Shëndeti

Ushqimet që nuk duhet të ngrohen në mikrovalë

Publikuar

Pjesë e secilës kuzhinë është mikrovala.

Të gjithë ne e përdorim shumë shpesh, por a keni menduar ndonjëherë se cilat ushqime nuk duhet të nxehen në mikrovalë?

Ne do ju sjellim disa nga ushqimet që nuk duhet të nxehen asnjëherë.

Orizi

Orizi që ngrohet në mikrovalë mund t’ju helmojë. Për të shmangur të vjellat ose diarrenë, ruajeni orizin në frigorifer, pasiqë në këtë mënyrë është i sigurt për ngrënie.

Kërpudhat

Proteinat e kërpudhave ndryshojnë strukturën e tyre kur sërish i ngrohim dhe mund të bëhen shumë të rrezikshme.

Qepa, selinoja dhe panxhari i kuq

Këta artikuj shumë shpesh mund të gjenden në supa dhe çorba. Megjithatë, nëse i ngrohni, mund të ngopen me helme.

Vajrat dhe yndyrat

Shumica e vajrave oksidohen shumë shpejt, siç janë vaji i lajthive, i arrave, vaji i kokrrave të rrushit dhe ai i avokados. Më së miri do të ishte që asnjë lloj yndyre të mos e përdorni disa herë, por duhet ta hidhni menjëherë pas përdorimit.

Vazhdo të lexosh

Shëndeti

Produktet që duhet të shmangni për hir të shëndetit

Publikuar

nga

Të gjendur përpara informacioneve të shumëllojshme, produkteve të shumëllojshme, mallrave të importuara pa cilësi, konsumatorët shqiptarë kanë si kryefjalë të përditshme sigurinë apo më saktë, pasigurinë ushqimore.

Sipas ekspertëve, një qasje e shëndetshme drejt sigurisë ushqimore nis me shmangien e këtyre 4 produkteve.

Mishi i Pagatuar i Pulës
Së fundmi, në botë ngrënia e mishit të pagatuar të pulës është kthyer në trend. Ngrënia e çdo mishit ë pagatuar mund të shkaktojë helmim që në disa raste mund të kthehet në një problem serioz për shëndetin. Mishi i pagatuar i pulës mund të shkaktojë helmim ushqimor që vjen nga bakteret:
• Campylobacter,
• Clostridium perfringes,
• Listeria monocytogenes,
• Salmonella.

Simptomat e helmimit si pasojë e këtyre baktereve mund të variojnë nga organizmi i individit.

Megjithatë, simptomat më të përhapura janë:
• Të përzierat,
• Shtrëngime në stomak,
• Diarre,
• Dehidratim,
• Të vjella.

Bakteret e lartpërmendura mund të shkaktojnë edhe sëmundje afatgjata. Mishi i pulës duhet ngrënë gjithnjë i përpunuar dhe i gatuar mirë. Temperatura minimale e gatimit të mishit të pulës duhet të jetë 80 gradë.

Lakrat e Vogla
Lakrat e vogla janë përgjithësisht të sigurta por duhen ngrënë me kujdes. Përgjatë viteve 1996 deri në vitin 2016, ato kanë qenë përgjegjëse për shumë sëmundje (2,474) dhe shtrimin në spital të mbi 187 personave. Problemi me lakrat e vogla qëndron tek mjedisi i mbjelljes dhe kushteve të rritjes, që shpesh favorizojnë shfaqjen e shumë baktereve siç është salmonela ose E.coli. Kësisoj, lakrat janë të ndotura me baktere që në brendësi. Ato duhen ngrënë gjithnjë të gatuara.

Perimet Dhe Frutat Që Kanë Rënë Në Kontakt Me Mishin e Pagatuar
Gjatë procesit të gatimit, amvisat duhet të sigurohen që të mos përziejnë frutat dhe perimet me mishrat e pagatuar. Ju nuk duhet të përdorni të njëjtat mjete gatimi dhe enë për mishin e pagatuar dhe perimet. Enët dhe mjetet që kanë qenë në kontakt me mishin duhen larë mirë me ujë të nxehtë dhe larës. Përpara përpunimit të perimeve dhe frutave, dhe sidomos nëse keni prekur mish, duhet të lani mirë duart me ujë dhe sapun./AgroWeb

Vazhdo të lexosh

Shëndeti

Mënyra për ta përballuar ankthin e shkaktuar nga pandemia

Publikuar

nga

Gjatë vitit që shkoi, përshtatja me izolimin në shtëpi ishte tepër sfiduese, por tani, një vit më pas, ne jemi përshtatur me këtë mënyrë jetese. Ekspertët thonë se kur t’i rikthehemi zakoveve dhe rutinës së mëparshme, shumë prej nesh mund të përjtojnë ankth.

Sipas ekspertëve, ekziston një arsye se pse mund të ndiheni të shqetësuar rreth ndryshimeve që lidhen me rikthimin në ‘normalitet’. “Periudha e gjatë të izolimit, mund të rrisë ankthin shoqëror dhe kjo është e natyrshme”, tha Leslie Adams, terapiste në Spitalin Qendror DuPage të Mjekësisë Northwestern. “Mesazhi ka qenë, ‘qëndro larg njerëzve’,” shpjegoi Adams. “Kjo shkon në kundërshtim me vetë natyrën tonë, e cila është e lindur për të jetuar në bashkësi.”

Ne kemi humbur format delikate të komunikimit në procesin e “mbijetesës” gjatë pandemisë, të cilat përfshijnë kontaktin me sy, shenjat e fytyrës dhe gjuhën e trupit. Prandaj ekspertët mendojnë se njerëzit do ta kenë të vështirë, si mendërisht ashtu edhe fizikisht, tu rikthehen takimeve shoqërore dhe personale. Ne do të vërejmë të gjitha gjërat që nuk jemi në gjendje të shohim ose dëgjojmë gjatë bisedave telefonike, prandaj shqisat tona do të mbingarkohen duke shkaktuar pa rehati.

Si ta përballojmë ankthin shoqëror të shkaktuar nga pandemia?
Ekspertët thotë se metoda më e mirë që terapistët përdorin për të trajtuar njerëzit me ankth është terapia e ekspozimit. Pra, sa më shumë që ekspozohemi në një situatë të caktuar, aq më shumë mendja dhe trupi ynë përshtaten me të. Kjo duhet bërë në një mënyrë graduale dhe me mbështetje nga të tjerët nëse është e nevojshme. Fillimisht qëndroni në grupe të vogla njerëzish dhe me kalimin e kohës krijoni grupe më të mëdha.

Gjithashtu ekspertët sugjerojnë të shpërbleni veten tuaj kur bëni gjëra që mund të jenë të vështira për ju. Një këshillë tjetër është të jesh i mirë me veten dhe ta merrni këtë ndryshim me qetësi. Përshembull nëse jeni në ankth për të pranuar disa ftesa shoqërore, thjesht shkoni në një ose dy. Ka qenë një vit tepër i vështirë për të gjithë. Të gjithë jemi në të njëjtën barkë, duke mësuar të lundrojmë në këtë botë të re, kështu që të gjithë kemi nevojë për pak mirëdashësi teksa mësojmë se si të ecim dhe të vrapojmë përsëri./AgroWeb

Vazhdo të lexosh

Shëndeti

Qumësht me xhenxhefil, mburojë e fuqishme për organizmin

Publikuar

nga

Qumështi me xhenxhefil është nga ato kura të cilat e mbrojnë organizmin nga shumë sëmundje që mund t’i kanosen atij në të njëjtën kohë. Xhenxhefili është përdorur si mburojë e organizmit prej mijëra vitesh.

Në bashkëpunim me qumështin, xhenxhefili përçon një pije që i ka gjithë të mirat.

Përfitimet e Qumështit Me Xhenxhefil
Qumështi me xhenxhefil ofron një sërë përfitimesh për organizmin. Ai e mban ngrohtë atë, sidomos gjatë dimrit dhe stinës së ftohtë. Për më tepër, kjo pije ndihmon njerëzit që kanë fytyrë të yndyrshme duke e mbajtur atë nën kontroll.

Mbron kundër të përzierave dhe të vjellave
Të përzierat në mëngjes shkaktohen shpesh kur prishen ekuilibrat e trupit dhe trurit. Qumështi me xhenxhefil e ndihmojnë trupin të jetë më i qetë dhe në ekuilibër. Qumështi me xhenxhefil është i dobishëm kundër të vjellave që vijnë në fazat e hershme të shtatzanisë.

Fyti i thatë
Fyti i thatë shkaktohet nga disa baktere që pushtojnë rrugët e frymëmarrjes. Në disa raste, fyti i thatë është një rezultat i të ftohurës, gripit e të tjerë. Duke konsumuar qumësht me xhenxhefil, fyti do të qetësohet shumë shpejt.

Mbrojtja e zemrës
Pirja e qumështit me xhenxhefil e mban zemrën të sigurt. Kjo pije ul kolesterolin e keq dhe shmang shfaqjen e sëmundjeve të zemrës ose goditjes së ishemisë.

Imuniteti
Qumështi me xhenxhefil rrit aftësitë mbrojtëse të sistemit imunitar që rrezikohet çdo ditë nga radikalet e lira. Këto të fundit e sulmojnë organizmin së jashtmi dhe së brendshmi duke shkaktuar një sërë sëmundjesh vdekjeprurëse siç është kanceri, ataku në zemër, apo veshkat. Çdo ushqim ose pije që përmban xhenxhefil, fuqizon sistemin imunitar dhe na mbron nga radikalet e lira.

Osteoporoza
Qumështi me xhenxhefil ngadalëson procesin e osteoporozës që nis në moshën 30-40 vjeçare.

Sistemi tretës
Qumështi me xhenxhefil është i dobishëm përshpejton tretjen dhe mbron njeriun nga konstipacioni. Kjo pije mund të konsumohet edhe për të përmirësuar përpjekjet tuaja për të humbur në peshë.

Rrugët e frymëmarrjes
Xhenxhefili është një nga ushqimet me efekt më pastrues për rrugët e frymëmarrjes. Nëse jeni prekur nga gripi apo e ftohura, duhet të konsumoni qumësht me xhenxhefil rregullisht. Kjo pije jo vetëm do të përcjellë ngrohtësi në organizëm por edhe do t’ju pajisë me ushqyesit e duhur për të mposhtur këto simptoma.

Si Të Përgatisni Qumështin Me Xhenxhefil
Për një filxhan çaji qumësht ju duhen dy feta xhenxhefil. Nëse dëshironi grijeni xhenxhefilin hollë dhe shtypeni fort deri sa të bëhet pluhur. Ziejeni qumështin dhe shtoni pak sheqer kaf. Pasi të ketë marrë valë, shtoni xhenxhefilin dhe ziejeni sërish për pak minuta. Kullojeni sipas dëshirës dhe konsumojeni të ngrohtë./AgroWeb

Vazhdo të lexosh

Shëndeti

Dieta mesdhetare parandalon humbjen e kujtesës

Publikuar

nga

Vaktet e frymëzuara nga ushqimet tradicionale të Mesdheut mund të ulin rrezikun për shfaqjen e demencës dhe humbjen e kujtesës, sipas një studimi të ri.

“Provat vazhdojnë të tregojnë se ju jeni çfarë hani kur bëhet fjalë për shëndetin e trurit”, tha për CNN Dr. Richard Isaacson, i cili drejton Klinikën e Parandalimit të Alzheimerit në Weill Cornell Medicine dhe Spitalin NewYork-Presbyterian.”Në këtë studim të rëndësishëm, studiuesit treguan se është e mundur që jo vetëm të përmirësohet funksioni njohës – më specifikisht kujtesa – por gjithashtu të zvogëlohet rreziku për sëmundjen Alzheimer”, tha Isaacson, i cili nuk ishte i përfshirë në studim.

“Sa më shumë të përputhej stili i tyre i jetesës me dietën mesdhetare, njerëzit kishin një vit shtesë më pak plakje të trurit. Kjo është e habitshme,” shtoi ai. “Shumica e njerëzve nuk janë të vetëdijshëm se është e mundur të marrësh nën kontroll shëndetin e trurit, megjithatë ky studim na tregon pikërisht këtë.”

Në janar të vitit 2020, për të tretin vit radhazi, dieta mesdhetare – e pasur në yndyrna të shëndetshme, peshk, drithëra dhe e varfër në ushqime të procesuara dhe mish të kuq – u shpall si dieta më e mirë në botë nga US News & World Report.

Dieta mesdhetare ka lënë pas shumë dieta të njohura, si ajo keto ose vegane dhe është cilësuar edhe si dieta më e lehtë për t’u mbajtur. Kjo dietë u prezantua për herë të parë në vitin 1993 bashkë me piramidën e saj ushqimore. Nuk ka një listë fikse me produkte, sepse çdo rajon i detit Mesdhe e përshtat në bazë të traditës gastronomike.

Studimi zbulon se dieta mesdhetare parandalon demencën dhe humbjen e

E përbashkëta e rajoneve të Mesdheut, ku këtu bën pjesë edhe vendi ynë, është gama e gjerë e ushqimeve: perime, fruta, fara, drithëra, vaj i ullirit, kosi, djathi, peshku, vezët dhe vera. Sekreti i dietës mesdhetare qëndron te freskia e ushqimeve; ato duhet të jenë bio dhe të sezonit. Dieta mesdhetare lejon në sasi të vogla mishin dhe ëmbëlsirat dhe shoqërohet gjithnjë me aktivitet fizik.

Vaji i ullirit është një ndër sekretet e kësaj diete. Ai duhet të jetë ekstra i virgjër, sepse yndyrat e ngopura janë në përqindje të vogël, krahasuar me vajin e zakonshëm të ullirit.

Përfitimet e dietës mesdhetare: forcon shëndetin e zemrës, mbron organizmin nga kanceri, parandalon mbipeshën dhe diabetin, rezulton më e shëndetshme se dieta vegane.

Dieta mesdhetare është më tepër një stil jetese sesa një dietë e mirëfilltë. Në vijim gjeni një guidë të thjeshtë:

– Çdo ditë fruta dhe perime të stinës.
– Çdo ditë drithëra integrale (grurë, misër, oriz, tërshërë, elb), fasule, thjerrëza, qiqra.
– Dy deri në tre herë në javë duhet të konsumoni peshk dhe prodhime deti.
– Duhet të keni pjesë të dietës suaj ushqimore arrat, bajamet, susamin, farat e kungullit dhe erëzat si rigoni, rozmarina, trumza etj.
– Mish i kuq dhe ëmbëlsira  duhet të jenë në sasi të vogla.
– Përdorimi i vajit të ullirit.
– Konsumi i kontrolluar i verës së kuqe dhe çajrave bimorë.
– Aktiviteti fizik.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara