Aktualitet

Van der Belen dhe Radev: Mbështetje për integrimin e shpejtë të Ballkanit Perëndimor

Published

on

Presidentët e Austrisë dhe Bullgarisë, Alexander van der Belen dhe Rumen Radev, thanë sot në Salsburg se ata mbështesin integrimin e shpejtë dhe gjithëpërfshirës të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Van der Belen dhe Radev zhvilluan bisedime dypalëshe përpara premierës së sotme të operës “Don Giovanni” si pjesë e Festivalit Kulturor të Salsburgut.

Në takim, sipas Zyrës së presidentit të Austrisë, u shkëmbyen mendime mbi çështjet aktuale në lidhje me Evropën dhe politikën ndërkombëtare, dhe marrëdhëniet me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sonte, Van der Belen dhe Radev do të marrin pjesë në premierën e operës së Mozartit “Don Giovanni” së bashku me gruan e tij.

lajme

Dr. Xhida Lumi ndan përvojën klinike dhe shkencore me studentët e Fakultetit të Psikologjisë në UBT

Published

on

By

Në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm për të ofruar një edukim bashkëkohor dhe të ndërlidhur me praktikën profesionale, Fakulteti i Psikologjisë në UBT organizoi një ligjëratë të veçantë për studentët e programit Master, në kuadër të lëndës “Psikologji e Avancuar Zhvillimore”, të udhëhequr nga prof. Fatbardha Qehaja Osmani.

E ftuar ishte Dr. Xhida Lumi, psikiatre dhe psikoterapiste me veprimtari profesionale në Zvicër, e cila ndau me studentët përvojën e saj shumëvjeçare në fushën e shëndetit mendor, psikiatrisë së fëmijëve dhe adoleshentëve, si dhe në edukimin dhe trajnimin profesional të specialistëve të rinj.

Përmes ligjëratës me temën “Zhvillimi, Shëndeti dhe Rezilienca tek Fëmijët (Si t’i njohim, forcojmë dhe shoqërojmë fuqitë e brendshme)”, Dr. Lumi trajtoi aspekte të rëndësishme të zhvillimit psikologjik të fëmijëve, faktorët që ndikojnë në mirëqenien e tyre emocionale dhe mënyrat për të nxitur reziliencën dhe potencialin e tyre individual.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe fenomenit të migrimit dhe ndikimit që ai mund të ketë në zhvillimin emocional, social dhe psikologjik të fëmijëve, duke ofruar perspektiva profesionale dhe raste konkrete nga praktika klinike ndërkombëtare.

Studentët patën mundësinë të angazhohen në diskutime interaktive, të shtrojnë pyetje dhe të njihen nga afër me qasje moderne terapeutike dhe klinike, duke përfituar njohuri të vlefshme që ndërlidhin teorinë akademike me realitetin profesional.

Aktivitete të tilla dëshmojnë përkushtimin e Fakultetit të Psikologjisë në UBT për të krijuar një mjedis studimi dinamik, ku studentët kanë mundësi të mësojnë nga ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, të zhvillojnë kompetenca profesionale të avancuara dhe të përgatiten për sfidat e profesionit në një kontekst global.

Continue Reading

Aktualitet

Përshkallëzohen tensionet mes Iranit dhe Izraelit

Published

on

By

Situata në Lindjen e Mesme ka shënuar një tjetër valë të rëndë përshkallëzimi, pas rritjes së intensitetit të sulmeve të ndërsjellta mes Iranit dhe Izraelit. Sipas raportimeve të fundit nga mediat ndërkombëtare, shkëmbimet e goditjeve ajrore dhe operacionet ushtarake janë intensifikuar ndjeshëm gjatë orëve të fundit, duke rritur alarmin për një konflikt më të gjerë rajonal.

Ky zhvillim vjen në një moment mjaft kritik në arenën ndërkombëtare, ku dinamikat politike po ndiqen me vëmendje të shtuar edhe nga Uashingtoni. Ndryshimet në lidershipin amerikan dhe qasja e administratës së Presidentit Donald Trump ndaj kësaj krize po shihen si faktorë kyç në ecurinë e ngjarjeve, teksa koordinimi dhe komunikimi me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, mbetet në qendër të diplomacisë globale.

Komuniteti ndërkombëtar po bën thirrje të vazhdueshme për vetëpërmbajtje, ndërsa vëzhguesit ushtarakë paralajmërojnë se vazhdimi i sulmeve të këtij përmasa rrezikon të prodhojë pasoja të paparashikueshme për sigurinë dhe stabilitetin në mbarë rajonin./The Guardian/

Continue Reading

Vendi

Pas zgjedhjeve, Kurti udhëton në Austri: Do të takojë kancelarin Stocker

Published

on

By

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Austri, vetëm një ditë pas përfundimit të procesit zgjedhor në Kosovë.

Sipas njoftimit zyrtar nga Zyra e Kryeministrit, gjatë kësaj vizite dyditore, kreu i qeverisë në detyrë do të zhvillojë takime të rëndësishme të nivelit të lartë shtetëror dhe ekonomik. Ndër të tjera, ai do të pritet në takim nga Kancelari i Republikës Federale të Austrisë, Christian Stocker, si dhe do të marrë pjesë në punimet e Forumit Ekonomik të Vjenës (Vienna Economic Forum).

Ky udhëtim zyrtar i Kurtit zhvillohet pikërisht në kohën kur në Kosovë sapo është përmbyllur procesi i numërimit të votave.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) tashmë ka përfunduar 100% numërimin e kutive të votimit (2,498 nga 2,498 vendvotime), duke nxjerrë rezultatet preliminare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Sipas të dhënave përfundimtare të kësaj faze nga KQZ, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë forca e parë politike në vend duke siguruar 42,91% të votave (299,152 vota). Pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21,12% (147,220 vota), e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 17,58% (122,575 vota). Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka grumbulluar 7,16% të votave, ndërsa Lista Serbe ka marrë 6,18%. Në këto zgjedhje, pjesëmarrja e përgjithshme e qytetarëve me të drejtë vote arriti në 37,05%, teksa rezultatet pritet të certifikohen pasi të përmbyllen procedurat e numërimit të votave të diasporës dhe ato me postë.

 

Continue Reading

Lajmet

Liqeni i Shkodrës përfshihet në UNESCO

Published

on

By

Një lajm i rëndësishëm ka ardhur për trashëgiminë natyrore të Shqipërisë, me përfshirjen zyrtare të Liqenit të Shkodrës nga UNESCO në Rrjetin Botëror të Rezervave të Biosferës. Ky vendim shënon një hap të rëndësishëm për mbrojtjen dhe promovimin ndërkombëtar të kësaj pasurie të jashtëzakonshme natyrore.

Këtë arritje e ka ndarë me publikun edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili përmes një mesazhi u shpreh se ky është një sukses i angazhimit institucional dhe diplomatik të vendit.

“Me kënaqesinë e një tjetër lajmi të bukur për Shqipërinë e Gjelbër dhe trashëgiminë tonë natyrore, futjen e Liqenit të Shkodrës nga UNESCO në Rrjetin Botëror të Rezervave të Biosferës, rezultat i punës sonë diplomatike po edhe i kujdesit me përgjegjësi për këtë pasuri shqiptare që i shtohet thesareve të botës së mbrojtur nga UNESCO, ju uroj një javë të mbarë”, ka njoftuar Rama.

Continue Reading

Të kërkuara