Kronikë e zezë

Vdekja e 6 vjeçarit pasi i ranë dyert e metalit, Gjykata merr vendim për përgjegjësin e kompanisë

Published

on

I akuzuari N.L, është dënuar me 1 vit burgim efektiv, pasi u shpall fajtor se nga pakujdesia, duke mos i siguruar pajisjet mbrojtëse, dyert me lëvizje rotative në binarë metalik janë rrëzuar dhe kanë lënë të vdekur 6-vjecarin F.M.

Aktgjykimi ndaj tij u shpall të hënën nga gjykatësi i Gjykatës Themelore në Gjilan, Sabedin Mushica. Ndryshe, N.L, e ka pranuar fajësinë në shqyrtimin fillestar të mbajtur më 3 shtator.

Vepra penale për të cilën u shpall fajtor “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës” nga neni 358, paragrafi 6 lidhur me paragrafin 2 të Kodit Penal të Kosovës, është e dënueshme deri ne 12 vite burg.

Sipas prokurorisë, në gusht të këtij viti, në fshatin Kmetovcë në Gjilan, i pandehuri N.L, si pronar dhe person përgjegjës i ndërmarrjes “Adea Metal” nuk ka siguruar pajisjet mbrojtëse, nuk i ka mirëmbajtur ato në gjendje të rregullt dhe nuk ka siguruar përdorimin e tyre sipas rregullave, ku gjatë përdorimit të tyre në oborrin e shtëpisë, në pjesën ku është dashur të montohen dyert e oborrit, dyert me lëvizje rotative në binarë metalik janë rrëzuar dhe kanë zënë tani të ndjerin F.M i moshës 6-vjeçar.

Shënim: Personat e përmendur në këtë̈ artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç̧ nëse nga gjykata vërtetohet se janë̈ fajtorë me vendim të formës së prerë./BetimipërDrejësi/

Kronikë e zezë

Gjenden mbetje njerëzore në Rahovec, dyshohet se janë të luftës

Published

on

By

Pas gërmimeve të kryera nga njësitë e policisë në Rahovec, janë gjetur pjesë eshtërore që dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Mbetjet janë dërguar menjëherë në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi dhe analiza të ADN-së.

“Lidhur me rastin njësia kompetente policore ka filluar gërmimet ku gjatë gërmimeve janë hasur pjesë eshtërore me prejardhje njerëzore të cilat dyshohet se i përkasin një individi të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Mbetjet eshtërore janë dërguar në IML për autopsi dhe analizën e ADN-së”, thuhet në raport.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Disa raste të dhunës në familje, arrestohen tre persona dhe konfiskohet një armë

Published

on

By

Gjatë 24 orëve të fundit në Policinë e Kosovës janë raportuar disa raste të dhunës në familje në qytete të ndryshme.

Në rastin  e parë në  Klinë, policia ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht një grua. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, policia ka gjetur dhe konfiskuar edhe një revole me pesë fishekë. Viktima ka marrë ndihmë mjekësore, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Raste të ngjashme janë regjistruar edhe në Gjakovë dhe Rahovec. Në të dyja qytetet, pas mosmarrëveshjeve në familje në dy raste të ndara, burrat kanë sulmuar fizikisht gratë, duke u shkaktuar lëndime trupore. Policia ka ndërhyrë menjëherë duke i arrestuar të dyshuarit, të cilët me vendim të prokurorit po mbahen në paraburgim.

Ndërkohë, në Lipjan, një tjetër rast i dhunës ka përfunduar me lëndimin e viktimës, e cila ka kërkuar tretman mjekësor. I dyshuari për këtë sulm ka arritur të largohet dhe aktualisht ndodhet në kërkim nga policia, e cila po punon për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Pejë, kanosi me armë një tjetër

Published

on

By

Në Raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës behët e ditur se është arrestuar një burrë në Pejë, pasi i njëjti dyshohet se ka kërcënuar me armë një person tjetër pas një konflikti.

Gjatë kontrollit që policia ka ushtruar në shtëpinë e të dyshuarit, janë gjetur dhe konfiskuar dy armë: një pushkë gjuetie dhe një pistoletë shkrepëse.

Pas arrestimit, i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor për intervistim. Me urdhër të prokurorit, ai është liruar dhe rasti do të vazhdojë të hetohet në procedurë të rregullt, nën dyshimet për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

 

Continue Reading

Kronikë e zezë

Vushtrri: Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje

Published

on

By

Një aksion kontrolli i Policisë së Kosovës në një shtëpi në Vushtrri ka rezultuar me gjetjen e një arme zjarri mëngjesin e së martës. Rreth orës 07:25, zyrtarët policorë kanë arrestuar një të dyshuar pasi gjatë bastisjes në pronën e tij u gjet një armë e paligjshme.

Sipas raportit njëditor, policia ka konfiskuar një pushkë gjysmë-automatike së bashku me një karikator që përmbante gjashtë fishekë.

Pas shoqërimit në stacionin policor dhe intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar.

Rasti po vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.

 

Continue Reading

Të kërkuara