Kulturë

Vdes kompozitori i njohur Stephen J. Lawrence

Lawrence ka punuar në “Sesame Street” për më shumë se 30 vjet.

Published

on

 Kompozitori fitues i çmimit ”Emmy”, Stephen J. Lawrence, puna e të cilit në “Sesame Street” zgjati dekada, ka vdekur në moshën 82-vjeçare, konfirmoi organizata jofitimprurëse që qëndron pas serialit për fëmijë.

”Muzikanti shkroi mbi 300 këngë dhe partitura me “Sesame Street”, deklaroi organizata Sesame Workshop.

“Faleminderit që sollët buzëqeshje”, shkroi organizata në një homazhe në Twitter.

Lawrence ka punuar në “Sesame Street” për më shumë se 30 vjet.

Ai ka fituar tre çmime ”Emmy” për kontributin e tij në “Sesame Street”, secili për performancën e jashtëzakonshme në regji dhe kompozim muzikor.

Ai mori nderime në 1990, 2002 dhe 2003.

Lawrence ka qenë kompozitor i shumë filmave gjatë karrierës së tij, duke përfshirë dramën e vitit 1976 “Dragonfly”, filmin kriminal të vitit 1976 “Alice Sweet Alice” dhe thrillerin e 1978 “Mirrors”.

Continue Reading

Kulturë

Posta e Kosovës nderon arkitektin Bashkim Fehmiu me pullë të re postare

Published

on

Posta e Kosovës, përmes sektorit të saj të Filatelisë, ka lëshuar sot në qarkullim një pullë të re postare kushtuar arkitektit të shquar Bashkim Fehmiu (1930–2008).

Në historinë e Prishtinës moderne, emri i Bashkim Fehmiut mbetet gur themeli jo vetëm në arkitekturë, por edhe në vetë shpirtin e qytetit.

Ai nuk ishte thjesht një arkitekt që vizatonte ndërtesa dhe lagje; ai ishte një vizionar që mendonte përtej betonit, duke krijuar hapësira ku njerëzit mund të jetonin, mësonin dhe ëndërronin.

Kontributet e tij lënë gjurmë të pashlyeshme, që nga lagjet e mëdha të banimit e deri te kampusi i Universitetit të Prishtinës dhe ndërtimet ikonike si hoteli “Grand”. Falë projekteve të tij, kryeqyteti i Kosovës filloi të merrte formën urbane që e karakterizon sot.

Fehmiu themeloi Entin e Urbanizmit të Prishtinës dhe udhëhoqi zhvillime urbane dhe arkitekturore të rëndësishme në kryeqytet. Ai drejtoi Katedrën për Urbanizim dhe Planifikim Hapësinor deri në pensionimin e tij në vitin 1991.

Si pionier i arkitekturës moderne në Kosovë, Fehmiu e bëri arkitekturën pjesë të jetës së përditshme, duke u siguruar që çdo ndërtim të kishte jo vetëm funksion, por edhe shpirt. Punimet karakterizohen nga harmonia mes modernitetit dhe nevojave të njeriut, duke kthyer arkitekturën në një gjuhë të përbashkët për qytetarët e Prishtinës.

Librat e Bashkim Fehmiut janë dhuruar Fakultetit të Arkitekturës, ku është hapur një bibliotekë dhe ekspozitë që mban emrin e tij.

Me këtë emision filatelik, Posta e Kosovës vazhdon të promovojë vlerat kulturore dhe historike të vendit, duke ftuar koleksionistët, institucionet, bizneset dhe qytetarët të pasurojnë koleksionet e tyre me këtë nder të veçantë për figurën e arkitektit Bashkim Fehmiu. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kulturë

‘Espressiva Impresione’ ndez Amfiteatrin e ri në Kosova KamerFest 2025

Published

on

Në kuadër të edicionit të 24-të të Kosova KamerFest 2025, mbrëmë në Amfiteatrin e ri të Bibliotekës Universitare në Prishtinë u zhvillua koncerti i shtatë me titull ‘Espressiva Impresione’, një mbrëmje e mbushur me emocione dhe virtuozitet të lartë interpretues.

Në skenë u ngjit trioja e përbërë nga Leonard Simaku (violinë), Alexander Zyumbrovskiy (violonçel) dhe Veronika Koprivica (piano), e cila ofroi një interpretim të përkryer dhe bashkëpunim të shkëlqyer.

Programi përfshiu vepra të ndërlikuara të repertorit klasik, duke krijuar një udhëtim emocional për publikun. Koncerti nisi me ‘Piano Trio No.1 në d minor, Op.49’ të Felix Mendelssohn, ku lëvizjet Molto allegro agitato, Andante con moto tranquillo, Scherzo dhe Allegro assai appassionato u interpretuan me energji, ndjeshmëri dhe dinamizëm, duke nxjerrë në pah gjallërinë e romantizmit të hershëm.

Kulmi i mbrëmjes u arrit me premierën e veprës shqiptare ‘Moj e bukura More’, kompozuar nga Thomas Simaku posaçërisht për këtë trio.

Pjesa, e frymëzuar nga kënga tradicionale arbëreshe e vitit 1400, u prit me duartrokitje të zjarrta dhe solli një përzierje të autentikës shqiptare me elemente moderne.

Koncerti përfundoi me interpretimin e ‘Piano Trio në G major’ të Claude Debussy, ku tingujt impresionistë u sollën me delikatesë dhe ndjeshmëri, duke lënë një atmosferë të ngrohtë reflektimi dhe entuziazmi tek publiku.

Përndryshe, Kosova KamerFest 2025 përmbyllet sot me koncertin ‘Schostakovich Anniversary’. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Kulturë

“Oda Dibrane” – Festivali që bashkoi shqiptarët përmes trashëgimisë kulturore

Published

on

Festivali folklorik mbarëkombëtar “Oda Dibrane” zhvilloi edicionin e tij të 31-të më 10 dhe 11 tetor, duke e përforcuar pozicionin si një nga ngjarjet më jetëgjata dhe më të rëndësishme kulturore shqiptare, pas atij të Gjirokastrës.

Këtë vit, festivali u mbajt në qytetet e Dibrës së Madhe (Maqedonia e Veriut) dhe në Peshkopi, ku u bashkuan artistë nga të gjitha trevat shqiptare.

Për dy ditë, rrugët dhe sheshet e qyteteve u kthyen në skena të gjalla me këngë, valle dhe parada kostumesh tradicionale, duke sjellë larminë dhe bukurinë e trashëgimisë folklorike shqiptare.

Atmosfera u shoqërua nga entuziazmi i qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve të huaj, që ndoqën me interes aktivitetet e shumta, përfshirë “Festën e të vjelave”, ku u promovuan prodhimet bujqësore të zonës.

Në këtë edicion morën pjesë 11 grupe, ansamble dhe shoqëri kulturore nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Greqia. Ndër më të spikaturit ishin Ansambli “Kastriotët” nga Ferizaj, i cili u shpall fitues i festivalit, dhe ansambli “Duflla” nga Shkupi, që u nderua me çmimin “Hazis Ndreu”.

Artistë tjerë të vlerësuar për kontributin e tyre ishin edhe Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve nga Shkupi, grupi i këngëtarëve “Teuta”, orkestra e SHKA “Xheladin Zeqiri” nga Tetova, dhe Shoqata Kulturore Artistike “Avjerinos” nga Janina – të gjithë të dekoruar me medaljen e “Mirënjohjes”.

Pjesë e festivalit ishin Qendrat Kulturore të Peshkopisë, Bulqizës dhe Vlorës, ansambli “Brez pas brezi, Sazet e Përmetit dhe shumë të tjerë, që sollën në skenë një mozaik të kulturës shpirtërore shqiptare.

“Oda Dibrane” konfirmon edhe një herë rolin e saj si urë lidhëse ndërmjet shqiptarëve të të gjitha trojeve dhe një platformë e fuqishme për promovimin e identitetit kulturor kombëtar. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kulturë

Fillon edicioni i 24-të i Festivalit ReMusica me temën “Contrasts”

Published

on

Edicioni i 24-të i Festivalit ReMusica do të mbahet nga 27 deri më 31 tetor. Organizatorët kanë njoftuar se këtë vit është tema “Contrasts”, duke eksploruar ndërthurjen mes traditës dhe modernitetit në muzikë.

Programi i sivjetshëm do të nxjerrë në pah kontrastet stilistike dhe bashkëjetesën e natyrshme të këtyre dy botëve muzikore.

Gjatë pesë ditëve të festivalit, ReMusica do të sjellë 18 koncerte me mbi 160 pjesëmarrës, duke bashkuar artistë nga Kosova dhe Evropa.

Përmes këtij dialogu muzikor, festivali synon të reflektojë mbi marrëdhënien mes traditës dhe risisë, rolin e festivaleve në jetën e qytetit dhe rëndësinë e mbështetjes së artistëve në zhvillim.

Në skenë do të ngjiten emra të njohur si violinisti Tedi Papavrami dhe pianistja Maki Okada, dueti francez Leleu Brothers, trumpetisti Romain Leleu dhe tubisti Thomas Leleu, ReVocal Ensemble nën drejtimin e Rafet Rudit, Nieuw Amsterdams Klarinet Kwartet nga Holanda, Kori dhe Orkestra e Filharmonisë së Kosovës, ansambli Zefiro Torna dhe shumë të tjerë.

Ansambli Zefiro Torna do të jetë i pranishëm si artist rezident, me Alon Sariel, Jurgen de Bruyn, Christos Barbas e Elly Aerden, Agona Shporta vjen me bashkëpunim të veçantë.

Programi përfshin koncerte të xhepit, ku publiku ka mundësi të zbulojë artistë unikë, si dhe koncerte tematike e autorë në fokus.

Një pjesë e rëndësishme e festivalit është edhe ReMusica Junior, që rikthehet me program për fëmijë. Ai do të përfshijë koncerte, punëtori dhe aktivitete interaktive, të krijuara për të nxitur kuriozitetin dhe kreativitetin e të vegjëlve.

Ndërkohë, Platforma ReNew do të vazhdojë misionin e saj për mbështetjen e artistëve në zhvillim.

“Gjatë periudhës 27–31 tetor, ReMusica do të ofrojë jo vetëm programe artistike, por edhe hapësira për rrjetëzim dhe bashkëpunim ndërkombëtar,” thuhet në njoftimin e organizatorëve. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara