Lajmet

Ushqimi në FSK, Kuvendi me seancë të jashtëzakonshme

Published

on

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë të jashtëzakonshme.

Në rend dite do të jetë trajtimi i problemit të furnizimit me ushqim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Seanca nis nga ora 12:00.

Deputetët sot do të mblidhen me iniciativën e AAK-së.

Lajmet

Scholz thirrje Kurtit dhe Vuçeviqit: Kemi nevojë për dinamikë të re normalizimi Kosovë-Serbi

Published

on

By

Në tryezën e parë të Samitit të dhjetë vjetorit të Procesit të Berlini, Kancelari Federal i Gjermanisë, Olaf Scholz, u ka bërë thirrje Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe Kryeministrit të Serbisë, Millosh Vuçeviq, për dinamikë të re në normalizimin e marrëdhënieve bilaterale.

Siç e citoi televizioni publik gjerman, Schozl u ka bërë thirrje të dyve që të mos e shohin të kaluarën si pengesë për të ardhmen evropiane dhe se “…ne kemi nevojë për një dinamikë të re dhe një proces normalizimi midis Serbisë dhe Kosovës.”

Continue Reading

Lajmet

Kurti krah Scholzit: Berlini është vendi dhe tash është momenti për më shumë progres

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pritur nga kancelari gjerman, Olaf Scholz në kuadër të Procesit të Berlinit.

Në një postim në Facebook, shefi i qeverisë ka publikuar një fotografi duke shtrënguar duart me Scholzin, mbi të cilën shkroi: Berlini është vendi dhe tash është momenti për më shumë progres, e për ta bërë këtë samit jubilar të suksesshëm.

“10-vjetori i Procesit të Berlinit vendtakim e ka pikërisht kryeqendrën e Gjermanisë. Një dekadë vullnet, punë e angazhim për ta afruar rajonin tonë më shumë drejt BE-së. Berlini është vendi dhe tash është momenti për më shumë progres, e për ta bërë këtë samit jubilar të suksesshëm”, ka shkruar më tej Kryeministri.

Continue Reading

Lajmet

Sfida e “Tiktokut” prek edhe nxënësit në Kamenicë, raportohet se disa prej tyre tentuan të vetëlëndohen

Published

on

By

Shumë nxënës të Kosovës janë në rrezik. E gjithë kjo si shkak i shpërndarjes së një fenomeni tejet të rrezikshëm që vie nga rrjeti social “Tiktok”.

Vetëlëndimi si rrjedhojë e këtij fenomeni është shpërndarë në disa komuna të Kosovës.

Të premten disa raste janë raportuar edhe në Komunën e Kamenicës.

Kjo është konfirmuar për lajmi.net edhe nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai theksoi se me datë 11.10.2024 Policia e Kosovës është njoftuar nga Drejtori e një shkolle të mesme të ulet në Koretinë të Kamenicës se disa nxënës të klasave 8 dhe 9 kanë provuar të lëndojnë veten.

Lëndimi i tyre është bërë si shkak i sfidës së rrjeteve sociale në “TikTok”.

Policia e Kosovës, njësia e hetimeve kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nuk raportohet për të lënduar, prokurori ka urdhëruar që të mbetet shënim zyrtar”, deklaroi ai.

Në lidhje me këto raste, deklarime shtesë nuk ka pasur ende nga Drejtoria për Arsim në Komunën e Kamenicës, por as nga Prokuroria në Gjilan.

E gjendja edhe më shqetësuese ishte ditët e kaluara në Gjakovë.

Numri i përgjithshëm i nxënësve që lënduan veten si shkak i këtij fenomeni tejet të rrezikshëm shkoi në 19.

Madje në lidhje me këto raste u deklarua disa herë radhazi drejtoresha e Arsimit në këtë komunë, Eranda Kumnova-Baci.

Ajo madje bëri të ditur se kanë marrë vendim që të ndalohet përdorimi i telefonave nëpër shkolla, si masë parandalimi e përhapjes së mëtejme të kësaj sfide tejet të rrezikshme.

Po ashtu drejtoresha theksoi se të lënduarit nga kjo sfidë ishin nga shkollat e mesme të ulëta , nga klasa e gjashtë deri në të nëntën.

Madje për këto raste mjaftë ët rrezikshme pati një reagim edhe nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Ajo u bëri thirrje prindërve dhe mësimdhënësve që të kujdesen  për sigurinë e fëmijëve gjatë përdorimit të teknologjisë.

Të shqetësuar nga rastet e vetëlëndimit të vajzave të mitura si pasojë e ndikimit nga platforma abuzive. Bëj thirrje për të gjitha subjektet, prindër, mësimdhënës, psikologë, pedagogë, shërbime të tjera institucionale dhe të shoqërisë civile që të rrisim koordinimin më të mirë të ndërgjegjësimit të fëmijëve tanë dhe të rinjve për përdorimin e sigurt të internetit dhe shmangien e dhunës dhe dukurive të tjera negative”- ka deklaruar Nagavci.

E thirrje për ndalimin e kësaj dukurie pati edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ajo tha se është e rëndësishme që të mbrohen fëmijët nga rreziqet e ngjashme.

“Platformat si “Tik-Tok”, mund të kenë ndikim negativ ne vetëbesimin dhe mirëqenien e fëmijëve. Le të punojmë së bashku për t’i mbrojtur ata dhe për t’i ndihmuar të zhvillojnë njohuri të bollshme për përdorim efikas dhe të nevojshëm të teknologjisë, me fokus avancimin e tyre”- është shprehur Haxhiu.

E një rast i ngjashëm pati ndodhur vitin e kaluar në Fushë-Kosovë.

Si shkak i kësaj sfide, rreth 17 nxënës kishin lënduar veten në shkollat “Mihal Grameno” dhe “Daut Bogujevci”.

Kjo sfidë përmes “tiktok-ut”, ku fëmijët gërvishtin veten me mjete të ndryshme ka çuar deri tek lëndimet e rënda të cilat janë dashur të mjekohen.

Këso lloj raste janë raportuare dhe në Komunën e Lipjanit, derisa bëhet thirrje vazhdimisht për kujdes të shtuar në përdorim të telefonave nga fëmijët.

Continue Reading

Lajmet

Seuli thotë se Koreja e Veriut po përgatitet të shkatërrojë rrugë kufitare

Published

on

By

Koreja e Jugut tha se ka vërejtur shenja se Koreja e Veriut po përgatitet të shkatërrojë rrugë në pjesën veriore, që lidhin dy Koretë, e të cilat nuk përdoren më, teksa janë rritur tensionet mes dy shteteve, pas pretendimeve të Koresë së Veriut se Jugu ka fluturuar dronë mbi territorin e saj.

Shkatërrimi i rrugëve do të ishte në linjë me përpjekjet e liderit verikorean, Kim Jong Un, për të shkëputur raportet me Korenë e Jugut dhe për ta çimentuar atë zyrtarisht si armiken kryesore dhe për të hequr dorë nga synimi i kamotshëm i bashkimit paqësor të dy Koreve.

Ushtria e Koresë së Jugut tha më 14 tetor se ka vëzhguar disa aktivitete në Korenë e Veriut që duket se janë përgatitje për shkatërrimin e rrugëve, aktivitete sikurse është instalimi i ekraneve.

Ata po i instalojnë këto ekrane në rrugë dhe po punojnë pas këtyre ekraneve, duke u përgatitur që të hedhin në ajër këto rrugë”, tha zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë jugkoreane, Lee Sung Joon. Ai tha se shkatërrimi i rrugëve mund të ndodhë edhe të hënën.

Lee tha se ushtria e Koresë së Jugut beson se Veriu po ashtu mund të tentojë të lëshojë një raketë në hapësirë. Një lëshim i tillë është i ndaluar nga Kombet e Bashkuara pasi cilësohet si testim i teknologjisë të raketave me rreze të gjatë veprimi. Lee tha se Koreja e Veriut mund të jetë duke kryer “provokime të vogla” kundër Seulit, por nuk specifikoi se për çfarë provokimesh bëhet fjalë.

Është e paqartë se sa rrugë Koreja e Veriut planifikon të shkatërrojë.

Ky zhvillim vjen teksa Koreja e Veriut së fundi ka akuzuar Jugun se ka nisur dronë për të lëshuar pamflete propaganduese mbi Phenian tri herë gjatë këtij muaji dhe ka kërcënuar se do të përgjigjet me forcë nëse ndodh sërish. Koreja e Jugut ka refuzuar të konfirmojë nëse ka lëshuar dronë, por ka paralajmëruar se do të ndëshkojë ashpër Korenë e Veriut nëse kërcënohet siguria e qytetarëve të saj.

Një ditë më herët, Ministria e Mbrojtjes e Veriut tha se njësitë e artilerisë dhe njësi të tjera të ushtrisë pranë kufirit me Korenë e Jugut janë urdhëruar “të jenë në gatishmëri të lartë për të hapur zjarr”. Një zëdhënës i ushtrisë verikoreane tha se i gjithë territori i Koresë së Jugut “mund të shndërrohet në hi” pas një sulmi të fuqishëm nga Veriu.

Koreja e Veriut vazhdimisht përdor retorikë të tillë, teksa tensionet mes rivalëve janë rritur. Ekspertët kanë thënë se ka pak gjasa që Koreja e Veriut të nisë sulme në shkallë të plotë, pasi ka numër më të vogël të ushtarëve në krahasim me ushtarët që Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara kanë së bashku.

Po ashtu, javën e kaluar Koreja e Veriut tha se do të bllokojë në mënyrë të përhershme kufirin e saj me Jugun dhe do të ndërtojë struktura të mbrojtjes për t’u përballur me “histerinë” e forcave jugkoreane dhe amerikane. Pheniani ka përmendur disa stërvitje ushtarake që ka kryer Koreja e Jugut, por edhe dislokimin e përkohshëm të aseteve të fuqishme të ushtrisë amerikane në Korenë e Jugut.

Zyrtarët jugkoreanë kanë thënë se Veriu veçse ka ndërtuar disa barriera kundërtanke dhe ka përforcuar rrugët në anën verikoreane të kufirit që nga fillimi i këtij viti, me gjasë për të parandaluar që ushtarët dhe qytetarët verikoreanë të dezertojnë në Korenë e Jugut.

Tensionet në Gadishullin Korean janë në pikën më të lartë në vite, teksa Koreja e Veriut po vazhdon të kryejë testime provokuese të raketave dhe Koreja e Jugut dhe SHBA-ja po vazhdojnë të zgjerojnë stërvitjet e tyre ushtarake./REL/

Continue Reading

Të kërkuara