Sport

Valiev për incidentin me zv.presidentin e Mundjes Botërore: Më quajti tradhëtar

Published

on

Mundësi me origjinë ruse, por që përfaqëson Shqipërinë, Chermen Valiev ka folur për incidentin me kreun e Federatës Ruse të Mundjes dhe njëkohësisht zëvendëspresidentin e Federatës Botërore të Mundjes, Mikhail Mamiashvili, gjatë dorëzimit të medaljeve në Kampionatin Evropian.

Duke folur për televizionin rus, “Match TV”, Valiev tha se Mamiashvili e quajti atë “tradhtar të atdheut”, si dhe tregoi se si ndodhi ndryshimi i shtetësisë sportive.

Të mërkurën, Mamiashvili mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Kampionatin Evropian në Sllovaki. Gjatë nderimit të sportistëve në kategorinë 74 kg, ku Valiev mori medaljen e artë, Mamiashvili iu afrua mundësit dhe shkëmbeu fjalë me të, pas së cilave i vuri në mënyrë të vrazhdë një medalje atletit dhe i kapi duart.

“Kur u transferova për të luajtur për një vend tjetër, respektova të gjithë kuadrin e një transferimi ndërkombëtar, gjithçka ishte firmosur zyrtarisht. Kam paguar një tarifë prej pesë mijë eurosh për federatën ndërkombëtare dhe pesë mijë euro për Federatën Ruse të Mundjes”, tha Valiev-i.

“Mikhail më quajti tradhtar të atdheut. Isha konfuz…”  “Unë iu afrova atij, por organizatorët më morën”, tha Valiev për “Match TV”.

Kujtojmë se Valiev-i ndryshoi shtetësinë ruse në shqiptare në qershor 2024. Në Lojërat Olimpike 2024 në Paris, ai fitoi një medalje bronzi, e cila ishte e para për Shqipërinë në një Olimpiadë.

Megjithatë, reagim ka pasur edhe nga Mamiashvili, një ish-mundës i Bashkimit Sovjetik me origjinë gjeorgjiane dhe i lindur në Ukrainë, por që ka vendosur të zhvillojë karrierën e tij në Rusi.

“Kjo nuk është shumë e vërtetë”, tha kreu i Federatës Ruse të Mundjes, kur u pyet nëse e kishte quajtur Valiev-in tradhetar të atdheut.

“Unë thashë se rruga që ai zgjodhi ishte rruga e një tradhtari. Që kur po largohej. Unë heshta, por nëse ai thoshte kështu… Unë përcaktova rrugën që ai zgjodhi”, tha Mamiashvili për “Match TV”.

Çfarë ndodhi mes Valiev-it dhe Mamiashvili-t?

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) ka zbuluar skandalin, duke publikuar një video të incidentit të ndodhur në Bratisllavë mes Valiev-it dhe Mamiashvili-t.

“Sporti i mundjes është përfshirë në një skandal të vërtetë gjatë ceremonisë së dorëzimit të medaljeve në Kampionatin Evropian të zhvilluar në Bratislavë të Sllovakisë”, shkruan KOKSH-i.

“Presidenti i Federatës Ruse të Mundjes dhe Zv/Presidenti i Federatës Botërore të Mundjes, Mikhail Mamiashvili, në momentin e dorëzimit të medaljes së Artë për Chermen Valiev, si Kampion Evrope për Shqipërinë, ka bërë një gjest skandaloz, duke ushtruar forcë teksa i vendoste në qafë medaljen dhe më pas duke e shtyrë me duar”.

“Gjatë këtij momenti është dëgjuar edhe fjala ‘tradhëtar’ për Chermen Valiev-in, që ka zgjedhur të garojë për Shqipërinë”, përfundon denoncimi i KOKSH-it.

Chermen Valiev shpallet kampion Evrope

Chermen Valiev u shpall kampion i Evropës në mundje për peshat deri në 74 kilogramë pasdite e djeshme, 9 prill. Ishte një arritje e jashtëzakonshme e mundësit me origjinë ruse, i cili garon për ngjyrat kuqezi, duke marrë një rezultat maksimal, pas suksesit me medalje bronzi në Lojërat Olimpike të Parisit.

Valiev triumfoi në finale ndaj bashkëkombasit të tij, rusit Zaurbek Sidakov.

Sa i takon rrugëtimit të Valiev-it, në gjysmëfinale, ai triumfoi 6-0 ndaj azerit Aghanazar Novruzov, ndërsa në çerekfinale kaloi 10-0 Ramazan Ramazanov.

Zelimhan Abakarov rrëmben medalje bronzi

Edhe mundësi tjetër rus, por me origjinë çeçene, që përfaqëson Shqipërinë, Zelimhan Abakarov la gjurmë në Kampionatin Evropian të mundjes, duke rrëmbyer medaljen e bronzit.

Evropiani po zhvillohet në Bratislavë të Sllovakisë, ku Abakarov fitoi medalje bronzi, pasi triumfoi 11-0 në finalen për vendin e tretë. Një sukses i rëndësishëm ky për mundësin çeçen me pasaportë shqiptare, i cili u zhgënjye në Lojërat Olimpike, duke mos marrë një medalje, ndryshe nga shokët e tij të ekipit, Islam Dudav dhe Chermen Valiev, të cilët arrin shkallën e tretë të podiumit.

Ky është një rikthim i Abakarov-it te medalja, në një kampionat ku përballen më të mirët. Ai pati shans edhe të kalonte në finale për medaljen e artë, u mund nga armeni Arsen Harutyunyan me rezultatin 5-2.

Sport

A do të jetë kjo nata e Trepçës në Greqi?

Published

on

By

Pas humbjes në ndeshjen e kaluar në kuadër të FIBA Europe Cup, Trepça synon të rikthehet te rezultatet pozitive, këtë herë në një përballje të vështirë në transfertë ndaj Promitheas Patras.

Skuadra mitrovicase udhëton drejt Patrës së Greqisë me synimin për të reaguar në parket dhe për të kërkuar fitoren e radhës në garat evropiane.

Tashmë mbetet të shihet nëse Trepça do të arrijë të përmbysë situatën dhe të rikthehet me rezultat pozitiv nga Greqia!

D.L

Continue Reading

Lajmet

Kosova U19 mposhtet nga Belgjika në raundin e dytë kualifikues

Published

on

By

Përfaqësuesja U19 e Kosovës në futboll e ka nisur me humbje raundin e dytë kualifikues për Kampionatin Evropian Euro 2027, pasi u mposht nga Belgjika me rezultat 2:0.

Në ndeshjen e zhvilluar në Skoci, pjesa e parë përfundoi pa gola, mirëpo belgët zgjidhën sfidën me dy goditje të shpejta me të filluar pjesa e dytë. Naim Amengai realizoi për 1:0 në minutën e 47-të, ndërsa Jessie Da Silva dyfishoi epërsinë dy minuta më vonë.

Sfida e radhës për futbollistët e rinj të Kosovës në kuadër të Grupit A2 do të jetë të shtunën kundër nikoqires së turneut, Skocisë.

Në anën tjetër, edhe Përfaqësuesja U17 e Kosovës ka pësuar humbje në sfidën ndaj Bjellorusisë, ndërsa ndeshjen e ardhshme do ta zhvillojë më 17 nëntor përballë Kazakistanit. Tri ekipet e para të secilit grup do të sigurojnë kalimin në raundin e tretë, me shortin që pritet të tërhiqet më 10 dhjetor. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Foda rindërton mbrojtjen pas largimit të Dellovës

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës në futboll është përballur me ndryshime të papritura në repartin defensiv në prag të ndeshjeve ndaj Izraelit dhe Irlandës.

Mbrojtësi Lumbardh Dellova është larguar nga grumbullimi i “Dardanëve”, ndërsa përzgjedhësi Franco Foda ka ftuar në vend të tij Betim Fazlijin. Kjo mungesë e ndërlikon edhe më shumë situatën në prapavijë, meqë jashtë fushave vazhdon të jetë edhe Albian Hajdari për shkak të një lëndimi afatgjatë.

Në skemën e tij të zakonshme 3-4-3, tekniku gjerman do të duhet të rindërtojë treshen e mbrojtjes. Lajm pozitiv për skuadrën është rikthimi i Kreshnik Hajrizit pas lëndimit, i cili pritet të jetë nga minutat e para pranë Ilir Krasniqit dhe Ron Raçit. Si opsione të reja në dispozicion janë edhe dy debutuesit nga Zvicra dhe Suedia, Lindrit Kamberi e Bleon Kurtulus, si dhe Betim Fazliji i cili mbulon disa pozicione në mbrojtje e mesfushë.

“Është e rëndësishme të kemi disa mundësi, jo vetëm për ndeshjet e radhës, por edhe për të ardhmen. Është e rëndësishme ta kemi parasysh të ardhmen e Kombëtares dhe ta ruajmë cilësinë, në mënyrë që të përgatitemi edhe për kualifikimet e Kampionatit Evropian”, u shpreh përzgjedhësi Foda lidhur me zgjedhjet e reja në mbrojtje. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Nga e kanë origjinën sportet botërore

Published

on

By

Garat sportive pëlqehen gjithandej në botë. Ka sporte që tërheqin audiencë në gjithë botën, të tjera pëlqehen më shumë në rajone të caktuara.

Disa kanë lindur mileniume e shekuj më vonë, të tjera janë më të reja. Por, ku ka garë ka interes. Audiencë miliardëshe, sikur futbolli, për shembull.

Por, ku kanë lindur këto sporte, cila është origjina e tyre. Ja një listë me sportet kryesore dhe me vendin e tyre të origjinës fillestare:

  1. Futbolli – Angli – 1863
  2. Basketbolli – Shtetet e Bashkuara – 1891
  3. Kriketi – Angli – shek. XVI
  4. Tenisi (në fushë) – Angli – 1873
  5. Bejsbolli – Shtetet e Bashkuara – 1845
  6. Hokeji në fushë – Angli – shek. XIX
  7. Golfi – Skoci – shek. XV
  8. Volejbolli – Shtetet e Bashkuara – 1895
  9. Badmintoni – Indi – 1873
  10. Pingpongu – Angli – vitet 1880
  11. Ragbi – Angli – 1823
  12. Boksi – Greqia e Lashtë – 688 p.e.s.
  13. Noti (garues) – Angli – shek. XIX
  14. Gjuajtja me hark – Mbarë bota – Parahistori
  15. Xhudo – Japoni – 1882
  16. Karate – Okinava – shek. XVII–XIX
  17. Mundja – Mesopotami – 3000 p.e.s.
  18. Hokeji në akull – Kanada – shek. XIX
  19. Surfimi – Polinezi – shek. XII

Continue Reading

Të kërkuara