Në konferencën për media me kryeministrin Edi Rama, Kallas ka thënë se BE-ja është e angazhuar që ta forcojë sigurinë në fusha të reja në Shqipëri.
“BE-ja është plotësisht e angazhuar sa i përket Shqipërisë dhe bashkëpunimi ynë sjell të mira për të dyja palët. Një nga angazhimet e para që kam pasur ka qenë nënshkrimi për sigurinë dhe mbrojtjen. Ky është një hap i rëndësishëm. Ne duam ta forcojmë sigurinë në fusha të reja”, ka thënë ajo.
Gjatë takimit me Ramën, palët kanë nënshkruar marrëveshjen për financimin e hekurudhës Durrës – Rrogozhinë.
Teksa, në adresimin për shtyp, Rama nuk i ka lënë pas batutat.
“Shumë faleminderit dhe njëherë për vizitën tënde. Është një vizitë pak të çuditshëm për ne midis diellit dhe të ftohtit. Ne kishim diellin dhe ti solle të ftohtin nga Brukseli, por të jesh e bindur që herës tjetër do të kesh vetëm, diell”, ka thënë ai, që mori përgjigje mohuese nga Kallas, e cila tha se “Brukseli nuk kishte të ftohtë, kështu që mund të ketë ardhur nga Veriu”.