Lajmet

“Grushti i shtetit Soros”/ Si e kontrollon miliarderi OKB-në përmes OJF-ve të tij

Një investigim i gjatë se si përmes OJF-ve të kontrolluara prej tij, Soros ka arritur të ndikojë OKB-në

Published

on

Konspiracioni rreth figurës së George Soros nuk ka fund. Ai nuk ka të bëjë vetëm me një paranojë lokale, kur Sali Berisha e akuzon miliarderin spekulant të bursave, se ka luajtur rol në shpalljen e tij “non grata”, apo kur Ilir Meta e fajëson për qëndrimet që mbajnë diplomatët e SHBA.

Nga kryeministri hungarez Orban e deri tek ish presidenti amerikan Trump janë të shumtë ata që kanë parë gjithmonë pas krijuesit të Fonadacionit për Shoqëri të Hapur një komplotues kundër shteteve sovrane në favor të një qeverisjeje globale.

Në këtë armatë renditet edhe e përjavshmja franceze “Valeurs Actuelles”, që mbron idetë populiste të së djathtës radikale.

Kjo revistë i ka kushtuar këtë javë një investigim të gjatë mënyrës se si përmes OJF-ve të kontrolluara prej tij, Soros ka arritur të ndikojë OKB-në. Lapsi.al e ka lexuar këtë shkrim të gjatë dhe po sjell një ekstrakt të tij. Aty tregohet me dëshmi, se si interesat private janë infiltruar në rangjet më të larta të mbrojtjes së të drejtave të njeriut në nivel global, tek “Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut”.

Për të kuptuar më mirë sfondin e këtij investigimi revista bën një pasqyrë të funksionimit të OKB-së e cila konsiston në tre shtylla: siguria, zhvillimi dhe të drejtat e njeriut. Një nga aspektet e kësaj të fundit është edhe investigimi i problemeve me të drejtat e njeriut shtete të veçanta. Për këtë qëllim, “Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut” dërgon në këto vende emisarë specialë. Ata nuk janë punonjës të OKB-së, por specialistë të fushave të tyre, të cilët marrin një fond nga OKB dhe pastaj kanë të drejtën të ngrenë vetë fonde të tjera për të vijuar misionin e tyre.

Pikërisht këtu hyjnë në lojë OJF e Soros, të cilat nisur nga parimi se e vërteta ndikohet nga ai që paguan më shumë, i financojnë këto projekte që pastaj përmes vulës së OKB marrin forcën politike të përcaktimit të të drejtëve të njeriut në një shtet të caktuar.

Shkrimi i “Valeurs Actuelles” që Lapsi.al e ka lexuar bazohet në një raport të juristit konservator, Grégor Puppinck (foto poshte), i cili është drejtor i Qendrës Evropiane për Ligj dhe Drejtësi (ECLJ). Në hyrje të raportit të tij ai parashtron si funksionon skema e influencimit.

“Në epokën e globalizimit,” shkruan ai, “qendrat vendimmarrëse po largohen nga popujt dhe kryeqytetet e tyre historike për t’u përqëndruar në disa kryeqytete të reja të qeverisjes botërore…Ndërsa fuqia lëviz ajo ndryshon edhe natyrën e saj: ajo synon të jetë globale dhe për këtë arsye do të shkëputet nga varësia prej sovranitetit të popujve të veçantë. Në këtë kontekst të globalizuar, shumica e Shteteve janë aktorë lokalë, të kufizuar nga natyra dhe pa mjete të mëdha; përkundrazi, kompani të caktuara dhe fondacione private janë lojtarë globalë me burime të konsiderueshme, të çliruar nga burokracia administrative dhe demokratike”.  Këto OJF dhe organizma ndërkombëtare plotësojnë dhe ndihmojnë njëra tjetrën thotë ai: “OJQ –shërbejnë si leva që i mundëson organizmave ndërkombëtarë të veprojnë në shtete të veçanta, ku ato mbledhin të dhënat dhe bëjnë kokluzionet. Më pas organizatat ndërkombëtare e përkthejnë në mesazh politik përfundimin që kanë nxjerrë OJF-të”.

Pra, sipas “Valeurs Actuelles”, ajo që revista e konsideron si grusht shteti të fondacionit Soros, konsiston në tentativën e Organizatave Jo Fitimprurëse të financuara prej tii për tu infiltruar në OKB duke shmangur kështu nga vendimmarrja shtetet sovrane. Dhe siç u shpjegua më sipër kjo realizohet përmes emisarëve specialë të OKB-së që inspektojnë një shtet të caktuar.

Po cili është qëllimi i sistemit të procedurave speciale dhe i dërgimit të këtyre emisarëve? Sipas Kofi Annanit, ish sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara ato janë “margaritarët e kurorës së sistemit ndërkombëtar të mbrojtjes së të drejtave të njeriut”. OKB-ja merr rreth 600 kërkesa në vit pëmes të cilave asaj i kërkohet të analizojë faktet në një vend të veçantë dhe t’u bëjë rekomandime Shteteve për të korrigjuar situatën. Ky mekanizëm është shumë i gjerë, pasi i lejon çdo individi të ankohet për secilin shtet në botë. Ato përfshijnë çështje si të drejtat për ushqim, arsimim, diskriminim kundër grave dhe vajzave, liria e fesë ose besimit, të drejtat e migrantëve, fëmijëve, dhuna dhe diskriminimi për shkak të orientimit seksualiteti dhe identiteti gjinor, format bashkëkohore të racizmit, ndalimi arbitrar, zhdukjet me forcë, etj. Pikërisht për këto tema inestigojnë në shtetet sovrane emisarët specialë të OKB-së.

Shkrimi i revistës franceze që lexoi Lapsi.al, ka zbuluar se një pjesë e madhe e këtyre emisarëve ose janë ish punonjës apo drejtues të OJF-ve të Sorosit, ose janë financuar në misionet e tyre nga Fondacioni për Shoqëri të hapur. Kështu Sorosi ndikon direkt në raportet përfundimtare të OKB-së për të drejtat e njeriut. Dhe për të kuptuar influencën që një gjë e tillë ka duhet ditur se këto raporte me vulën e Kombeve të Bashkuara shërbejnë si referenca juridike në mbarë botën. Për të dhënë një shembull: Gjykata Europiane e të drejtave të njeriut në Strasburg, përmend në 14 nga vendimet e saj një nga raportet e emisarëve specialë të OKB-së.

Kjo nuk është hera e parë që revista “Valeurs Actuelles” dhe juristi Grégor Puppinck denoncojnë tentakulat e Sorosit.

Në Shkurt 2020, disa javë para se koronavirusi të pushtonte kontinentin e vjetër ata publikuan një studim tregonte se një pjesë e madhe e gjyqtarëve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, vinin direkt nga rrjeti i OJQ -ve të Fondacionit për Shoqëri të hapur. Madje këta gjyqtarë kishin qenë edhe në konflikt interesi sepse kishin gjykuar kazuse të ngritura nga organizatat për të cilat patën punuar më parë.

©Lapsi.al/ Burimi: Valeus Actuelles

Continue Reading

Lajmet

Gjendet vetura e të dyshuarit për vrasjen e 29-vjeçarit në Pogragjë të Gjilanit

Published

on

By

Policia e Kosovës ka gjetur veturën e të dyshuarit për vrasjen e 29-vjeçarit që ndodhi të dielën në fshatin Pogragjë të Gjilanit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ndërkaq, i dyshuari për kryerjen e kësaj vrasjeje gjendet ende në arrati, teksa njësitë hetimore po vazhdojnë punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Continue Reading

Lajmet

Maqedonci merr pjesë në Forumin e Sigurisë në Varshavë

Published

on

By

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, po merr pjesë në “Warsaw Security Forum 2026”, që po mbahet më 12 dhe 13 tetor në Poloni, ku do të diskutohet për të ardhmen e NATO-s, forcimin e kapaciteteve mbrojtëse evropiane dhe luftën në Ukrainë.

Gjatë këtij forumi ndërkombëtar të sigurisë, i cili bashkon liderë ushtarakë, diplomatë e përfaqësues shtetërorë, Maqedonci pritet të zhvillojë takime me homologë e partnerë ndërkombëtarë për fuqizimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Kuvendi mblidhet të enjten: Në rend dite zgjedhja e anëtarëve të BQK-së dhe Bordit të RTK-së

Published

on

By

Seanca e radhës plenare e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të enjten, më 15 tetor, me fillim nga ora 10:00.

Vendimi u mor gjatë mbledhjes së sotme të Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare, të udhëhequr nga kryetarja Albulena Haxhiu.

Në rend të ditës të kësaj seance, përveç deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, përfshihen një sërë pikash me rëndësi:

  • Bordi i BQK-së: Zgjedhja e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës.
  • Bordi i RTK-së: Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (dy nga komuniteti shqiptar, një nga komuniteti serb dhe një nga komunitetet tjera joshumicë).
  • Projektligje dhe komisione: Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, si dhe propozimi i Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Përveç caktimit të seancës, Kryesia mori vendim edhe për shpalljen e konkursit për anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK).

 

Continue Reading

Lajmet

Nënshkruhet marrëveshja 41-milionëshe për modernizimin e infrastrukturës shëndetësore në Kosovë

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka nënshkruar një marrëveshje financimi në vlerë prej 41 milionë eurosh me Bankën Evropiane të Investimeve (BEI) dhe Bankën për Zhvillim të Këshillit të Evropës (CEB), e cila ka për synim modernizimin e infrastrukturës mjekësore dhe sigurimin e pajisjeve të avancuara në sistemin shëndetësor publik.

Financimi do të ndahet në mënyrë të barabartë mes dy bankave evropiane dhe do të përfshijë investime direkte në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë, si dhe në spitalet rajonale të Prizrenit, Pejës, Gjakovës dhe Gjilanit. Projektet përkojnë me objektivat e Strategjisë Sektoriale të Shëndetësisë 2025–2030 për digjitalizimin dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve dytësore dhe terciare.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, theksoi se ky investim do të përmirësojë drejtpërdrejt kushtet e punës për profesionistët shëndetësorë dhe shërbimet ndaj pacientëve:

“Marrëveshja e kredisë me BEI dhe CEB në vlerë prej 41 milionë eurosh do të sigurojë pajisje mjekësore moderne dhe do të ndikojë në infrastrukturën përcjellëse në QKUK dhe spitalet rajonale në Prizren, Pejë, Gjakovë e Gjilan.”

Ndërkaq, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, nënvizoi se ky projekt përbën një shtyllë kyçe të reformës shëndetësore:

“Strategjia Sektoriale e Shëndetësisë 2025–2030 i jep një rëndësi të veçantë përmirësimit të infrastrukturës fizike dhe furnizimit me pajisje moderne mjekësore për një periudhë afatgjatë.”Nga ana e institucioneve financiare ndërkombëtare, nënkryetari i BEI-t, Robert de Groot, dhe zëvendësguvernatori i CEB-it, Johannes Böhmer, vlerësuan se investimi do të garantojë diagnostikim më të saktë dhe trajtim më efektiv për qytetarët e Kosovës.

“Përmes këtij operacioni po ndihmojmë që profesionistët shëndetësorë dhe pacientët në mbarë Kosovën të kenë qasje në pajisje dhe lehtësira moderne për një kujdes më të mirë mjekësor”, u shpreh de Groot.

“Mund të thoshim se pa shëndet, çdo gjë është asgjë. Popullata pret një sistem të fortë shëndetësor si shërbim bazë që qeveritë duhet ta sigurojnë”, shtoi Böhmer. /Ekonomia Online/

 

Continue Reading

Të kërkuara