryshme publike në New York City, ku shkëlqeu me stilin e saj dhe buzëqeshjen karakteristike. Por ajo që tërhoqi vëmendje të madhe nuk ishte vetëm prania e saj, por një zbulim i papritur që bëri xhiron e rrjetit.

Gjatë një episodi të podcastit të Paris dhe Nicky Hilton, dyshja nisi të fliste për evente të ardhshme, kur papritur Nicky përmendi dasmën e Selenës. Paris, disi e zënë ngushtë, e pranoi: “Po, [jam e ftuar]… por nuk doja ta thoja këtë.”

Nicky vazhdoi me humor: “E di vetëm sepse e pashë në kalendarin tënd nga asistentja jote. S’ka gjë! Ajo është një vajzë shumë e fshehtë.”

Ky moment i pakujdesshëm i konfirmoi indirekt angazhimin e Selenës dhe përforcoi thashethemet që qarkullojnë prej muajsh.

Fansat tani janë në pritje të një konfirmimi zyrtar dhe sigurisht, të një dasme magjike që pritet të jetë një nga më të komentuara të vitit.

Continue Reading

Magazinë

Eminem i kërkoi ndjesë publike të ëmës për këngën e dikurshme fyese – nuk e interpreton më

Published

on

Eminem, ka pasur një marrëdhënie të ndërlikuar dhe shpesh të trazuar me nënën e tij, Debbie Nelson. Një nga momentet më të debatueshme në karrierë ishte publikimi i “Cleanin’ Out My Closet” më 2002, pjesë e albumit “The Eminem Show”.

Në këtë këngë, e cila u kthye në hit, e sulmoi ashpër nënën duke përdorur fjalë fyese dhe akuza të rënda, mes tyre edhe pretendime për përdorim të medikamenteve dhe sjellje abuzive. Kënga pati sukses mes fansave, por në të njëjtën kohë thelloi konfliktin mes tij dhe të ëmës.

Debbie e paditi djalin për shpifje dhe fyerje në vitin 1999, duke kërkuar 10 milionë dollarë, por çështja u zgjidh në 2001 për 25 mijë dollarë.

Me kalimin e viteve, Eminem ndryshoi qasje. Më 2013, publikoi “Headlights”, pjesë e The Marshall Mathers LP 2, ku i kërkoi ndjesë nënës për tekstet fyese. Ai pranoi se në kohën kur shkroi “Cleanin’ Out My Closet” ishte i zemëruar dhe i lënduar, por se e kishte tepruar.

Videoklipi i “Headlights” e tregoi këtë pajtim nga këndvështrimi i nënës, duke përfunduar me skenë prekëse ku e përqafon të birin. Pas kësaj periudhe, Eminem ndaloi së performuari “Cleanin’ Out My Closet” dhe madje ka thënë se ndien siklet sa herë që e dëgjon në radio.

Në dhjetor 2024, Nelson ndërroi jetë në moshën 69-vjeçare, pas problemeve me kancer të mushkërive.

Në retrospektivë, historia mes Eminem dhe nënës së tij përfaqëson një udhëtim nga dhimbja dhe zemërimi i hershëm drejt pajtimit dhe faljes, ku arti i tij shërbeu si pasqyrë e plagëve, por edhe e shërimit.

Përgatiti: A.Z. /UBT News/

Continue Reading

Magazinë

‘Mallkimi i Drake’ godet edhe Jannik Sinner: 300 mijë dollarë të humbura

Published

on

“Mallkimi i Drake” ka rënë sërish mbi botën e sportit, këtë herë me ‘viktimë’ Jannik Sinner. Tenisti italian, i cili synonte triumfin në US Open 2025, nuk ia doli të shpallej kampion, duke “djegur” edhe bastin gjigant të reperit kanadez.

Drake kishte vënë 300 mijë dollarë mbi fitoren e Sinner, por basti u kthye në një tjetër humbje të bujshme. Fansat e italianit ishin frikësuar që në momentin kur u bë publik lajmi, pasi historia ka treguar që artisti mbështet financiarisht një sportist, gjërat nuk shkojnë mirë.

Precedenti më i afërt ishte pikërisht një vit më parë, kur në finalen e US Open 2024 mes Sinner dhe Taylor Fritz, Drake kishte vendosur bast mbi tenistin amerikan. Atëherë ndodhi e kundërta: Sinner fitoi bindshëm dhe reperi humbi shifrën e majme të bastit.

Lista e humbjeve të Drake në botën e sportit është e gjatë. Ai ka humbur 355 mijë dollarë duke besuar se Mike Tyson do të mposhtte Jake Paul, ndërsa një tjetër parashikim i gabuar ndodhi më 2022, kur kombinoi fitore të Arsenalit dhe Barcelonës.

Në fund, triumfi i Real Madridit 3-1 i shkatërroi biletën e bastit. Kështu, “mallkimi i Drake” vazhdon të bëjë jehonë në botën e sportit, me Sinner-in si ‘viktimën’ më të fundit të tij.

Continue Reading

Të kërkuara