Kulturë

“Valley Film Festival”, event unik për të rinjtë e Luginës! Flet organizatori Kushtrim Asllani

Published

on

Java u mbyll me një intervistë ekskluzive me aktorin Kushtrim Asllani i i cili flet për organizimin e “Valley Film Festival”.

Ky event i rëndësishëm që do të mbahet në qytetin e Bujanocit, në datat 20, 21 dhe 22 qershor 2025, pritet të sjellë panele, trajnime dhe shfaqje filmash të metrazhit të shkurtër dhe të gjatë nga autorë vendorë dhe ndërkombëtarë.

“Valley Film Festival” vjen si një hap i ri për zhvillimin kulturor dhe promovimin e krijimtarisë artistike të të rinjve në Luginën e Preshevës.

Emisioni “n’RITËM”, me autore dhe moderatore Albina Zeneli vjen në frekuencën 100.7 çdo ditë pune nga ora 13:00-15:00 në Campus Radio.

Linku për ta dëgjuar online: https://www.ubt-uni.net/en/media-events/ubt-radio-campus/ 

 

Lifestyle

Çfarë na mëson një psikologe për nevojat e fëmijëve?

Published

on

Biseda me një psikologe më la pa fjalë. Shumica e prindërve nuk kanë qëllim të lëndojnë fëmijët e tyre, por ndodh shpesh – pa e kuptuar fare.

Çdo periudhë e fëmijërisë ka një nevojë themelore. Kur ajo nevojë nuk plotësohet, fëmija nuk e harron thjesht me kohën; ai/ajo e bart me vete për gjithë jetën.

0-1 vjeç: “A mund të kem besim te bota?”

Kur një foshnjë qan dhe askush nuk i përgjigjet, mëson: “Askush nuk do të vijë për mua.” Kjo shkakton ankth. Kur dikush e mban në krahë dhe e qetëson, foshnja mëson se bota është një vend i sigurt.

1-3 vjeç: “Dua ta bëj vetë!”

Nëse çdo përpjekje e tyre kritikohet ose ndërpritet, fëmija fillon të dyshojë te vetja. Në të ardhmen, mund të ketë frikë të veprojë pa miratim.

3-6 vjeç: “Jam mace! Jam doktor! Jam superhero!”

Lojë e fëmijës nuk është thjesht argëtim – është krijimi i identitetit. Mbështetja e prindit rrit guximin, ndërsa tallja ose injorimi e mbyll vetëbesimin dhe imagjinatën.

6-11 vjeç: “Dua të jem i/e aftë. Dua të vlej.”

Mësoje të vlerësojë përpjekjen, jo vetëm rezultatet. Nëse dashuria dhe vlerësimi lidhen vetëm me suksesin, fëmija mund të ndalojë së provuari kur nuk ndjehet i/e sigurt që do të arrijë.

11-18 vjeç: “Kush jam unë në të vërtetë?”

Kjo periudhë nuk është “mosha e vështirë”, por koha kur formohet identiteti. Rebelime, faza të çuditshme e kundërshtime janë normale. Detyra jote nuk është të krijosh një “fëmijë perfekt”, por të jesh pranë tij teksa zbulon veten.

Fëmijët nuk harrojnë aq sa duket. Truri dhe trupi i tyre mbajnë mend. Prandaj, nuk duhet të jesh prind perfekt. Mjafton të jesh prind që dëgjon, kupton dhe mëson me ta. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kulturë

U nda dje nga jeta, sot i jepet lamtumira e fundit aktorit të madh Enver Petrovci

Published

on

Dje, në moshën 71-vjeçare, u nda nga jeta një prej figurave më të mëdha të artit dhe kulturës shqiptare, aktori, regjisori dhe profesori Enver Petrovci.

Lajmi i ndarjes së tij nga jeta ka sjellë dhimbje dhe pikëllim të madh jo vetëm për komunitetin artistik, por edhe për publikun e gjerë që e ka ndjekur në teatër, film dhe televizion për dekada me radhë.

Ceremonia e varrimit do të zhvillohet sot, duke filluar nga ora 17:00, në varrezat e qytetit të Prishtinës, ku familja, miqtë, kolegët dhe dashamirët e artit do t’i japin lamtumirën e fundit.

Në një njoftim zyrtar të publikuar nga Teatri Kombëtar i Kosovës, është bërë e ditur se homazhet për Petrovcin do të mbahen nga ora 13:30 deri në 15:30, ku qytetarët dhe figura të njohura të artit do të kenë mundësinë të shprehin respektin dhe mirënjohjen e tyre.

Pas homazheve, në orën 15:30, zhvillohet mbledhja komemorative, e cila pritet të jetë një përkujtim solemn i jetës dhe veprës së tij të pasur.

Enver Petrovci ka lënë gjurmë të pashlyeshme në kulturën shqiptare. Ai ishte ndër themeluesit e Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe një personalitet që kontribuoi fuqishëm në zhvillimin e artit dramatik.

Përveç roleve të paharrueshme, Petrovci ka ndikuar edhe në breza të tërë aktorësh përmes punës si pedagog dhe regjisor. Ikja e tij la një boshllëk në kulturën shqiptare, por trashëgimia artistike e tij do të mbetet gjithmonë frymëzim për brezat që vijnë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Aktualitet

​MKRS për Enver Petrovcin: Ai ishte më shumë se një emër i skenës sonë

Published

on

Ministria e Kulturës ka reaguar me rastin e vdekjes së aktorit dhe regjisorit, Enver Petrovci duke e vlerësuar figurën se Petrovcit si një emër të madh të skenës sonë.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të aktorit dhe regjisorit të shquar, Enver Petrovci. Ai ishte më shumë se një emër i madh i skenës sonë: ishte zëri, fytyra dhe shpirti i shumë roleve që shënjuan teatrin, filmin dhe kujtesën kulturore të vendit tonë. Jeta e tij ishte e lidhur ngushtë me artin dhe publikun. Përmes talentit të pashtershëm, ai i dhuroi gjeneratave të tëra emocione, reflektim dhe dashuri për kulturën”, thuhet në telegram ngushëllimin e MKRS-së.

Sipas kësaj ministrie, aktori Enver Petrovci ka lënë pas një trashëgimi që do të frymëzojë përherë.

“Në emër të Ministrisë së Kulturës, dhe në emrin tim personal, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Petrovci, miqtë, kolegët dhe gjithë komunitetin artistik. Kujtimi për të dhe vepra e tij do të mbeten të gjalla përjetësisht. Qoftë i përjetshëm kujtimi të”, thuhet në telegram.

Enver Petrovci ka ndërruar jetë në moshën 71 vjeçare./S.K/KP/

Continue Reading

Kulturë

Tradita shqiptare në zemër të Gjermanisë, veshjet kombëtare në Oktoberfest

Published

on

Për herë të parë, veshjet tradicionale shqiptare u prezantuan në Oktoberfest të Mynihut, duke i dhënë një ngjyrë të veçantë festivalit më të madh të birrës në botë.

Ky parakalim historik u bë të dielën, më 21 shtator 2025, dhe u shoqërua me entuziazmin e shqiptarëve që jetojnë në Gjermani, si dhe me kureshtjen e mijëra vizitorëve nga e gjithë bota që marrin pjesë çdo vit në këtë festë.

Në kuadër të parakalimit të Oktoberfest, i cili njihet për shfaqjen e kostumeve popullore nga vende të ndryshme, përfaqësues të komunitetit shqipfolës parakaluan krenarë me veshje tradicionale, kostume të burrave dhe grave nga treva të Shqipërisë, Kosovës dhe viseve shqiptare.

Flamuri kuqezi dhe motivet kombëtare e bënë edhe më të dukshme dhe mbresëlënëse pjesëmarrjen shqiptare në këtë ngjarje prestigjioze.

Ky prezantim nuk ishte i rastësishëm, u mundësua falë përkushtimit të “Iliria München”, e cila prej vitesh punon në ruajtjen dhe promovimin e kulturës shqiptare në Gjermani. Përmes këtij organizimi, shoqata jo vetëm që arriti të vendosë shqiptarët në skenën ndërkombëtare të kulturës popullore, por edhe të krijojë ura miqësie mes komunitetit shqiptar dhe atij gjerman.

Sipas raportimit të Deutsche Welle, pjesëmarrja e shqiptarëve në këtë parakalim u prit me shumë interes nga publiku, duke e kthyer momentin në një festë të vërtetë të identitetit dhe krenarisë kombëtare.

Për shqiptarët që jetojnë në diasporë, ky ishte një rast i veçantë për të treguar se traditat dhe kultura shqiptare janë të gjalla dhe të denja për t’u prezantuar në skenat më të mëdha botërore.

Me këtë pjesëmarrje, shqiptarët shkruan një kapitull të ri në historinë e prezantimit të kulturës së tyre, duke e bërë Oktoberfest-in e këtij viti një ngjarje që do të mbahet mend gjatë.

Veshjet tradicionale, muzika dhe simbolet kombëtare sollën një aromë Ballkani në zemër të Gjermanisë, duke dëshmuar se kultura shqiptare është pjesë e mozaikut të pasur kulturor evropian. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara