Magazinë

Vdes kreatori i njohur italian Giorgio Armani

Published

on

Giorgio Armani, disenjatori legjendar italian dhe themeluesi i një prej shtëpive më të mëdha të modës në botë, ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare, ka raportuar BBC.

I njohur si simbol i stilit dhe elegancës italiane, Armani revolucionarizoi mënyrën se si shihen kostumet për burra dhe gra.

Mediat ndërkombëtare e përshkruajnë si “model i përsosur i stilit modern italian”, duke theksuar se dizajnet e tij e bënë modën më të thjeshtë, por edhe më të sofistikuar.

Armani nisi si një kompani mode, por më vonë e shtriu ndikimin edhe në fusha të tjera si muzika, sporti dhe hotelet luksoze.

Përveç talentit artistik, ai u vlerësua edhe si biznesmen vizionar, kompania e tij ka sjellë të ardhura mbi 2.34 miliardë euro në vit.

“Armani ishte më shumë sesa një emër mode, ai ishte një ikonë kulturore që e bëri Italinë sinonim të elegancës moderne”, shkruan BBC.

Magazinë

Jennifer Lopez këndoi në dasmën e një miliarderi indian, pagesa që mori është “e çmendur”

Published

on

Këngëtarja amerikane Jennifer Lopez performoi në dasmën e një miliarderi në Indi fundjavën e kaluar, për të cilën ajo u pagua dy milionë dollarë.

Lopez performoi hitet e saj më të mëdha, të tilla si “Waiting for Tonight” dhe “Get Right”, dhe ndërroi disa kostume provokuese gjatë performancës.

Përveç këndimit të disa prej këngëve të saj më të famshme, Jennifer mbajti edhe një fjalim në skenë dhe ngriti dolli për të sapomartuarit Netri Manteni dhe Vamsi Gadiraju.

“Familjet tuaja qofshin të bashkuara në këtë ditë të bukur dhe Zoti na bekoftë të gjithëve”, tha ajo.

Netra është trashëgimtarja e Rama Raju Manetena , kryetarit dhe drejtorit ekzekutiv të Ingenus Pharmaceuticals.

Burri i saj, Vamsi, është një sipërmarrës teknologjik, bashkëthemelues dhe drejtor teknologjik i platformës Superorder. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Këngët që bënë bujë këtë vit, Apple Music ka fjalën!

Published

on

Ndërsa po i afrohemi fundit të nëntorit dhe Krishtlindjeve, Apple Music ka publikuar listat e saj me më të mirat e vitit 2025 në muzikë, duke zgjedhur edhe artistin më të mirë të vitit.

Listat përfshijnë kategori si: Pop Hits, Today’s Hits, Superbloom, R&B Now, ALT CTRL, Viral Hits, Rap Life dhe Alpha, të gjitha të disponueshme në skedën “E Re” në Apple Music. Disa nga këngët që spikasin në secilën kategori janë:

Pop Hits: “Abracadabra” – Lady Gaga

Today’s Hits: “YUKON” – Justin Bieber

Superbloom: “Man I Need” – Olivia Dean

R&B Now: “Safe (feat. Kehlani)” – Cardi B

ALT CTRL: “One Thing” – Lola Young

Viral Hits: “NOKIA” – Drake

Rap Life: “KICK OUT” – Travis Scott

Alpha: “La perla” – Rosalia

Artisti i Vitit në Apple Music është Tyler, The Creator. Gjatë vitit 2025, ai zhvilloi turneun për albumin “CHROMAKOPIA”, i cili u prit shumë mirë nga publiku dhe regjistroi rekord transmetimesh në ditën dhe javën e parë. Gjithashtu, ndërmjet turneut, ai publikoi albumin “DON’T TAP THE GLASS”, i cili arriti vendin e parë në listat globale të platformës në më shumë se 55 vende që në ditën e publikimit.

Çmimi “Artisti i Vitit” nga Apple Music jepet çdo vit, përfshin pllakë silikoni të personalizuar të kombinuar me një fletë qelqi të lëmuar dhe një trup alumini të anodizuar. Në vitin 2024, fituese ishte Billie Eilish, ndërsa në 2023 çmimi shkoi për Taylor Swift. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Hollywood-i në zi, ylli latin qëllohet për vdekje në LA

Published

on

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin latin dhe botën e rrjeteve sociale, pasi këngëtarja dhe influencuesja 22-vjeçare Maria De La Rosa, e njohur me emrin artistik DELAROSA, u qëllua për vdekje në Los Angeles.

Dy persona të tjerë që ndodheshin me të mbetën rëndë të plagosur.

Sipas policisë së Los Angeles (LAPD), sulmi ndodhi në Northridge, në Luginën e San Fernando, rreth orës 01:30 të mëngjesit të së shtunës.

Të shtënat u dëgjuan në Rrugën Bryant, një zonë e qetë ku tre persona po qëndronin brenda një automjeti të parkuar.

Dëshmitarët raportuan se dy meshkuj të dyshuar iu afruan automjetit dhe hapën zjarr nga afër ndaj pasagjerëve. Policia dyshon se ngjarja mund të ketë lidhje me aktivitetet e bandave kriminale, megjithëse hetimet janë ende në fazat fillestare.

DELAROSA u transportua me urgjencë në spital nga një person privat, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve. Dy personat e tjerë mbeten në spital në gjendje të rëndë, por stabile.

LAPD vazhdon hetimet për identifikimin e autorëve dhe motivin e sulmit, ndërsa familjarët, fansat dhe komuniteti artistik kanë shpërthyer në reagime të dhimbshme në rrjetet sociale, duke kërkuar drejtësi për 22-vjeçaren. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Magazinë

Gati për Eurovision? Biletat në shitje nga janari, ja sa do të kushtojnë

Published

on

Transmetuesi austriak ORF ka njoftuar se shitja e biletave për Eurovision 2026 do të nisë më 13 janar, vetëm një ditë pas shortit që do të përcaktojë renditjen e vendeve në gjysmëfinale.

Ngjarja do të zhvillohet në Stadthalle të Vjenës, ku do të jenë në dispozicion rreth 90,000 bileta.

Fansat do të mund të rezervojnë vende për gjysmëfinalet e datave 12 dhe 14 maj, si dhe për finalen e madhe që do të mbahet më 16 maj.

Kushdo që regjistrohet online deri më 18 dhjetor do të ketë të drejtën të aplikojë për blerjen e biletave.

Çmimet variojnë nga 15 deri në 360 euro, ku biletat më të shtrenjta ofrojnë qasje në zonën pranë skenës gjatë natës së finales.

Austria siguroi të drejtën për të organizuar Eurovision 2026 pasi JJ fitoi edicionin e këtij viti, i cili u mbajt në Bazel të Zvicrës.

Konkursi i Këngës në Eurovision ka ndryshuar disa prej rregullave të votimit dhe promovimit pas polemikave që u shfaqën rreth rezultateve të Izraelit këtë vit.

Ata do të mund të hedhin deri 10 vota, në vend të 20, votat e jurisë do të rikthehen në llogaritje edhe në gjysmëfinale. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara