Shëndet

Vaji i ullirit si kurë për tensionin, zemrën dhe diabetin

Published

on

Njerëzit që konsumojnë një regjim ushqimor mesdhetar vuajnë më pak nga sëmundjet kardiovaskulare. Ekspertët besojnë se çelësi i suksesit të këtij regjimi ushqimor është pikërisht vaji i ullirit. Ky vaj përmban fenolë të cilët janë tepër efikasë në hollimin e gjakut dhe parandalimin e mpiksjes së tij.

Bllokimi i enëve të gjakut konsiderohet një faktor i lartë rreziku për atakun në zemër dhe isheminë. Fenolët tek vaji i ullirit luajnë edhe rolin e antioksidantëve të cilët ulin rrezikun e sëmundjeve kronike.

Përfitime Të Tjera Të Vajit Të Ullirit
Studimet shkencore mbi këtë çështje, tregojnë se vaji i ullirit ka aftësinë të: Përmirësojë tensionin e gjakut dhe nivelin e lipideve, Parandalojë diabetin e tipit 2 dhe të mbajë nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak tek diabetikët, Ulë rrezikun e mpiksjes së gjakut që shkakton atak të papritur në zemër, Të ulë rrezikun e sëmundjeve tumorale

Vaji I Ullirit, Një Zgjedhje E Zgjuar Dhe E Shëndetshme
Vaji i ullirit është gjithmonë një zgjedhje e shëndetshme për konsumatorin për dy arsye.

Profili I Yndyrnave Të Vajit Të Ullirit
Vaji i ullirit përbëhet kryesisht nga yndyrna mono-të-pangopura e të shëndetshme. Ky profil është i dobishëm për uljen e nivelit të kolesterolit. Kësisoj ju mund ta përdorni vajin e ullirit për të zëvendësuar ushqime si gjalpi dhe yndyrnat e tjera.

Mikroushqyesit
Sipas të dhënave vaji ekstra i virgjër i ullirit përmban mbi 230 përbërës bioaktivë tepër të rëndësishëm për organizmin. Këtu përfshihen edhe antioksidantët, vitamina E dhe polifenolët.

Si Të Ruani Vajin Më Të Mirë Të Ullirit
Mënyra se si blini dhe ruani vajin e ullirit është e rëndësishme për të korrur përfitimet maksimale prej tij. Nxehtësia, drita dhe oksigjeni jo vetëm që e degradojnë shijen dhe aromën e tij por edhe vlerat shëndetësore. Për rezultate më të mira ju duhet: Ta mbani vajin e ullirit në shishe qelqi, në errësirë dhe në një vend të freskët, por jo në raftet që ndodhen sipër furrës. Të blini shishet të renditura sa më thellë në raftet e supermarketeve. Të lexoni etiketat dhe të kuptoni periudhën e ekspozimit të vajit ndaj faktorëve denigrues. Kohëzgjatja ideale e vajit të mirë është 12 muaj. Kura më e mirë është një lugë vaj ulliri në mëngjes. /AgroWeb

Continue Reading

Shëndet

Pijet që ndihmojnë zorrën dhe mëlçinë

Published

on

Zorra dhe mëlçia janë dy nga organet më të rëndësishme për shëndetin e trupit, ato luajnë role kyçe në tretje, detoksifikim dhe metabolizëm.

Kur këto sisteme nuk funksionojnë siç duhet, shpesh shfaqen simptoma si lodhja, fryrja apo problemet me tretjen.

Një mënyrë e thjeshtë, por efektive për t’i mbështetur, është përfshirja e pijeve të shëndetshme në rutinën e përditshme.

Ekspertët theksojnë se asnjë pije nuk është zgjidhje magjike, por në kombinim me një dietë të ekuilibruar dhe hidratim të mjaftueshëm, disa pije mund të kontribuojnë dukshëm në ruajtjen e shëndetit të zorrëve dhe mëlçisë.

1. Kefiri

Një pije e fermentuar e pasur me probiotikë, të cilët ndihmojnë në ruajtjen e një mikrobiome të shëndetshme të zorrëve. Konsumi i rregullt i tij mund të: nxisë rritjen e baktereve të dobishme, zvogëlojë inflamacionin, përmirësojë tretjen dhe përthithjen e lëndëve ushqyese.

Kefiri ndihmon në prodhimin e acideve yndyrore me zinxhir të shkurtër, që ushqejnë qelizat e zorrëve e forcojnë barrierën mbrojtëse të tyre.

Për këtë arsye, nutricionistët e rekomandojnë pas përdorimit të antibiotikëve, për të ndihmuar në rikthimin e ekuilibrit të florës bakteriale.

2. Uji i ngrohtë me limon

Një nga mënyrat më të lehta për të mbështetur tretjen dhe funksionin e mëlçisë është pirja e ujit të ngrohtë me limon në mëngjes.
Limonët përmbajnë përbërës që: stimulojnë prodhimin e tëmthit, duke ndihmuar tretjen e yndyrnave, ndihmojnë në pastrimin natyral të trupit nga toksinat, furnizojnë trupin me vitaminë C, e cila mbron qelizat e mëlçisë nga stresi oksidativ.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se kjo pije nuk duhet parë si “mrekulli detoksifikuese”, por si zakon që mbështet proceset natyrore të trupit dhe ndihmon në tretjen më të mirë gjatë ditës.

3. Kafeja (në sasi të moderuar)

Edhe pse njihet si pije që rrit energjinë, kafeja mund të ketë efekte mbrojtëse në mëlçi, nëse konsumohet me masë.

Studimet kanë treguar se kafeja mund të: ulë rrezikun e sëmundjeve kronike të mëlçisë, si fibroza dhe cirroza, stimulojë sekretimin e tëmthit, ndihmojë në metabolizimin e yndyrnave.

Kafeja të pihet e zezë, pa sheqer apo aditivë të tjerë, dhe të kufizohet sasia ditore për të shmangur efektet negative të kafeinës.

Një kombinim i ekuilibruar i pijeve të fermentuara, natyrale dhe të pasura me antioksidantë mbështet funksionin e zorrëve dhe të mëlçisë.

Çelësi qëndron në moderim e qëndrueshmëri, jo në zgjidhje të shpejta. Duke përfshirë pije si kefiri, uji me limon dhe kafeja në mënyrë të kontrolluar, mund të përmirësoni ndjeshëm shëndetin e tretjes dhe energjinë e përgjithshme të trupit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Kafeja me kanellë – Pija e përditshme që forcon trupin dhe trurin

Published

on

Një gastroenterolog i trajnuar në Harvard, Dr. Saurabh Sethi, ka zbuluar një sekret të thjeshtë, por efikas për përmirësimin e shëndetit: shtimi i pak kanelle në kafe.

Sipas tij, ky zakon i vogël sjellë përfitime të mëdha për trupin e trurin. Kanella është e pasur me antioksidantë të fuqishëm që ndihmojnë në uljen e nivelit të sheqerit në gjak dhe në luftimin e stresit oksidativ një nga faktorët që lidhen me sëmundjet si problemet kardiovaskulare, kanceri dhe Alzheimeri.

Dr. Sethi shpjegon se stresi oksidativ shkaktohet nga radikalet e lira, molekula të dëmshme që dëmtojnë qelizat, ndërsa kanella ndihmon në neutralizimin e tyre. Ai shton se për një efekt më të plotë, mund të shtohet edhe vaj MCT – një lloj vaji i përftuar nga kokosi, që është burim i menjëhershëm energjie, përmirëson funksionin e trurit dhe rrit vitalitetin.

Edhe vetë kafeja njihet për vlerat e saj të shumta shëndetësore:

përmirëson fokusin dhe funksionin mendor,

rrit performancën fizike,

është një burim i pasur antioksidantësh,

ndihmon në metabolizëm dhe

ndikon pozitivisht në humor.

Sipas Dr. Sethi, kombinimi i kafesë me kanellë mund ta shndërrojë këtë pije të përditshme në një mjet të fuqishëm për mirëqenie.

Në ditët e ftohta të vjeshtës, një filxhan kafe me aromë kanelle nuk është vetëm një kënaqësi – por edhe një mënyrë e thjeshtë për të forcuar trupin dhe qetësuar mendjen. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Lajmet

Profesoresha e UBT-së, Dr. Blertë Zylfiu – Latifi publikon punim shkencor në revistën ndërkombëtare Journal of Stomatology

Published

on

Profesoresha e Fakultetit të Stomatologjisë në UBT, Dr. Blertë Zylfiu – Latifi, ka publikuar punimin shkencor me titull “Kosovar Dentists’ Knowledge on Oral Cancer” në revistën ndërkombëtare Journal of Stomatology (Poloni). Artikulli është botuar në vëllimin 78, numrin 3 të vitit 2025 dhe është i qasshëm në format Open Access përmes DOI.

Ky studim ka për qëllim të vlerësojë nivelin e njohurive të dentistëve kosovarë për kancerin oral, duke u fokusuar në njohuritë diagnostike, faktorët e rrezikut dhe aftësitë për identifikimin e lezioneve të hershme. Hulumtimi është zhvilluar me 147 dentistë të përfshirë në programet e specializimit në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës (QKSUK), dhe ka arritur një përgjigje prej 93.19% nga pjesëmarrësit.

Rezultatet tregojnë se dentistët specializantë në Kosovë kanë një nivel mesatarisht të kënaqshëm të njohurive mbi diagnostikimin e kancerit oral, ndërsa vërehet nevoja për arsimim të vazhdueshëm dhe trajnime profesionale në këtë fushë. Studimi thekson rëndësinë e edukimit të dentistëve në parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit oral, si pjesë e përpjekjeve për të përmirësuar kujdesin shëndetësor oral në vend.

Punimi është realizuar në bashkëpunim me Dr. Olsa Alku – Latifi, ndërsa është miratuar nga Oda e Stomatologëve të Kosovës (Ref. Nr. 12, 25.05.2021) në përputhje me Deklaratën e Helsinkit.

Ky publikim përbën një tjetër arritje të rëndësishme për UBT-në, duke dëshmuar angazhimin e stafit akademik në kërkimet shkencore me ndikim ndërkombëtar dhe në përmirësimin e praktikave klinike në stomatologji.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

UBT përfaqësohet me sukses në Konferencën Ndërkombëtare të Pedodontisë në Turqi

Published

on

Prof. Dr. Aida Rexhepi dhe Ligj. Aferdita Gashi nga Katedra e Pedodoncisë dhe Stomatologjisë Preventive të Fakultetit të Stomatologjisë përfaqësuan UBT-në në Konferencën Ndërkombëtare të Pedodontisë në Antalia të Turqisë.

Me një prezantim të studimit të tyre shkencor mbi prevalencën e hipomineralizimit të molarit dhe incizivit te fëmijët e moshës 8-11 vjeç, përfaqësueset e UBT-së treguan ekspertizën e institucionit në hulumtime të avancuara në shëndetin oral dhe stomatologjinë pediatrike.

Konferenca u zhvillua në Antalia të Turqisë, më 4-7 tetor 2025, nën ombrellën e Shoqatës së Pedodonteve të Turqisë. Ky aktivitet ofroi një platformë ndërkombëtare për shkëmbimin e njohurive, diskutimin e metodave më të fundit në stomatologji pediatrike dhe prezantimin e rezultateve të studimeve shkencore nga specialistë të fushës.

Continue Reading

Të kërkuara