Sport

Vajzat e Kombëtares ndeshen sot me Estoninë

Publikuar

Kombëtarja e Kosovës në futboll, konkurrenca e femrave, do ta zhvillojë sonte ndeshjen me Estoninë, në kuadër të kualifikimeve për evropianin 2021.

Kombëtarja ka mungesa të shumta, meqë për shkak të pandemisë lojtaret nga diaspora nuk janë lejuar të udhëtojnë drejt vendit tonë.

“Takimi luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, pa shikues, shkaku i pandemisë dhe fillon në ora 19:00.”, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës./UBTNews

Sport

Futsall/ Prishtina 01 kampione për herë të dytë radhazi

Publikuar

nga

FC Prishtina 01 është kampione e Kosovës në futsall për herë të dytë radhazi. Pas fitores në kryeqytet, kjo skuadër ka triumfuar edhe në ndeshjen e dytë të serisë finale kundër FC Liqenit, që u zhvillua në një atmosferë madhështore në Drenas. Koha e rregullt e lojës u mbyll në barazim 4:4.

Në vazhdime të dy skuadrat shënuan nga një gol, duke bërë që fituesin e ndeshjes ta përcaktojnë penalltitë. Golat për FC Prishtina 01 u shënuan nga Shefki Kameri (0:1), Fitim Krasniqi (0:2), Arif Limani (0:3), Halim Selmanaj (2:4) dhe Ramadan Alaj (5:5).

Ndërkaq, për FC Liqenin shënuan Jakup Ramadani (1:3), Camillo Sanchez (2:3), Shqipron Brahimi (3:4) dhe Yulian Diaz dy herë (4:4 dhe 5:4).

Në serinë e penalltive, FC Prishtina 01 tregoi efikasitet më të mirë, duke triumfuar për të dytin vit radhazi. Trofeun për ekipin kampion e ndau presidenti Agim Ademi. Kësisoj, Prishtina 01 e mbyll edicionin me kurorën e dyfishtë, pasi paraprakisht kishte triumfuar në finale të Kupës së Kosovës. Edhe në këtë garë në finale e kishte mposhtur FC Liqenin./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

Eksod te Prishtina, largohen 10 futbollistë

Publikuar

nga

Eksod te Prishtina, largohen 10 futbollistë.

Hiç më pak 10 futbollistë që ishin pjesë e Prishtinës në sezonin e fundit, nuk do ta bartin këtë fanellë në edicionin e ri të Superligës së Kosovës.

Klubi nga kryeqyteti ka njoftuar zyrtarisht se nuk do t’ua vazhdojë kontrata futbollistëve si Mergim Pefqeli, Muhamed Useini, Genc Hamiti, Hasan Hyseni, Kushtrim Gashi, Egzon Sinani dhe Kreshnik Uka, kurse me marrëveshje është ndërprerë bashkëpunimi me futbollistët Albion Kurtaj, Ermal Veliqi dhe Butrint Bulliqi

Njoftojmë që pas skadimit të kontratave nuk kemi vazhduar bashkëpunimin me futbollistët, Mergim Pefqeli, Muhamed Useini, Genc Hamiti, Hasan Hyseni, Kushtrim Gashi, Egzon Sinani dhe Kreshnik Uka si dhe trajnerëve Agim Maliqi dhe Ardian Sallahu. Ndërsa, me marrëveshje është ndërprerë bashkëpunimi me Albion Kurtaj, Ermal Veliqi dhe Butrint Bulliqi”, thuhet në njoftimin e KF Prishtinës.

Nga klubi po ashtu janë larguar edhe trajnerët Agim Maliqi dhe Ardian Sallahu./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

Hysaj: Shqipëria mund të jetë befasia e Evropianit. Unë i dobët? Flasin 12 vitet në Serie-A

Publikuar

nga

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare Elseid Hysaj ka thënë se Shqipëria mund të jetë befasia e Kampionatit Evropian Euro 2024 që nis më 14 qershor. Në një konferencë për media, Hysaj ka thënë se ashtu siç u bë e mundur kualifikimi, edhe pse pak njerëz e prisnin, e njëjta gjë mund të ndodh edhe tani në fazën e grupeve.

Janë tri ndeshje me të vërtetë shumë të forta, tri ndeshje shumë të bukura për t’i luajtur në një Kampionat Evropian siç është ky dhe unë u kam thënë të gjitha çunave që duhet të gëzojmë këtë Evropian sepse nuk i dihet çfarë mund të ndodh, si mund të shkojnë gjërat pas kësaj kombëtareje… Duhet të jemi të koncentruar dhe të kemi besim tek vetvetja. Në kualifikime nuk është se të gjithë prisnin atë ecjen tonë të madhe por ja që ne treguam që mund të bëjmë gjëra të bukura, të mëdha dhe mund të jemi një nga surprizat e këtij Evropiani”, tha HysaJ.

Sa i përket përballjes së parë, asaj kundër Italisë, Hysaj ka deklaruar se “Azzurrët” janë skuadër jashtëzakonisht e fortë.

Ne duhet ta dimë që Italia është një skuadër shumë e fortë, ka individë të fortë sepse unë kam luajtur kundër të gjithëve gati, disa i kam edhe në skuadër dhe e di kualitetin që kanë lojtarët dhe thjeshtë duhet ta marrim seriozisht sepse nuk është ashtu siç duket në miqësore Italia”, theksoi më tutje Hysaj.

Madje, futbollisti i Napolit ka komentuar edhe raportimet e mediave se Shqipëria çalon më së shumti në krahun e djathtë, pikërisht aty ku operon Hysaj.

Me punën e gazetave që thonë se krahu i djathtë është më i dobët, mua mu bënë gati 12 vite që luaj në Serie-A, unë e di potencën time, e di ku gaboj, sepse duhet ta dish edhe kur gabon njeriu, i di të gjitha gjërat që unë gaboj ose bëj mirë, por e di që edhe në këtë Evropian unë besoj që do të jem më së shumti i koncentruar se të tjerët sepse e di se si janë këto ndeshjet e forta me të vërtetë dhe shpresoj që të jap maksimumin për këtë fanellë, nuk vij për pushime”, the në fund Hysaj.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme, Kombëtarja Shqiptare do të zhvillojë seancën e radhës stërvitore me fillim nga ora 17:00./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

​Top mesfushori që Guardiola ua kërkoi pronarëve të Cityt

Publikuar

nga

Pep Guardiola ia ka bërë të qartë bordit të Mançester Cityt se do të dëshironte të bënte një blerje në mesfushën e tij këtë verë. Mesfusha e Cityt duket të jetë shqetësimi i tyre më i madh, me spekulime për të ardhmen e Bernardo Silva dhe Kevin De Bruyne.

Silva është i lidhur me një largim, edhe pse nuk dihet se ku do të jetë e ardhmja e tij, derisa De Bruyne mendohet të jetë i hapur për një lëvizje në MLS në të ardhmen e afërt, ndoshta edhe këtë verë.

Sigurisht, City nuk do të qëndrojë duarkryq në këtë drejtim dhe duket se ka të ngjarë të bëjë një blerje tjetër, duke pasur parasysh se Matheus Nunes ndoshta ende nuk ka arritur nivelet e shpresuara prej tij.

Duke u thënë kështu, Guardiola tani u ka thënë shefave të tij në Man City se do të donte të ribashkohej me Joshua Kimmich, të cilin e menaxhoi në Bayern Munich.

Dhe për këtë qëllim, është thënë gjithashtu se Bayern i ka përsëritur Kimmich se ata planifikojnë ta shesin atë këtë verë nëse ai nuk nënshkruan një marrëveshje të re me klubin.

I vendosur për të filluar si një mbrojtës i djathtë për Gjermaninë në Euro, Kimmich i pezulloi bisedimet për kontratën sezonin e kaluar pasi nuk donte të qëndronte nëse do të mbetej Thomas Tuchel në stolin e Bayernit.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara