Lajmet

Ushqimet që prishen më shpejt në verë

Moti i ngrohtë i prish ushqimet dhe ju detyron t’i hidhni ato në plehra, më shpejt se zakonisht.

Published

on

Vera është periudha më e mirë për të shijuar fruta dhe perime të freskëta të stinës, por gjatë kësaj kohe, ushqimet kanë tendencën të bëhen një vatër bakteresh që shumëfishohen shpejt dhe shkaktojnë një sërë helmesh.

Moti i ngrohtë i prish ushqimet dhe ju detyron t’i hidhni ato në plehra, më shpejt se zakonisht.

Ndaj AgroWeb.org do t’ju japë disa këshillash për të parandaluar prishjen e shpejtë të ushqimeve në këto ditë përvëluese.

Parandalimi i prishjes së shpejtë të ushqimeve

Vendoseni termostatin e frigoriferit në nivel maksimal gjatë verës.

Mbani mishin dhe perimet në frigorifer.

AgroWeb.org ju këshillon që ushqimet e gatuara dhe ato të freskëta t’i ndani në zona të caktuara në frigorifer, sepse bakteret në ushqimet e freskëta mund të prishin ushqimet e gatuara.

Nëse ju duhet të udhëtoni, ushqimin ftoheni dhe përpiquni ta mbani në enë të izoluara termike dhe përpiquni të arrini sa më shpejt në destinacion.

Ushqimet e ngrohta duhen ruajtur në atë temperaturë ose zier dhe më pas lërini të ftohen.

Ringrohini sërish pas disa orësh.

Ushqimet prishen shpejt gjatë verës për shkak të rritjes së temperaturave dhe baktereve që shumëfishohen kudo.

Lista e ushqimeve që prishen lehtë gjatë stinës së verës

Qumështi përmban një bakter me emrin “Lactobacillus” që aktivizohet dhe shumëfishohet me ritme të shpejta gjatë verës që shkakton edhe prerjen e tij.

Gjalpi është një nga ushqimet që prishen më shpejt gjatë verës.

Nëse nuk e vendosni gjalpin në një vend të freskët atëherë në sipërfaqe të tij do të formohet një shtresë e bardhë, e fortë dhe e trashë që nënkupton praninë e baktereve.

Gjizakosi apo edhe akullorja janë tepër të shijshme dhe e freskojnë trupin gjatë verës.

Por të treja këto kanë tendencën të thartohen, ndaj duhen mbajtur në frigorifer që të mos prishen shpejt.

Shalqini mund të jetë një frut veror, por ruajtja e tij në frigorifer është thelbësore për sigurinë e tij.

Nëse e mbani në vend të hapur për shumë kohë, shalqini humbet gjallërinë e tij dhe prishet.

Boronicat janë një nga frutat që mblidhen në verë, por që nuk rezistojnë aspak gjatë.

Ajo që duhet të bëni është t’i vendosni të palara në qese dhe t’i ruani në ngrirjen e frigoriferit ku mbeten të mira për muaj me rradhë.

Perimet me bazë ujore duhen ruajtur në një vend të freskët gjatë verës.

Domatet, kungujt e njomë dhe kungulleshkat kalben shumë lehtë në verë.

Ëmbëlsirat i duam të gjithë, por kremi i pastiçerisë nuk i reziston dot vapës dhe mund të prishet sa hap e mbyll sytë.

Mishi i pulës është një nga ushqimet që prishen shpejt gjatë verës.

Ky mish duhet ruajtur në temperaturë të ulët frigoriferike që të ruhet cilësia e tij.

Portokallet gjithashtu nuk rezistojnë gjatë në verë.

Duke qenë se portokallet kanë shumë lëng, ato nuk mund të ruhen gjatë në ambient të hapur./AgroWeb.org

Lajmet

Arrestohet një person në Podujevë, dyshohet se shtyu zyrtaren policore

Published

on

Një person është arrestuar në Podujevë pasi dyshohet se ka përdorur fjalë fyese dhe ka shtyrë një zyrtare policore.

Rasti ka ndodhur më 21 shtator, rreth orës 15:08.

I dyshuari është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dyshohet për kontrabandim me migrantë në Vërmicë, ndalohet një person

Published

on

Policia ka ndaluar një automjet me targa vendore në Vërmicë, ku janë gjetur katër migrantë, shtetas të huaj.

Rasti ka ndodhur më 21 shtator, rreth orës 04:00. Automjeti drejtohej nga një i dyshuar mashkull kosovar.

I dyshuari është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, migrantët janë trajtuar nga institucionet përkatëse dhe më pas janë dërguar në qendrën strehimore./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dy persona sulmojnë me kaçavidë një burrë në Ferizaj

Published

on

Një burrë në Ferizaj ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi dyshohet se është therur me një mjet të mprehtë, konkretisht kaçavidë, nga dy persona të panjohur.

Rasti është raportuar më 21 shtator, rreth orës 22:30.

Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe më pas është liruar.

Policia ka bërë të ditur se rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tre të dyshuar për materiale të shfrytëzimit seksual të fëmijëve në Prizren dhe Drenas

Published

on

Policia e Kosovës ka identifikuar tre persona të dyshuar për veprën penale “Materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve”.

Rasti është raportuar më 21 shtator në Prizren dhe Drenas. Si prova materiale janë sekuestruar tre telefona celularë.

Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë janë ftuar për intervistim.

Rasti mbetet në procedurë hetimore, njofton Policia e Kosovës./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara