Sport

Valencia Interesohet për Ivan Balliun!

Published

on

Ivan Balliu, mbrojtësi i djathtë i Kombëtares shqiptare të futbollit, po përgatitet për një ndryshim të rëndësishëm në karrierën e tij, duke u afruar me lamtumirën nga skuadra e Rajo Vajekanos. Pas një periudhe të suksesshme nën drejtimin e trajnerit Silvinjo, i cili e riktheu atë në formacionin titullar në ndeshjen e fundit ndaj Gjeorgjisë, Balliu është në prag të një mundësie të re.

Futbollisti është në vitin e fundit të kontratës së tij me Rajo Vajekanon, dhe është duke shqyrtuar mundësitë për të kaluar në një skuadër tjetër. Mediat spanjolle raportojnë se përfaqësuesit e tij kanë arritur tashmë një akord parimor me drejtuesit e Valencia-s, pas bisedave të zhvilluara në ditët e fundit. Interesi i Valencias për Balliun është i natyrshëm, duke marrë parasysh përvojën e tij në La Liga dhe nevojën e skuadrës për një mbrojtës të kualifikuar pas dëmtimit të rëndë të titullarit Rendall, i cili ka mbyllur sezonin.

Fillimisht, palët kishin rënë dakord që Balliu të transferohej si lojtar i lirë gjatë verës, por situata aktuale me Valencia-n mund të çojë në një marrëveshje më të hershme, mundësisht në janar. Kjo do të ishte një mundësi ideale për futbollistin, që ka dëshmuar aftësitë e tij dhe është i gatshëm për të bërë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij.

Megjithatë, Rajo Vajekano është e prirur të mbajë lojtarin deri në fund të sezonit dhe nuk dëshiron të lejojë që ai të largohet pa pagesë gjatë merkatos së dimrit. Kjo duket se është pengesa kryesore që mund të ndalojë realizimin e transferimit para verës. Rajo Vajekano do të përpiqet të arrijë një marrëveshje që do të lejojë që Balliu të qëndrojë në skuadër derisa të përfundojë sezoni, duke e ndihmuar atë të kontribuojë në garat që po zhvillon ekipi.

Ky zhvillim është një tregues i qartë se Ivan Balliu, pas përformancave të tij të mira dhe roli të rëndësishëm në Kombëtaren shqiptare, është në rrugën e duhur për të bërë një hap të madh në karrierën e tij, duke u përballur me sfida të reja në një nga skuadrat më të njohura të Spanjës. Të gjithë syset do të jenë të drejtuara ndaj tij në ditët në vijim, ndërsa negociatat do të vazhdojnë./UBTNews/

Vendi

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu kalon në gjysmëfinale të Grand Slam-it në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudistja kosovare Laura Fazliu po vazhdon me sukses paraqitjen e saj në Grand Slam-in e xhudos që po heldet në Abu Dhabi, duke siguruar një vend në gjysmëfinale të këtij turneu me rëndësi.

Fazliu e nisi garën duke qenë e lirë në xhiron e parë. Në raundin e dytë, ajo mposhti me Waza-ari garuesen nga Portugalia, Joana Crisostomo. Forma e mirë e xhudistes kosovare u konfirmua edhe në çerekfinale, ku me Ippon mposhti me dominim përfaqësuesen vendase nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Tsendbazar Mashbat.

Në luftën për të siguruar finalen e madhe, Laura Fazliu do të përballet në gjysmëfinale me xhudisten nga Polonia, Angelika Szymanska. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mposht nënkampionin e botës

Published

on

By

Akil Gjakova ka shënuar fitore në Grand Slamin në Abu Dabi.

Ai në xhiron e tretë e mposhti bartësin e parë dhe nënkampionin në fuqi të botës, Makhmadbek Makhmadbekovin.

Ndaj tij dominoi prej fillimit, ndërsa fitoi me “Ippon” të bukur në kohën shtesë.

Është kjo fitorja më e madhe e Akilit në vitin e fundit. Ai po garon në kategorinë deri 73 kilogramë, dhe po duket në ditë të mirë. /D.L/

Continue Reading

Të kërkuara