Kronikë e zezë

Vdekje e dyshimtë në Dragash, policia jep detaje

Dyshohet se ndaj një 67-vjeçareje u ushtrua dhunë në familje.

Published

on

Policia sot ka dhënë detaje lidhur me rastin e vdekjes së një gruaje në fshatin Kuk të Dragashit. Deri tani nuk ka të arrestuar apo dyshuar lidhur me rastin.

“Me 26.12.2022, ora 05:00 policia ka marr informatën se në fshatin Kuk,, KK Dragash ka ndërruar jetë një grua e moshës 67 vjeçare (S.D). Trupi pa jetë është gjet në shtëpinë e saj në fshatin Kuk. Pasi që e njëjta më herët e ka pas të raportuar një rast dhunë në familje dhe bazua dhe në ankesën e një qytetari, nga policët hetues nga Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor Dragash, në konsultim me prokurorin dhe më pas me urdhër të prokurorit kujdestar është vendos që viktima të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim nga mjekët specialistë për të konstatuar shkakun e vdekjes. Ne ora 12:30, mjeku kujdestar i QMF Brodosan, pas kontrollit dhe ekzamenit fillestar në vendin e ngjarjes ka vërejtur se ne trupin e se ndjerës ka dyshime se ka shenja të dhunës. Me qëllim që të sqarimit të shkaktarit të vdekjes nga policia është hap rast “ Vdekje e dyshimtë””, ka bërë të ditur Policia.

Bazuar në të dhënat e Policisë, për këtë viktimë ka qenë i hapur vetëm një rast i dhunës në familje”, më 08.11.2022 dhe ky rast është proceduar në prokurori, derisa raste të tjera nuk ka pasur. Policia ka potencuar se për rastin në fjalë s’ka pasur urdhër mbrojtës.

“Ashtu siç pohohet në kallëzimin penal të këtij rasti, dhuna e shkaktuar ndaj viktimës në atë kohe ka qene në forme të dhunës psikike apo moskujdesit të duhur ndaj personit me nevoja te veçanta. Për këtë rast nuk ka pasur urdhër mbrojtës, sipas familjareve viktima ka pasur problem te shumta shëndetësore (nuk ka qene në gjendje të kujdeset për vete, nuk ka mundur të lëvizë as për nevoja bazike dhe fiziologjike). E ndjera nuk ka pasur familje te ngushte, nuk ka pasur fëmijë, ka qene e martuar për 15 vite por pas vdekjes se bashkëshortit është kthyer në familjen e vëllait për te jetuar. Pas vdekjes se vëllait për të janë kujdesuar kunata ( gruaja e vëllait) dhe nipi. Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren e ka marr rastin për hetim të mëtejmë, të cilat kanë ndërmarr dhe do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në bashkëveprim me prokurorin e rastit”, ka bërë të ditur tutje PK.

Vendi

Policia konfiskon mbi 1200 palë xhinse në Banjskë

Published

on

By

Një aksion i përbashkët i Policisë dhe Doganës së Kosovës ka rezultuar me konfiskimin e një sasie të madhe të mallit të kontrabanduar në zonën e fshatit Banjskë.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, njësitet policore kanë vënë në ndjekje një automjet pa targa që lëvizte me shpejtësi të madhe në rrugët malore, i cili më pas është gjetur i braktisur nga personat e dyshimtë.

Brenda veturës, policia gjeti 32 thasë me gjithsej 1217 palë pantallona xhins dhe mbi 300 rripa, të cilët po transportoheshin ilegalisht.

Përveç mallit, në automjet u gjetën edhe një palë targa të Serbisë, një radiolidhje dhe një kanistër me naftë.

Malli i konfiskuar i ka kaluar Doganës së Kosovës, ndërsa me udhëzim të prokurorit, rasti po vazhdon të hetohet.

Continue Reading

Aktualitet

Arrestohet një i mitur në Kaçanik për dhunë psikike ndaj familjes

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një incident i dhunës në familje është regjistruar në Kaçanik, ku policia ka arrestuar një person të moshës së mitur.

Arrestimi ka ndodhur pasi i dyshuari kishte ushtruar dhunë psikike ndaj anëtarëve të familjes së tij gjatë orëve të vona të mbrëmjes.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kompetent, i mituri është dërguar në mbajtje për procedime të mëtejshme.

Continue Reading

Vendi

Sekuestrohen tri armë në Malishevë, shoqërohet në polici një person

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një person është shoqëruar në stacionin policor në fshatin Carravranë të Malishevës për armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit në oborrin e të dyshuarit, policia ka gjetur dhe ka sekuestruar tri armë, dy karikatorë si dhe 26 fishekë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Lajmet

Zhduket një grua në Prizren

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një person është raportuar i zhdukur gjatë ditëve të fundit në Prizren.

Një burrë ka njoftuar policinë se bashkëshortja e tij është larguar nga vendi i saj i punës dhe që nga ai moment nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

Rasti ka ndodhur mesditën e 4 prillit dhe njësitet policore tashmë kanë nisur hetimet për gjetjen e personit të raportuar si të zhdukur.

Continue Reading

Të kërkuara