Aktualitet

Van der Belen dhe Radev: Mbështetje për integrimin e shpejtë të Ballkanit Perëndimor

Published

on

Presidentët e Austrisë dhe Bullgarisë, Alexander van der Belen dhe Rumen Radev, thanë sot në Salsburg se ata mbështesin integrimin e shpejtë dhe gjithëpërfshirës të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Van der Belen dhe Radev zhvilluan bisedime dypalëshe përpara premierës së sotme të operës “Don Giovanni” si pjesë e Festivalit Kulturor të Salsburgut.

Në takim, sipas Zyrës së presidentit të Austrisë, u shkëmbyen mendime mbi çështjet aktuale në lidhje me Evropën dhe politikën ndërkombëtare, dhe marrëdhëniet me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sonte, Van der Belen dhe Radev do të marrin pjesë në premierën e operës së Mozartit “Don Giovanni” së bashku me gruan e tij.

Bota

Lavrov: Rusia do ndihmojë Afrikën të forcojë aftësitë luftarake ndaj kërcënimeve

Published

on

By

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov deklaroi në një konferencë shtypi se Rusia do të ndihmojë vendet afrikane në forcimin e aftësive të tyre luftarake për të luftuar forma të ndryshme të krimit dhe terrorizmit.

Ne, në Rusi, do të vazhdojmë të kontribuojmë në përpjekjet e komunitetit global për të stabilizuar dhe zgjidhur konfliktet në kontinentin afrikan”, tha Lavrov.

Rusia do të rrisë gjithashtu ndihmën e saj për vendet e rajonit në baza dypalëshe, e cila përfshin përmirësimin e efektivitetit luftarak të forcave të armatosura kombëtare, trajnimin e personelit ushtarak dhe forcimin e agjencive të sigurisë dhe zbatimit të ligjit. Kjo mbështetje synon të forcojë kapacitetin e partnerëve tanë afrikanë për të trajtuar sfida të tilla si terrorizmi, trafiku i drogës dhe krimi i organizuar në territoret e tyre.”

Në të njëjtën kohë, Lavrov nënvizoi përkushtimin e Rusisë ndaj parimit që kombet afrikane duhet të zgjidhin në mënyrë të pavarur konfliktet e tyre me mbështetjen e organizatave përkatëse kontinentale.

Zgjidhjet e imponuara nga jashtë nuk çojnë kurrë në zgjidhje të qëndrueshme të krizave. Kjo është vërtetuar herë pas here dhe ne do të vazhdojmë të mbrojmë idenë se problemet afrikane kërkojnë zgjidhje afrikane,” theksoi Lavrov.

Continue Reading

Bota

Franca i ofron Ukrainës informata të inteligjencës, pasi SHBA-ja pezulloi shërbimin

Published

on

By

Franca është duke i dhënë Ukrainës informata të inteligjencës ushtarake, pasi Uashingtoni njoftoi pezullimin e ndarjes së informatave të tilla me Kievin, tha të enjten ministri francez i Mbrojtjes, Sebastien Lecornu.

SHBA-ja tha të mërkurën se e ka pezulluar ndarjen e informatave të inteligjencës me Ukrainën, duke e ndërprerë ofrimin e të dhënave jetike që kanë ndihmuar atë ta shënjestrojë pushtuesin rus. Megjithatë, zyrtarë të administratës Trump kanë thënë se bisedimet pozitive mes Uashingtonit dhe Kievit nënkuptojnë se pezullimi mund të jetë i shkurtër.

Informatat e inteligjencës amerikane janë jetike për Ukrainën në përpjekjet e saj për t’i gjurmuar lëvizjet e trupave ruse dhe për t’i zgjedhur objektivat.

Ministri Lecornu tha se Franca po vazhdon ndarjen e informatave të inteligjencës me Ukrainën.

Informatat tona të inteligjencës janë sovrane. Ukraina mund të përfitojë nga informatat e inteligjencës sonë”, shtoi ai.

SHBA-ja e mori vendimin pas përkeqësimit dramatik të raporteve mes Kievit dhe Uashingtonit. Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe ai ukrainas, Volodymyr Zelensky, u përplasën në Zyrën Ovale javën e kaluar dhe pas kësaj, SHBA-ja njoftoi se ka pezulluar ndihmën thelbësore ushtarake për Ukrainën.

Drejtori i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), John Ratcliffe, konfirmoi të mërkurën se ndarja e inteligjencës është ngrirë, teksa Ukraina po vazhdon të luftojë kundër pushtimit që Rusia ka nisur më 2022.

Continue Reading

Bota

Udhëheqësit e opozitës ukrainase refuzojnë Trump, s’pranojnë zgjedhje në kohë lufte

Published

on

By

Dy liderët e opozitës ukrainase kanë hedhur poshtë idenë e mbajtjes së zgjedhjeve ndërsa vendi është në luftë. Ish-presidenti Petro Poroshenko dhe Julia Tymoshenko kanë deklaruar se zgjedhjet duhet të zhvillohen vetëm pasi të vendoset paqja.

Deklaratat e tyre vijnë pas komentit të Donald Trump, i cili e quajti presidentin Volodymyr Zelenskyy një “diktator” për mosmbajtjen e zgjedhjeve presidenciale. Një narrativë shpesh e përdorur nga Kremlini në përpjekje për të delegjitimuar liderin ukrainas.

Përfaqësues të rrethit të Trump kanë zhvilluar bisedime me Poroshenkon dhe Tymoshenkon gjatë së mërkurës, por nga deklaratat e opozitës në Ukrainë duket se liderët nuk janë dakord me planin e SHBA për të mbajtur zgjedhje në kohë lufte.

Kushtetuta e Ukrainës nuk lejon mbajtjen e zgjedhjeve ndërsa vendi është nën ligjin ushtarak dhe do të kishte sfida të mëdha në realizimin e votimit për qytetarët që jetojnë në territoret e pushtuara dhe për ushtarët në vijën e frontit.

Poroshenko tha në Telegram se zgjedhjet duhet të zhvillohen vetëm pasi të jetë vendosur paqja, dhe jo më vonë se 180 ditë pas përfundimit të luftës. Nga ana tjetër, Tymoshenko theksoi se ekipi i saj “po bisedonte me të gjithë aleatët tanë që mund të ndihmojnë në sigurimin e një paqeje të drejtë sa më shpejt të jetë e mundur”, duke shtuar se zgjedhjet nuk duhet të mbahen para se kjo të arrihet.

Continue Reading

Bota

Presidentja e KE-së, Von der Leyen: Evropa përballet me një rrezik të qartë dhe të pranishëm

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen paralajmëroi se Evropa po përballet me një “rrezik të qartë dhe të pranishëm”.

Von der Leyen foli në hyrje të takimit të Partisë Popullore Evropiane (EPP) në të cilën ajo është anëtare, përpara mbajtjes së Samitit të jashtëzakonshëm të liderëve të BE-së.

Ajo theksoi se janë mbledhur për një samit të jashtëzakonshëm që do të fillojë në orët në vijim. “Jemi në një kohë të jashtëzakonshme ku shohim se Evropa po përballet me një rrezik të qartë dhe të pranishëm. Ne duhet ta vendosim Evropën në një pozicion ku ajo të mund të vetëmbrohet dhe të mbrojë“, tha Von der Leyen.

Presidentja e KE-së potencoi rëndësinë e vendosjes së Ukrainës në një pozicion për të mbrojtur veten dhe për të siguruar paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. Ajo njoftoi në këtë drejtim do t’u prezantojë liderëve një plan të ri të quajtur “ReArm” i cili synon të riarmatosë rajonin duke rritur shpenzimet e mbrojtjes të Evropës.

Pasi bëri të ditur se plani i ri kap vlerën prej 800 miliardë euro, Von der Leyen tha: “Ai u siguron vendeve anëtare më shumë mjete financiare për shpenzime ushtarake dhe ofron mundësinë për furnizime të përbashkëta në nivel evropian. Si një pikë shumë e rëndësishme mund të sigurojë dobi edhe ndaj Ukrainës, sepse falë këtij plani vendet anëtare mund të investojnë në industrinë e mbrojtjes të Ukrainës ose të furnizojnë kapacitete ushtarake dhe t’ia japin ato Ukrainës“.

Udhëheqësit e BE-së janë mbledhur në Bruksel dhe do të diskutojnë mbështetjen për Ukrainën dhe mënyrat për të rritur shpenzimet për mbrojtjen e Evropës.

Continue Reading

Të kërkuara