Lajmet

Vajza e Donald Trump refuzon t’i bashkohet fushatës presidenciale të babait

“Nuk kam në plan të merrem me politikë”, tha ajo në deklaratën e saj.

Published

on

Edhe pse vajza e ish-presidentit Donald Trump, Ivanka Trump, luajti një rol vendimtar si një nga këshilltaret e larta të Shtëpisë së Bardhë gjatë katër viteve të para të presidencës së tij në vitin 2016, ajo e ka bërë të qartë se nuk planifikon t’i bashkohet fushatës së babait të saj në 2024, për t’u kthyer në Shtëpinë e Bardhë.

Arsyeja e përmendur prej saj ishte dëshira për të kaluar më shumë kohë me tre fëmijët që ndan me bashkëshortin e saj, Jared Kushner.

“Unë e dua shumë babanë tim. Këtë herë po zgjedh t’i jap prioritet fëmijëve të mi të vegjël dhe jetës private që po krijojmë si familje. Nuk kam në plan të merrem me politikë”, tha ajo në deklaratën e saj.

“Ndërsa gjithmonë do ta dua dhe do ta mbështes babanë tim, në vazhdim do ta bëj këtë jashtë arenës politike”, tha ajo në deklaratën e saj. “Jam mirënjohëse që kam pasur nderin t’i shërbej popullit amerikan dhe do të jem gjithmonë krenare për shumë nga arritjet e administratës sonë”.

Si ajo dhe bashkëshorti i saj punuan si ndihmës të afërt të babait të saj kur ai ishte në Zyrën Ovale pasi kishte asistuar në fushatat e tij në 2016 dhe 2020. Ivanka ishte gjithashtu ajo që prezantoi babanë e saj në 2015 kur ai filloi fushatën e tij të parë presidenciale republikane .

Pas një mandati kaotik si president, duke përfshirë keqpërdorimin e pandemisë Covid dhe refuzimin e tij për të pranuar zgjedhjet e 2020, Ivanka dhe Jared kanë mbajtur profile relativisht të ulëta, duke u zhvendosur në zonën e Miamit në Florida pasi u zhvendosën jashtë Uashingtonit.

Ndërsa Jared mori pjesë në njoftimin e fushatës së Trump për vitin 2024, Ivanka vendosi ta anashkalojë atë.

Gjithashtu nuk ishte i pranishëm Donald Trump Jr., i cili ishte një mbështetës i zëshëm gjatë fushatave të babait të tij në 2016 dhe 2020.

Eric Trump, i treti nga fëmijët e rritur të Trump, ishte i pranishëm në fjalim./UBTNews/

Vendi

MINT nis verifikimin e njehsorëve të rrymës pas dyshimeve për matje të gabuara

Published

on

By

Komisioni i posaçëm i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka nisur punën në terren për verifikimin e njehsorëve elektrikë, pas ankesave të shumta të konsumatorëve për çrregullime të kohës dhe matje të pasaktë të energjisë.

Drejtoresha e Agjencisë së Metrologjisë, Sebahate Bushrani, ka bërë të ditur se njehsorët e dyshimtë do të tërhiqen për verifikim dhe do të zëvendësohen me të tjerë deri në lëshimin e raportit zyrtar. Sipas saj, aktualisht janë rreth 70 ankesa, ndërsa raporti përfundimtar do t’u dërgohet Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe palëve të përfshira, raporton Koha.net.

Ky aksion vjen pas denoncimit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila përmes një hulumtimi në Prishtinë dhe Ferizaj ka pretenduar se rreth 800 njehsorë llogarisin energjinë me tarifë të shtrenjtë për shkak të mosperputhjes së orës.

Ndonëse KEDS-i i ka mohuar këto pretendime, raportimet e mëhershme kanë treguar se qytetarët në Fushë-Kosovë janë përballur me probleme të ngjashme, ku orët në njehsorë figuronin jashtë kohës reale. Verifikimi mbetet një proces i ndjeshëm, veçanërisht pas kritikave të vitit 2023 se ky proces kryhej në laboratorët e KEDS-it, veprim ky që konsiderohej shkelje e Ligjit për Metrologji.

Saktësia e njehsorëve është jetike për xhepin e qytetarëve, pasi dallimi mes tarifave është i lartë. Gjatë dimrit, tarifa e lartë (9.05 centë deri në 15.43 centë për kW) aplikohet nga ora 07:00 deri në 22:00, ndërsa tarifa e ulët (3.88 centë deri në 7.28 centë për kW) vlen gjatë natës. Çdo mospërputhje e orës bën që konsumatorët të faturohen me çmime maksimale edhe kur ata tentojnë të kursejnë duke përdorur pajisjet shtëpiake gjatë orëve të vona. /Koha.net/

 

Continue Reading

Sport

Gallapeni: Nuk ia dolëm, por kjo nuk na ndalë

Published

on

By

Ylli i përfaqësueses së Kosovës, Dion Gallapeni, ka reaguar përmes një mesazhi prekës pas humbjes ndaj Turqisë në fazën “play-off”, e cila i dha fund ëndrrës për kualifikim në Kampionatin Botëror.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gallapeni ka shprehur dhimbjen e tij për rezultatin, duke theksuar se ekipi dha gjithçka në fushë dhe besoi deri në sekondat e fundit, por fati nuk ishte në anën e tyre.

“Nuk ia dolëm… por kjo nuk na ndalë. Është një humbje që dhemb, sepse dhamë gjithçka në fushë dhe besuam deri në fund,” u shpreh ai.

Tutje ai u shpreh se e ndjen zhgënjimin e madh të tifozëve, por nënvizoi se momente të tilla shërbejnë për t’i bërë lojtarët më të bashkuar dhe më të vendosur për të mos u dorëzuar kurrë.

Në mbyllje të mesazhit të tij, lojtari falënderoi publikun për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe dha një premtim të fortë se ekipi do të rikthehet edhe më i fuqishëm për të luftuar për çdo ëndërr që kanë nisur së bashku me tifozët dardanë.

Continue Reading

Vendi

“The Athletic” vlerëson guximin e Kosovës: “Nuk u mposhtën nga shiu, as nga presioni”

Published

on

By

Prestigjiozja amerikane “The Athletic” i ka kushtuar një vëmendje të veçantë ndeshjes dramatike të mbrëmshme në Prishtinë ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Edhe pse rrugëtimi i “Dardanëve” drejt ëndrrës për Botëror u ndal, analiza e gazetarëve amerikanë nxjerr në pah karakterin e fortë të ekipit tonë përballë një kundërshtari të nivelit të lartë.

Një humbje me dinjitet në “Fadil Vokrri”

Në një natë të karakterizuar nga një atmosferë e zjarrtë që i bëri ballë edhe kushteve të vështira atmosferike, “The Athletic” e përshkruan mjaft mirë qëndresën kosovare. Ata vënë në dukje se suksesi i Turqisë nuk erdhi pa vështirësi, duke cituar:

“Shiu i rrëmbyeshëm në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ nuk mundi ta zbehte atmosferën e zjarrtë, por gjithçka përfundoi me hidhërim për skuadrën guximtare të Kosovës.”

Ky vlerësim tregon se, përtej rezultatit 0-1, Kosova ka lënë mbresa si një “skuadër guximtare” që lufton deri në sekondën e fundit, veçanërisht me rastet e Fisnik Asllanit dhe Florent Muslijës që mbajtën në ankth turqit deri në fund.

Continue Reading

Lajmet

17 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO

Published

on

Sot shënohet 17-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, një moment historik për sigurinë, sovranitetin dhe orientimin Euroatlantik të vendit. Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, përkujtoi sot nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se Shqipëria është një aleate e denjë, që kontribuon aktivisht në misionet dhe operacionet e NATO-s.

Ai shprehu krenarinë për përkushtimin dhe profesionalizmin e Forcave të Armatosura dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit për paqe, stabilitet dhe një të ardhme më të sigurt për të gjithë.

Continue Reading

Të kërkuara