Lajmet

Vdiq ish-presidenti i Filipineve

Published

on

Ka vdekur në moshën 61-vjeçare, ish-presidenti i Filipineve, Benigno Aquino III. Ai ishte shtrirë në spitalin e qytetit Quezon, raporton media shtetërore.

I njohur si “Noynoy”, Aquino ka qenë presidenti i 15-të i vendit. Ai ka shërbyer nga viti 2010 deri në vitin 2016, pas vdekjes së nënës së tij, ish-presidentes dhe ikonës së demokracisë, Corazon Aquino.

Një ekonomist i shquar, u mor me biznesin e tij familjar të sheqerit para se të niste karrierën e tij politike në vitin 1998. Ai shërbeu tre mandate si kongresmen në Dhomën e Përfaqësuesve përpara se të bëhej senator në vitin 2007.

Ai ishte djali i vetëm i ikonave të demokracisë popullore, senatorit Benigno “Ninoy” Aquino dhe ish- presidentes Corazon./UBTNews

Lajmet

“Është bllokuar buxheti”, Drejtoria për Sport në Prishtinë lëshon njoftim të rëndësishëm për sportistët dhe klubet sportive

Published

on

By

Drejtoria e Sportit e Komunës së Prishtinës ka njoftuar se sportistët dhe klubet sportive të kryeqytetit që kanë aplikuar për subvencionimin e tyre nuk do të mund të përfitojnë për shkak të, sië thuhet në njoftim “të bllokimit të buxhetit të Komunës së Prishtinës nga niveli qëndro”.

Ky është njoftimi i plotë i lëshuar nga Drejtoria për Sport në Komunën e Prishtinës:

Të nderuar sportistë, trajnerë, klube dhe qytetarë të Prishtinës,

Drejtoria e Sportit e Komunës së Prishtinës ju njofton se ka përfunduar me kohë dhe në mënyrë të rregullt të gjitha procedurat ligjore dhe administrative për hapjen e thirrjes publike për subvencionimin e sportistëve dhe klubeve sportive të kryeqytetit, një proces ky që e kemi ndjekur çdo vit me seriozitet të lartë institucional.

Përkundër angazhimit dhe përgatitjes sonë të plotë, fatkeqësisht këtë vit jemi të pamundur të procedojmë me përkrahjen financiare për sportistët tanë, për shkak të bllokimit të buxhetit të Komunës së Prishtinës nga niveli qendror. Kjo situatë ka ndikuar drejtpërdrejt në pamundësinë për të ofruar mbështetjen financiare për sportistët që përfaqësojnë me dinjitet dhe krenari kryeqytetin tonë, brenda dhe jashtë vendit.

Sportistët tanë nuk meritojnë të jenë viktima të kalkulimeve politike, të cilat në vend që të forcojnë institucionet lokale dhe të mbështesin talentin vendor, po u pamundësojnë atyre ushtrimin e një të drejte themelore – përkrahjen institucionale që u takon me meritë.

Ne, si Drejtori e Sportit, shprehim keqardhje dhe ju sigurojmë se mbetemi të përkushtuar që, përkundër sfidave, të vazhdojmë angazhimin e pandërprerë në mbrojtje të të drejtave të komunitetit sportiv të kryeqytetit dhe në mbështetje të zhvillimit të mëtejshëm të sportit, si një prej shtyllave themelore të jetës sonë shoqërore dhe kulturore.

Shpresojmë fuqishëm që kjo situatë do të gjejë zgjidhje sa më parë dhe që do të na mundësohet rikthimi në funksionimin e rregullt institucional, për të vazhduar mbështetjen meritore për të gjithë ju që po e nderoni emrin e Prishtinës me përkushtim, sukses dhe profesionalizëm.

Continue Reading

Lajmet

Vasfije Krasniqi në Vogue, bashkë me të mbijetuarat e dhunës seksuale nga e gjithë bota

Published

on

By

Vasfije Krasniqi-Goodman, ajo që njihet si zëri i të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, është përfshirë në projektin e aktivistes Jadwiga Bronte, në revistën prestigjioze Vogue.

Të flasim për dhunimin” është projekti që ka përfshirë fotografitë e qindra grave, nga vende të ndryshme të botës, të dhunuara seksualisht.

Vasfije Krasniqi është ndër të parat gra në Kosovë që ka rrëfyer publikisht se ishte dhunuar seksualisht nga forcat serbe në vitin 1999.

Ajo është zëri i të mbijetuarve duke kërkuar drejtësi.

Vasfije Krasniqi është nderuar edhe çmimin “Qytetar i Merituar i Republikës së Kosovës”.

Numri i personave të përdhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë nuk dihet, por raportet flasin për rreth 20 mijë.

Deri më tani, nga gjykatat vendore është dënuar vetëm Zoran Vukotiq për dhunim seksual gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Continue Reading

Aktualitet

Netanyahu nominon Trumpin për Nobel

Published

on

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i ka thënë presidentit amerikan, Donald Trump, se do ta nominojë për çmimin Nobel për Paqe.

Dy liderët u takuan për herë të parë të hënën në mbrëmje, sipas kohës në SHBA, për herë të parë që kur u mbyll lufta me Iranin.

Trumpi pritej t’i bënte presion Netanyahut për një armëpushim në Gazë. Në fillim të takimit, Netanyahu ia dha një letër Trumpit, për të cilën ai ka thënë se ia ka dërguar komitetit për çmimin Nobel për Paqe, duke lavdëruar përpjekjet e Trumpit për t’iu dhënë fund luftimeve në Lindjen e Mesme.

“Dua të shpreh vlerësimin dhe admirimin jo vetëm të të gjithë izraelitëve, por të popullit hebre”, ka thënë Netanyahu para se ta prezantonte letrën. “Ju e meritoni këtë”, ka shtuar ai.

Vetë Trumpi në disa raste ka thënë se e ka merituar çmimin Nobel për paqe, pasi siç ka thënë, ka ndalur disa luftëra. Këtu në raste të ndryshme ka përmendur edhe çështjen Kosovë-Serbi.

Continue Reading

Lajmet

Mijëra pjesëmarrës nisin Marshin e Paqes në kujtim të viktimave të Srebrenicës

Published

on

By

Në Bosnje e Hercegovinë nisi të martën Marshi i përvitshëm i Paqes, në kujtim të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë.

Gjatë tri ditëve të ardhshme, mijëra pjesëmarrës do të përshkojnë rrugën që mijëra qytetarë të Srebrenicës kaluan në verën e vitit 1995, në përpjekje për të shpëtuar nga forcat serbe.

Pas një rrugëtimi prej rreth 110 kilometrash, që nisi nga fshati Nezuk, pranë Tuzllës, ata do të arrijnë në Qendrën Përkujtimore Potoçari, ku më 11 korrik shënohet 30-vjetori i masakrës.

Atë ditë, atje do të varrosen mbetjet e shtatë viktimave të masakrës që u gjetën gjatë vitit të kaluar.

Më 11 korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës hynë në Srebrenicë, në zonën që ishte shpallur e sigurt nga Kombet e Bashkuara.

Në ditët që pasuan, ato vranë mbi 8.000 burra dhe djem boshnjakë, ndërsa trupat e tyre i hodhën në gropa në pyjet përreth.

Krimi u njoh nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës si gjenocid.

Në tri dekadat e fundit, më shumë se 50 persona u dënuan me rreth 780 vjet burg për gjenocid dhe krime të tjera në Srebrenicë.

Në mesin e të dënuarve me burgim të përjetshëm janë presidenti i kohës së luftës i Republikës Sërpska dhe komandanti i ushtrisë së atij entiteti, Radovan Karaxhiq dhe Ratko Mlladiq.

Marshi i Paqes mbahet që nga viti 2005 dhe çdo vit numri i pjesëmarrësve rritet.

Qëllimi i kësaj ngjarjeje është të ruajë gjallë kujtimin për viktimat e gjenocidit në Srebrenicë./REL

Continue Reading

Të kërkuara