Lajmet

Vaksina zbut simptomat e variantit Delta

Studimi ka gjetur se personat e vaksinuar, që kanë nivele më të larta të antitrupave, kanë më pak gjasa që të infektohen me koronavirus.

Published

on

Shumë shtete në mbarë botën, përfshirë edhe Kosovën, po raportojnë për raste të infektimeve me koronavirus te personat që janë vaksinuar kundër tij. Infektimet e të vaksinuarve, kryesisht po i atribuohen variantit Delta të koronavirusit, që po përhapet me shpejtësi.

Në Kosovë, deri më tani, autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar se dhjetë persona të vaksinuar plotësisht janë infektuar me koronavirus, por kanë shtuar se gjendja shëndetësore e tyre është stabile.

The New England Journal of Medicine më 28 korrik ka publikuar një studim, ku janë analizuar të dhënat e pothuajse 11.500 punonjësve shëndetësorë, të vaksinuar plotësisht me vaksinën Pfizer, të cilët punojnë në Qendrën Mjekësore Sheba, në afërsi të Tel Avivit në Izrael, transmeton RFE.

Studimi ka gjetur se personat e vaksinuar, që kanë nivele më të larta të antitrupave, kanë më pak gjasa që të infektohen me koronavirus.

Pas testimeve të vazhdueshme prej fundit të janarit deri në fund të prillit, janë identifikuar 39 punonjës të infektuar, pavarësisht se ishin plotësisht të vaksinuar. Studimi gjeti se të gjithë kanë pasur simptoma të buta ose nuk kanë pasur fare simptoma, por 19 për qind e tyre kishin përjetuar simptoma edhe gjashtë javë pas diagonistikimit.

Nga 39 punëtorët e infektuar, në 22 prej tyre, autorët e studimit kanë gjetur se kanë pasur antitrupa në ditën e infektimit ose një javë më pas. Më pas studiuesit kanë analizuar nivelin e antitrupave të personave të infektuar, ku është parë se niveli i antitrupave ka qenë më i ulët.

Ndërkaq, sipas një studimi të kryer nga Qendrat e Kontrollit për Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA (CDC) të publikuar në fund të korrikut, janë analizuar infektimet që kanë ndodhur në Barnstable. Rreth 74 për qind – apo 346 raste – e të infektuarve kanë qenë të vaksinuar plotësisht. Nga këto raste, 79 për qind kanë e pacientëve kanë pasur simptoma. Sipas analizave të kryera, varianti Delta ka qenë përgjegjësi kryesor i këtyre infektimeve.

Përhapja e variantit Delta, që është variant më ngjitës se varianti origjinal i koronavirusit, ka bërë që shumë shtete të përballen me rritjen e rasteve dhe disa prej tyre kanë rikthyer edhe mbajtjen e maskave, siç është edhe rasti i SHBA-së.

Sipas ekspertëve amerikanë, vaksinimi kundër COVID-19 ul gjasat që personat e vaksinuar të infektohen me koronavirus, por ata që infektohen me Delta pas vaksinimit, kanë tendencë ta shpërndajnë virusin sikurse personat e pavaksinuar.

“Niveli i lartë i ngarkesave virale sugjeron për rrezik të transmetimit dhe rrit shqetësimet se, për dallim nga variantet tjera, njerëzit e vaksinuar, që infektohen me variantin Delta, mund ta transmetojnë virusin”, tha më 30 korrik, drejtoresha e CDC-së, Rochelle Walensky, raportoi CNN.

Para shfaqjes së variantit Delta të koronavirusit, që fillimisht u identifikua në Indi në tetor të vitit të kaluar, vaksinimi u tha si parandalues i përhapjes së transmetimit të virusit. Jo vetëm që njerëzit e vaksinuar kishin më pak ngarkesa virale, por gjithashtu personat e vaksinuar, që infektoheshin me virus, kishin simptoma më të buta të sëmundjes dhe e kalonin më shpejt atë.

Por, hulumtimet tregojnë se Delta përhapet në mënyrë më agresive. Në korrik, shembull, shkencëtarët kinezë thanë se varianti Delta kishte pothuajse ngarkesë virale 1.000 herë më shumë se variantet e mëhershme.

Sipas raportit të CDC-së, varianti Delta është më i transmetueshëm se variantet e tjera, të cilat thuhet se e kanë fuqinë e transmetimit po aq sa edhe gripi sezonal. Kjo nënkupton se në kushte të caktuara, një person i infektuar me variantin fillestar të COVID-19 mesatarisht mund të infektojë dy deri në tre persona të tjerë. Por, një person i infektur me variantin Delta mund të infektojë deri në nëntë persona të tjerë.

“Ky është një prej viruseve më të transmetueshme që ne njohim”, ka thënë për CNN Walensky.

Qendra Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (ECDC), ka thënë se personat e moshuar janë më të rrezikuarit që të infektohen me koronavirus edhe pas vaksinimit.

“Infektimet në mesin e personave të vaksinuar plotësisht priten, veçanërisht në mesin e të moshuarve ose personave që kanë sëmundje. Vaksinat parandalojnë në masë të madhe sëmundjen e rëndë, megjithatë ne ende shohim se raste që përfundojnë në spital apo edhe në vdekje në mesin e këtyre popullatave”, ka thënë ECDC-ja.

Continue Reading

Opinione

Arifi: Vendimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së si instrument diplomatik kundër Kosovës dhe Perëndimit

Published

on

By

Vendimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së mund t’i japë Serbisë dhe kundërshtarëve të Perëndimit material për një fushatë diplomatike kundër Kosovës. Në qendër të saj do të ishte përpjekja për ta paraqitur Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së si ndërmarrje të përbashkët kriminale dhe, përmes këtij interpretimi, për ta lidhur krijimin e shtetit me një projekt kriminal. Synimi do të ishte cenimi i legjitimitetit ndërkombëtar të Kosovës dhe i besueshmërisë së shteteve që mbështetën çlirimin dhe pavarësinë e saj.

Diplomacia serbe mund ta ndërtojë argumentin mbi vazhdimësinë ndërmjet udhëheqjes së luftës dhe institucioneve të pasluftës. Roli i ish-drejtuesve të UÇK-së në shtetndërtim do të përdorej për të pretenduar se institucionet e Kosovës burojnë nga struktura të cilësuara si kriminale. Kjo narrativë do të synonte ta zhvendoste debatin nga represioni serb dhe rrethanat e ndërhyrjes ndërkombëtare te akuzat kundër origjinës së shtetit të Kosovës. Në muajt e ardhshëm, Beogradi mund ta përdorë këtë interpretim në dosje diplomatike, takime dypalëshe dhe debate në organizata ndërkombëtare. Përpjekjet pritet të përqendrohen te shtetet që nuk e njohin Kosovën dhe te qeveritë që ende hezitojnë ta mbështesin. Objektivi mund të jetë pengimi i njohjeve të reja, shtyrja e anëtarësimeve dhe sigurimi i abstenimeve. Edhe pa ndryshuar qëndrimin e partnerëve kryesorë të Kosovës, Serbia mund të përfitojë nga shtimi i dyshimeve te shtetet më pak të angazhuara në rajon.

Për Rusinë, dobia politike do të shtrihej përtej Kosovës. Autoritetet ruse mund ta përdorin vendimin për të pretenduar se NATO-ja ndërhyri në mbështetje të një udhëheqjeje kriminale dhe se qeveritë perëndimore e kthyen atë mbështetje në një projekt shtetëror. Në këtë mënyrë, aktgjykimi do të përfshihej në akuzat për standarde të dyfishta, ndërhyrje selektive dhe përdorim politik të së drejtës ndërkombëtare. Në debatet mbi Ukrainën, qëllimi do të ishte dobësimi i autoritetit të Perëndimit për të gjykuar veprimet e Rusisë. Kina mund ta përdorë të njëjtën çështje me një gjuhë të përqendruar te sovraniteti dhe integriteti territorial. Diplomacia kineze mund ta paraqesë Kosovën si shembull të pasojave të ndërhyrjes së jashtme dhe mbështetjes për shkëputje territoriale. Ky mesazh mund të gjejë terren te qeveritë që përballen me konflikte territoriale ose lëvizje separatiste.

Një tjetër objektiv mund të jetë vetë opinioni publik në Kosovë. Mesazhi se Perëndimi i mbështeti drejtuesit e UÇK-së gjatë luftës dhe shtetndërtimit, për t’i braktisur më pas, mund të përdoret për të ushqyer mosbesimin ndaj partnerëve euroatlantikë. Jashtë Kosovës do të sulmohej besueshmëria e Perëndimit; brenda saj, besimi te partneriteti me të.  Për Kosovën, rreziku i afërt është që interpretimi i kundërshtarëve të qarkullojë më shpejt dhe më gjerësisht sesa përgjigjja e institucioneve të saj. Prishtina duhet të përgatitë një përgjigje diplomatike të dokumentuar dhe të bashkërenduar me partnerët. Ajo duhet të kundërshtojë përdorimin e vendimit për rishkrimin e historisë së luftës dhe delegjitimimin e shtetit. Heshtja do t’u linte kundërshtarëve hapësirë për të përcaktuar pyetjet të cilave Kosova do të detyrohej t’u përgjigjej.

Dritëro Arifi është profesor i Shkencave Politike në UBT 

 

Continue Reading

Vendi

Nisin xhirimet e filmit “Dua të shkoj sërish në det”, me skenar dhe regji nga Leart Rama

Published

on

Kanë nisur xhirimet e filmit të metrazhit të gjatë “Dua të shkoj sërish në det”, me skenar dhe regji nga regjisori kosovar Leart Rama.

Filmi sjell historinë e Valit, një studenti të ri të filmit, i cili zgjohet pas një ëndrre në të cilën sheh trupin e tij të vdekur buzë detit. Përballë pritshmërive të familjes dhe të fejuarës së tij, Tringës, që ai t’i rikthehet jetës së planifikuar për të, Vali strehohet pas filmit të diplomës.

I bindur se përmes filmit mund të shprehë atë që nuk ka guxuar ta thotë vetë, ai përballet me një proces të brendshëm mes asaj që pritet prej tij dhe asaj që dëshiron të shprehë.

Në rolet kryesore interpretojnë Redon Kika, Florist Bajgora, Gjeni Basha, Don Shala dhe Alban Ukaj, së bashku me aktorë të tjerë.

Xhirimet po zhvillohen në Kosovë dhe Shqipëri dhe pritet të përfundojnë në mesin e tetorit.

Filmi është bashkëprodhim mes Plan Bee Films nga Kosova, me producente Valmira Hyseni, dhe ArtAlb Film Productions nga Shqipëria, me bashkëproducentë Blerina Hankollari dhe Gentian Koçi.

Projekti mbështetet nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë./A.K/

Continue Reading

Vendi

FSK rrit kapacitetet teknike për mirëmbajtjen e automjeteve me mbështetjen e SHBA-së

Published

on

By

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë realizuar me sukses trajnimin “Maintenance Event” në objektin e SMAR-it, në Aeroportin e Gjakovës, duke shënuar një tjetër hap përpara në rritjen e kapaciteteve profesionale dhe teknike të ushtrisë.

Trajnimi u zhvillua në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Gardës Kombëtare të Iowas nga SHBA-ja, ku pjesëtarët e FSK-së përfituan njohuri dhe përvojë praktike në inspektimin, mirëmbajtjen, diagnostikimin dhe riparimin e sistemeve kryesore të automjeteve ushtarake HMMWV. Fokus i veçantë gjatë këtij trajnimi i u kushtua transmisionit, sistemit të derivateve dhe atij elektronik.

Gjithashtu, një komponent me rëndësi i këtij aktiviteti ishte edhe zhvillimi i kapaciteteve të instruktorëve të rinj të FSK-së, me qëllim që njohuritë e fituara të bartren tutje te pjesëtarët e tjerë të forcës.

Ky aktivitet ndikon drejtpërdrejt në rritjen e efikasitetit për mirëmbajtjen e mjeteve ushtarake, si dhe në forcimin e mëtejshëm të partneritetit të qëndrueshëm me Gardën Kombëtare të Iowas.

Continue Reading

Lajmet

Erdoğan takon Kurtin në New York, Turqia rikonfirmon mbështetjen për Kosovën

Published

on

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në “Turkish House” në New York, në kuadër të pjesëmarrjes në sesionin e 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Sipas Presidencës turke, në takim janë diskutuar marrëdhëniet dypalëshe mes Turqisë dhe Kosovës, si dhe zhvillimet rajonale dhe globale.

Erdoğan ka deklaruar se të dyja vendet do të vazhdojnë të ndërmarrin hapa për rritjen e vëllimit tregtar, si dhe për thellimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe industrisë së mbrojtjes.

Presidenti turk ka rikonfirmuar gjithashtu mbështetjen e Ankarasë për Kosovën në përpjekjet për të forcuar pozitën e saj në komunitetin ndërkombëtar, ndërsa ka theksuar edhe mbështetjen e Turqisë për dialogun ndërmjet vendeve të Ballkanit.

Gjatë takimit, Erdoğan e ka ftuar Kurtin të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të COP31, i cili do të mbahet në Turqi.

Në takim kanë marrë pjesë edhe ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, ministri i Tregtisë, Ömer Bolat, si dhe zyrtarë të tjerë të Presidencës turke./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara