Shëndet

Vaj ulliri me kripë kundër problemeve me kockat

Rezultatet do të jenë të shpejta dhe afatgjatë.

Published

on

Dhimbjet e kockave po kthehen në një problem shëndetësor shumë i përhapur kudo, edhe në Shqipëri. Kjo ndodh edhe sepse njerëzit nuk kanë shumë kohë për aktivitet fizik ndërkohë që jetëgjatësia është rritur. Kjo nënkupton se njerëzit po jetojnë më gjatë dhe rrjedhimisht i përdorin muskujt dhe kockat për më shumë kohë.

Në përgjithësi, njerëzit kërkojnë ndihmën e medikamenteve qetësues. Shpesh këto ilaçe, kur pihen me tepri janë të dëmshme për stomakun dhe mëlçinë. Natyra nga ana tjetër na ka dhënë shumë burime të rëndësishme kundër dhimbjeve që nuk dëmtojnë organet e tjera. Në këtë artikull do të mësoni për një trajtim të fuqishëm kundër dhimbjeve të kyçeve që bazohet në përdorimin e kripës dhe vajit.

Vlerat e Vajit të Ullirit
Vaji i ullirit është i pasur me polifenolë që shërbejnë si antioksidantë. Në momentin që ky lëng i artë bie në kontakt me organizmin, ngadalëson plakjen e qelizave. Kjo do të thotë që dhimbjes i duhet më shumë kohë për t’u shfaqur. Vaji i ullirit përmban edhe substanca që parandalojnë aktivizimin e inflamacionit. Vaji i ullirit rregullon qarkullimin e gjakut që rrjedhimisht mban organet të shëndetshme.

Vlerat e Kripës së Detit
Trajtimi me vaj dhe kripë, kërkon kripë deti sepse ofron përfitime shumë të mira për organizmin. Kripa e detit përmban magnez që forcon indet. Mineralet e tjera te kripa janë shumë të mira për sistemin imunitar dhe për shërimin e kockave dhe muskujve. Sikur të mos mjaftonte kjo, kripa e detit përmirëson qarkullimin e gjakut dhe eliminon sasitë e tepërta të sodiumit në gjak, duke ulur tensionin e tij.

Kura me Vaj dhe Kripë Për Dhimbjet e Kockave
Përbërësit:

1 gotë me ujë
20 lugë gjelle me vaj ulliri
10 lugë gjelle me kripë deti

Përdorimi i Kurës Kundër Dhimbjeve Të Kockave
Shtoni vajin e ullirit dhe kripën në ujë dhe përziejini së bashku. Masën e përfituar përdoreni për të masazhuar zonën e prekur nga dhimbja për rreth 3 minuta. Masazhi fillestar duhet të zgjasë 3 minuta dhe duhet të arrini që të masazhoni zonën e prekur për deri 10 ose 20 minuta. Kjo kurë duhet aplikuar në lëkurë për 10 ditë me rradhë.

Rezultatet do të jenë të shpejta dhe afatgjatë. Do të shikoni që do të mund të lëvizni më lehtë dhe dhimbja do të zbutet ndjeshëm. Nëpërmjet këtij masazhi, qelizat tuaja do të rigjallërohen, qarkullimi i gjakut do të jetë më i mirë dhe sistemi imunitar më i fortë. Në disa raste mund të vëreni që lëkura mund të skuqet. Kundër skuqjes mund të përdorni një peshqir me ujë të ngrohtë dhe më pas pak pudër.

Ju këshillojmë ta provoni këtë kurë. Nuk keni asgjë për të humbur, përkundrazi mund të përfitoni shumë./AgroWeb

Continue Reading

Shëndet

Pse dhimbja e shpinës po bëhet sëmundja moderne e epokës së telefonit?

Published

on

Kushdo që përjeton dhimbje në shpinë duhet të ulë përdorimin e tepërt të telefonit.

Qëndrimi për dy deri në katër orë në ditë të përkulur mbi celular i ngarkon vertebrat e para të shtyllës kurrizore me presion deri në 27 kilogramë – thuajse sa pesha e një fëmije 7–8 vjeç.

Dhimbjet e shpinës, të cilat prekin një pjesë të madhe të popullsisë moderne, mund të lidhen me një evolucion jo plotësisht të përsosur.

Me kalimin nga ecja me katër gjymtyrë në ecjen drejt, shtylla kurrizore ka pësuar ndryshime që nuk janë bërë në mënyrë ideale; madje disa tipare të vertebrave të “kushërinjve” tanë primatë mund të jenë trashëguar deri te ne.

Sipas ekspertëve, personat që vuajnë nga probleme të shpinës mund të kenë një strukturë të shtyllës kurrizore më të ngjashme me atë të shimpanzeve, e cila është më pak e përshtatshme për të përballuar ngarkesën që krijon ecja në këmbë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Pa karbohidrate, pa stres! Ushqimet që ju ndihmojnë të bini në peshë

Published

on

Eliminimi i karbohidrateve nga dieta është një strategji efektive për të humbur peshë. Më poshtë gjeni disa ushqime që përmbajnë pak ose aspak karbohidrate:

Kërpudhat – Të varfra në karbohidrate, të pasura me lëndë ushqyese hekur, kalcium, dhe magnez. Ofrojnë sasi të mirë antioksidantësh.

Midhet – Të gjitha llojet janë të pasura me proteina, vitamina të grupit B, minerale si fosfori dhe hekuri, dhe nuk përmbajnë karbohidrate.

Vezët – Një zgjedhje e zakonshme në dietat pa karbohidrate falë vlerave të larta ushqyese.

Karkalecat dhe gaforret – Janë burim i shkëlqyer proteinash dhe nuk përmbajnë karbohidrate.

Mishi i kuq – Nuk ka karbohidrate, ndaj mund të konsumohet lirshëm, por gjithmonë me masë për një dietë të balancuar.

Farat e kungullit – Të përsosura për ata që janë në dietë, ofrojnë shije të këndshme pa karbohidrate të larta. Përmirësojnë shëndetin e zemrës, ulin stresin dhe forcojnë sistemin imunitar.

Mishi i bardhë – Konsiderohet më i shëndetshëm se mishi i kuq. Mund të konsumohet nga pula, lepuri apo peshku.

Djathi – Sidomos Grana Padano, djathë tradicional italian i pasur me minerale dhe pa karbohidrate.

Gjalpi – Përdoret në gatime dhe nuk përmban karbohidrate, por duhet konsumuar në sasi të moderuara. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Gripi nuk ka shanse! Këshilla praktike për të qëndruar të shëndetshëm

Published

on

Stina e vjeshtës dhe dimrit shpesh shoqërohet me rritje të rasteve të gripit dhe infeksioneve të frymëmarrjes, për shkak të motit të ftohtë dhe ndryshimeve të papritura të temperaturës.

Megjithëse ilaçet mund të jenë opsion, ekzistojnë disa mënyra natyrale për të lehtësuar simptomat/parandaluar përkeqësimin e sëmundjes.

Uji dhe lëngjet: Konsumimi i lëngjeve ndihmon në parandalimin e dehidratimit dhe lehtëson rrjedhjen e hundëve. Pini ujë, lëngje frutash, supë me lëng pule ose ujë të ngrohtë me mjaltë dhe limon. Shmangni pijet me kafeinë, që mund të shkaktojnë etje.

Ujë me kripë: Gargara me ujë të ngrohtë dhe kripë ndihmon për të qetësuar fytin e irrituar dhe për të lehtësuar simptomat e ftohjes.

Supë me lëng pule: Studimet kanë treguar se supa e pulës ka efekt antiinflamator dhe ndihmon në rrjedhjen e hundëve, duke kufizuar aktivitetin e viruseve në pjesën e brendshme të hundës.

Antihistamina: Përdorimi i saj mund të lehtësojë rrjedhjen e hundëve, teshtimat, lotimin e syve dhe kollitjen.

Lagështira: Ajri i thatë favorizon përhapjen e viruseve. Përdorni aparate për lagështi, por kujdesuni t’i pastroni rregullisht sipas udhëzimeve të prodhuesit, për të shmangur mykun dhe bakteret.

Këto masa të thjeshta e ndihmojnë trupin të përballojë gripin më lehtë dhe të ruani shëndetin gjatë muajve më të ftohtë. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Shëndet

Këto janë përfitimet e xhenxhefilit për shëndetin

Published

on

Xhenxhefili është një nga erëzat më të shëndetshme dhe konsumimi i tij i rregullt sjell shumë përfitime për organizmin.

Përmirëson qarkullimin e gjakut

Xhenxhefili përmban minerale të rëndësishme si magnezi, kromi dhe zinku, që ndihmojnë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut. Ai është i dobishëm kur jeni të sëmurë dhe keni ethe apo temperaturë të lartë.

Ndihmon në luftimin e inflamacioneve

Dhimbjet e vazhdueshme dhe inflamacionet shkojnë dorë për dore. Xhenxhefili njihet si anti-inflamator natyral, i cili lehtëson dhimbjet dhe përmirëson  gjendjen e përgjithshme të trupit.

Si ta përdorni xhenxhefilin?

Mund të përdoret në shumë forma, i freskët, në pluhur a i ëmbëlsuar. Për efekt shërues kur jeni ftohur, zien xhenxhefil në ujë të vluar, shtoni limon e një lugë mjaltë. Ky kombinim është i shkëlqyer për të lehtësuar simptomat e përshpejtuar shërimin. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara