Lajmet

​Dëshmitari në rastin e Nagip Krasniqit: U udhëzuam të tregtojmë energji me kompani të pa licencuara

Published

on

Lajmi në përditësim:

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot ka vazhduar dëgjimi i dëshmitarëve në rastin kundër ish-kryeshefit ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), i cili akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Dëshmitari i radhës i cili u dëgjua sot ishte eksperti i lartë për analiza të tregut dhe tregtim të energjisë në KEK, Hasan Kerolli, i cili tregoi se përkundër njoftimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për ndërprerje të tregtimit të energjisë me çdo kompani që nuk është e licencuar në Kosovë dhe Shqipëri, Korporata Energjetike e Kosovës ka vazhduar tregtimin e energjisë elektrike me Holding Slovenske Elektrane, e cila ishte e pa licencuar në Kosovë apo Shqipëri. Në seancën e sotme ishte i pranishëm i akuzuari Nagip Krasniqi.

“Deri në vitin 2022, ne kemi vazhduar me kompanitë që kanë qenë të regjistruara në Kosovë dhe që kanë pasur licencë nga vendet përkatëse të shteteve evropiane. Deri në vitin 2022 nuk kemi ndonjë njoftim nga ZRRE që është e ndaluar apo diçka që mund të bëjmë tregim me këto kompani që kanë licencën në Kosovë, Shqipëri dhe vendet evropiane në vitin 2022 unë nuk kam qenë i përfshirë në email, por Zyra për tarifa dhe çështje rregullative, e cila ka pasur komunikimin dhe ka me ZRRE ka pranuar njoftimin për të ndërprerë tregtimin me të gjitha kompanitë, të cilat nuk janë të regjistruara në Kosovë ose që nuk kanë licencë që kanë memorandum bashkëpunimi me Shqipërinë. Pastaj, drejtori i zyrës për tarifa të çështjeve rregullative i është drejtuar ZRRE-së dhe ka kërkuar që të njoftojë se cilat kompani janë të licencuara për të vazhduar KEK të bëjë tregtim, pastaj ka ardhur njoftimi nga ZRRE dhe ka njoftuar ku tregtim mund të bëni vetëm me kompani që janë të licencuara në Kosovë ose në Shqipëri”, theksoi Kerolli.

Ai ka treguar se Zyra për tarifa dhe çështje rregullative në kuadër të KEK-ut i është drejtuar ZRRE-së lidhur me atë se me cilat kompani lejohet tregtimi i energjisë dhe pas marrjes së përgjigjes nga Edmond Nulleshi iu është thënë që të vazhdohet tregimit me të gjitha kompanitë siç kishin vepruar deri në atë kohë.

Të interesuar se kush ishin kompanitë që nuk kishin licencë në Kosovë dhe Shqipëri, Kerolli tha se ishte kompania sllovene HSE (Holding Slovenske Elektrane) e cila kishte licencë të një shteti evropian.

“Pasi kam pranuar njoftimin nga ZRRE, unë i kam dërguar njoftim drejtorit operativ, të cilin e kam pasur drejtor në skemën organizative, Luigj Imeri, i përfshirë ka qenë edhe Edmond Nulleshi, po ashtu edhe kryeshefi Nagip Krasniqi, drejtori Kujtim Hoxha, kolegu Graniti ka qenë në bazë të hierarkisë dhe kam kërkuar se si të veprohet pas njoftimit nga ZRRE që me kompanitë e mëdha që nuk kanë licencim në Kosovë dhe Shqipëri, pastaj kam marrë përgjigje nga Edmond Nulleshi për arsye se gjatë asaj kohe për çështje të tregtimit ka qenë duke e zëvendësuar drejtorin, Luigj Imerin. Në këtë rast, na ka udhëzuar që të vazhdohet tregtimi me të gjitha kompanitë siç kemi vepruar deri më tani deri në njoftimin e radhës… 15/33 Ka qenë kompania sllovene HSE (Holding Slovenske Elektrane)… 16’35 Kemi vazhduar tregtimin deri pas një viti kur ka ardhur gjoba pasi ZRRE atëherë drejtori Luigji pati marrë vendim të ndërpriten të gjitha tregimet me kompani që nuk janë të licencuara në Kosovë ose Shqipëri”, tha ai.

I pyetur nga prokurori special, Dren Paca se kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi a ka qenë i njoftuar për këto vendime për tregtim me kompanitë që nuk janë të licencuara në Kosovë, dëshmitari Hasan Kerolli pohoi se për këtë gjë ka qenë i njoftuar edhe i akuzuarit Krasniqi pasi ka qenë i përfshirë në komunikimet me email që janë bërë.

Ndërsa, në pyetjen se a është tregtuar energji elektrike me kompaninë sllovene HSE edhe pas ndërprerjes së kontratës, Kerolli mohoi një gjë të tillë.

Dëshmitari Hasan Kerolli kur u pyet nga prokurori se kush e bëri përzgjedhjen e operatorëve për blerje të energjisë gjatë vitit 2022, ai tha se deri në vitin 2021 përzgjedhja ishte bërë nga drejtori operativ, por nga dhjetori i vitit 2021 e deri më 1,2,3 janar 2023 përzgjedhja u bë nga kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi.

“Deri në dhjetor 2021 kur kemi filluar blerjen e energjisë kryesisht e ka bërë drejtori operativ pastaj në dhjetor deri 1,2,3 janar përzgjedhjen e fituesve për blerjen e energjisë shumicën e rasteve e ka kryer kryeshefi pastaj ka kaluar përsëri pjesa te drejtori operativ”, deklaroi Kerolli.

Për ekspertin e lartë për analiza të tregut dhe tregtim të energjisë në KEK, Hasan Kerolli pyetje parashtroi edhe Virtyt Ibrahimaga, avokati i të akuzuarit, Nagip Krasniqi.

Ai ndër tjera u interesua të di saktësisht për kohën kur kishin pranuar informacionin nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë për ndalim të tregimin me kompanitë të pa licencuara në Kosovë apo Shqipëri. Dëshmitari tha se jo zyrtarisht kjo ka ndodhur në fund të muajit maj 2022.

“Jo zyrtarisht, nuk e di a është në fund të majit, gojarisht, në fund të majit 2022 kemi marrë njoftim nga ZRRE që të ndërpritet tregtimi dhe në qershor ka qenë emaili që e ka dërguar Kujtimi dhe brenda ditës ka qenë përgjigja e ZRRE-së“, deklaroi ai.

Mbrojtësi Ibrahimaga kërkoi të di se në çfarë periudhe ishte nënshkruara kontrata në mes të Korporatës të Energjisë Elektrike dhe kompaninë sllovene HSE për tregim të energjisë.

Kerolli tregoi se edhe para vitit 2018, KEK-u kishte treguar energji elektrike me kompaninë sllovene, por që gjatë vitit 2018 janë nënshkruar kontrata të reja me disa kompani ndër to ka qenë edhe HSE.

“KEK edhe para vitit 2018 ka pas kontratë me HSE mirëpo pas 2018 kur kemi filluar tregtimin e energjisë janë azhurnuar kontratat për shkak të dhënave”, theksoi ai.

I pyetur nga avokati i Krasniqit se a duhet paguar Tatimi mbi Vlerën e Shtuar në rastin kur rryma blihet në kufi, dëshmitari tha se TVSH-ja në raste të atilla nuk paguhet.

Seanca e kaluar për shqyrtimin gjyqësor në rastin e Nagip Krasniqit dështoi pasi dëshmitari Skënder Muqolli mungoi me arsyetimin se ka probleme shëndetësore.

Më 3 korrik 2025, Nagip Krasniqi u deklarua i pafajshëm para Gjykatës Themelore në Prishtinë lidhur me akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare, në nisje të gjykimit për aktakuzën e parë ndaj tij.

Prokuroria Speciale pretendon se Krasniqi ia mundësoi kompanisë sllovene “Holding Slovenske Elektrane” (HSE) që të tregtojë energji pa pasur licencë në Kosovë, duke i shkaktuar dëm shtetit prej rreth 3.2 milionë eurosh./KP

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nis seanca ndaj ish-kryeshefit ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, i cili akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Dëshmitari i radhës i cili po dëgjohet sot është Hasan Kerolli ekspert i lartë për analiza të tregut dhe tregtim të energjisë në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).

Seanca e fundit në këtë rast dështoi pasi për shkaqe shëndetesore mungoi dëshmitari Skender Muqolli./KP

Këtë të enjte, nga ora 9:30, pritet të mbahet seanca e radhës gjyqësore ndaj ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Krasniqi shkoi në Gjykatën e Prishtinës për t’u përballur me akuzat e Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK), që sipas saj, ai i ka shkaktuar KEK-ut dëm prej 3 milionë eurosh për shkak të tregtimit të energjisë elektrike me kompaninë sllovene “Holding Slovenske Elektrane”, e cila nuk ka qenë e licensuar në Kosovë.

Dëshmitari i paraparë nga PSRK, Skender Muqolli, i cili duhej të dëshmonte më 14 tetor, nuk u paraqit fare në gjykatë për arsye shëndetësore.

Gjyqtari Arben Hoti njoftoi se nuk ishte paraqitur asnjë provë që të mbështeste këtë pretendim, por sipas tij, zyra e tij e kishte kontaktuar Muqollin, i cili kishte pohuar pretendimin përmes telefonit.

Për shkak të mungesës së dëshmitarit, seanca u shty dhe pritet të vazhdojë sot, më 16 tetor.

Në seancën e shqyrtimit fillestar të mbajtur më 8 tetor 2025, Krasniqi nuk e kishte pranuar fajësinë për akuzën e keqpërdorimit të detyrës zyrtare./EO

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Aktualitet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Vendi

UBT organizon Konferencën më të madhe shkencore për Mjekësinë Sportive, me pjesëmarrjen e profesionistëve botërorë

Published

on

By

UBT do të mirëpresë më 21 tetor, Konferencën e Dytë Ndërkombëtare për Mjekësinë Sportive – ICSM 2026, e cila do të bëjë bashkë profesionistë shëndetësorë, hulumtues, akademikë dhe ekspertë të sportit për të diskutuar zhvillimet e reja në mjekësinë sportive, inovacionin dhe qëndrueshmërinë në praktikën klinike dhe sportive.

Konferenca, e organizuar nga Instituti për Mjekësi Sportive i UBT-së, në bashkëpunim me International Federation of Sports Medicine (FIMS), SHAPE Project – Sport, Health, and the People dhe Kosovo Association of Sports and Exercise Medicine (KASEM), në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, do të zhvillohet nën temën “Innovation and Resilience in Sport Medicine”, duke krijuar një platformë për shkëmbimin e njohurive shkencore, përvojave profesionale dhe praktikave bashkëkohore në këtë fushë.

Në kuadër të konferencës do të trajtohen tema me rëndësi për zhvillimin e mjekësisë sportive, përfshirë shëndetin funksional, radiologjinë, ortopedinë, teknologjitë e veshshme (wearable technologies), inteligjencën artificiale dhe mundësitë që sjell inovacioni teknologjik në përmirësimin e kujdesit shëndetësor dhe performancës sportive.

Konferenca synon të forcojë bashkëpunimin ndërmjet komunitetit akademik, profesionistëve shëndetësorë dhe sektorit sportiv, duke nxitur diskutimin mbi qasjet e reja shkencore dhe zbatimin e tyre në praktikë.

Konferenca është e akredituar nga Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK), në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP).

Për më shumë informata rreth programit, të interesuarit mund të vizitojnë: LINKU.

Continue Reading

Lajmet

Skenderaj: Qëlloi qenin me armë, policia ia sekuestron armën

Published

on

By

Një person është shoqëruar në polici pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të qenit të një bashkëqytetari në Skenderaj. Ngjarja ka ndodhur të dielën, më 18 tetor, rreth orës 10:20.

Pas raportimit të rastit, Policia e Kosovës, në konsultim me prokurorin e shtetit, ka ushtruar kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, ku ka gjetur dhe sekuestruar një armë gjuetie.

I dyshuari është intervistuar nga hetuesit policorë dhe më pas, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. Rasti po hetohet nën dyshimin për veprat penale “Përdorim i armës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara