Lajmet

Vdekja misterioze e Yevgeny Zinichevit – gjeneralit të besuar të Vladimir Putinit

Published

on

Një aksident ishte shkaku i vdekjes së ministrit rus të Emergjencave, Yevgeny Zinichev. Për shumë vite, ai ishte një njeri i besuar i presidentit Vladimir Putin.

Ai kishte qenë oficer i mbrojtjes së afërt të Putinit, guvernator i Kaliningradit, zëvendësdrejtor i Shërbimit Federal të Sigurisë dhe shef i një prej ministrive të rëndësishme të pushtetit shtetëror.

Sipas deklaratave zyrtare, gjenerali Zinichev, 55-vjeç, vdiq në mëngjesin e 8 shtatorit 2021, gjatë një vizite në pjesën arktike të Rusisë, deri sa po shpëtonte një anëtar të një ekipi filmi që kishte rënë nga buza e një shkëmbi në ujë.

Një ditë pas vdekjes, Putin i dha Zinichevit titullin “Hero i Rusisë“. Mirëpo, rrethanat aktuale të aksidentit mund të kenë qenë të ndryshme, thonë raportet jozyrtare. Sipas tyre, ishte ministri ai që ra në ujë dhe kameramani u përpoq ta shpëtonte. Me shumë gjasa, ne kurrë nuk do ta dimë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Sidoqoftë, vdekja e papritur e tij është një ngjarje e madhe politike në Rusi.

Në fund të fundit, ky veteran i KGB-së, Shërbimit Federal të Mbrojtjes (FSO), Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB) dhe së fundi Ministrisë së Emergjencave, është konsideruar si një person me poste të larta shtetërore. Në të vërtetë, Zinichev ishte një nga disa oficerët më të besuar të Putinit.

Ai shërbeu në FSO midis viteve 2006-2015. Gjithashtu ishte një nga ndihmësit e presidentit. Për më tepër, ai kishte shoqëruar Putin gjatë vizitave të tij në të gjithë vendin. Në vitin 2013, ai kreu trajnime në Akademinë Ushtarake të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Dy vite më vonë, ai u bë shefi i FSB-së në rajonin e Kaliningradit.

Në verën e vitit 2016, ai u emërua guvernator i Kaliningradit. Pas kthimit në Moskë, ai u bë zëvendësdrejtor i FSB -së. Në maj të 2018-së, Zinichev u emërua ministër i Emergjencave. Emërimi i tij mund të ketë kërcënuar ndikimin e ish-ministrit të këtij institucioni, Sergey Shoygu i cili më parë ishte emëruar ministër i Mbrojtjes.

Por “lufta” midis siloviki [politikanët e ardhur nga qarqet e sigurisë] nuk ndodhi. Në vend të kësaj, Zinichev u mendua si një pasardhës i mundshëm i shefit aktual të FSB-së, Aleksandar Bortnikov. Sidomos pasi atij iu dha grada Koloneli i Përgjithshëm nga vet Putini.

Vdekja e Zinichev ndikon në ekuilibrin e aparatit të fuqisë në Rusinë e Putinit. Kjo ngjarje siguron një “lehtësim” jo vetëm për Bortnikovin, por edhe shefin aktual të FSO-së, Dmitry Kochnev. Kohëve të fundit është spekuluar se Zinichev mund ta zëvendësonte atë.

Duhet gjithashtu të theksohet se vdekja e tij ngushton grupin e kandidatëve pretendentë për të pasuar Putinin. Për më tepër, ajo forcon pozitën e Shoygut, i cili tani mund t’i merr nën kontroll pasuritë e Ministrisë së Emergjencave dhe t’i bashkoj ato në Ministrinë e Mbrojtjes.

Vendi

Kosova barazon me Austrinë dhe mbetet në vendin e dytë në Ligën e Kombeve

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës është ndalur në një barazim 1-1 kundër Austrisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të xhiros së katërt të Ligës B në Ligën e Kombeve.

Pas një pjese të parë të tensionuar dhe me raste nga të dyja palët, “Dardanët” kaluan të epërsi në minutën e 70-të kur Fisnik Asllani shënoi pas asistimit të bukur të Edon Zhegrovës, ndërsa vetëm tre minuta më vonë Milot Rashica pati mundësinë të dyfishonte rezultatin por goditi shtyllën.

Kur dukej se fitorja ishte afër, Austria barazoi shifrat në minutën e 85-të përmes një goli me kokë të Lang nga rivendja anësore, duke bërë që ndeshja të mbyllet baras.

Me këtë pikë, Kosova ngjitet në kuotën e pesë pikëve si e dyta në grup, tri më pak se Austria, ndërsa ciklin kualifikues do ta mbyllë në nëntor me ndeshjen ndaj Izraelit në shtëpi dhe udhëtimin në Irlandë. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në seancë të jashtëzakonshme për Ligjin e Speciales

Published

on

By

Deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen sot në orën 09:00 në një seancë të jashtëzakonshme, ku pika kryesore e rendit të ditës është votimi i Ligjit për Specialen.

Ky zhvillim vjen pas mbledhjes së Komisionit për Legjislacion, e cila është caktuar për orën 08:00 për të shqyrtuar këtë projektligj në lexim të parë.

 

Continue Reading

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

Lajmet

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara