Lajmet
Vdekja e shtatzënës, Presidentja mbledh krerët e shtetit
Ata pritet të dalin me konkluzione konkrete se si të parandalohen aktet e dhunës dhe femicidi sa më urgjentisht.
Published
3 years agoon
By
UBT newsPresidentja Vjosa Osmani ka thirrur për sot mbledhjen e Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, dy ditë pas vrasjes së gruas shtatzënë në Prishtinë.
Në takimin e sotëm, ku pritet të marrin pjesë të gjithë liderët institucionalë, siç ka deklaruar Osmani, pritet të dalin me përfundime dhe konkluzione konkrete se si të parandalohen aktet e dhunës dhe femicidi sa më urgjentisht që të jetë e mundur.
Presidentja ka potencuar se si shtet dhe shoqëri jemi para një sfide serioze, sepse siç ka potencuar ajo, femicidi urgjentisht duhet të ndalet.
“Në këtë takim përveç liderëve institucionalë do të marrin pjesë edhe udhëheqësit e institucioneve të drejtësisë, të sigurisë, përfaqësues të shoqërisë civile, të institucioneve të pavarura. Në agjendë janë dy pika konkrete: E para, secili institucion të jetë në inputin e vet lidhur me mangësitë që ekzistojnë në sistemin tonë për mbrojtjen e jetës së vajzave dhe grave dhe e dyta do të dalim me përfundime dhe konkluzione konkrete se si të parandalojmë këto akte të dhunës dhe këtë femicid sa më urgjentisht që të jetë e mundur. Shpresoj shumë që secili nga institucionet e Kosovës do të vijë me një listë veprimesh konkrete të cilat nënë ombrellën e Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut dhe i cili do të mbikëqyrë zbatimin e tyre do të shtyhen përpara, duke kuptuar seriozitetin e kësaj situata jashtëzakonisht tronditëse për gjithë shoqërinë dhe shtetin tonë. Si shtet dhe shoqëri jemi para një sfide serioze, sepse femicidi urgjentisht duhet të ndalet dhe nuk duhet të tolerohet”, ka thënë Osmani për RTK-në.
Ndryshe, mbrëmjen e së mërkurës një burrë (Sokol Halili) ka vrarë ish-bashkëshorten e tij shtatzënë në oborrin e objektit të Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë. Gruaja shtatzënë, siç është raportuar, ka qenë duke pritur për të lindur. Gjykata Themelore e Ferizajt, dje ka njoftuar se ka pasur urdhër-mbrojtje ndaj 35-vjeçares, e cila është vrarë në oborrin e QKUK-së.
Prokuroria Themelore e Ferizajt, lidhur me rastin ka potencuar se kompetente për zbatimin e urdhrit mbrojtës ka qenë policia.
Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët për ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar për vrasjen e bashkëshortes shtatzënë në QKUK, e i cili ende ndodhet në arrati.
Ndërkohë, shtatzëna që është vrarë të mërkurën në mbrëmje do të varroset sot
Lajmet
Caktohet data kur nis gjyqi i dytë ndaj ish-presidentit Thaçi!
Published
6 minutes agoon
December 5, 2025By
UBTnews
Gjykata Speciale në Hagë ka vendosur për datën e fillimit të procesit gjyqësor në rastin e dytë ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Në njoftimin e fundit të Speciales, bëhet e ditur se gjykatësi Christopher Gosnell ka caktuar 24 shkurtin 2016, për nisjen e procesit gjyqësor kundër Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, në çështjen për pengim të drejtësisë.
Bazuar në urdhër, do të zhvillihet një bllok i vetëm deri më 6 mars, gjatë që cilit, do të bëhet paraqitja kryesore e provave nga Prokuroria e Specializuar.
Lajmet
Protesta në Shkup, OVL-UÇK: Deklaratat e Mickoskit tregojnë përçarje
Published
7 minutes agoon
December 5, 2025By
UBTnews
Në Shkup do të mbahet protesta e radhës e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës (OVL-UÇK), në mbështetje të ish-krerëve të luftës që po mbahen në Hagë.
Kjo protestë pritet të zhvillohet me datën 13 dhjetor, në ora 13:00, në sheshin “Skënderbeu” të qytetit, bëri të ditur nënkryetari i OVL – UÇK-së, Gazmend Syla.
Edhe pse kjo protestë po mbështetet nga Ali Ahmeti, kryetar i partisë Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), ajo ka hasur në kundërshtim nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut (MV), HristijanMickoski.
Për këtë, nënkryetari i OVL-UÇK, Gazmend Syla në një konferencë për media tha se nuk është hera e parë që një lider i shtetit maqedonas refuzon një ftesë nga organizata.
“Ne nuk i kemi bërë vetëm Mickoski ftesë të marrë pjesë. Kjo është e ngjashme me deklaratat e [ish kryeministrit Ljubço] Georgievski në vitin 2001, deklarata të cilat nuk tregojnë unitet të gjitha komuniteteve që jetojnë në MV, por më shumë përçarje. Prandaj, për neve kanë qenë të papranueshme, sepse këto protesta ne i kemi bërë edhe në vende tjera, asnjëherë nuk kemi qëllim të ndikojmë në politikën e brendshme, por, të tregojmë solidaritet me bashkëluftëtarët tanë që gjenden brenda atje. Maqedonia e Veriut si shtet besoj që aspiron të hyjë në familjen evropiane, andaj është dashur që të na garantojë këtë mundësi, një e drejtë që e garanton edhe Kushtetuta atje, për një protestë paqësore”, tha ai.
Sipas Sylës, protesta ka qenë një “kërkesë e bashkëluftëtarëve, por, edhe e të gjithë shqiptareve të Maqedonisë së Veriut”.
“Më 13 dhjetor në sheshin Skënderbeu në Shkup do të mbahet protestë kundër padrejtësive që po zhvillohen në Dhomat e Specializuara në Hagë. Ne, si kategori e dalë nga lufta, së bashku me kategorinë e dalë nga lufta në Maqedoninë e Veriut jemi dakorduar për mbajtjen e kësaj proteste, kemi marrë mbështetjen e Ali Ahmetit dhe të gjithë ish bashkëluftëtarëve që kemi atje”, tha ai.
Ndërsa sa i përket arrestimit të një shtetasit të Kosovës dje pasdite në Medare, nga autoritetet serbe për mbajtjen e një flamuri me logon e UÇK-së, Gazmend Syla i bëri thirrje ish-luftëtarëve të UÇK-së që të mos rrezikojnë me hyrje në territorin e Serbisë, për shkak sic tha ai Serbia nuk ka ndryshuar qëndrimet e saja që nga koha e paraluftës.
“Serbia kurrë nuk ka ndalur luftën speciale ndaj ushtarëve të UÇK-së, por edhe ndaj qytetarëve të tjerë. Prandaj, kjo Serbi është e njëjta. Atëherë, Serbinë e udhëhiqte Millosheviqi, tani e udhëheq një ish-ministër i tij, Vuqiç. Ne nuk presim për ndryshime tjera ose të na respektojnë, sepse kemi parasysh edhe sa po respektojnë qytetarët e tyre atje. Ne bëjmë thirrje: Mos provoni të shkoni, sidomos ish luftëtarët e UÇK-së, sepse nuk ka kush t’ju dalë zot, s’ka kush t’ju vijë mbas. Ajo është e njëjta Serbi që ka qenë edhe para luftës edhe gjatë luftës”, tha ai.
Ndërkaq, për një rastin tjetër, dje, shtetasit të Republikës së Kosovës, Avni Qenaj, i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh nga autoritetet gjyqësore të Serbisë, nën pretendimet për përfshirje në krime lufte të vitit 1999.
Avni Qenaj është arrestuar më 26 nëntor 2025 në pikëkalimin kufitar në Merdarë, gjatë transitit drejt Bosnjë dhe Hercegovinës, ku familja e tij zhvillon biznes. Pas arrestimit, ai është mbajtur 48 orë në Prokuplje dhe më pas është transferuar në Beograd. Më 28 nëntor është paraqitur para gjykatësit të procedurës paraprake, ku është njoftuar për nisjen e procedurës penale dhe caktimin e paraburgimit./KP
Lajmet
Nis transformimi 12 milionë euro i stadiumit “Përparim Thaçi” në Prizren
Published
41 minutes agoon
December 5, 2025By
UBT News
Stadiumi “Përparim Thaçi” në Prizren ka hyrë në fazën e transformimit të plotë, pasi u nënshkrua kontrata për investimin prej mbi 12 milionë eurosh, ndërsa punët përgatitore tashmë kanë nisur.
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se projekti parasheh zgjerimin e tribunave ekzistuese lindje dhe perëndim me tribuna të reja në veri dhe jug, duke e shndërruar objektin në një ndër arenat më moderne sportive në vend.
Sipas njoftimit të tij, stadiumi i rinovuar do të ketë kapacitet prej afro 7800 ulësesh, duke krijuar kushte më të mira për tifozët besnikë dhe adhuruesit e shumtë të futbollit, të cilët do të mund të mbështesin KF Lirinë në një ambient bashkëkohor dhe të sigurt.
Ky projekt është pjesë e investimeve të mëdha të qeverisë në infrastrukturën sportive, ku në total janë duke u dedikuar mbi 200 milionë euro për stadiume të futbollit në gjithë territorin e Republikës.
Kurti theksoi se këto investime synojnë ta vendosin Kosovën në krye të rajonit për nga infrastruktura sportive, duke krijuar kushte më të mira për klubet, sportistët dhe tifozët, si dhe duke e ngritur nivelin e zhvillimit të futbollit vendas.
Stadiumi i Prizrenit pritet të shndërrohet në një pikë të rëndësishme sportive për qytetin dhe për vendin./S.K/KP/
Lajmet
Caktohet data kur nis gjyqi i dytë ndaj ish-presidentit Thaçi!
Published
43 minutes agoon
December 5, 2025By
UBT News
Gjykata Speciale në Hagë ka vendosur për datën 24 shkurt fillimin e procesit gjyqësor në rastin e dytë ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Në njoftimin e fundit të Speciales, bëhet e ditur se gjykatësi Christopher Gosnell ka caktuar këtë datë për nisjen e procesit gjyqësor kundër Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, në çështjen për pengim të drejtësisë.
Bazuar në urdhër, do të zhvillihet një bllok i vetëm deri më 6 mars, gjatë që cilit, do të bëhet paraqitja kryesore e provave nga Prokuroria e Specializuar./S.K/EO/
Caktohet data kur nis gjyqi i dytë ndaj ish-presidentit Thaçi!
Protesta në Shkup, OVL-UÇK: Deklaratat e Mickoskit tregojnë përçarje
Bukuritë e egra të Kosovës sjellin artin e Arian Mavriqit në rezidencën diplomatike
Nis transformimi 12 milionë euro i stadiumit “Përparim Thaçi” në Prizren
Caktohet data kur nis gjyqi i dytë ndaj ish-presidentit Thaçi!
Abdixhiku takohet me Ambasadorin e Francës
Irani merr pjesë në shortin e Botërorit 2026
Messi: Botërori është gjithmonë i veçantë, shpresoj të jem aty
Gemini futet në Google Maps, përvoja e udhëtimit nuk do jetë më e njëjta!
Të kërkuara
-
Aktualitet1 month agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Rajoni2 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Lajmet3 months agoVotoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën
-
Rajoni2 months agoUBT shpall thirrjen për Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025
