Lajmet

​Varhelyi: Kemi një plan ambicioz, rajonit t’i ndahen edhe 6 miliardë euro tjera

Ai gjithashtu u bëri thirrje partnerëve që përveç 30 miliardë eurove të ndara, rajonit t’i ndahen edhe 6 miliardë euro të tjera.

Published

on

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, gjatë fjalës së tij në punimet e Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë u shpreh se Plani i Rritjes është ambicioz.

Në Samitin e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, Varlehyi potencon se procesi i zgjerimit nuk ka të bëjë vetëm me kapitujt. Sipas tij, procesi ka të bëjë me integrimin e ekonomive dhe shoqëritë të rajonit në BE.

Sipas Varhelyit, në mënyrë që të ecet përpara, një gjë duhet ta bëj edhe rajoni dhe të arrihen rezultate në reforma të cilat do ta bënin funksional planin.

“Edhe pse ne po afrojmë fundin e mandatit tonë, gjithsesi unë dëshiroj që të lëmë diçka pas serioze, e prekshme, e ndjeshme për aspektin afatshkurtër dhe afatmesëm për procesin e zgjerimit që procesi i zgjerimit nuk ka të bëjë me kapituj të ndryshëm të legjislacionit apo me mënyra të ndryshme administrative që ne i kemi apo me agjenci të ndryshme por është proces integrimi. Ky proces integrimi do të thotë se ekonomia e Ballkanit Perëndimor dhe shoqëritë të integrohen në Bashkimin Evropian që do të thotë në vetvete gjithashtu që edhe Bashkimi Evropian duhet që të ofrojë të gjithë përfitimet që sjell anëtarësimi përpara se vendet tuaja të bëhen shtete anëtare të BE-së. Kjo është ideja që kemi ne dhe që sjellim me këtë plan të rritjes, në fakt si plan është plan ambicioz, por ne kemi gjysmën e kohës në dispozicion për ta vënë atë në zbatim, ai do të vazhdonte deri në 2027-tën, por mendoj që ne kemi besim të plotë tek të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që ju do të mund të arrini t’i merrni përfitimet e këtij plani, të mirat që sjell ky plan, i cili ka mundësi që të kontribuojë për të dyfishuar ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor në 10 vitet e ardhshme. Që të ecim përpara na duhet që rajoni të ecë përpara vet me shpejtësi dhe kjo do të thotë të arrihen rezultate për ato reforma që në fakt e bëjnë këtë plan funksional, dhe ky plan do të funksionojë nëse ju aplikoni rregullat e Bashkimit Evropian dhe i pranoni të gjitha këto rregulla dhe pastaj mund të bëheni pjesë e tregut të vetëm edhe përpara se të bëheni shtet anëtar”, tha Varhelyi.

Ai gjithashtu u bëri thirrje partnerëve që përveç 30 miliardë eurove të ndara, rajonit t’i ndahen edhe 6 miliardë euro të tjera në mënyrë që të arrihet niveli i fondeve strukturore i Bashkimit Evropian për shtetet anëtare.

Varhelyi theksoi se institucionet financiare si BERZH dhe FMN duhet ta përshpejtojnë punën e tyre të cilat sipas tij do të ndihmonin në rritjen ekonomike të rajonit.

“Dëshira që dëshiroj të shpreh këtu përpara jush, sot është një dëshirë që e shpreh për partnerët tanë të institucioneve financiare që përveç 30 miliardë eurove ne kërkojmë që ju të na jepni edhe një 6 miliardë tjetër euro që e sjell në fakt të gjithë këtë në nivelin e fondeve strukturore të Bashkimit Evropian për shtete anëtare, pra 19 për qind e atyre që do të ofrohen në rajon do të merren deri në vitin 2027, por ama këto duhet të bëhen pjesë e ekonomisë sepse bazohet tek ekonomitë e këtyre vendeve dhe jo thjesht për trashëgimin kulturore, por e kam fjalën për vendet e punës rritjen ekonomike dhe këto para do të arrijnë vetëm në rast se ju si institucione financiare tregoheni të shpejt që do të thotë Banka Evropiane e Investimeve, BERZHI, FMN, të gjithë tani duhet të përshpejtoni punën, përpjekjet tuaja dhe duhet të tregoheni shumë më të shpejtë se sa që jeni treguar më parë”, tha ai në fjalën e tij.

lajme

UBT organizon Konferencën e 15-të Ndërkombëtare të Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë

Published

on

By

Më 23 deri më 25 tetor 2026, UBT do të organizojë Konferencën e 15-të Ndërkombëtare të Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë, në kuadër të Konferencës Shkencore Ndërkombëtare të UBT-së. Ngjarja pritet të mbledhë mbi 155 pjesëmarrës dhe do të prezantojë më shumë se 50 punime shkencore me fokus në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.

Programi shkencor mbulon tema të avancuara si inteligjenca artificiale, mësimi makinerik, siguria kibernetike, inxhinieria softuerike, IoT, blockchain dhe zbatimi i teknologjive inteligjente në arsim e shëndetësi.

Dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në UBT, Besnik Qehaja, theksoi rolin e veçantë që kanë studentët në këtë ngjarje shkencore.

“Rreth 70% e pjesëmarrësve pritet të jenë studentë të niveleve Bachelor dhe Master, duke dëshmuar rëndësinë që UBT i kushton përfshirjes së studentëve në kërkimin shkencor, zhvillimit të tyre akademik dhe krijimit të mundësive për prezantimin e rezultateve të hulumtimeve të tyre”, ka thënë Qehaja.

Duke folur për synimet kryesore të këtij organizimi, dekani Qehaja nënvizoi se kjo platformë shërben për të lidhur arsimin me inovacionin e ardhshëm:

“Përmes kësaj konference, UBT synon të forcojë lidhjen ndërmjet kërkimit shkencor, arsimit universitar dhe inovacionit teknologjik, duke krijuar një platformë për prezantimin e ideve të reja dhe avancimin e shkencave kompjuterike dhe inxhinierisë”, shprehet Qehaja.

Konferenca do të shërbejë si një udhëkryq i rëndësishëm bashkëpunimi mes akademikëve, hulumtuesve dhe studentëve vendorë e ndërkombëtarë për shkëmbimin e përvojave dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta shkencore.

 

Continue Reading

Vendi

Presidenti i FIMS-it, Prof. Dr. Fabio Pigozzi, pjesë e Konferencës së Mjekësisë Sportive në UBT

Published

on

By

Nesër, më 21 tetor, në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së do të mbahet Konferenca e Dytë Ndërkombëtare e Mjekësisë Sportive (ICSM 2026), e organizuar nga Instituti për Mjekësi Sportive i UBT-së, nën temën “Innovation and Resilience in Sport Medicine”.

Në mesin e pjesëmarrësve të kësaj konference do të jetë edhe Prof. Dr. Fabio Pigozzi, President i Federatës Ndërkombëtare të Mjekësisë Sportive (FIMS) dhe një nga figurat e njohura ndërkombëtarisht në mjekësinë sportive dhe shëndetin olimpik.

Pjesëmarrja e tij i jep konferencës një dimension të veçantë ndërkombëtar, duke krijuar mundësi për shkëmbim të përvojave dhe diskutim të zhvillimeve më të fundit në këtë fushë.

Në kuadër të programit të konferencës, si ligjerues kryesor do të jenë:

Prof. Dr. Edmond Hajrizi, Themelues dhe President i UBT-së, me fokus në inovacionin në arsim, teknologji dhe zhvillimin e shoqërisë inteligjente.

Prof. Dr. Fabio Pigozzi, Prof. Dr. Norbert Bachl, Zëvendëspresident i FIMS-it dhe specialist i fiziologjisë së ushtrimeve dhe mjekësisë sportive,

Prof. Dr. Ilir Ahmetgjekaj, profesor dhe specialist i radiologjisë;

Christian Stammel, Drejtor Ekzekutiv i Wearable Technologies;

Dr. Arian Bujupi, specialist i ortopedisë dhe traumatologjisë.

Konferenca do të trajtojë tema kyçe që ndërlidhin mjekësinë sportive me shëndetin funksional, radiologjinë, ortopedinë, teknologjitë e veshshme (wearable technologies), inteligjencën artificiale dhe rolin e inovacionit në praktikën klinike dhe sportive. Aktiviteti është i akredituar nga Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK), në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP). Regjistrimi bëhet përmes Platformës Digjitale të OMK-së, ndërsa detajet e plota të konferencës gjenden në ueb-faqen zyrtare: icsm.ubt-uni.net/2026/.

 

 

Continue Reading

Rajoni

Nisin përplasjet në protestën në Tiranë

Published

on

By

Përplasjet mes protestuesve dhe policisë kanë nisur në Tiranë, pas përshkallëzimit të situatës gjatë marshimit drejt Ministrisë së Arsimit.

Protesta fillimisht ishte e qetë, me studentët dhe mësimdhënësit që marshuan në mënyrë paqësore nga Kryeministria drejt Ministrisë së Arsimit. Megjithatë, situata u tensionua kur protestuesit hodhën gurë në drejtim të ndërtesës së ministrisë.

Policia reagoi duke përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, por protestuesit nuk u larguan nga Rruga e Durrësit. Ata vazhduan të qëndronin pranë efektivëve të policisë, duke kërkuar rikthimin para Ministrisë së Arsimit.

Tensionet vijnë pas disa ditësh protestash në Shqipëri, gjatë të cilave janë përdorur gaz lotsjellës, ujë, gurë dhe, në disa raste, edhe plumba gome.

Foto: REL

D.L

Continue Reading

Lajmet

Konferenca e MBE-së në UBT: Fokusi në transformimin digjital

Published

on

By

Këtë fundjavë më 24 tetor, do të mbahet Konferenca e Fakultetit të Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë (MBE), në kuadër të Konferencës Shkencore Ndërkombëtare të UBT-së. Ngjarja pritet të bëjë bashkë hulumtues, akademikë dhe ekspertë nga Kosova dhe bota për të diskutuar prirjet e reja ekonomike, financiare dhe menaxheriale.

Dekani i Fakultetit të Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë në UBT, Muhamet Gërvalla, njoftoi se përgatitjet janë në fazën përfundimtare dhe se programi sjell një larmi tematike.

“Për ne është e rëndësishme që konferenca të jetë jo vetëm një mundësi për prezantimin e rezultateve shkencore, por edhe një hapësirë për diskutim, shkëmbim përvojash dhe krijim të bashkëpunimeve të reja akademike. Temat kryesore përfshijnë transformimin digjital dhe inteligjencën artificiale, zhvillimin ekonomik, financat, inovacionin dhe ndërmarrësinë”, ka thënë Gervalla.

Hulumtimet e prezantuara nga akademikët vendorë u kushtojnë vëmendje të veçantë sfidave konkrete të tregut vendas, si përdorimi i inteligjencës artificiale në biznese, zhvillimi i NMM-ve, turizmi, politikat tatimore dhe pjesëmarrja e grave në menaxhment.

Lidhur me dobinë e kërkimeve vendore, dekani Gërvalla nënvizoi se këto punime lidhen me sfidat konkrete të Kosovës dhe përpjekja për të ofruar analiza që mund të ndihmojnë në përmirësimin e vendimmarrjes.

Përveç studiuesve kosovarë, konferenca ka tërhequr edhe pjesëmarrës ndërkombëtarë nga vende si Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Maroku, Kameruni, India, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe shtete të ndryshme evropiane, të cilët do të trajtojnë tema të tregjeve financiare, rritjes së gjelbër dhe teknologjisë.

Dekani Muhamet Gërvalla e vlerësoi lart këtë ndërthurje përvojash ndërkombëtare:

“Konferenca e MBE-së synon të lidhë hulumtimet që trajtojnë sfidat konkrete të Kosovës me perspektiva dhe përvoja ndërkombëtare, duke kontribuar në zhvillimin e kërkimit shkencor dhe në forcimin e bashkëpunimit akademik”, shprehet Gervalla.

 

 

 

Continue Reading

Të kërkuara