Aktualitet

Vazhdon dëbimi i diplomatëve mes Rusisë dhe vendeve evropiane

Published

on

Tensionet diplomatike mes Rusisë dhe vendeve evropiane po vazhdojnë duke e shndëruar në përditshmëri dëbimin e diplomatëve.

Rusia njoftoi se ka dëbuar një diplomat italian si shenjë hakmarrjeje ndaj dëbimit të dy diplomatëve rusë në muajin mars.

“Ambasadori italian në Moskë, Pasquale Terracniano, është ftuar në Ministrinë e Jashtme të Rusisë ku iu komunikua njoftimi se ndihmësi i atasheut të mbrojtjes dhe atasheut detar në ambasadën në Moskë shpallen persona non grata (të padëshiruar v.j) si përgjigje ndaj veprimeve jomiqësore të autoriteteve italiane kundër Ambasadës Ruse në Romë”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Jashtme të Rusisë.

Diplomatët italianë janë urdhëruar që të largohen nga Rusia brenda 24 orësh.

Muajin e kaluar, Italia dëboi dy diplomatë rusë pasi policia tha se ata kishin kapur një kapiten të marinës italiane duke i dorëzuar dokumente sekrete një zyrtari ushtarak rus në këmbim të një pagese.

Ministria e Jashtme italiane e quajti veprimin e Rusisë “të pabazuar dhe të padrejtë”.

“Ne e konsiderojmë vendimin të pabazuar dhe të padrejtë sepse është në shenjë hakmarrje ndaj një mase legjitime të marrë nga autoritetet italiane në mbrojtje të sigurisë së tyre”, tha ministria e Jashtme italiane në përgjigje të masës së Moskës.

Ndërkohë më 26 prill, Rumania njoftoi se po dëbon një diplomat rus, vendi i fundit evropian që e merr një masë të tillë pas mosmarrëveshjeve diplomatike midis Moskës dhe Pragës mbi rolin e pretenduar të Rusisë në një shpërthim vdekjeprurës në 2014 në një depo çeke armësh.

“Aleksei Grichayev zëvendës-atashe ushtarak në Ambasadën Ruse në Bukuresht shpallet persona non grata për shkak të veprimtarive në kundërshtim me Konventën e Vjenës mbi marrëdhëniet diplomatike”, tha ministria e Jashtme e Rumanisë.

Praga akuzon shërbimet sekrete ruse se qëndrojnë pas një shpërthimi që vrau dy persona në një depo të armëve në tetor 2014.

Moska ka mohuar çdo përfshirje në shpërthimin e vitit 2014.

Republika Çeke ka dëbuar 18 diplomatë rusë, ndërsa Moska u hakmor duke dëbuar 20 punonjës të Ambasadës Çeke.

Shtatë vende të tjera të ish-Paktit të Varshavës në Evropën Qendrore dhe Lindore, të gjitha anëtare të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, kanë dëbuar diplomatët rusë javët e fundit, duke nxitur masa reciproke nga Moska

Continue Reading

Rajoni

Punimi shkencor i profesoreshës së UBT-së, Miranda Sejdiu Abazi dhe bashkëautorëve botohet në Georgian Medical News

Published

on

Profesoresha e UBT-së, Miranda Sejdiu Abazi me bashkëautorë, kanë publikuar punimin origjinial shkencorë, me titull “Assessment of Practical Performance in Orthodontic Clasp Fabrication Among Dental Technician Students at UBT: A Real-Time Analysis of Working Time and Perceived Stress në Gazetën Internacionale – Georgian Medical News, e indeksuar ne Scopus dhe Web of Science.

Ky studim, punim origjinal dhe inovativ është i një rëndësie të veçantë, sepse për herë të parë vlerëson në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikimin e stresit gjatë procesit praktik të ndërtimit të elementeve aktive dhe pasive të aparateve ortodontike mobile. Përmes një metodologjie të qartë, që përfshin matjen e kohës së punës dhe nivelin e stresit me SUDS scale, autorët kanë krijuar një urë të fortë midis teorisë akademike dhe praktikës reale laboratorike.

Autorët kanë arritur të ndërthurin në mënyrë shkencore analizën e performancës praktike, menaxhimin e stresit dhe vlerësimin psikologjik të studentëve, duke përdorur metoda të avancuara statistikore dhe qasje empirike reale gjatë procesit të punës.

Ky punim jo vetëm që rrit vlerën shkencore dhe profesionale të programit të Teknikut Dentarë në UBT, por gjithashtu dëshmon për angazhimin e studentëve dhe mentorëve në zhvillimin e kërkimeve me ndikim praktik dhe akademik.

Continue Reading

Vendi

​Digjet një autobus në Duhël të Suharekës, nuk ka të lënduar

Published

on

Një autobus nën rrethana të pasqaruara ka marrë flakë ditën e djeshme gjatë lëvizjes në Duhël të Suharekës.

Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë në Prizren, ka konfirmuar, se rasti ka ndodhur rreth orës 16:16 dhe se njësitet e policisë dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendngjarje.

“Zjarri është lokalizuar dhe shuar me sukses. Sipas të dhënave fillestare, si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa persona të lënduar nuk ka”, tha ai.

Rasti është duke u hetuar nga njësitë përkatëse policore për të përcaktuar shkaqet./S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

Mot me shi e borë, ja parashikimi për ditën e hënë

Published

on

Gjatë kësaj jave, vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë perëndimore dhe veriperëndimore, të cilat do të kushtëzojnë mot të ndryshueshëm dhe me reshje.

Siç njofton, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, në zonat e ulëta pritet shi me intensitet mesatar deri në të lartë, ndërsa në viset e larta malore reshjet do të jenë të përziera – shi dhe borë, veçanërisht në lartësitë mbi 1 mijë e 500 metra mbi nivelin e detit.

Sot moti do të jetë kryesisht i vranët dhe me riga shiu, temperaturat minimale sillen nga 5-7°C.

Kurse, ato maksimalet pritet të jenë nga 8 deri në 11°C. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Aktualitet

Rënie të temperaturave, ja parashikimi i motit

Published

on

Fillimi i tetorit ka shënuar një rënie të ndjeshme të temperaturave, ndërsa në disa vende të Kosovës kanë pasur edhe reshje bore.

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot pjesërisht i vranët e me mundësi të reshjeve.

Temperaturat e ditës do të luhaten nga 1°C deri në 5°C, ndërsa ato të natës mund të zbresin deri në -1°C.

Moti me shi dhe reshje bore do të vazhdojë deri javën e ardhshme, ndërsa më pas pritet një rritje e temperaturave. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Të kërkuara