Lajmet

Vdekja e Ismail Kadaresë, Shqipëria sot e nesër në zi

Publikuar

Shqipëria është në zi kombëtare sot dhe nesër, në nder të kolosit të letërsisë shqipe, Ismail Kadare, i cili mbylli sytë përgjithmonë ditën e djeshme.

Datat 2 dhe 3 korrik janë shpallur ditë zie kombëtare, ku flamujt në institucionet shtetërore dhe publike do të ulen në gjysmështizë.

Të mërkurën do të mbahen homazhe publike dhe ceremoni shtetërore tek Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit në Tiranë, nga ora 9:00 deri ne orën 11:00.

Kolosi i letrave shqipe, Ismail Kadare do të përcillet nesër në banesën e fundit me ceremoni shtetërore. Në orën 13.00 të së mërkurës çdo veprimtari do të ndërpritet dhe do të mbahet një minutë heshtje në nder të kolosit të letrave shqipe.

Kadare ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare. Ai lindi në Gjirokastër, më 28 janar të vitit 1936. Ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popullor (1970-’82), zv/kryetar i Frontit Demokratik dhe një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë.

Lajmet

​Lajçak me sekretarin spanjoll për BE-në diskutojnë për dialogun

Publikuar

nga

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak është takuar me sekretarin e shtetit të Spanjës për BE-në, Fernando Mariano Sampedro Marcos.

Lajçak ka njoftuar se me Marcosin kanë diskutuar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe çështjet e tjera në Ballkan.

“Ne patëm një diskutim të gjerë dhe të dobishëm rreth dialogut dhe çështjeve më të gjera të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Lajçak në “X”.

Takimi mes Lajçak dhe Marcos u zhvillua në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror dhe në aktivitetet e think-tankut pan-evropian, Këshillit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë në Madrid.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

“Birmingham Live”: Turistët britanikë zgjedhin Shqipërinë, pas braktisjes së Spanjës dhe Greqisë

Publikuar

nga

Sipas një artikulli të publikuar në “Birmingham Live”, kompania turistike TUI ka sugjeruar se turistët britanikë mund të ndryshojnë destinacionin e tyre veror nga Spanja dhe Greqia në Shqipëri, për shkak të tensioneve në rritje në vendet e para.

Sebastian Ebel, shefi ekzekutiv i TUI, ka shprehur se Shqipëria mund të jetë zgjedhja e radhës për pushuesit britanikë, duke theksuar se vendi ka fituar popullaritet për shkak të bregdetit të bukur.

Ebel gjithashtu ka shprehur se TUI synon të zhvillojë një program të rëndësishëm turistik në Shqipëri, duke vlerësuar potencialin e vendit për të ofruar një përvojë të shkëlqyer turistike. Ai ka përmendur një hotel të veçantë, “Vila One Beach”, si një shembull të suksesit në promovimin e kuzhinës tradicionale shqiptare dhe ambientit të bukur plazhi.

Gjithashtu, Bordi Turistik i Shqipërisë ka konfirmuar se ka investime në rritje për hotele me nivel të lartë, duke treguar një angazhim për të zhvilluar infrastrukturën turistike dhe për të rritur kapacitetin për të pritur vizitorët ndërkombëtarë.

Kjo njoftim vjen në kontekstin e tensioneve të rritura në Spanjë dhe Greqi, ku janë raportuar protesta kundër turizmit dhe grafite anti-turistike, gjë që mund të bëjë që turistët të shohin alternativa të reja si Shqipëria për pushimet e tyre verore./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Kuvendi i Shqipërisë një minutë heshtje për Ismail Kadarenë

Publikuar

nga

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë mbajtën sot një minutë heshtje në nderim të kolosit të letrave shqipe Ismail Kadare, i cili ndërroi jetë më 1 korrik në moshën 88-vjeçare nga një arrest kardiak.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla tha se “në emër të Kuvendit seancën e sotme plenare ta nisim me nderimet për personalitetin e nderuar të letrave shqipe, shkrimtarin e madh Kadare që ditën e djeshme u përcoll në banesën e fundit. Të gjithë i jemi mirënjohës Ismail Kadaresë”.

Kolosi i letërsisë shqipe, Ismail Kadare u përcoll dje për në banesën e fundit me të gjitha nderimet nga mijëra qytetarë e personalitete të jetës publike nga Shqipëria dhe Kosova.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Biden dhe Netanyahu do të bisedojnë rreth negociatave për armëpushim

Publikuar

nga

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu dhe presidenti amerikan, Joe Biden pritet të zhvillojnë një bisedë telefonike sot gjatë ditës lidhur me përparimin në negociatat për armëpushim, raporton media publike e Izraelit, Kan.

Reuters ka raportuar sot gjatë ditës se Netanyahu do të mbledhë kabinetin e tij për të diskutuar rreth një plani armëpushimi të propozuar nga Hamasi./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara