Live
Nuk mund të shfaqen pamjet në ditën kur ndodhi vrasja e Liridona Ademaj, shtyhet seanca për 12 dhjetor
Published
3 months agoon
By
UBTnewsE përditësuar
Ka dështuar për herë të dytë shfaqja e provave me video që ishte paraparë të bëhej në seancën e së hënës në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, ku të akuzuar për përfshirje në vrasje janë Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, për shkak të problemeve teknike.

Sipas trupit gjykues, për shkak të materialeve të shumta nuk ka qenë e mundur të transmetohen videot para trupit gjykues sipas rendit të përgatitur nga Prokuroria, duke bërë që seanca të ndërpritet sërish. Gjykimi pritet të vazhdojë në një datë tjetër të caktuar nga gjykata.
Kryetarja e trupit gjykues, Fatime Dërmaku, pyeti nëse janë të gatshëm të barten sekuencat.
“Trupi gjykues e sheh të arsyeshme t’ju jap kohën e nevojshme juve që t’i bartni sekuencat, përndryshe në këtë formë nuk ka mundësi, kështu se foldera ka shumë. Nëse je e gatshme, nëse jo shkojmë me datën 12”, tha ajo.
Prokurorja Javorka Prelincevic ka treguar se kanë kontaktuar zyrtarin e IT për të ndarë videoincizimet, por nuk kanë qenë të qasshëm
“Në pauza para dite dhe masdite unë kam provuar të kontaktoj me zyrtarin e IT, profesionistin nga prokuroria që të mund t’i ndajmë video incizimet, mirëpo pasi që ka qenë pauza nuk kanë qenë të qasshëm të disponueshëm, ashtu që do të ishte më së miri, pasi që folderi ka të bëjë për video incizimet, pamjet e para shtëpisë së Naim Murselit është një fail i madh videove 700 deri 800 GB. Do të ishte mirë që kjo seancë të caktohet për një ditë tjetër, apo edhe prokurori do të mundohet t’i ndajë sekuencat që janë me rëndësi, t’i bart me një CD. Ne si prokurori në hard diskun i kemi bartur të gjitha përmbajtjet pa ndarë asgjë, dhe nuk kemi ndërprerë dhe nuk kemi shlyer asnjë sekuencë për arsye që mund të kemi keqkuptim dhe kundërshtime nga ana e mbrojtjes. Mos të bie që prokuroria dëshiron të fshehë diçka… Lëvizjet e Naim Murselit ditën kritike si dhe disa veprime dhe ndërlidhje ditën e nesërme, ashtu që prokurori mbas kësaj do të mundohet t’i ndajë sekuencat të cilën e kemi propozuar për seancën e radhës”, tha ajo.
Pas diskutimeve, trupi gjykues ka marrë vendim që seanca të vazhdoj me 12 dhjetor.
“Në këto rrethana trupi gjykues merr aktvendim, aprovohet propozimi i prokurorit të shtetit, seanca e sotit ndërpritet dhe e radhës do të jetë më 12.12.2025, sipas agjendës së paracaktuar”, u tha nga trupi gjykues./EO
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është lexuar deklarata e Shaban Murselit, babait të Naimit, në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.
Kjo deklaratë ishte dhënë më 6.12.2023.
Gjatë leximit të kësaj deklarate nga gjyqtarja Fatime Dormaku, teksa pyetet babai i Naimit, se a ka ndonjë dyshim se çfarë kishte ndodhur, ai kishte thënë:
“As nuk e di, as nuk e kam ndonjë dyshim se çka ka mundur të ndodhë në këtë rast“, kishte thënë ai.
Ai ishte pyetur se edhe ka pasur djali i tij armë, për çka e kishte mohuar një gjë të tillë.
Po ashtu, Shabani kishte thënë para policisë se Naimi kishte pasur një problem me djalin e hallës së tij.
“A e dini ju ndonjë problem qe kanë pasur Naimi me bashkëshorten, Liridonën, që ju keni mundur të vëreni apo të dëgjoni nga familjrët e tjerë. Përgjigja është: unë përveç një problemi që e ka pas Naimi me djalin e hallës së vet Kanunit para një viti, që ka pasur disa mesazhe të shkëmbyera përmes telefonit, gjegjësisht me Biondinën, gruan e Kanunit, sipas njohurive që unë kam, nuk ka pasur diçka më shumë mes Naimit dhe Biondinës, përveç disa shkrimeve dhe fotove jo intime, normale, foto normale, mirëpo e di që Liridona me Naimin, Kanunin dhe Biondinën janë marrë vesh që kjo gjë të mbyllet me kaq“, ka thënë gjyqtarja Fatime Dërmaku gjatë leximit të deklratës së dhënë nga Shaban Murseli.
Në seancën e sotme ka munguar Shaban Murseli, dëshmitari i ftuar nga Prokuroria në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.
Gjykatësja Fatime Dërmaku tha se për te njëjtin është lëshuar urdhërresë për verifikim adrese dhe dorëzim ftese.
Shqyrtimi gjyqësor do të vazhdojë me administrimin e provave./KP
Për shkak të pengesave teknike ështe ndërprerë seanca në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.
“Për shkak te pengesave teknike, seanca e paradites ndërpritet dhe i njëjti do të vazhdojë në 13:10 minuta“, ka thënë gjyqtarja, Fatime Dërmaku.
Në këtë shqyrtim gjyqësor, prokurorja ka vijuar me administrimin e provave.
Të pranishëm në gjykatore kanë qenë të akuzuarit, Naim Murseli, Kushtrim Kokalla e Granit Plava./KP
Seanca gjyqësore në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, po vazhdon me administrimin e provave.
Prokurorja Javorka Perlinçeviq ka treguar për komunikimet që kanë pasur Naim Murseli dhe Granit Plava, disa ditë radhazi para se të ndodhte rasti tragjik.
Para trupit gjykues, ajo ka prezantuar prova edhe se si natën e vrasjes, Granit Plava kishte qenë prezent në të njejtin restaurant me Naim Murselin e familjen e tij.
“Dhe prova tjetër është, për raportet nga kompania, për thirrjet telefonike nga telefonët, të të pandehurit nga Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla të cilët kanë qenë të qasshsmë, pasi të gjithë e dimë që dy telefona të Naim Murselit dhe të te ndjerës Liridona Murseli që janë zhdukur në mënyrë misterioze atë natë kur ka ndodhur rasti. Në ëhatsApp, janë gjetur kontaktet ndërmjet Granit Plavës dhe të të pandehurit Naim Murseli dhe sipas provave të gjetura, të njëjtit kanë qenë duke u zhvilluar nga 23.11.2023 rreth orës 18:33 dhe kanë vazhduar me ditë të tëra deri më 24.11.2023, 25.11.2023, 26.11.2023, 27.11.2023 dhe në datën e ndodhjes së vrasjes më 29.11.2023. I pandehuri Naim Murseli ka dërguar një mesazh Granit Plavës me një mesazh siç është ‘shok, sigurisht kryhet nesër, a të ka thënë shtëpia për paradite’ pas kësaj ndërmjet të të pandehurve, ka vazhduar edhe thirrja me telefon dhe thirrja e fundit e cila është shkëmbyer, ndërmjet të të pandehurit Naim dhe Granit ka ndodhur ndërmjet rrjetit social ëhatsApp 29.11.2023 në 19:01, ku kanë biseduar 28 sekonda. Dhe duke shiquar videon-incizimet të cilat janë marrë, kjo është koha kur të dytë Naimi nga njëra anë me familjen dhe Granit Plava nga ana tjetër kanë qenë ne restorabtin Etnokuqa në Graqanicë. Pas kësaj i pandehuri i dytë Granit Plava ka paguar llogarinë dhe ka dalur nga restoranti, ka hyrë në veturën e tij dhe e ka pritur Naimin me familjen e tij. Dhe ka filluar t’i përcjell. Nga inicizimi mund të shihet ardhja e Naimit me familjen e tij si dhe ardhja e Vrajit Plavë pak më pas. Si dhe shkuarja e tyre nga ai restorant. Kamerat e këtij restoranti, inicizojnë si brendësinë dhe hapësirën e jashtme ku shumë mirë shihet, në cilën tavolinë ishin të ulur dhe gjithashtu ato mund të inicizojnë pamjen e hapësirave, e parkingun e restaurantit dhe shume mirë shihet veturat të të pandehurve të Naim Murselit dhe Granit Plavës si dhe ajo kohë kur Granit Plava ishte dalë i pari nga ai restaurant dhe ka pritur në veturën e tij që të dalë Naimi me familjen e vet, dhe pasi që ata janë nisur me veturë, ky i ka përcjell më pas” ka thënë ajo.
Prova tjera me video do të administrohen para trupit gjykues, pas 10 minutave pauza.
“Gjatë vrasjes së Liridona Ademajt është shkrepur një plumb dhe që është gjetur gërzhoja e atij plumbi, i propozoj gjykatës, që të vazhdojmë me administrimin e këtyreve provave“, ka shtuar prokurorja.
Prokurorja në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, ka treguar se sa kishte qenë vlera e borxheve që kishte Naim Murseli.
“369.968.77 euro [borxhi] dhe gjatë dëshmisë së vet të pandehurit, informata te cilat i ka dhënë hestuesve policor, në njësinë e paraburgimit, ka pasur borxhe edhe ndaj personave fizik në vlerë prej 106 mijë euro, që do te thotë që vlera e përgjithshme e borxhit të të pandehurve në mars të vitit 2024, kur është bërë analiza e gjendjes së tij financiarë ka qenë 475,968,77 euro“, ka thënë ajo.
Prokurorja gjatë administrimit të provave foli edhe për përgjigjjen që kanë marrë nga Shteti suedez lidhur me sigurimin jetësor të Liridonës.
“Dhe më tej prova tjeter është përgjigja e organeve kompetente të Mbretërisë së Suedisë, i cili na vërteton që nga ana e organeve të Suedisë, është pranuar një përgjigje që Liridona Murseli ka pasur një polic të sigurimit jetësor me fillim të vlerësishmërisë 25 qershor 2022, në vlerën prej 3 milionë të kruneve suedeze, në të cilat nuk është cekur vazhduesi i përfitimit të sigurimit në rast të humbjes së jetës dhe në këto raste sipas ligjit, nëse nuk ka vartës pas vdekjes së saj, sipas ligjit më Suedi, shfrytëzuesi i policës do të ishte bashkëshorti“, ka thënë ajo.
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në gjykimin ndaj Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës, të hënën mungoi dëshmitari Shaban Murseli- babai i të akuzuarit Naim. Gjykata mori vendim të lexohet deklarata e tij e dhënë në Polici.

Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj, ngarkohen për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Gjykatësja Fatime Dermaku tha se mungon Shaban Murseli, për të cilin Gjykata ka lëshuar urdhëresë për verifikim adrese dhe dorëzim ftese.
Ajo tha se sipas nipit të Murselit, ai jeton në Suedi. Dhe se Shaban Murseli të pretemten e ka njoftuar gjykatën se nuk mund të jetë i pranishëm në këtë seancë.
Prokurorja Javorka Perlinçeviq tha se meqenëse dëshmitari Murseli ka dhënë deklaratë në procedurën paraprake më 6 dhjetor 2023, dhe se tani nuk është i qasshëm për organet e gjyqësisë dhe se e ka njoftuar që nuk mund të jetë i pranishëm në seancë, propozoi që deklarata e tij e dhënë në Polici të lexohet si provë me qëllim të ekonomizimit dhe racionalitetit të kësaj procedure penale.
Avokati i palës së dëmtuar- Leotrim Syla dhe mbrojtësja e Naim Murselit, Teuta Zhinipotoku e përkrahën mendimin e prokurorit.
Edhe i akuzuari Murseli u pajtua me propozimin, me qëllim që të mos zvarritet procedura.
Edhe i akuzuari Granit Plava dhe avokati i tij Skender Gojani, u pajtuan të lexohet deklarata e Murselit.
Kurse, avokati i Kushtrim Kokallës, Ndrecë Doda tha se pajtohen ta kenë vetëm si shkresë e jo si provë. Njëjtë i pajtua edhe Kokalla.
Më pas, trupi gjykies mori vendim për leximin e deklaratës së dëshmitarit Shaban Murseli e dhënë në Polici më 6 dhjetor 2023.
