Lajmet

​Vajza që u lëndua nga shembja e kulmit vazhdon të mbetet me respirator

Gjendja e saj vazhdon të mbetet e njëjtë, pa ndonjë përmirësim.

Published

on

Po bëhen tetë ditë prej kur po trajtohet në Mjekimin Intensiv Qendror në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) pacientja e cila mori lëndime të rënda si pasojë e shembjes së kulmit në ndërtesën e komunës së re në Prishtinë. Ndërkaq gjendja e saj vazhdon të mbetet e njëjtë, pa ndonjë përmirësim. Derisa nesër pritet që t’i bëhen ekzaminime të tjera, duke përfshirë një CT të kokës, për të vendosur nëse pacientja të vazhdojë të mbetet në respirator apo të bëhet ndonjë ndryshim.

Kështu tha mjeku kujdestar në Mjekimin Intensiv Qendror në QKUK, Mentor Alimusaj, derisa tregoi se pas ekzaminimeve të bëra, neurologu dhe anestizionisti kanë ardhur në një përfundim që ajo të vazhdon të mbetet e kyçur për respiratori. Alimusaj theksoi se nesër pritet që pacientja t’i nënshtrohet ekzaminimeve të reja, për të vendosur mënyrën e trajtimit të mëtutjeshëm.

“Gjendja e pacientes, pacientja realisht vazhdon të jetë në sedacion, e kyçur për respiratori. Kjo ka ardhur si përfundim pas ekzaminimeve që janë bërë më herët, në konkludim të përbashkët të anesteziologut dhe neurokirurgut është vendosur që të vazhdohet sedacioni, së paku deri nesër, kur pritet që të bëhen ekzaminimet e tjera shtesë. Varësisht prej rezultateve që marrim nga ekzaminimet që bëhen nesër, atëherë vendosim edhe për rrjedhën e procedurës mjekësore… Ekzaminimi nënkupton një CT koke për shkak se pacientja lëndimet kryesore i ka në kokë, andaj nesër do t’i bëhet një CT koke dhe varësisht prej rezultateve të marra vendosim për mënyrën e trajtimit të mëtutjeshme”, tha Alimusaj.

Më 18 janar, një vajzë 23-vjeçare mori lëndime të rënda si pasojë e shembjes së kulmit në ndërtesën e komunës së re në Prishtinë. Ajo fillimisht u trajtua në Qendrën Emergjente në QKUK, pastaj u dërgua në Mjekimin Intensiv për të vazhduar trajtimin.

Ndërkaq nga komuna u tha se dyshimet e para janë që shembja e kulmit ka ndodhur si shkak i erërave të forta atë ditë, derisa hetimet po vazhdojnë.

Botë

Evropa përjeton një nga eklipset më spektakolare prej dekadash

Published

on

By

Miliona njerëz u bënë dëshmitarë të eklipsit më të rëndësishëm në Evropë prej dekadash të mërkurën, me Diellin që u zhduk prapa Hënës për disa çaste të shkurtra.

Vëzhguesit në pjesën më të madhe të Mbretërisë së Bashkuar panë Hënën të mbulonte më shumë se 90% të Diellit — mbulimi më i madh që nga viti 1999 — ndërsa pjesë të Grenlandës, Islandës dhe Spanjës panë një eklips të rrallë të plotë.

Posa drita nisi të zbehej, turma njerëzish në të gjithë kontinentin ndërprenë atë që po bënin për të kthyer sytë nga qielli e për të parë zhvillimin e këtij spektakli. Disa brohoritën kur u zhdukën rrezet e fundit të Diellit, e të tjerë vështronin në heshtje.

Ata që ndodheshin në shtegun e eklipsit të plotë — zonat ku Hëna e bllokoi tërësisht Diellin — përjetuan errësirë për më pak se dy minuta, përpara se drita të niste të rikthehej.

Eklipsi i plotë nisi në majën e Siberisë në Rusi, me shtegun e ngushtë të mbulimit të plotë që gjarpëronte mes Islandës dhe Grenlandës, përpara se të drejtohej përmes Atlantikut drejt Spanjës veriore.

Vendi i fundit në tokë që pa eklipsin e plotë ishin ishujt e Majorkës dhe Menorkës, përpara se hija të zhdukej në Detin Mesdhe gjatë perëndimit të Diellit.

Spanja ishte një nga vendet më të mira për të parë eklipsin e plotë, me miliona turistë që zbarkuan në vend ditët e fundit për të parë ngjarjen.

Eklipsi i fundit i plotë në Spanjë kishte ndodhur më shumë se një shekull më parë, por vendi pritet të përjetojë një tjetër në gusht të vitit të ardhshëm. Mbulimi i plotë për atë eklips pritet të zgjasë më shumë se gjashtë minuta në disa vende, gjë që ka bërë që ai të pagëzohet si “eklipsi i shekullit”.

Mbretërisë së Bashkuar do t’i duhet kohë për të përjetuar një tjetër eklips si ky. Një eklips pjesor vitin e ardhshëm do të ketë një mbulim rreth 45% në disa rajone, por eklipsi i ardhshëm i plotë diellor në UK nuk do të ndodhë deri në shtator të vitit 2090. /BBC/

 

Continue Reading

Vendi

Arrestohet në Merdarë një shtetas i Kosovës i dyshuar për spiunazh

Published

on

By

Hetuesit e Policisë së Kosovës nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, kanë arrestuar në pikën kufitare të Merdarës një shtetas të Kosovës me inicialet F.S., i dyshuar për veprën penale “Spiunazh”.

Arrestimi i tij erdhi pas një hetimi intensiv të kryer nga autoritetet kompetente. Prokuroria Speciale bëri me dije se në bashkëpunim me Policinë do të vazhdojë ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Përmes një komunikate zyrtare, institucionet e sigurisë dhe drejtësisë riafirmuan përkushtimin e tyre për ndjekjen penale dhe sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave që përfshihen në veprimtari të kundërligjshme, me theks të veçantë ndaj atyre që cenojnë sigurinë kombëtare të Republikës së Kosovës. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Ndalohet për 48 orë personi që kërcënoi publikisht Ramush Haradinajn

Published

on

By

Prokuroria Speciale ka caktuar masën e ndalimit prej 48 orësh për të dyshuarin Skender Llugiqi, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit” si dhe “Kanosja”.

Skender Llugiqi dyshohet se gjatë një vizite në Kuvendin e Kosovës më 12 gusht 2026, ka kërcënuar ish-kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj. Incidenti ka ndodhur gjatë ditës së tretë të aktivitetit tradicional ku Kuvendi hap dyert për vizitorët nga diaspora.

Në disa pamje të publikuara në media, i dyshuari dëgjohet në sallën plenare teksa shprehet se Haradinaj “duhet të dënohet dhe të pushkatohet”.

“Nëse duhet me u dënu Millan Radoiçiqi 20 vjet, Ramush Haradinaj duhet me u dënu 40 vjet, 50, 100 vjet, duhet me u pushkatu”, dëgjohet të thotë ai para vizitorëve të tjerë.

Lidhur me ngjarjen, Prokuroria Speciale bëri të ditur se po bashkëpunon ngushtë me organet e rendit për zbardhjen e plotë të rastit:

“Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet dhe procedurat e nevojshme hetimore, me qëllim të sqarimit dhe vërtetimit të plotë të rrethanave të rastit të ndodhur të mërkurën në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Ndaj kësaj ngjarjeje ka reaguar edhe zyrtari i lartë i AAK-së, Ardian Gjini, i cili e ka dënuar gjuhën e përdorur dhe deklaratat e bëra kundër bashkëpartiakut të tij. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

30 për qind bursë për ish-studentët e UBT-së në programet më inovative Master – regjistrohu sot!

Published

on

By

UBT po u ofron të gjithë të diplomuarve të tij një mundësi të veçantë për të vazhduar rrugëtimin akademik dhe profesional, duke përfituar 30% bursë për studimet Master në UBT.

Në një treg pune që po ndryshon me shpejtësi, avancimi i vazhdueshëm profesional po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm. Për këtë arsye, ish-studentët e UBT-së kanë mundësinë të rikthehen në universitet për të thelluar njohuritë, fituar specializime të reja dhe zhvilluar kompetenca të avancuara, tashmë me një përfitim të veçantë prej 30% bursë.

Kjo mundësi vlen për programet Master të UBT-së, të cilat përfshijnë disa nga fushat më të kërkuara dhe inovative të tregut bashkëkohor, duke u dhënë të diplomuarve mundësinë të zgjedhin një program që përputhet me profesionin, interesat dhe objektivat e tyre të karrierës.

Programet Master në UBT përfshijnë:

  • Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi
  • FinTech dhe Menaxhimi i Inovacionit
  • Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri
  • Sistemet e Informacionit dhe Menaxhment
  • Inxhinieri e Mekatronikës
  • Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë
  • Inxhinieri e Trafikut dhe Transportit
  • Inxhinieri e Energjisë dhe Mjedisi
  • Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor
  • E Drejta Penale
  • E Drejta Civile dhe Pronës
  • E Drejta Komerciale
  • Gjuhë, Media dhe Komunikim
  • Politika Publike dhe Menaxhim
  • Shkenca Politike
  • Studime të Sigurisë
  • Psikologji
  • Shkencat dhe Teknologjia e Ushqimit
  • Shëndet Publik dhe Menaxhim
  • Biokimi
  • Shkencat Paramjekësore
  • Agrikulturë dhe Mjedis
  • Shëndet dhe Aktivitet Fizik

Përmes programeve të orientuara drejt inovacionit dhe nevojave të tregut, UBT synon që studentët Master të fitojnë jo vetëm njohuri të avancuara akademike, por edhe kompetenca profesionale të aplikueshme në praktikë.

Për ish-studentët e UBT-së, kjo është mundësia për ta vazhduar aty ku e nisën – duke e kthyer përvojën universitare në një nivel të ri profesional.

Regjistrohu sot dhe përfito 30% bursë!

Continue Reading

Të kërkuara