Kronikë e zezë

Mungon prokurori pa arsye, shtyhet seanca ndaj të akuzuarit që goditi me grushte të dëmtuarin

Published

on

Për shkak të mungesës së prokurorit është shtyrë në kohë të pacaktuar seanca e paraparë të mbahej të enjten në Gjykatën Themelore në Gjilan, dega në Viti ndaj të akuzuarit për lëndim të lehtë trupor, E.Sh.

Lidhur me mungesën e prokurorit, gjykatësja Blerina Jakupi-Ramadani tha se prokuroria është ftuar në mënyrë të rregullt, dhe mungesën nuk e ka arsyetuar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në mungesë të kushteve ligjore për mbajtjen e gjykimit, gjykatësja Ramadani seancën e ka shtyrë për kohë të pacaktuar.

Sipas gjykatëses Ramadani, aktakuza do ti kthehet për plotësim prokurorisë pasi që ekspertiza mjekoligjore nuk është punuar sipas Ligjit për Mjekësinë Ligjore.

Ndryshe në seancë ishte i akuzuari E.Sh.

Prokuroria Themelore në Gjilan, më 31 korrik 2019, ka ngritur aktakuzë ndaj E.Sh, akuzuar për veprën penale “lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185, paragrafi 1, nënparagrafi 1.4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, vepër kjo e dënueshme me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet.

Sipas aktakuzës, më 10 korrik 2019, rreth orës 19:30, në fshatin Smirë, të Vitisë, i pandehuri E.Sh lehtë e lëndon të dëmtuarin Sh.Sh., në atë mënyrë që përderisa i dëmtuari i kishte thirre djemtë e vëllait të vet M dhe E për tu sqaruar se ky nuk ia kishte dëmtuar gomat e rimorkios të traktorit.

Në aktakuzë thuhet se përderisa po bisedonte me M. i pandehuri E., befasisht e godet të dëmtuarin me grushte në pjesë të ndryshme të trupit dhe e përplasë në tokë, me ç’rast i dëmtuari pëson lëndime të lehta trupore i cili për shkak të lëndimeve të pësuara detyrohet të kërkoi ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti.

Lajmet

Raportohet zhdukja e dy personave në Viti

Published

on

By

Në të dhënat e raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës raportohet se kanë nisur hetimet se dy persona janë larguar nga shtëpia e tyre dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre.

Rasti po trajtohet nga njësitet përkatëse policore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Hetim mbi vdekjen e një personi në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Ngjarja ka ndodhur pasi një person është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK.

Ekipi mjekësor ka konstatuar më pas vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Kjo bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Konfiskohet lëndë narkotike dhe armë në Podujevë, arrestohet një i dyshuar

Published

on

By

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, një person është arrestuar gjatë kontrollit në një objekt në Podujevë, ku janë gjetur dhe sekuestruar 428 gramë marihuanë, 0.3 gramë kokainë, 18 cigare elektrike me përmbajtje THC, si dhe një pistoletë me dy fishekë dhe një peshore. 3

I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Pejë për fajde dhe detyrim, konfiskohen armë e municion

Published

on

By

Bazuar në raportin 24-orësh të Policisë, një person është arrestuar në Pejë nën dyshimin se ka kryer në vazhdimësi veprat penale “Fajde” dhe “Detyrim”.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, organet e rendit kanë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta, dy pushkë të gjata si dhe municion të kalibrit të ndryshëm.

I dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

Continue Reading

Të kërkuara