Lajmet

Vaksinohen mbi 55 mijë qytetarë të Kosovës

Published

on

Nga fundi i marsit kur nisi vaksinimi antiCOVID në Kosovë e deri më sot janë vaksinuar mbi 55 mijë qytetarë, e vetëm sot në qendrën e vaksinimit “1 Tetori” janë imunizuar mbi 150 persona, ndërsa mbi 500 janë vaksinuar në nivel vendi.

Këto të dhëna i ka bërë të ditura koordinatori i qendrës së vaksinimit, Niman Bardhi i cili thotë se procesi i imunizimi po shkon shumë mirë.

“Aktualisht sot në sallën ‘1 Tetori’, deri në këto çaste janë vaksinuar mbi 150 persona, ndërsa nëse flasim në nivel vendi kemi mbi 500 të vaksinuar. Ndërsa totali i përgjithshëm i të vaksinuarve nga fillimi deri më tani ka kaluar shifrat e 55 mijë personave të vaksinuar. Çdo gjë është në mënyrën më të mirë të organizuar dhe realizuar kështu që shpresojmë që edhe ditët tjera të na përcjellin. Ka interesim dhe fatbardhësisht me lehtësimin që kemi me marrjen e listave nga qendra më e lartë për persona të konfirmuar për vaksinim po e paraqet lehtësimin tonë sepse vjen në kohën e paraparë dhe nuk po na paraqitet ndonjë pengesë”, tha ai.

Qazim Jashanica bashkë me bashkëshorten pasi u vaksinuan ata ndiheshin mirë. Sipas tij procesi i vaksinimit shkoi mirë dhe se fillimisht ata kishin aplikuar në “E-Kosova”.

“Shumë mirë nuk pas dhe as nuk kam tremë as mundim. Na kanë thirr me kohë, jemi ardhur me kohë shërbimi shumë i mirë”, tha Jashanica.

Dozën e parë të vaksinës AstraZeneca e mori edhe Fatlije Recica e cila tha se ka rreth dy javë që kishte pritur për t’u ftuar për vaksinim.

“Mirë shumë. Po djali në realitet para 1-2 javë apo dy nëse nuk gabohem shumë mirë ka shkuar në rregull”, tha ajo.

E shumë të moshuar të cilët nuk po arrijnë të regjistrohen në “E-Kosova” nuk po u mohohet vaksinimi.

75-vjeçari Elmi Dili i cili jeton i vetëm me bashkëshorten e tij në Prishtinë thotë se nuk arriti të aplikojë, por që përkundër kësaj ai sot u vaksinua.

“Jo nuk kam aplikuar sepse nuk dimë vetëm me plakën jam erdha sot thash a ka mundësi se nuk po ka kush se nuk e kam ditur që munden djemtë nga jashtë shkova në dy-tre vende në kojshi nuk dimë por faleminderit prej tyre më pranuan”, theksoi ai.

Dozat e para të vaksinës kundër COVID-19 në Kosovë arritën më 28 mars 2021, i pari që u vaksinua ishte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ndërsa, imunizimi i qytetarëve aktualisht po vazhdon të bëhet me 38 mijë dozat AstraZeneca të cilat iu dhuruan Kosovës nga COVAX-i. Ndërsa, rikujtojmë që Qeveria e Kosovës ende nuk ka nënshkruar asnjë kontratë për blerjen e vaksinave. 

lajme

Dekania e Fakultetit të Shkencave Politike në UBT, Hajdi Xhixha, prezanton kërkimin e saj në Universitetin Suedez të Mbrojtjes

Published

on

By

Dekania e Fakultetit të Shkencave Politike dhe Studimeve të Sigurisë në UBT, Dr. Hajdi Xhixha, ka marrë pjesë në punëtorinë kërkimore “Research Workshop on Military Profession, Education and Organization”, të mbajtur më 7 tetor 2026 në Universitetin Suedez të Mbrojtjes në Stokholm të Suedisë.

Në këtë aktivitet ndërkombëtar, Dr. Xhixha prezantoi punimin me temë “Russian Cognitive Warfare and European Cognitive Defence from Strategic Concern to Actionable Framework: The Garrison Mindset, the Luria-Lefebvre Framework, and Europe’s Cognitive Defence Architecture”, duke trajtuar luftën kognitive ruse dhe mbrojtjen kognitive evropiane, me fokus në qasjet strategjike dhe kornizat e zbatueshme për adresimin e këtyre sfidave.

Po ashtu, u shpreh gatishmëria për mundësi të ardhshme bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve.

Continue Reading

Vendi

Maqedonci me Përfaqësuesin e SHBA-së në NATO: Diskutohet blerja e helikopterëve “Black Hawk” dhe kontributi i FSK-së në Gaza

Published

on

By

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka zhvilluar një takim me Ambasadorin Matthew Whitaker, Përfaqësuesin e Përhershëm të SHBA-së në NATO, me të cilin ka diskutuar për thellimin e partneritetit strategjik në fushën e mbrojtjes dhe integrimin e Kosovës në aleancën euroatlantike.

Sipas njoftimit të ministrit Maqedonci, ambasadori Whitaker ka konfirmuar mbështetjen e SHBA-së për rrugëtimin e Kosovës drejt NATO-s dhe avancimin e kapaciteteve mbrojtëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Gjatë takimit u theksuan pikat kryesore të bashkëpunimit.

Blerjet ushtarake dhe industria e mbrojtjes: U diskutua për procedurat e nisura për blerjen e helikopterëve “Black Hawk”, furnizimin me sisteme ushtarake nga SHBA-ja, si dhe zhvillimin e industrisë vendore të mbrojtjes në Kosovë.

Partneriteti me Iowa-n: U vlerësua bashkëpunimi më se 15-vjeçar me Gardën Kombëtare të Iowa-s përmes trajnimeve dhe ushtrimeve të përbashkëta.

Misionet ndërkombëtare dhe KFOR-i: Maqedonci shprehu gatishmërinë e Kosovës për të kontribuar me trupa në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza, si dhe diskutoi për bashkëpunimin me NATO-n lidhur me praninë e KFOR-it, optimizimin e hapësirës ajrore dhe shfrytëzimin e mundshëm të Kampit Bondsteel e Aeroportit të Gjakovës.

Ministri Maqedonci i ka dërguar ftesë zyrtare ambasadorit Whitaker për të vizituar Kosovën, duke ritheksuar se partneriteti me SHBA-në mbetet thelbësor për të ardhmen euroatlantike të vendit. /E.A/

 

 

 

 

 

Continue Reading

Rajoni

UBT International Smart Schools shënon Ditën Botërore të Shëndetit Mendor në bashkëpunim me organizatën SIT

Published

on

By

Nxënësit e UBT International Smart Schools kanë shënuar Ditën Botërore të Shëndetit Mendor përmes një aktiviteti të organizuar në bashkëpunim me organizatën SIT, me qëllim të promovimit të mirëqenies emocionale, ndërgjegjësimit dhe rëndësisë së kujdesit për shëndetin mendor.

Përmes këtij aktiviteti, nxënësit patën mundësinë të angazhohen në iniciativa ndërgjegjësuese që theksojnë rëndësinë e shprehjes së emocioneve, komunikimit të hapur dhe mbështetjes së ndërsjellë. Aktiviteti synoi gjithashtu të kontribuojë në krijimin e një mjedisi shkollor ku mirëqenia emocionale dhe shëndeti mendor trajtohen me kujdes, respekt dhe pa paragjykime.

Continue Reading

Lajmet

Fakulteti i Psikologjisë në UBT shënon Ditën Botërore të Shëndetit Mendor në bashkëpunim me organizatën SIT

Published

on

By

Studentët e vitit të parë të Fakultetit të Psikologjisë në UBT, në bashkëpunim me organizatën SIT, kanë zhvilluar aktivitete me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, me qëllim të promovimit të mirëqenies psikologjike, ndërgjegjësimit dhe rëndësisë së kujdesit për shëndetin mendor.

Aktiviteti shërbeu si mundësi për studentët që të angazhohen në diskutime dhe aktivitete ndërgjegjësuese, duke theksuar rëndësinë e komunikimit të hapur, mbështetjes sociale dhe krijimit të një mjedisi ku shëndeti mendor trajtohet pa paragjykime.

Përmes aktiviteteve të tilla, Fakulteti i Psikologjisë në UBT synon të nxisë te studentët jo vetëm zhvillimin e njohurive profesionale, por edhe ndjeshmërinë sociale, përgjegjësinë dhe angazhimin për çështjet që ndikojnë në mirëqenien e individit dhe të shoqërisë.

Bashkëpunimi me organizatën SIT përbën një mundësi për të afruar studentët me iniciativa ndërgjegjësuese dhe për të promovuar një qasje më të hapur dhe gjithëpërfshirëse ndaj shëndetit mendor.

Continue Reading

Të kërkuara