Kuriozitete

Vargje nga roboti? Ja si ChatGPT po ”sfidon” edhe Shekspirin

Published

on

Nëse gjithë bota është skenë e njerëzit aktorë, çfarë roli kanë krijesat jo-njerëzore, si inteligjenca artificiale? Rezulton se AI jo vetëm që mund të jetë konkurrent i denjë, por edhe të pëlqehet më shumë se vetë mjeshtrat e vargjeve, si Shakespeare.

Një studim i ri i botuar në revistën Scientific Reports zbuloi se chatbot-et si ChatGPT, mund të krijojnë poezi në stilin e poetëve të famshëm dhe në disa raste, lexuesit preferojnë ato krijimime kundrejt krijimeve origjinale.

Si funksionoi eksperimenti?

Studiuesit përdorën ChatGPT-3.5 për të krijuar poezi në stilin e autorëve si William Shakespeare, Sylvia Plath, Emily Dickinson, Walt Whitman dhe T.S. Eliot. Më pas, 1,634 pjesëmarrësve iu kërkua të lexonin dhjetë poezi- pesë të krijuara nga poetët e njohur dhe pesë të krijuara nga AI – pa iu treguar burimi i vargjeve.

Vetëm 46% e pjesëmarrësve arritën të dallonin krijimet e AI nga ato të njerëzve. Në eksperiment tjetër, një grup i ri prej 696 pjesëmarrësish vlerësoi poezitë bazuar në ritmin, origjinalitetin dhe cilësi tjera. Kur lexuesit mendonin se po lexonin poezi nga njerëz, vlerësoheshin më shumë.

Por, kur nuk e dinin autorësinë, poezitë e krijuara nga AI shpesh merrnin pikët më të larta.

Pse AI rezultoi më i pëlqyer?

Poezi të tilla janë më të thjeshta dhe të drejtpërdrejta në komunikimin e emocioneve, imazheve dhe temave. P.sh një poezi e stilit të Sylvia Plath nga ChatGPT përshkruan ndjenjën e trishtimit me vargje të qarta dhe të kuptueshme:

 “Ajri rëndon nga tensioni,?

Mendja ime një rrëmujë e pafund.?

Pesha e ndjenjave më shtyp,

?Zemra – e thyer, në grimca trishtimi.

Errësira vjen tinëzisht,

Si një mantel që më mbështjell.

Bota jashtë është e ftohtë, e ashpër,

Unë, një njeri i thyer që s’gjen shteg.

Mendimet më vërtiten furishëm,

Një ciklon në trurin tim.

Dua të kapem pas diçkaje të fortë,

Por çdo gjë humbet pa kthim…”

Kjo qartësi e bën AI të pranueshme për lexuesit modernë, që shpesh kërkojnë përgjigje të shpejta e të thjeshta, sesa të zhytën në mendime të ndërlikuara.

Çka nënkupton kjo për lexuesit?

Lexuesit e ngatërrojnë kompleksitetin e poezive njerëzore me konfuzionin e krijuar nga AI. Një pjesëmarrës që lexoi një poezi të T.S. Eliot e përshkroi atë si “një tekst pa kuptim, që nuk mund të vijë nga dikush me ndjenja. Për poetët bashkëkohorë, nuk përbën kërcënim. Poetja Dorothea Lasky, e vetmja autore bashkëkohore, u shpreh: “Nëse njerëzit pëlqejnë poezinë, nuk ka rëndësi kush e ka shkruar. Poezia do të jetë gjithmonë e nevojshme.”

Në fund të fundit, ndoshta ka vend për të gjithë – edhe për poetët robotikë.

Kuriozitete

25 emrat më të shpeshtë në botë – Muhameti e Maria nuk lëshojnë udhë!

Published

on

By

Emrat e njerëzve ndryshojnë me kohën, i përshtaten asaj. Mirëpo, në gjithë botën, janë disa emra që nuk ndryshojnë shumë. Mund të ketë trende të emrave të rinj, por ata të moçmit vazhdojnë e dominojnë.

Dhe këtë e tregon më së miri një listë prej 25 emrave më të përhapur në botë, ku emrat Muhamet për burrat dhe Maria për gratë vazhdojnë ta mbajnë primatin – me diferencë të lartë nga emrat e tjerë.

  1. Muhammad – 133,349,300
  2. Maria             – 61,134,526
  3. Jose – 29,946,427
  4. Wei -17,145,807
  5. Ahmed -14,916,476
  6. Yan -14,793,356
  7. Ali -14,763,733
  8. John -14,323,797
  9. David -13,429,576
  10. Li -13,166,162
  11. Abdul -12,163,978
  12. Ana -12,091,132
  13. Ying             -12,047,080
  14. Michael -11,471,765
  15. Juan -11,372,603
  16. Anna -11,350,336
  17. Mary -11,303,767
  18. Jean             -11,024,162
  19. Robert -10,170,794
  20. Daniel             -10,026,181
  21. Luis             -9,757,245
  22. Carlos             -9,618,779
  23. James             -8,807,695
  24. Antonio -8,659,274
  25. Joseph -8,630,833

Continue Reading

Kuriozitete

Pajisjet shtëpiake që nuk duhen ndezur kurrë njëkohësisht

Published

on

Ndezja njëkohësisht e pajisjeve me konsum të lartë elektrik mund të duket praktike, por në realitet përbën një rrezik serioz për instalimet elektrike shtëpiake.

Çdo pajisje tërheq amperazh të caktuar dhe kur disa prej tyre punojnë paralelisht, rrjeti mund të mbingarkohet.

Siguresat shërbejnë si mbrojtje, por në instalime të vjetra ose kur përdoren kabllo zgjatëse, ekziston rreziku real i mbinxehjes, shkrirjes së prizave dhe madje zjarrit. Kabllot zgjatëse janë veçanërisht të rrezikshme, pasi nuk janë të dizajnuara për pajisje me fuqi të lartë.

Pajisje si frigoriferët, mikrovalët, tosterët, aparatet e kafesë, ngrohëset dhe kondicionerët nuk duhet të ndajnë të njëjtën prizë.

Kur këto rregulla injorohen, telat mund të mbinxehen dhe të shkaktojnë zjarre të fshehta brenda mureve.

Këshilla është të shkëputen pajisjet nga priza kur nuk përdoren dhe të shmanget përdorimi i kabllove zgjatëse për pajisje të fuqishme.

Kjo rrit sigurinë në shtëpi dhe ul edhe shpenzimet e energjisë elektrike. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kuriozitete

Letra e fundit e Mary Stuart rikthehet në ekspozim pas dekadash

Published

on

Letra e fundit e Mary Stuart, Mbretëreshës së Skocisë, e shkruar pak orë para ekzekutimit më 8 shkurt 1587, do të ekspozohet vitin e ardhshëm në Muzeun e Perthit.

Dorëshkrimi, që ruhet në Bibliotekën Kombëtare të Skocisë dhe rrallë shfaqet për arsye konservimi, do të jetë i ekspozuar për tre muaj – periudha më e gjatë e ekspozimit në dekada.

Letra katërfaqëshe, drejtuar Mbretit Henri III të Francës, përmban reflektimet e saj para vdekjes, pretendimin për kurorën angleze, përkushtimin ndaj fesë katolike dhe kërkesën për shpërblimin e shërbëtorëve të saj.

Ekspozita do të shoqërohet me aktivitete dhe materiale të tjera historike, përfshirë dorëshkrime nga AK Bell, si poema e Robert Burns dhe fragmente nga drama e Liz Lochhead.

Letra do të jetë e hapur për publikun nga 23 janari deri më 26 prill 2026. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Kuriozitete

Një grua në Spanjë pushohet pse shkonte herët në punë

Published

on

Një punonjëse 22-vjeçare në Spanjë u pushua nga puna për shkak se paraqitej 40 minuta para orarit zyrtar.

Ajo kishte punuar më herët për dy vjet dhe ishte paralajmëruar 19 herë për të respektuar orarin 07:30.

Kompania e akuzoi gjithashtu për shitjen pa autorizim të një baterie të përdorur.

Gjykata e Alicantes vendosi në favor të punëdhënësit, duke argumentuar se problemi ishte mosrespektimi i rregullave, një shkelje e rëndë sipas Kodit të Punës spanjoll.

Punonjësja mund të apelojë në Gjykatën e Lartë në Valencia. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara