Lajmet

Vazhdon sot vaksinimi i personave mbi moshën 65 vjeç

Published

on


Procesi i vaksinimit të personave mbi moshën 65 vjeç do të vazhdojë sot në të gjitha komunat, pas ndërprerjes së këtij procesi dje shkaku i festës së Fitër Bajramit.

Vaksinimi do të fillojë nga ora 08:00 e do të zgjasë deri në orën 19:30 dhe do të vaksinohen personat e moshës mbi 65 vjeçare. Prioritet thuhet se do të kenë ata që janë regjistruar në platformën e-Kosova.

Për banorët e kryeqytetit, vaksinimi do të bëhet në sallën “1 Tetori”, derisa 

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet menaxheri i Hekurudhave Serbe për tragjedinë e Novi Sadit

Published

on

Me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, u arrestuan menaxheri i zhvillimit të investimeve në Hekurudhat e Serbisë dhe tre anëtarë të Komisionit të Inspektimit Teknik të Stacionit Hekurudhor të Novi Sadit.

Me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, u arrestuan menaxheri i zhvillimit të investimeve në Hekurudhat e Serbisë dhe tre anëtarë të Komisionit të Inspektimit Teknik të Stacionit Hekurudhor të Novi Sadit.

Ata dyshohen për punë të pakujdesshme, shpërdorim të detyrës zyrtare dhe vepër të rëndë kundër sigurisë publike që solli shembjen e një tende ku humbën jetën 15 persona dhe plagosën rëndë dy. Një anëtar i komisionit të inspektimit teknik të stacionit është në arrati. Aktakuza për shembjen e tendës u ngrit në fund të vitit të kaluar kundër 13 personave, duke përfshirë ish-ministrin e ndërtimit Goran Vesiq dhe ish-drejtoreshën e Infrastrukturës së Hekurudhave të Serbisë, Jelena Tanaskovic./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

NATO me sytë nga Trump për Ballkanin Perëndimor

Published

on

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka theksuar nga Bratislava se stabiliteti në Kosovë është në interes të të gjithëve, duke komentuar situatën në Ballkanin Perëndimor. Ai ka adresuar shqetësimet lidhur me mundësinë që Presidenti Trump të tërheqë trupat amerikane nga rajoni, duke thënë se nuk ka arsye për të besuar se do të ketë ndryshime dramatike në angazhimin amerikan ndaj NATO-s.

Rutte ka shtuar se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj aleancës dhe angazhimeve të saj aktuale, por është e nevojshme të monitorohet nga afër situata në Ballkan. Ai ka komentuar gjithashtu zgjedhjet parlamentare në Kosovë, ku rezultati ende nuk është finalizuar, por ka theksuar se partia kryesore mund të ketë nevojë për të formuar një koalicion qeverisës. Rutte ka theksuar rëndësinë e stabilitetit në Kosovë, Bosnje dhe Serbi.

NATO ka pasur një mision paqeruajtës në Kosovë që nga përfundimi i luftës, dhe aktualisht ka mbi 4600 trupa nga 28 shtete të dislokuara në kuadër të KFOR-it. Trupat më të shumta vijnë nga Italia, pasuar nga Shtetet e Bashkuara, Hungaria dhe Turqia. Prania e NATO-s u rrit në vitin 2023 pas tensioneve të rritura në veri të Kosovës./UBTNews/

Continue Reading

Bota

Komisioni Evropian hap hetim për subvencionet shtetërore të Kroacisë për pyjet dhe kompanitë e drurit

Published

on

Komisioni Evropian ka hapur një hetim të detajuar mbi subvencionet shtetërore që ka marrë kompanisë kroate të pyjeve, Hrvatske šume (HŠ), dhe disa kompanive të përpunimit të drurit. Hetimi po shqyrton nëse këto subvencione përbëjnë ndihmë të paligjshme dhe nëse janë në kundërshtim me rregullat e tregut të brendshëm të BE-së.

Subvencionet dyshohet se janë dhënë për të shmangur që HŠ të paguante shtetit kroat për të drejtën ekskluzive për të menaxhuar pyjet publike të Kroacisë. Po ashtu, Komisioni po heton nëse HŠ ka ofruar çmime jo të tregut për disa kompani të përpunimit të drurit, duke i dhënë atyre një avantazh të padrejtë ekonomik. HŠ është një kompani 100% shtetërore, që ka të drejtën ekskluzive për shfrytëzimin komercial të pyjeve publike të Kroacisë që nga viti 1990.

Komisioni ka bërë të qartë se hapja e hetimit nuk do të thotë se ka ndodhur ndihmë të paligjshme, dhe palët e interesuara do të kenë mundësinë të paraqesin komentet e tyre./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

​Shefi i EULEX-it nderon punën e Bajram Qerkinit në kërkimin të të zhdukurve

Published

on

By

Shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano ka reaguar pas vdekjes së Bajram Qerkini, drejtor i Qendrës Burimore të Personave të Zhdukur, duke thënë se nderon punën e tij të pandërprerë në kërkimin e së vërtetës për fatin e të gjithë personave të zhdukur në luftën e Kosovës.

Ai ka rikonfirmuar angazhimin e EULEX për të mbështetur trashëgiminë e tij në mbështetjen e institucioneve në këtë kauzë fisnike.

Qerkini vdiq pas një sëmundje që e mbajti shtrirë që disa muaj. Kështu është bërë me dije nga familja e tij.

Varrimi i tij do të bëhet ditën e martë, më 25 shkurt 2025, në orën 12:00, në varrezat e qytetit në Shipol të Mitrovicës.

Për rreth 25 vite Qerkini është përpjekur për të ditur fatin e djalit të tij dhe të personave të tjerë të pagjetur nga lufta në Kosovë.

Continue Reading

Të kërkuara