Ndryshe, raporti i Institutit të Psikiatrisë Forenzike të Kosovës ka konstatuar se Naim Murseli, i akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt, nuk ka pasur çrregullime apo sëmundje mendore në kohën e kryerjes së veprës penale.
Edhe në seancën e 22 shtatorit 2025, ekspertët Shpend Haxhibeqiri dhe Bujar Obërtinca, konstatuan se të akuzuarit Murseli dhe Plava nuk kanë çrregullime mendore.
Në seancën fillestare të mbajtur më 31 janar 2025, Naim Murseli u deklarua i pafajshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademajt, Granit Plava nuk u deklarua rreth fajësisë, kurse Kushtrim Kokalla tha se nuk deklarohet pa u konsultuar me mbrojtjen. Ndërsa, fajtor u deklarua i akuzuari Tom Dodaj. Ky i fundit, pasi pranoi fajësinë u dënua me 5 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë.
Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë më 15 janar 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt.
“Betimi për Drejtësi” ka siguruar aktakuzën e Prokurorisë, në të cilën thuhet se Murseli, Plava dhe Kokalla ishin dakorduar paraprakisht që vrasja të kryhej nga i akuzuari Plava me marrëveshje që Murseli t’ia paguante atij 30 mijë euro. I gjithë plani për vrasjen e Liridonës, thuhet se u bë nga bashkëshorti i saj, tani i akuzuari Naim Murseli, si pasojë e çrregullimit të raporteve familjare e martesore, ku edhe lindi dëshira e tij për hakmarrje.
Në aktakuzë thuhet se fillimisht plani i ishte shpalosur Kokallës nga Murseli, por ai kishte refuzuar të gjente një mundësi për vrasjen e Liridonës, e më pas Kokalla kishte gjetur Plavën, me të cilin e kishte njoftuar Naimin. E vetë Naim Murseli, thuhet se siguroi armën me 20 fishekë, nga i akuzuari Tom Dodaj, nga i cili e bleu për 280 euro. Me këtë armë, u krye vrasja e tani të ndjerës.
Plani i Naim Murselit për vrasjen e Liridonës, inskenimi i grabitjes e marrëveshja për ta paguar 30 mijë euro dorasin
Sipas aktakuzës, për shkak të raporteve të çrregulluara familjare dhe martesore, gjatë të cilave kanë lindur mllefi dhe dëshira për hakmarrje tek i pandehuri i parë Naim Murseli, ky i fundit ka bërë planin ta largojë tani të ndjerën Liridona nga jeta e tij.
Në aktakuzë thuhet se pas datës 25 qershor 2022, kur është paguar polica e sigurimit jetësor në emër të Liridona Murselit me kompaninë Folksam, në shumën prej 3.000.000 kruna suedeze, me qëllim që pas vrasjes të ketë edhe dobi financiare, Naimi të pandehurit të tretë (Kushtrim Kokalla), ia ka shpalosur planin e likuidimit të bashkëshortes së tij dhe nga ai ka kërkuar të gjejë mundësi për vrasjen e saj.
Aktakuza thotë se fillimisht, Kokalla ka refuzuar e më pas ka gjetur të pandehurin e dytë, Granit Plava, me të cilin e ka njoftuar Naim Murselin dhe që të tre janë dakorduar që Graniti të kryejë vrasjen me marrëveshje që Naimi t’ia paguajë kompensimin në shumën prej 30 mijë euro./EO/BetimipërDrejtësi
Këtë të hënë, në Gjykatën Themelore në Prishtinë pritet të vazhdojë shqyrtimi gjyqësor ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor të vitit 2023.
Në seancat e fundit janë dëgjuar disa dëshmitarë kyç, përfshirë Kanon Kokallën, i cili para trupit gjykues ka konfirmuar se është në lidhje familjare me dy të akuzuarit, ndërsa për Granit Plavën tha se e kishte shok gjenerate.
Tutje, i pyetur lidhur me sjelljet e vëllait të tij, tani të akuzuarit Kokalla, dëshmitari tha se ai ishte pjesëtar i FSK-së.
“Për faktin se ka qenë pjesëtar i FSK-së, do me thënë se ka qenë djalë i sjellshëm”, kishte deklaruar Kokalla.
Ai theksoi se familja e tij është ende nën tronditje nga rasti, ndërsa rrëfeu se për vrasjen kishte kuptuar nga një shok që i kishte shkruar në Facebook.
Më herët ishin marrë në pyetje edhe dëshmitarët Florian Avdija, Aurel Pajaziti dhe Valon Lluka.
Ekspertët e Psikiatrisë Forenzike kanë konstatuar se Naim Murseli dhe Granit Plava nuk kanë pasur çrregullime mendore në kohën e kryerjes së veprës.
Në seancën fillestare të 31 janarit, Murseli u deklarua i pafajshëm, Plava nuk u deklarua, ndërsa Kokalla kërkoi të konsultohet me mbrojtjen. I akuzuari tjetër, Tom Dodaj, kishte pranuar fajësinë dhe është dënuar me 5 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë.
Aktakuza ndaj të pandehurve ishte ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë më 15 janar 2025./EO
Live
The Guardian: Një në 14 fëmijë që vdesin në Angli kanë prindër me afërsi gjaku
Published
2 days agoon
February 12, 2026Ekskluzive: Thirrje për ‘veprime urgjente’ pasi studimi zbulon gjithashtu pabarazi të theksuara etnike dhe socio-ekonomike në vdekshmërinë dhe lidhjen e gjakut të fëmijëve
Një në 14 fëmijë që vdiqën në Angli në një periudhë katërvjeçare kishin prindër që ishin të afërm të ngushtë, sipas shifrave “të zymta” të zbuluara nga studimi i parë i këtij lloji.
Shifrat, të publikuara nga Baza e të Dhënave Kombëtare të Vdekshmërisë së Fëmijëve (NCMD), me bazë në Universitetin e Bristolit, analizuan të gjitha 13,045 vdekjet e fëmijëve në Angli midis viteve 2019 dhe 2023. Nga këto, 926 (7%) u gjetën të ishin fëmijë të lindur nga prindër me gjak të lidhur, që do të thotë se nëna dhe babai janë të afërm të ngushtë gjaku, siç janë kushërinjtë e parë.
Edhe pse numri i saktë i fëmijëve me prindër me gjak të lidhur në të gjithë Anglinë është i paqartë, të dhënat tregojnë qartë mbipërfaqësimin e tyre brenda statistikave të vdekshmërisë dhe kërkojnë “veprim urgjent”, sipas studiuesve.
Vlerësimi më i madh gjeografik i lidhjes së gjakut aktualisht i disponueshëm është nga një studim i madh që ndjek jetën e 13,000 foshnjave të lindura në Bradford. Studimi zbuloi se një në gjashtë prej këtyre fëmijëve kishin prindër që ishin kushërinj të parë, shumica e të cilëve vijnë nga komuniteti pakistanez i qytetit.
“Kjo është analiza e parë e këtij lloji në nivel global që shqyrton vdekjet e fëmijëve të lidhura me lidhjen e gjakut në të gjithë vendin dhe gjatë një numri vitesh”, tha Prof. Karen Luyt, drejtoreshë e NCMD-së dhe autore kryesore e studimit. “Grupi i të dhënave i NCMD-së është unik: është në kohë, i plotë dhe gjithëpërfshirës, dhe na jep një pasqyrë më të qartë se kurrë më parë të ndikimit të lidhjes së gjakut në vdekshmërinë e fëmijëve.”
Ajo shtoi: “Shtatë për qind e vdekjeve të fëmijëve gjatë kësaj periudhe ishin fëmijë të lindur nga prindër me lidhje gjaku. Këta fëmijë mund të kenë vdekur nga çdo shkak, por të dhënat na tregojnë shumë qartë se ata janë të mbipërfaqësuar në statistikat e vdekshmërisë. Nevojitet urgjentisht veprim për të përmirësuar rezultatet për këtë grup”.
Raporti zbuloi gjithashtu pabarazi të theksuara etnike dhe socioekonomike në vdekshmërinë dhe lidhjen e gjakut të fëmijëve. Nga fëmijët e vdekur me prindër të afërm të ngushtë, katër në pesë (79%) ishin me prejardhje etnike aziatike, me etninë më të zakonshme pakistaneze, zbuloi hulumtimi.
Për më tepër, pothuajse një e treta (30%) e fëmijëve me prejardhje aziatike që vdiqën kishin prindër të afërm të ngushtë, krahasuar me vetëm 5% të fëmijëve me prejardhje të zezë dhe 1% me prejardhje të bardhë ose të përzier.
Nga fëmijët e vdekur, prindërit e të cilëve ishin të afërm të ngushtë, më shumë se gjysma (52%) jetonin në zonat më të varfra të Anglisë, krahasuar me vetëm 5% që jetonin në zonat më pak të varfra.
Studimet e mëparshme kanë treguar se fëmijët e lindur nga prindër të afërm të ngushtë kanë një gjasë më të madhe për të përjetuar rezultate më të këqija shëndetësore në një sërë masash. Për shembull, fëmijët e lindur nga këta prindër kanë dy herë më shumë gjasa të lindin me një anomali kongjenitale, si dhe të kenë një rrezik në rritje për të përjetuar probleme me zhvillimin e të folurit dhe gjuhës.
Sipas hulumtimit, më shumë se një e katërta (27%) e të gjitha vdekjeve të fëmijëve që ndodhin brenda kësaj periudhe ishin të lidhura me anomali kromozomale, gjenetike dhe kongjenitale. Nga fëmijët e lindur nga prindër që ishin të afërm të ngushtë, pothuajse tre në pesë (59%) e këtyre vdekjeve ishin për shkak të anomalive kromozomale, gjenetike dhe kongjenitale. Nga këto vdekje të fëmijëve për shkak të faktorëve gjenetikë, pothuajse 17% kanë lindur nga prindër që ishin të afërm të ngushtë.
Një zëdhënës i NHS tha: “Ky raport ofron prova të mëtejshme të qarta mbi rrezikun në rritje të gjendjeve gjenetike dhe sëmundjeve serioze që mbart prindër të lidhur ngushtë dhe nxjerr në pah një numër shqetësues vdekjesh në zona më të largëta”.
“Me qindra fëmijë që humbasin jetën vitet e fundit, NHS po drejton një projekt pilot të vogël i cili do të testojë nëse infermierët me trajnim të specializuar në këto ndërlikime mund të parandalojnë vdekjen e foshnjave të cenueshme, të synuara në zonat ku martesa midis të afërmve të ngushtë është e përhapur”.
Lajmet
Kallas: Qeveria e re, momentum per dialogun Kosovë- Serbi
Published
3 days agoon
February 12, 2026By
UBTNEWS
Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas ka përshëndetur formimin e Qeverisë së re të Kosovës, pas më shumë se një viti bllokade politike.
Përmes një reagimi në rrjetin “X”, ajo e cilësoi si lajm inkurajues krijimin e institucioneve të reja dhe uroi kryeministrin Albin Kurti për marrjen e detyrës.
“Pas më shumë se një viti ngërçi politik, formimi i qeverisë së re të Kosovës është lajm inkurajues. Urime Albin Kurti!”, thuhet në reagim e Kallasit.
Ajo theksoi se tani është thelbësore që qeveria të veprojë shpejt në zbatimin e reformave, duke nënvizuar se kjo është mënyra më e shpejtë për të zhbllokuar mbështetjen e BE-së me vlerë qindra miliona euro dhe për të avancuar në rrugën drejt integrimit evropian.
Sipas saj, ky zhvillim krijon një momentum të ri për avancimin e marrëdhënieve mes BE-së dhe Kosovës, si dhe për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Shefja e diplomacisë evropiane ka shprehur gjithashtu gatishmërinë për të organizuar së shpejti një takim të nivelit të lartë në kuadër të dialogut
Kuvendi i Kosovës ka votuar Qeverinë e re të Kosovës, dje më 11.02.2026, në krye me Albin Kurtin. Pro qeverisë votuan 66 deputetë, 49 votuan kundër, ndërsa nuk pati asnjë abstenim.
Me këtë votim, Kuvendi zgjodhi zyrtarisht Qeverinë e re të Kosovës, e cila do të udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti.
Kronikë e zezë
Mitrovicë: Arrestohen dy persona për ‘vrasje në tentativë’
Published
3 days agoon
February 12, 2026By
UBTNEWS
Policia e Kosovës në Mitrovicën e Jugut ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në një incident me armë zjarri, më 12.02.2026.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, rreth orës 19:25, në rrugën “Pajazit Boletini”, ku pas marrjes së informacionit për të shtëna, njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje.
Nga hetimet fillestare është bërë e ditur se nga këto të shtëna ka mbetur i plagosur një person i moshës madhore, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Mitrovicës për trajtim mjekësor. Gjatë kontrollit në vendit të ngjarjes, hetuesit kanë gjetur dhe sekuestruar pesë gëzhoja si prova materiale lidhur me rastin.
“Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se një person i moshës madhore ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit. I njëjti është dërguar në spitalin rajonal në Mitrovicë, për tretman mjekësor. Lidhur me rastin, policia ka arrestuar dy persona të dyshuar, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur pesë (5) gëzhoja”, sipas njoftimit të Policisë.
Pas veprimeve hetimore dhe intervistimit të personave të përfshirë, policia ka iniciuar rastin penal si ‘vrasje në tentativë’.
Me vendim të prokurorit kompetent, dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh, ndërkohë që njësitet përkatëse janë duke zhvilluar hetimet e mëtejme për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.
Aktualitet
Dhjetë të vdekur në Kanda pas të shtënave në një shkollë të mesme
Published
4 days agoon
February 11, 2026By
UBTNEWSQyteti i Tumbler Ridge në Kolumbinë Britanike është tronditur nga një prej vrasjeve masive më të rënda në historinë e Kanadasë, ku dhjetë persona kanë mbetur të vdekur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një komunitet të largët me rreth 2,400 banorë, ndërsa gjashtë prej viktimave u gjetën brenda shkollës së mesme lokale, e cila ka gjithsej vetëm 160 nxënës.
Mes të vdekurve është edhe autorja e dyshuar e sulmit, por policia ende nuk ka bërë të ditur identitetin e saj apo motivet që e shtynë drejt këtij akti të rëndë. Autoritetet vendase mbeten të rezervuara edhe sa i përket identifikimit të viktimave të tjera, duke mos konfirmuar ende nëse mes tyre ka nxënës të mitur, raporton Reuters.
Si pasojë e kësaj tragjedie, Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, ka anuluar menjëherë një udhëtim të planifikuar jashtë shtetit për të menaxhuar situatën emergjente. Ndërkohë që mbulimi i drejtpërdrejtë i ngjarjes vazhdon, vendi po pret me ankth detaje të reja nga hetimet që po zhvillohen në këtë zonë të izoluar të Kanadasë perëndimore. /Reuters/
REL: NATO për paktin e mbrojtjes të Kosovës: Shqipëria dhe Kroacia kontribuojnë në stabilitetin rajonal
Kurti takohet me Plenković në Mynih, diskutohet për sigurinë dhe thellimin e bashkëpunimit
Gazetaria hulumtuese, pasion dhe mision publik që kërkon guxim, përkushtim dhe durim
Albin Kurti takohet me Hans-Georg Engelke në Konferencën e Sigurisë në Mynih
Shtyhet seanca për miratimin e projektbuxhetit 2026
Kuvendi ratifikon marrëveshjen 90.3 milionë me Bankën Botërore
Iraku nis riatdhesimin e mijëra luftëtarëve të ISIS-it dhe kërkon mbështetje ndërkombëtare për sigurinë
REL:Konferenca e Munihut-Merz bën thirrje për “ringjalljen” e besimit transatlantik
Miratohet Plani i Rritjes: Kosova përfiton 882 milionë euro nga BE-ja
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT3 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor mbi cilësinë e ujërave nëntokësore në Komunën e Suharekës
-
Lajmet nga UBT2 months agoMe shumicë votash, Vesa Shatri zgjidhet Kryetare e re e Këshillit Studentor të UBT-së
-
Lajmet nga UBT3 months agoNga klasa në praktikë! Studentët e drejtimit Media dhe Komunikim vizitojnë shtypshkronjën e UBT-së
-
Lajmet nga UBT2 months agoNjohja me proceset profesionale televizive, vizita e studentëve të Media dhe Komunikim në Klan Kosova
