Shëndet

Ushqimet që nuk duhet të konsumoni, sipas grupeve të gjakut

Në përbërjen e gjakut tuaj ushqimet kanë të bëjnë me reagimin kimik.

Published

on

Mbështetësit e kësaj ideje thonë se kjo ka të bëjë me leptinat, të cilat gjenden në llojet e ndryshme të proteinave, që gjenden në ushqime. Problemet paraqiten kur antigjenet e pranishme në gjakun tuaj reagojnë negativisht me llojet e caktuara të leptineve, që gjenden në ushqimet që i konsumoni. Edhe pse kjo dukuri nuk e rrezikon jetën, ajo mund të shkaktojë një varg problemesh, që janë karakteristike për grupin tuaj të gjakut.

Nëse iu përmbaheni udhëzimeve rreth konsumimit të ushqimeve, bazuar në grupin tuaj të gjakut, atëherë kjo do t’ju ndihmojë që ta keni një shëndet sa më të mirë. Disa thonë se kjo ndihmon edhe në humbjen e kileve të tepërta, meqë ushqimet joadekuate me grupin tuaj të gjakut, ndikojnë në ngadalësimin e metabolizmit.

Ja disa nga ushqimet që preferohen për ju, varësisht se cilin grup të gjakut e keni:

Grupi i gjakut 0

Personat me këtë grup të gjakut duhet të hanë më shumë mish dhe peshq, meqë kanë nevojë për shumë proteina. Edhe pse janë të pasura me proteina, ushqimet si fasulet dhe bishtajat, duhet të evitohen. Perimet e tjera dhe pemët mund të konsumohen. Me qëllim të humbjes në peshë, personat me këtë grup të gjakut duhet të evitojnë këto ushqime: fasulet, thjerrëzat, brumin, misrin dhe perimet sikur lakra dhe brokoli.

Grupi i gjakut A

Nëse e keni këtë grup të gjakut, atëherë përfshini shumë perime në dietë. Edhe pemët janë të mirëseardhura. Gjëja më e mirë rreth pasjes së këtij grupi të gjakut është se nuk ka ndonjë ushqim të veçantë që duhet evituar. Nëse doni të humbni në peshë, atëherë evitoni grurin, fasulet dhe mishin.

Grupi i gjakut B

Nëse e keni këtë grup të gjakut, atëherë mund ta konsideroni veten me fat, meqë organizmi juaj duron grupe të ndryshme të ushqimeve – mish, produkte të qumështit, vezë, drithëra, pemë dhe perime. Por, është mirë që të mos hani mish pule. Nëse doni të humbni peshë, atëherë evitoni kikirikët, misrin, thjerrëzat, grurin, hejdën dhe farat.

Grupi i gjakut AB

Nëse e keni këtë grup të gjakut, atëherë mund të hani ushqime të llojllojshme, edhe pse duhet pasur parasysh se me asgjë nuk duhet ta teproni. Nëse doni që t’i humbni kilet e tepërta, atëherë duhet të hani më shumë ananas, ushqime deti dhe djathë soje. Në anën tjetër, ushqimet që duhet t’i evitoni janë: mishi i kuq, fasulet, misri, farat dhe hejda.

Shëndet

Si të ulni nepsin për ëmbëlsira? Këto ushqime ju vijnë në ndihmë

Published

on

Frenimi i nepsit është një nga sfidat më të mëdha si gjatë dietës, ashtu edhe në përditshmëri.

Dëshira për të konsumuar të ëmbla, karbohidrate a ushqime të yndyrshme shfaqet si mënyrë për të shtuar energjinë, edhe kur e dimë që ato nuk janë zgjedhja më e shëndetshme.

Megjithatë, ka alternativa të thjeshta që mund t’ju ndihmojnë ta kontrolloni këtë dëshirë.

Avokado

E pasur me minerale, vitaminë E dhe yndyrna të shëndetshme, avokado është një ushqim ideal për t’ju mbajtur të ngopur më gjatë. Mund ta konsumoni të thjeshtë me pak kripë e piper ose ta shtoni në sallata.

Vaji i kokosit

Përdorimi në vend të sheqerit në disa receta ndihmon në uljen e dëshirës për ushqime të përpunuara. Ai përmban yndyrna të shëndetshme që kontribuojnë në një ndjesi më të qëndrueshme ngopjeje.

Arra dhe arrorë të tjerë

Janë të pasura me yndyrna e proteina, mund të reduktojnë nepsin për të ëmbla apo karbohidrate. Zgjidhni versione natyrale, pa kripë dhe pa shtesa të tjera.

Karrotat dhe selinoja

Janë të pasura me fibra, ju ngopin natyrshëm e ju ndihmojnë të shmangni ushqimet e panevojshme. Mund t’i konsumoni si snack, në sallata ose bashkë me një çaj të ngrohtë.

Pini mjaftueshëm ujë

Trupi ngatërron etjen me uri. Duke pirë rregullisht ujë gjatë ditës, mund të zvogëloni nepsin dhe të përmirësoni hidratimin. Këto zgjedhje mund t’ju ndihmojnë të kontrolloni dëshirat e papritura për ushqime jo të shëndetshme dhe të mbani një rutinë ushqimore më të balancuar. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Sekreti i çokollatës së zezë për një trup më të ri

Published

on

Një studim i ri ka gjetur një lidhje mes teobrominës, një përbërësi natyral i çokollatës së zezë, dhe ngadalësimit të plakjes biologjike.

Studiuesit analizuan mbi 1,600 persona në Britani dhe Gjermani dhe vunë re se ata me nivele më të larta teobromine kishin një moshë biologjike më të ulët se mosha reale.

Mosha biologjike mat gjendjen reale të trupit duke u bazuar në qelizat, indet dhe organet, dhe lidhet me faktorë si stili i jetesës, mjedisi dhe gjenetika.

Studiuesit përdorën ndryshimet në ADN dhe gjatësinë e telomereve për këtë matje.

Ekspertët theksojnë se nevojiten më shumë studime për të kuptuar ndikimin e teobrominës dhe paralajmërojnë që sheqeri dhe yndyra në çokollatë mund të ulin përfitimet.

Shija e çokollatës mund të shijohet në sasi të vogla dhe rrallë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Varianti K: Mutacioni më infektues që po përhapet shpejt në botë

Published

on

Virusi i gripit AH3N2 ka pësuar mutacion dhe transmetueshmëria e tij është më e lartë.

Varianti K i këtij virusi ka rritur numrin e të shtruarve në spitale në vende të tjera të botës.

Në Shqipëri nuk ka vend për panik, thonë ekspertët, pasi ky virus ka qarkulluar në vendin tonë edhe më parë, dhe edhe pse ka një ndryshim, mbetet brenda të njëjtës familje.

Viruset e gripit pësojnë ndryshime për variantin e ri K nuk duhet të ketë panik, dhe pse nuk është në përbërjen e vaksinës për 2025–2026.

Vaksina na mbron gjithsesi duke rritur imunitetin. Në vende të ndryshme, varianti K i AH3N2 ka rritur numrin e të shtruarve në spitale dhe të atyre që rendin për t’u vaksinuar. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Kombinimet e rrezikshme të suplementeve! Çfarë nuk duhet marrë kurrë bashkë?

Published

on

Përdorimi i pakontrolluar i suplementeve mund të sjellë më shumë dëm sesa përfitim, paralajmërojnë mjekët.

Ata theksojnë se suplementet duhet të merren vetëm kur vërtetohet mungesa e një vitamine apo minerali dhe nën këshillim profesional.

Kombinimet e gabuara mund të zvogëlojnë efektin e njëri-tjetrit ose të shkaktojnë mungesa të rëndësishme ushqyese.

P.sh., konsumimi i kafesë me suplemente hekuri ul ndjeshëm përthithjen. Dr. Karan Rajan shpjegon se edhe marrja e sasive të mëdha të kalciumit ndikon negativisht në përthithjen e hekurit. Po ashtu, disa kombinime të suplementeve mund të shkaktojnë komplikime.

Kombinimet që duhet shmangur:

Kalcium dhe hekur – Nuk rekomandohet të merren njëkohësisht; duhet një interval prej së paku dy orësh. Hekuri përthithet më mirë me vitaminë C, ndërsa kalciumi nuk duhet marrë me ushqime të pasura me hekur.

Zink dhe kalcium – Konkurojnë për përthithje në zorrë, ndaj duhet të merren të ndara me të paktën dy orë diferencë.

Zink dhe hekur – Dozat e larta të hekurit (mbi 25 mg) ulin përthithjen e zinkut. Zinku duhet marrë pas disa orësh.

Çaji jeshil dhe hekuri – Ulin përthithjen e hekurit. Konsumimi i tepruar i çajit jeshil mund të çojë në mungesë hekuri.

Vitamina C dhe vitamina B12 – Vitamina C në doza të larta zvogëlon përthithjen e B12. Duhet të merren të ndara me disa orë.

Zink dhe magnez – Zinku në doza të larta pengon përthithjen e magnezit, prandaj rekomandohet marrja në kohë të ndryshme të ditës.

Mjekët këshillojnë që suplementet të përdoren me kujdes dhe vetëm kur janë të nevojshme, për të shmangur probleme shëndetësore të panevojshme. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Të kërkuara