Kulturë

“Vdekja na e rrëmbeu para kohe Buqen, por kujtimet dhe veprat e saj janë të pashlyeshme”

Varrimi Burbuqe Berishës do të bëhet sot në orën 15:00.

Published

on

Teatrit Kombëtar në Prishtinë hapi dyert e tij edhe sot për regjisoren Burbuqe Berisha, por kësaj radhe jo për ndonjë vepër teatrale të saj, por për t’i dhënë asaj lamtumirën e fundit dhe për të nderuar jetën dhe veprën e regjisores. Homazhe tek arkivoli i saj sot bënë krerë të lartë institucional e figura të shumta nga kultura dhe arti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrulla Çeku dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arben Vitia bënë homazhe për regjisoren, Burbuqe Berisha.

Kurti pasi bëri homazhe tek arkivoli i regjisores të ndjerë tha se krijimtaria artistike e Burbuqe Berishës është kujtimi i pashlyeshëm që do të ngelet trashëgimi për brezat e ardhshëm.

“Angazhimi i saj e puna e saj për teatrin dhe filmin tek ne lë gjurmë të shkëlqyera në kulturën tonë, veprimtaria dhe krijimtaria artistike e Burbuqe Berishën pa dyshim që e bënë edhe kujtimin tonë për të, të pashlyeshëm por njëkohësisht ajo ngelet edhe si trashëgimit për brezat e ardhshëm e artdashësve që do vijnë pas saj. Unë kam pasur fatin që shpesh ta takoj e pa numër herë edhe të rrimë bashkë dhe të diskutojmë bashkë për artin dhe kulturën për filmat tek ne dhe në botë dhe ajo nuk ka qenë vetëm një artiste e talentuar por gjithashtu edhe një artiste e angazhuar që ka ndihmuar të tjerët dhe me debatet që ka marr pjesë e siguri që ka kontribuar edhe tek artistët tjerë të gjeneratës së saj por edhe ata që ishin pararendës dhe që vijnë pas saj. E kujtojmë me nderime dhe mall Burbuqe Berishën që vdekja na e rrëmbeu para kohe mirëpo asnjëherë nuk do mund të na i marr mbresat e fuqishme që ka tek ne me jetën dhe veprën e saj”, tha Kurti.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku tha se komuniteti artistik ka humbur një punëtore të madhe, ndërsa shoqëria ka humbur një qytetare aktive dhe të zellshme.

Çeku u shpreh se Burbuqe Berisha frymën e saj të fundit e dha duke punuar për kulturën.

“Komuniteti artistik i Kosovës ka humbur një punëtore të madhe dhe të palodhshme ndërsa shoqëria kosovare ka humbur një qytetare aktive dhe të zellshme që asnjëherë nuk është ndal së punuari dhe së prodhuari në art dhe kulturë, dhe në momentin kur po jepte frymën e fundit Burbuqe Berisha ishte duke punuar, ishte duke na ndihmuar me regjinë e koncertit të parë të Operës së Kosovës, ishte pra në ambientet e ministrisë së Kulturës. Ishte moment i trishtë ne do e kujtojmë jetën dhe veprën e saj si ministri e Kulturës do bëjmë çmos që jetën dhe veprën e saj të përcillet brezave të ardhshëm dhe do të bëjmë krejt çka është në dispozicion që artistët e mëdhenj siç ishte Burbuqja ta kenë vendin e merituar në historinë artistike. Burbuqe Berisha ka lënë prapa një krijimtari shumë të pasur edhe filmike edhe teatrore ka qenë një urë lidhëse në mes artistëve të filmit dhe teatrit”, tha Çeku.

Homazhe tek arkivoli i regjisore, Burbuqe Berisha bëri edhe ish-ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi e cila tha se vdekja e Buqes është humbje e madhe për komunitetin kulturor dhe gjithë Kosovën.

“Buqen e kam pasur mike qysh në kohën e rinisë Buqja ka qenë një person i jashtëzakonshëm për neve edhe komunitetin kulturor dhe gjithë Kosovën është humbje shumë e madhe ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në fushën e kulturës në fushën e edukimit të gjeneratave të studentëve sepse ka ligjëruar, andaj kjo vdekje ka qenë e papritur sidomos për neve miket e saja. Uroj që puna e saj të kujtohet e gjithsesi do e kujtojmë edhe Buqen dhe do e kemi në shpirtin tonë. Unë i ngushëlloj familjarët për këtë humbje të madhe sepse ka qenë shtyllë e familjes përveç kontributit të saj në kulturë, në arsim Buqja ka pasur edhe një histori familjare e bija e një të burgosuri politik të cilët nuk e kanë pasur jetën e lehtë por Buqja ka qenë ajo që ka luftuar”, tha Dumoshi.

Regjisorja e njohur kosovare, Burbuqe Berisha ka ndërruar jetë dje, ndërsa varrimi saj do të bëhet sot në orën 15:00.

Kulturë

Filmi shqiptar “Burri i shtëpisë” vlerësohet me çmim special në Festivalin e Barit

Published

on

By

Filmi shqiptar “Burri i Shtëpisë”, me regji nga Andamion Murataj, është shpërblyer me çmim special në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Bari (BIF&ST).

Juria vlerësoi në mënyrë të veçantë interpretimin e Drita Kaba Karagës, duke e cilësuar atë si të thellë dhe mbresëlënës. Filmi u vlerësua në seksionin “Meridiana”, duke u renditur ndër projektet më të spikatura të këtij edicioni.

Gjatë marrjes së çmimit, regjisori Andamion Murataj u shpreh i emocionuar për rikthimin në Bari pas shumë vitesh, duke theksuar se filmi nuk është vetëm shqiptar, por një bashkëprodhim shqiptaro-italian. Ai falënderoi bashkëpunëtorët dhe institucionet që mbështetën realizimin e projektit që në fazat e para.

Juria ndërkombëtare, e përbërë nga emra të njohur të kinematografisë, vlerësoi interpretimin e Karagës si një portretizim të fuqishëm dhe kompleks të një personazhi që sfidon normat, duke trajtuar tema si identiteti dhe amësia.

“Burri i shtëpisë” sjell në qendër historinë e një burrneshe në një shoqëri moderne shqiptare në ndryshim të vazhdueshëm. Performanca e Drita Kaba Karagës u konsiderua si një nga pikat më të forta të festivalit, duke u vlerësuar për mënyrën e natyrshme dhe të fuqishme të interpretimit të një personazhi kompleks.

Continue Reading

Kulturë

Filharmonia e Kosovës drejt debutimit në Berlin, mbahen provat e përbashkëta me korin gjerman

Published

on

Kori i Filharmonisë së Kosovës ka zhvilluar provat e përbashkëta me Konzertchor Münster për koncertin që mbahet sot.

Dy koret do të interpretojnë veprat “Requiem für Mignon” nga Robert Schumann dhe “Ballin Lartë!” nga Valton Beqiri.

Ky koncert shënon një moment të rëndësishëm për Filharmoninë e Kosovës, pasi për herë të parë Orkestra dhe Kori i saj do të performojnë në sallën prestigjioze të Filarmonisë së Berlinit në Berlin.

Continue Reading

Kulturë

Përmbyllet programi GENESIS, mbështetje për të rinjtë në animacion në Kosovë

Published

on

Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, mori pjesë në ceremoninë përmbyllëse të programit GENESIS, i cili synon fuqizimin profesional të të rinjve në fushën e animacionit dhe zhvillimin e këtij sektori në Kosovë.

Programi u realizua nga Anibar në bashkëpunim me Institut français du Kosovo dhe me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës, duke përfshirë trajnime, masterclass-e, mentorim dhe prezantime projektesh me mundësi edhe për promovim ndërkombëtar.

Gjatë ceremonisë përmbyllëse u prezantuan projektet e pjesëmarrësve dhe u shpërndanë certifikatat, ndërsa ministrja Bogujevci theksoi rëndësinë e këtij programi për zhvillimin e industrisë kreative dhe përkrahjen e të rinjve.

Ndërkohë, Anibar vazhdon të mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit me një program trevjeçar, duke dëshmuar rolin e saj të rëndësishëm në skenën kulturore dhe kreative në vend.

Continue Reading

Kulturë

Premierë e suksesshme në Ditën Botërore të Teatrit: “Bidermani dhe Zjarrvënësit” në Teatrin Kombëtar të Kosovës

Published

on

Në Ditën Botërore të Teatrit, Teatri Kombëtar i Kosovës prezantoi premierën e shfaqjes “Bidermani dhe Zjarrvënësit”, duke i dhënë publikut një mbrëmje të veçantë artistike.

Nën regjinë e Agon Myftarit, vepra e Max Frisch-it u interpretua me mjeshtëri nga aktorët, duke trajtuar dilema të thella morale dhe ekzistenciale, dhe duke reflektuar mbi përgjegjësinë individuale dhe shoqërore përmes simbolikës së zjarrvënësve.

Shfaqjen e ndoqën ministri i Arsimit, Hajrulla Çeku, zëvendësministrja e Kulturës, Nora Arapi Krasniqi, zëvendësministrja e Kulturës, Tijana Veljković, si dhe kryesuesja e Këshillit të Teatrit Kombëtar, Visare Aliu.

Kjo premierë është edhe një dëshmi e energjisë krijuese dhe përkushtimit të aktorëve dhe të gjithë profesionistëve të teatrit, që vazhdojnë të sjellin vepra që nxisin reflektim dhe dialog.

Continue Reading

Të kërkuara