Shëndet

Ushqimi sipas moshës – Rregullat e arta për 20 dhe 30 vjeçarët

Synimi bazë i një ushqimi të shëndetshëm mbetet i njëjtë si në moshën 20 vjeçare ashtu edhe më tej.

Published

on

Me kalimin e moshës, interesat, prioritetet dhe zakonet e të ngrënit ndryshojnë, ndaj nuk është çudi, që edhe nevojat tona ushqimore ndryshojnë gjithashtu.

Synimi bazë i një ushqimi të shëndetshëm mbetet i njëjtë si në moshën 20 vjeçare ashtu edhe më tej, e megjithatë na nevojitet një dozë e ekulibruar ushqimesh, në mënyrë që të ndihemi sa më mirë në çdo moshë.

Por nga ana tjetër trupat tanë kanë nevojë për ushqyes specifikë në rrugëtimin e jetës.

Ushqimi i duhur në të 20-tat dhe 30-tat

Jeta bëhet tepër e ngarkuar për shumicën e të rinjve në moshën nga 20 deri në 30 vjeç. Në këto vite, ngrënia e shëndetshme është larg listës së prioriteteve.

Sipas studimeve, shumë të rinj të kësaj grupmoshe nuk ia arrijnë të marrin dozën e rekomanduar ditore të shumë ushqyesve kryesore siç janë kalciumi, acidi folik dhe hekuri.

Studimet treguan që vetëm 4% e femrave dhe meshkujve të moshës 19-24 vjeç ndjekin të ushqyerin me së paku pesë fruta dhe perime në ditë.

Pas moshës 20 vjeç, ushqimet që garantojnë shëndetin e kockave janë të domosdoshme për të ulur rrezikun e shfaqjes së osteoporozës më vonë.

Kalciumi dhe vitaminat K dhe D janë jetësore dhe mund të merren nëpërmjet produkteve të bulmetit, barishteve, të bardhës së vezës dhe salmonit.

Nëse hiqni dorë nga mëngjesi dhe mbani shpresat tek ushqimet e shpejta të stërmbushura me kripë dhe sheqer, duhet të dini që po hiqni dorë nga fibrat.

Doza e rekomanduar ditore e fibrës është 30 gramë në ditë. Mesatarja e dozës ditore të fibrës për më të rritur është vetëm 12 gramë.

Një dietë e varfër me shumë sheqer, kripë dhe pak fibër shkakton probleme me tretjen dhe shton gjasat për shfaqjen e tensionit të lartë të gjakut më vonë gjatë jetës.

Femrat që duan të krijojnë familjeje, duhet të sigurohen që po konsumojnë kalori të mjaftueshme, acid folik dhe minerale siç janë hekuri dhe kalciumi.

Çfarë duhet të hani në këtë moshë?

Ushqime të pasura me kalcium. Në mënyrë që të siguroheni se po merrni sasinë e rekomanduar të kalciumit, çdo ditë duhet të hani tre racione me produkte bulmeti (200 mililitra qumësht, një filxhan kos ose 30 gramë djathë).

Nëse nuk konsumoni produkte bulmeti, atëherë përqendrohuni tek bimët e pasura me kalcium siç janë brokoli, spinaqi dhe fasulet. Burime të tjera të pasura me kalcium janë salmoni dhe sardelet.

Drithërat e plota. Gjeni gjithmonë kohë për mëngjesin. Mos i thoni ‘jo’ drithërave të plota, tërshërës me fruta, arrorë ose fara. Një mëngjes i mirë do t’ju japë shumë fibër dhe disa vitamina kryesore.

Më pak kripë. Një i rritur duhet të konsumojë jo më shumë se 6 gramë kripë në ditë ndërsa fëmijët shumë më pak se aq.

Kontrolloni etiketat në paketimet e panineve të gatshme apo ushqimeve të shpejta që blini në market.

Kini parasysh që, në një vakt kryesor nuk duhet të hani më shumë se 2.5 gramë kripë. Përdorni erëza të tjera si hudhra, piperi i zi, specat djegës, lëng limoni, barishte të freskëta dhe më pas shikoni nëse gatimi juaj ka nevojë për kripë./AgroWeb.org

Shëndet

Sekreti i çokollatës së zezë për një trup më të ri

Published

on

Një studim i ri ka gjetur një lidhje mes teobrominës, një përbërësi natyral i çokollatës së zezë, dhe ngadalësimit të plakjes biologjike.

Studiuesit analizuan mbi 1,600 persona në Britani dhe Gjermani dhe vunë re se ata me nivele më të larta teobromine kishin një moshë biologjike më të ulët se mosha reale.

Mosha biologjike mat gjendjen reale të trupit duke u bazuar në qelizat, indet dhe organet, dhe lidhet me faktorë si stili i jetesës, mjedisi dhe gjenetika.

Studiuesit përdorën ndryshimet në ADN dhe gjatësinë e telomereve për këtë matje.

Ekspertët theksojnë se nevojiten më shumë studime për të kuptuar ndikimin e teobrominës dhe paralajmërojnë që sheqeri dhe yndyra në çokollatë mund të ulin përfitimet.

Shija e çokollatës mund të shijohet në sasi të vogla dhe rrallë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Varianti K: Mutacioni më infektues që po përhapet shpejt në botë

Published

on

Virusi i gripit AH3N2 ka pësuar mutacion dhe transmetueshmëria e tij është më e lartë.

Varianti K i këtij virusi ka rritur numrin e të shtruarve në spitale në vende të tjera të botës.

Në Shqipëri nuk ka vend për panik, thonë ekspertët, pasi ky virus ka qarkulluar në vendin tonë edhe më parë, dhe edhe pse ka një ndryshim, mbetet brenda të njëjtës familje.

Viruset e gripit pësojnë ndryshime për variantin e ri K nuk duhet të ketë panik, dhe pse nuk është në përbërjen e vaksinës për 2025–2026.

Vaksina na mbron gjithsesi duke rritur imunitetin. Në vende të ndryshme, varianti K i AH3N2 ka rritur numrin e të shtruarve në spitale dhe të atyre që rendin për t’u vaksinuar. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Kombinimet e rrezikshme të suplementeve! Çfarë nuk duhet marrë kurrë bashkë?

Published

on

Përdorimi i pakontrolluar i suplementeve mund të sjellë më shumë dëm sesa përfitim, paralajmërojnë mjekët.

Ata theksojnë se suplementet duhet të merren vetëm kur vërtetohet mungesa e një vitamine apo minerali dhe nën këshillim profesional.

Kombinimet e gabuara mund të zvogëlojnë efektin e njëri-tjetrit ose të shkaktojnë mungesa të rëndësishme ushqyese.

P.sh., konsumimi i kafesë me suplemente hekuri ul ndjeshëm përthithjen. Dr. Karan Rajan shpjegon se edhe marrja e sasive të mëdha të kalciumit ndikon negativisht në përthithjen e hekurit. Po ashtu, disa kombinime të suplementeve mund të shkaktojnë komplikime.

Kombinimet që duhet shmangur:

Kalcium dhe hekur – Nuk rekomandohet të merren njëkohësisht; duhet një interval prej së paku dy orësh. Hekuri përthithet më mirë me vitaminë C, ndërsa kalciumi nuk duhet marrë me ushqime të pasura me hekur.

Zink dhe kalcium – Konkurojnë për përthithje në zorrë, ndaj duhet të merren të ndara me të paktën dy orë diferencë.

Zink dhe hekur – Dozat e larta të hekurit (mbi 25 mg) ulin përthithjen e zinkut. Zinku duhet marrë pas disa orësh.

Çaji jeshil dhe hekuri – Ulin përthithjen e hekurit. Konsumimi i tepruar i çajit jeshil mund të çojë në mungesë hekuri.

Vitamina C dhe vitamina B12 – Vitamina C në doza të larta zvogëlon përthithjen e B12. Duhet të merren të ndara me disa orë.

Zink dhe magnez – Zinku në doza të larta pengon përthithjen e magnezit, prandaj rekomandohet marrja në kohë të ndryshme të ditës.

Mjekët këshillojnë që suplementet të përdoren me kujdes dhe vetëm kur janë të nevojshme, për të shmangur probleme shëndetësore të panevojshme. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Shëndet

Uleni temperaturën pa ilaçe, këshilla të thjeshta dhe efektive

Published

on

Virozat e ndryshme shkaktojnë temperaturë të lartë trupore, e cila mund të shkaktojë lodhje dhe ndjesi jo komode.

Ekzistojnë disa mënyra për të ulur temperaturën pa përdorur ilaçe, por është e rëndësishme të mbani mend se nëse zgjat për disa ditë, duhet të konsultoheni me mjekun.

Kjo sepse trupi mund të jetë duke luftuar ndonjë infeksion më serioz.

Ja dy metoda të thjeshta dhe efektive që mund t’ju ndihmojnë:

1. Patate:

Merrni një patate dhe pritini në rrathë të hollë. Vendosini rrathët brenda çorapeve dhe vishni, duke i mbajtur derisa të ndjeni se temperatura ka rënë. Patatja ndihmon në ftohjen e trupit në mënyrë natyrale. Kujdes: mos e mbani shumë gjatë, pasi mund të ulë temperaturën në nivele të tepërta.

2. Dush me ujë të vakët:

Kur keni temperaturë, dush me ujë të vakët ndihmon në uljen e saj. Mos përdorni ujë të ftohtë, sepse kjo shkakton të dridhura dhe të përkeqësojë gjendjen tuaj. Një dush i vakët ndihmon trupin të freskohet pa stres dhe rrit komoditetin gjatë shërimit.

Përveç këtyre, është e rëndësishme të qëndroni të hidratuar, të pushoni, të hani ushqime të lehta.

Kujdesi natyral dhe pushimi janë çelësi për rikuperim më të shpejtë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara