Lajmet

Vaksinohen 1 mijë e 900 profesionistë shëndetësorë me Pfizer

Published

on

Për tri ditë në sallën “1 Tetori”, që po shërben si qendër e vaksinimit, kanë marrë vaksinën Pfizer 1 mijë e 900 profesionistë shëndetësorë.

Menaxheri i qendrës së vaksinimit, Niman Bardhi tha në një konferencë për medie se vetëm gjatë së premtes deri në mesditë janë vaksinuar 300 profesionistë shëndetësorë, kurse vetëm ditën e djeshme numri ka arritur në 940.

“Sot është dita e tretë me radhë e fazës së dytë të vaksinës Pfizer, ku deri me tani janë vaksinuar 300 profesionistë shëndetësor në nivel vendi, sepse duhet të kemi parasysh që vaksinimi është vetëm nga profesionistët nga Prishtina, por në nivel vendi. Nga totali kemi arritur te numri rreth 1 mijë e 900, ky numër do të rritet më tutje gjatë punës në vazhdim, ku vetëm dje për orarin sa kemi punuar kemi 940 të vaksinuar”, deklaroi Bardhi.

Tutje ai tha që brenda 4-5 ditëve pritet të përfundojë vaksinimi me kontingjentin e dytë të vaksinave.

“Me kontingjentin aktual brenda 4-5 ditëve pritet të përfundojë ashtu siç kemi planifikuar dhe do shpenzohen brenda planit të paraparë”, theksoi tutje ai.

Ai tha që te moshuarit janë treguar shumë tolerant, edhe përkundër interesimit të vazhdueshëm që t’i marrin këto vaksina.

“Faleminderit nga gjithë kategoritë e të moshuarve të cilët kanë qenë shumë te mirëkuptuar dhe nuk kanë kundërshtuar, duke pasur parasysh që këto vaksina janë paraparë vetëm për personelin shëndetësor”, përfundoi ai.

Ministria e Shëndetësisë të martën pasdite pranoi pjesën e parë prej 4 mijë e 680 doza nga gjithsej 95 mijë doza të vaksinave, të cilat Bashkimi Evropian i ka ndarë për Kosovën në kuadër të mbështetjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në vaksinimin kundër Covid-19.

Me rekomandim të Komitetit për vaksinim kundër Covid-19, këto doza të vaksinës Pfizer/Biontech do të përdoren për vaksinimin e punëtorëve shëndetësorë, të cilët nuk kanë mundur të vaksinohen në fazën e parë të vaksinimit për arsye shëndetësore për çka duhet të kenë dëshmi.

Lajmet

Russell Crowe luan rolin e një shqiptaro-amerikani në filmin e ri “The Get Out”

Published

on

Aktori i njohur Russell Crowe do të luajë rolin kryesor në filmin e ri kriminal “The Get Out”, ku interpreton Marco Kapak, një emigrant shqiptaro-amerikan.

Në film, personazhi i tij drejton një klub nate të suksesshëm në Los Angeles, por fshehurazi është i përfshirë në pastrim parash për një kartel droge. Pas një sulmi në zemër, ai vendos të largohet nga bota kriminale dhe të shesë klubin, por përfundon i përfshirë në një rrjet të rrezikshëm dhune dhe kërcënimesh.

Në kastin e filmit bëjnë pjesë edhe Luke Evans, Teresa Palmer, Aaron Paul dhe Nina Dobrev.

“The Get Out” paraqitet si një thriller i errët dhe plot tension, ku përplasja mes krimit dhe përpjekjes për shpëtim personal është në qendër të historisë./A.K/

Burimi: Collider

Continue Reading

Lajmet

Filmi “Michael” kalon 900 milionë dollarë të ardhura në kinematë botërore

Published

on

Filmi biografik “Michael”, i bazuar në jetën e legjendës së muzikës Michael Jackson, ka shënuar sukses të madh në kinematë botërore, duke kaluar shifrën prej 900 milionë dollarësh të ardhura globale.

Që nga premiera më 24 prill, filmi ka dominuar box office-in ndërkombëtar dhe është shndërruar në projektin më fitimprurës në historinë e studios Lionsgate.

Nën regjinë e Antoine Fuqua, filmi rrëfen jetën dhe karrierën e Michael Jacksonit, nga vitet e tij me grupin The Jackson 5 deri te ngritja si “Mbreti i Popit”. Rolin kryesor e interpreton Jaafar Jackson, ndërsa në kast bëjnë pjesë edhe Colman Domingo dhe Nia Long.

“Michael” po konsiderohet një nga biografitë muzikore më të suksesshme të viteve të fundit, duke dëshmuar se trashëgimia artistike e Michael Jackson vazhdon të tërheqë miliona fansa në mbarë botën./A.K/

Burimi: CNN

Continue Reading

Lajmet

Pesë filma nga Kosova në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit “Al Este – San Marcos” në Peru

Published

on

Republika e Kosovës do të marrë pjesë në edicionin e 17-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Al Este -San Marcos”, i cili do të mbahet nga 18 deri më 28 qershor në Lima dhe qytete të tjera të Perusë.

Kosova do të përfaqësohet me pesë produksione filmike që pasqyrojnë krijimtarinë dhe zërin bashkëkohor të kinematografisë kosovare.

Filmi “HANA”, me regji të Ujkan Hysajt, është përzgjedhur në programin zyrtar garues të festivalit. Po ashtu do të shfaqet edhe filmi “The Beauty of the Donkey”, me regji të Dea Gjinovcit.

Në program janë përfshirë edhe filmat e shkurtër “SOS” nga Anita Morina, “Keep Going” nga Valmira Hyseni dhe “Sytë e Bernës” nga Ermal Gerdovci.

Sipas organizatorëve, pjesëmarrja e Kosovës në këtë festival paraqet një mundësi të rëndësishme për promovimin e kulturës dhe kinematografisë kosovare në Amerikën Latine, si dhe për forcimin e bashkëpunimit me institucionet kulturore dhe publikun peruan./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dorëhiqet Sekretari Britanik i Mbrojtjes, John Healey, pas përplasjeve për buxhetin e ushtrisë

Published

on

By

Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, John Healey, ka dhënë dorëheqjen nga detyra përmes një letre zyrtare drejtuar Kryeministrit Keir Starmer, duke shkaktuar një goditje të rëndë politike për qeverinë e re laburiste.

Në letrën e tij te publikuar në rrjetin X, Healey ka akuzuar hapur kryeministrin dhe Ministrinë e Financave (Thesarin) se kanë refuzuar të ndajnë burimet financiare të mjaftueshme për mbrojtjen e vendit, në një kohë kur kërcënimet globale po rriten me shpejtësi.

Ish-sekretari shpjegoi se vendimi i tij erdhi pas muajsh bisedimesh të tensionuara lidhur me Planin e Investimeve në Mbrojtje, të cilin e konsideron krejtësisht të pamjaftueshëm për të garantuar sigurinë kombëtare.

Sipas tij, buxheti i parashikuar për të arritur në vetëm 2.68% të GDP-së deri në vitin 2030 është një masë e vonuar, ndërkohë që nevojat për të rritur gatishmërinë luftarake të forcave të armatosura janë emergjente për dy vitet e ardhshme.

Healey deklaroi se nuk kishte asnjë opsion tjetër përveç largimit, pasi nuk mund të pranonte një marrëveshje financiare që lë ushtrinë dhe vendin të ekspozuar ndaj rreziqeve në këtë periudhë të paqëndrueshme gjeopolitike. Kjo dorëheqje vjen në një moment mjaft delikat, duke rritur presionin mbi qeverinë e Starmer-it dhe duke nxitur reagime të ashpra edhe nga industria britanike e mbrojtjes. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara